Një ndërprerje e energjisë në ndërtesën e NASA-s në Houston, ka ndërprerë komunikimin midis kontrollit të misionit dhe Stacionit Ndërkombëtar të Hapësinor të martën, dhe për herë të parë agjencia hapësinore duhej të mbështetej në sistemet e kontrollit rezervë.
Infeksioni i syrit është një gjendje e karakterizuar nga pushtimi dhe shumëzimi i mikroorganizmave të dëmshëm, si bakteret, viruset ose kërpudhat, në strukturat e ndryshme të syrit.
“Openheimer” është filmi që tregon historinë e “babait” të bombës atomike që sillet në jetë nga Christopher Nolan.
Leo Messi shënon sërish me Inter Miamin. Pasi debutoi me skuadrën amerikane me një eurogol në minutat shtesë, Kampioni i Botës dhe shtatë herë fituesi i Topit të Artë, realizoi dygolësh në takimin e dytë me skuadrën e re.
Jaipur i Indisë njihet si “qyteti rozë” për ndërtesat e tij pastel.
Apartamenti në Rrugën e Dibrës, ku punoi dhe jetoi për shumë vite njeriu i madh i letrave shqipe, Dritëro Agolli, do të hapet së shpejti si muze për t’u vizituar nga qytetarët e Tiranës dhe turistët.
Një raport i Kombeve të Bashkuara ka kërkuar që telefonat inteligjentë të ndalohen gjatë mësimit në të gjitha shkollat e botës.
Një mostër nga asteroidi Bennu, i cili mund të jetë çelësi për të kuptuar formimin e sistemit diellor dhe planetit tonë, do të analizohet në Qendrën Hapësinore Johnson të NASA-s në Hjuston pasi të arrijë në Tokë gjatë fundit të muajit shtator.
Në këto ditë përvëluese të gjithë i drejtohemi plazhit, por askush nuk është imun nga problemet me zemrën nga temperaturat arrijnë në 43 gradë Celcius.
Deti Mesdhe arriti temperaturën më të lartë të regjistruar deri më tani, me një rekord të ri prej 28.71 gradë Celsius.
Ministri i Jashtëm kinez, Qin Gang u largua nga detyra pas një takimi urgjent, shtatë muaj pas marrjes së postit, ndërsa shkaqet mbeten ende enigmatike.
Qeveria e Kosovës ka miratuar pakon e 11-të të sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë lidhur me luftën në Ukrainë, të propozuar nga Ministria për Punë të Jashtme dhe Diasporë (MPJD).
Bashkimi Evropian ka kërkuar që zgjedhjet e parakohshme në veri të Kosovës të mbahen sa më shpejt.
Një tjetër vatër zjarri sapo është ndezur në fshatin Hekal të Mallakastrës.
Ministri i Brendshëm Taulant Balla, në turin e takimeve në Drejtoritë Vendore të Policisë, ndalesën e radhës e kishte me drejtuesit e Policisë së kryeqytetit.
Gjyqi i një gruaje amerikane të akuzuar për prerjen e kokës së të dashurit dhe asgjësimin e trupit të tij, ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare, si për detajet tronditëse të çështjes që tronditi SHBA-në vitin e kaluar, ashtu edhe për sjelljen e pazakontë të të pandehurës në gjykatë.
Pasi zjarri nxori zbuluar municionet e fshehura në Peshtan të Fierit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e ushtrisë.
Lezhë/Vijon megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Imazhi”. Finalizohet faza e 31-të, si rezultat i kontrolleve me dron dhe me forca policore në terren. Asgjësohen nëpërmjet djegies, në total 338 bimë narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në një parcelë toke në fshatin Gjadër, Lezhë. Identifikohet dhe ndalohet autori i dyshuar të kultivimit të […]
Kryeministri i Kamboxhias, Hun Sen – një nga udhëheqësit më jetëgjatë në botë – ka njoftuar se do të japë dorëheqje nga posti i tij dhe do t’ia dorëzojë këtë pozitë djalit të tij gjatë javëve të ardhshme.
16 mjete lundruese janë bllokuar në bregdetin nga Shëngjini në Kavajë, ndërsa drejtuesit e tyre kanë marrë masa administrative.
Këshilltari i lartë në Departamentin amerikan të Shtetit, Derek Chollet, është nominuar për postin e nënsekretarit të Mbrojtjes për Politikë në SHBA.
Në Gjirin e Nelson Mandelës, në Kepin Lindor të Afrikës së Jugut, mijëra hektarë tokë mund të bëhen një ditë fabrika më e madhe e amoniakut të gjelbër në botë.
