Serie A, Napoli barazon 2-2 me Udineze

31/01/2009 21:20

Napoli dhe Udineze kane barazuar 2-2 ne takimin qe hapi javen e 22-te te kampionatit italian, Serie A.

Ne stadiumin “San Paolo” ka ndodhur gjithcka ne pjesen e pare, me vendasit qe kane kaluar ne avantazh ne minuten e ’24 me ane te Lavezzi, i njohur ndryshe me nofken “El Pocho” dhe qe kane dyfishuar rezultatin 3 minuta me vone me ane te mesfushorit sllovak Hamsik.

Me pas loja u rihap me nje penallti te kthyer ne gol nga Di Natale ne minuten e ’31 dhe me nje gol spektakolar te Quagliarella ne minuten e fundit te pjeses se pare.

Top Channel