Elbasan, makina del nga rruga, 2 te vdekur

15/02/2009 10:20

Nje aksident rrugor me pasoje vdekjen e dy personave eshte regjistruar mengjesin e sotem ne Elbasan.

Burime prane policise rrugore njoftojne se si pasoje e daljes nga rruga te nje makine me targa te huaja, kane gjetur vdekjen shoferi dhe pasagjeri qe udhetonin ne te.

Sipas burimeve, me te mberritur ne vendngjarje uniformat blu kane arritur te identifikojne viktimat, 24 vjecari nga Elbasani me iniciale A.B dhe 19 vjecari nga Librazhdi, S.M.

Burimet shtojne me tej se nga hetimet paraprake ka rezultuar se aksidenti ka ardhur si pasoje e shpejtesise se larte.

Top Channel