UEFA ka gjobitur Kroacinë për sjelljen e gabuar të tifozëve në duelet e “Final Four” në Nations League.
Rreth 650 zjarre në ishullin jugor të Italisë të Siçilisë, i kanë marrë jetën tre të moshuarve.
Një video e publikuar në mediat e huaja shihet momenti i shpëtimit të një foshnje, e cila u mbyll aksidentalisht brenda një makine në pikun e vapës ,në Harlingen, Teksasi jugor.
Vijojnë të luftojnë me flakët zjarrfikësit në masivet pyjore të Peshtanit dhe Kreshpanit në Fier, ndërsa në ndihmë të tyre kanë shkuar edhe helikopterët.
Sindroma Sjogren është një sëmundje sistemike që prek të gjithë trupin.
Parashikimi i sotëm i rrezikut nga zjarri vë në të kuqe pjesën më të madhe të Evropës Jugore.
Zjarri në zonën e Peshtanit ka nxjerrë në rrugë municion luftarak. Fare pranë rrugës Fier- Cakran gjendet një kuti e mbushur me fishekë të cilat përdoren për automatike kallashnikov.
Zjarrfikësit në Arizona të SHBA-së janë përballur me një krim të tmerrshëm, ku të njoftuar për një zjarr në kopshtin e një shtëpie, gjetën mbetjet e një trupi njeri në një fuçi metalike.
Këshilli i sapokrijuar NATO-Ukrainë do të diskutojë për sigurinë në Detin e Zi në takimin inaugurues më 26 korrik në Bruksel.
Sulmuesi i Milanit, Rafael Leao, ka folur së fundmi për largimet nga klubi “kuqezi”.
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, është nisur drejt Italisë ku pritet të marrë pjesë në takimin katërlateral mbi rëndësinë e Korridorit 8, që organizohet në Brindisi.
Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur në qytetin e Durrësit, të dielën, ku katër pushues nga Kosova janë mbajtur peng në parkimin e një banese.
Qindra qytetarë europianë vijojnë të mashtrohen nga thirrje telefonike nga Shqipëria duke humbur mijëra euro.
Një sistem jetik i rrymave oqeanike mund të pësojë kolaps brenda disa dekadash nëse ngrohja e planetit vazhdon, me këto ritme paralajmërojnë shkencëtarët – një ngjarje që do të ishte katastrofike për motin global dhe “të prekë çdo person në planet”.
Prokuroria e Posaçme SPAK ka nisur kërkesë për gjykim për ish-avokatin e shtetit Irgen Kërçuku, nën akuzën se është korruptuar nga Aleksandër Laho, i njohur si Rrumi i Shijakut.
Dy prindër në SHBA akuzohen për dhunë ndaj fëmijëve dhe mbylljen e tyre në kafaze kafshësh.
Një 31-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Shkodër, pasi qëlloi me armë zjarri në ajër.
Teksa Evropa dhe Afrika Veriore përballen me zjarret, Amerika mund të ketë regjistruar ujin e detit më të nxehtë në botë.
Joshua Kimmich ka refuzuar sërish transferimin te Barcelona.
Kryesocialisti Edi Rama pasditen e sotme ka thirrur asamblenë kombëtare të PS.
Më shumë se 40 njerëz kanë vdekur, shumica prej tyre në Algjeri, shkaku i zjarreve të Mesdheut që rrezikojnë një numër të madh të fshatrave dhe vendpushimeve të turistëve.
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ka dënuar djegien e Kuranit, pasi një grup i quajtur “Patriotët Danezë” jashtë Ambasadës së Irakut në Kopenhagë të Danimarkës.
Ndonëse qëndrojnë më orë të tëra nën pikun e temperaturave përvëluese duke drejtuar trafikun e rënduar, policët rrugorë të Krujës janë solidarizuar me qytetarët dhe turistët duke i ofruar atyre shishe me ujë të ftohtë.
Një i ri 18-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi i grabiste babait të tij paratë në banesë.
Masivet pyjore të Peshtanit dhe Kreshpanit në Fier edhe mëngjesin e kësaj të mërkure vijojnë të jenë në pushtetin e flakëve.
Sot është shpallur ditë zie për dy pilotët e avionit “Canadair”, të cilët humbën jetën dje teksa përpiqeshin të shuanin zjarret në Karystos të Greqisë.
Valët e të nxehtit janë vetëm fillimi. Një e pesta e popullsisë së botës do të rrezikohet në të ardhmen nga nxehtësia vdekjeprurëse. Si mund t’i kundërvihemi kësaj?
