Gjyqi ndaj Gerrard, neser seanca e pare

22/01/2009 16:45

Kane kaluar plot 22 dite qe nga momenti kur kapiteni i Liverpool dhe simboli i Anglise, Steven Gerrard u perfshi ne nje sherr te ndodhur ne nje lokal, duke shkaktuar plagosjen e lehte te nje personi.

Edhe pse shtypi nuk flet me per kete ngjarje, lojtari duhet t’i beje llogarite me drejtesine, pasi ne Angli anje emer i pervetshem nuk mund te dale mbi ligjin. Ngjarja ne fjale rrezikon karrieren e lojtarit, pasi ai mund te denohet deri ne 5 vjet heqje lirie.

Neser Gerrard do te dale para togave te zeza per te zbardhur gjithe ngjarjen e asaj nate, ku ai dhunoi nje person. Procesi do te zhvillohet ne Gjykaten e Southport, qyteze ne te cilen ndodhej naten e sherrit sulmuesi bashke me dy te akuzuarit e tjere, John Doran e Ian Smith.

Top Channel