Pasagjeri rreh pilotin, e zbriti nga avioni

28/01/2009 12:35

Nje pasagjer, i cili ishte ndaluar te udhetonte ne nje fluturim me avion, ka sulmuar ne toke pilotin me te cilin u grind.

Piloti eshte sulmuar nga kater persona ndersa kthehej ne shtepi. Ngjarjen e ka denoncuar shoqata e piloteve te linjave turke, sipas te ciles behet fjale per nje hakmarrje. Disa ore perpara rrahjes, piloti kishte larguar nga avioni nje pasagjer, qe ishte grindur dhe kishte shqetesuar te tjeret per vendin ku do te ulej.

Pasagjeri ne fjale ishte konsideruar si teper i rrezikshem per sigurine ne bord dhe piloti ishte detyruar te therriste policine per ta larguar nga avioni, qe udhetonte nga Antalia drejt Frankfurtit. Por vetem pasi kishte perfunduar punen dhe ishte kthyer ne shtepi, piloti eshte perballur me dhunen e te derguarve nga pasagjeri.

Top Channel