Një gjinekolog që abuzoi seksualisht me pacientet e tij për mbi dy dekada në spitale prestigjoze të Nju Jorkut u dënua me 20 vjet burg të martën.
Për të 9-tën ditë vijon beteja për shuarjen e zjarrit në ishullin Rodos.
Shtetet e Bashkuara do t’i dërgojnë Ukrainës ndihmë ushtarake shtesë prej 400 milionë dollarësh, përfshirë raketa të mbrojtjes ajrore, dronë të vegjël dhe mjete të blinduara, njoftoi Pentagoni të martën.
Italia po shkon drejt gjendjes së jashtëzakonshme në 5 Rajone, mes stuhisë që goditi Lombardinë dhe zjarreve që po përpijnë Siçilinë e Palermon në Katania, deri në Taormina.
Struga do të synojë që të shkruajë historinë këtë verë.
Një shtetas i SHBA-së, i cili ishte burgosur nga Rusia për gati tre vjet para se të lirohej përmes një marrëveshjeje për shkëmbim të të burgosurve në vitin 2022, është plagosur gjatë luftimeve në Ukrainë.
Shirini e kishte caktuar orarin tek një sallon bukurie për t’u bërë nuse disa javë më parë, por në vend që të çlodhej teksa estetistet e bënin gati në një sallon bukurie në Kabul, atmosfera ishte e tensionuar pasi të gjithë qëndruan në gatishmëri të lartë, të përgatitur për të fshehur nusen nëse policia do të shfaqej.
Dita e mërkurë do të sjellë tërheqje të kësaj si edhe freskim të menjëhershëm të motit.
Shefi i EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano, ka reaguar pas raportimeve se policët e rinj serbë po kërcënohen pas marrjes së detyrës.
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç deklaroi se Kosova nuk do zgjedhje në veri, por arrestimi e serbëve.
Fibra është jashtëzakonisht e rëndësishme për shëndetin.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi se BE ka dhënë 1.5 miliardë euro mbështetje për Ukrainën.
Kur bëhet fjalë për hobe që janë të mira për shëndetin tuaj mendor, disa nga aktivitetet më qetësuese që vijnë menjëherë në mendje përfshijnë gatimin, kopshtarinë, vrapimin ose leximin.
Një 40-vjeçar ka humbur jetën në një aksident orët e vona të së martës në Fier.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim të dërguarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.
Sipas ekspertëve të kuzhinës, shumica e enëve të gatimit janë të sigurta për në furrë, por temperatura maksimale varet nga shumë faktorë të tillë si materiali që ena e gatimit është e përbërë, çfarë lloj veshje ka, apo se cili është materiali i dorezës dhe i kapakut.
Pas eliminimit nga Champions League, Ballkani nis këtë të martë rrugëtimin në Conference League.
Presidenti palestinez Mahmud Abbas viziton të martën Turqinë në një lëvizje, që analistët thonë se synon të marrë garanci për mbështetjen e Ankarasë, ndërsa presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan po përpiqet të përmirësojë lidhjet me Izraelin.
Bashkimi Evropian është gati të eksportojë pothuajse të gjitha prodhimet bujqësore të Ukrainës përmes rrugëve alternative apo “korsive të solidaritetit” përmes vendeve fqinje të BE-së dhe të ndihmojë në mbulimin e kostove të transportit.
Jordan Henderson është përshëndetur me Liverpool.
Tri banesat në fshatin Kraps në Fier u dogjën këtë të martë si pasojë e zjarreve masive që përfshinë zonën.
Katër ditë para se djali i saj të vritej dhe bashkëshorti t’i plagosej në atentat, gjykatëses federale amerikane të New Jersey, Judge Esther Salas iu dha në dorëzim çështja e lidhjeve të financierit pedofil Jeffrey Epstein me Deutsche Bank, investitorët e së cilës paditën për mungesë monitorimi të “klientëve me rrezik të lartë” nga gjiganti bankar.
Porti i Barit është përfshirë nga një zjarr këtë pasdite.
Zjarri në fshatin Çeprat rrezikon të dalë jashtë kontrollit.
Disa vatra zjarri janë aktive në vendin tonë, ndërsa në Peshtan të Fierit dhe në fshatin Buz të Memaliajt situata është më e vështirë.
Luiz Ejlli ka gati këngën e tij të re, që është një dedikim për partneren Kiara Tito.
Një marrëveshje botërore mbi luftimin e krimeve kibernetike, që po mbështetet nga vende si Rusia, Kina dhe Venezela, ka krijuar shqetësime për disa shtete demokratike si edhe organizata që mbrojnë të drejtat e njeriut.
