Foto/ Veshja që tërhoqi gjithë vëmendjen, Charlize Theron shfaqet me një look të ri në turin botëror të “The Odyssey”
Publikohen fotot ku duken qartë momentet intime mes Kristen Stewart dhe producentit Rupert Sanders.
Fotot i treguan mbarë botës për tradhëtinë që po u bënin Stewart dhe Sanders, partnerëve të tyre respektivë, aktorit Robert Pattinson dhe modeles, nënë e dy fëmijëve Liberty Ross.
Kristen dhe Rupert janë fotografuar duke u puthur dhe përqafuar ndërsa kishin ndaluar makinën në një rrugë të vetmuar, pa marrë me mend se dikush po i ndiqte dhe fiksonte cdo moment.
Pas publikimt të fotove skandali shpërtheu në mbarë botën dhe fansat u mërzitën shumë për tradhëtinë që Stewart i kishte bërë partnerit të saj aq shumë të pëlqyer, Pattinson.
Ndërkohë producenti britanik, po bën ç’është e mundur që të shpëtojë martesën me modelin e Vogue Liberty Ross, me të cilën ka edhe dy fëmijë.

Top Channel