11:17
Marrëveshje e re asistence përmes USAID-it, Mete takon të ngarkuarin me punë të SHBA, Wisner: Mbështetje për shtetin e së drejtës dhe qeverisjen e mirë
Ministri i Financave, Ervin Mete, priti në një takim zyrtar të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, David Wisner, i cili shoqërohej edhe nga Majori Adrian Liptrot, Drejtues i Zyrës së Bashkëpunimit për Mbrojtjen në Ambasadën e SHBA.