Një zëdhënës i familjes presidenciale të SHBA ka dhënë sot një deklaratë pas sulmit të radhës së qenit të presidentit ‘Commander’, ndaj anëtarëve të stafit të administratës.
Një ish-marins amerikan, i cili u lirua nga Rusia në një shkëmbim të burgosurish vitin e kaluar, është plagosur gjatë luftimeve në Ukrainë, sipas Departamentit të Shtetit të SHBA.
Dy punonjës në një fasoneri në Berat, burri 52 dhe gruaja 37 vjeçe, u dashuruan në vendin e punës.
Çmimet globale të grurit mund të rriten deri në 15% për shkak të rënies së një marrëveshjeje midis Rusisë dhe Ukrainës.
Pas zjarrit të madh që përfshiu zonën e Krapsit në Fier mesditën e sotme, në terren zbriti edhe shefi i Emergjencave Civile Haki Cako, i shoqëruar nga prefekti i Qarkut, Lafter Shehaj.
Dy vatra zjarri njëri në fshatin Dukaj, bashkia Tepelenë dhe një tjetër në fshatin Buz, bashkia Memaliaj po përparojnë që prej orës dy të pasdites.
Teatri i parë privat në Shqipëri lindi para një viti si nevojë për të zbutur mungesën e skenave dhe mundësive debutuese të të gjithë artistëve vendas dhe jo vetëm.
Një tjetër prokuror ka ngritur pikëpyetje ndaj mënyrës se si Këshilli i Lartë i Prokurorisë promovon në karrierë përfaqësuesit e akuzës.
Një trup i karbonizuar u gjet mbasditen e së martës në zonën e Karistos në Evia.
Çdo ditë e më shumë, gratë në të gjithë botën po udhëtojnë të vetme. Shifrat vazhdojnë vetëm në rritje, ndërsa sipas ekspertëve të udhëtimit, gratë udhëtojnë më tepër se burrat të vetme.
Gazment Bardhi ka mbetur pengesa e vetme për rikthimin e Lulzim Bashës në krye të PD-së.
Dy vatra zjarresh janë aktivizuar duke rrezikuar së tepërmi fshatin Risili dhe fshatin Çeprat në Fier.
Një tjetër turist nga Kosova ka rrezikuar jetën sot në ujërat e bregdetit të Shëngjinit në zonën e Ranës së Hedhun.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe presidenti palestinez Mahmoud Abbas nisën sot bisedime bilaterale në pallatin presidencial në Ankara.
“Me lëkurë të bardhë si bora dhe buzë të kuqe si gjaku”, kjo është një prej frazave që në minutat e para të përrallës “Borëbardha dhe 7 Xhuxhat”, por askujt s’do t’ia priste mendja se personazhi kryesor në filmin ikonik të të gjitha kohërave do të ishte latin.
Lufta në Ukrainë ka detyruar shumë vende në Evropë t’i hedhin një vështrim tjetër mbrojtjes së tyre.
Bronny James, djali i madh i yllit të NBA, LeBron James, është duke marrë veten në një spital në Los Anxhelos pasi pësoi arrest kardiak gjatë një stërvitje të hënën.
Forcat izraelite shiheshin sot të bllokonin vendngjarjen ku më herët 3 palestinezë u vranë nga plumbat izraelitë sipas ministrisë palestineze të shëndetsisë, të cilët sipas ushtrisë izraelite kishin hapur zjarr ndaj tyre nga një automjet.
Bashkimi Evropian thotë që zgjedhjet e parakohshme duhet të shpallen sa më shpejt dhe të ketë gjithëpërfshirje.
Një djalë 10-vjeçar në Chicago “në gjendje të trazuar mendore” është arrestuar pasi ka hapur zjarr ndaj policisë, gjatë një përplasjeje me forcat speciale pranë shtëpisë së tij, raportonin zyrtarët në SHBA.
Aksident me dy të plagosur përgjatë autostradës Vlorë-Fier, në vendin e quajtur Kripa.
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të dënojë me burgim të përjetshëm Redjan Rrajën, i akuzuar për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja në 1 nëntor të vitit 2019.
Një politikan ukrainas i dyshuar për bashkëpunim me Rusinë është arrestuar, ka thënë zyra e prokurorit të përgjithshëm të vendit.
Blutë e Tiranës kanë dëshmuar sot një ngjarje të pabesueshme, të cilën shpesh jemi mësuar ta shohim nëpër filmat thriller apo aksion, ku një person me probleme të shëndetit mendor është përfshirë në dy aksidente të njëpasnjëshme dhe një “plan” arratie.