Mitchell, ne Egjipt per armepushimin ne Gaza

27/01/2009 09:05

I derguari i posacem i presidentit Obama ne Lindjen e Mesme, George Mitchell mberrin sot ne Egjipt, ne kuader te nje turneu te ri diplomatik nenteditor ne rajon dhe Europe.

Ai do te takohet me presidentin Hosni Mubarak per te diskutuar konsolidimin e armepushimit ne Gaza dhe perteritjen e procesit te paqes. Egjipti ka negociuar me Izraelin dhe palestinezet, si dhe ka ndermjetesuar bisedimet mes fraksioneve rivale palestineze te Hamasit dhe Fatahut.

Gjate qendrimit ne Lindjen e Mesme, Mitchell do te vizitoje edhe Izraelin, Bregun Perendimor dhe Arabine Saudite. Kjo perpjekje e pare diplomatike ne Lindjen e Mesme shihet si nje menyre qe administrata e re amerikane te deshmoje angazhimin aktiv qe ne fillimin e punes.

Pas takimit me senatorin Mitchell, presidenti Obama theksoi se paqja ne Lindjen e Mesme ishte e rendesishme per interesat kombetare te Shteteve te Bashkuara.

Top Channel