Obama, Argjentina kerkon raporte te reja

21/01/2009 03:35

Argjentina i kerkoi presidentit te ri amerikan, Barack Obama te krijonte marredhenie te reja me Ameriken Latine.

Kerkesa eshte bere ne kohen kur presidentja argjentinase, Cristina Kirchner zhvilloi nje vizite ne Kube dhe Venezuele, dy vende kundershtare te politikes se Uashingtonit.

“Ne duam qe administrata e re e SHBA-se te krijoje maredhenie te reja me Ameriken Latine”, deklaroi shefi i kabinetit te Kirchner, Sergio Massa.

Duke kerkuar nje etape te re ne marredheniet mes SHBA-se dhe Amerikes Latine, Massa e cilesoi Obamen si “nje shprese e madhe” per rajonin.

Top Channel