Nga instalimi i dobet i energjise elektrike ka shperthyer nje zjarr i fuqishem ne godinen e nje ndertese ne qender te Prishtines, por fatmiresisht pa pasoja ne njerez.

Nje banor, i cili eshte bllokuar ne kohen e shperthimit te zjarrit, eshte evakuuar me ndihmen e zjarrfikeseve dhe policise se Kosoves.

“Besoj se zjarri ka ardhur si pasoje e nje avarie elektrike. Ne momentin e ngjarjes nje banor ka qene brenda nderteses”, u shpreh zedhenesi i policise se Kosoves, Veton Elshani. 

Mundesine e shperthimit te zjarrit nga instalimi i dobet i energjise elektrike, nuk e mohon as kryetari i Komunes se Prishtines.

“Nuk ka nje ndermarrje qe te perkujdeset per banesat dhe po ashtu rrjeti i energjise eshte i vjeter. Ne do te marrim masa per parandaluar incidente te tilla”, u shpreh Isa Mustafa.

Nderkaq zyrtaret komunale premtojne se pas analizes se tersisheme te shkaqeve te zjarrit do te vleresohet edhe demi i shkaktuar.

Top Channel