Seksi mund të bëjë mrekulli për një marrëdhënie të vështirë, por gjithashtu mund të jetë çelësi për një gjumë të mirë të natës.
Një gjykatës arriti të hënën në përfundimin se kompania Google shkeli ligjin kur mbajti monopolin mbi kërkimet në internet, duke shtypur konkurrencën dhe tkurrur inovacionin.
Të paktën pesë anëtarë të personelit ushtarak amerikan u plagosën në një sulm kundër një baze ushtarake në Irak të hënën, i thanë zyrtarët amerikanë agjencisë Reuters, në një kohë tensionesh në Lindjen e Mesme mes shqetësimeve për një valë të re sulmesh të mundshme nga Irani dhe aleatët e tij në rajon, pas vrasjes javën e kaluar të anëtarëve të lartë të grupeve militante të Hamasit dhe Hezbollahut.
Një burrë nga Virxhinia është akuzuar për kërcënime me vdekje ndaj zëvendëspresidentes Kamala Harris dhe është paraqitur në gjykatën federale të hënën.
Nëntë anëtarë të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatë Palestinezë (UNRWA), mund të jenë përfshirë në sulmin e Hamasit – grupit të shpallur terrorist prej Shteteve të Bashkuara dhe fuqive tjera – të kryer më 7 tetor 2023 ndaj Izraelit, kanë thënë Kombet e Bashkuara.
Qeveria amerikane ka thënë se është thellësisht e zhgënjyer me ato që i ka cilësuar veprime të njëanshme dhe të pakoordinuara të Qeverisë së Kosovës kundër degëve të Postës së Serbisë në veri të Kosovës.
Wall Street përjetoi ditën më të keqe në pothuajse dy vjet, pas një shitjeje të jashtëzakonshme të tregut global të aksioneve të shkaktuar nga frika e recesionit në SHBA.
Iker Bravo u transferua para pak ditësh nga Bayer Leverkusen te Udinese. Sulmuesi 19-vjeçar është një prodhim i akademisë së Barcelonës, teksa gjermanët e pikasën dhe e transferuan në Bundesliga.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha vijon të mos pranojë humbjen për bashkinë e Himarës, teksa deklaroi sërish gjatë fjalimit nga dritarja e banesës së tij, se zgjedhjet u manipuluan.
Kandidatja e demokratëve për presidente të Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris e ka ngushtuar në dy emra listën se kë të zgjedhë për të garuar në pozitën e nënpresidentit, në zgjedhjet e 5 nëntorit.
Një studim i ri ka zbuluar se adoleshentët që përdorin në mënyrë të tepruar telefonët e tyre inteligjentë kanë më shumë gjasa të vuajnë nga depresioni, ankthi dhe pagjumësia.
Bashkimi Evropian e ka quajtur të njëanshëm dhe të pakoordinuar vendimin e autoriteteve të Kosovës për mbylljen e nëntë degëve të Postës së Serbisë, në veri të Kosovës.
Spanja është finalistja e parë e turneut olimpik të futbollit për meshkuj në “Paris 2024”, pasi fitoi me përmbysje ndaj Marokut, duke “thyer” ëndrrën e këtyre të fundit për të triumfuar në një kompeticion të një rëndësie të tillë.
Një situatë e pazakontë ka ndodhur gjatë një koncerti të këngëtarit Butrint Imeri.
Pas disa orësh luftë me flakët, është vënë nën kontroll zjarri në fshatin Valas të Elbasanit.
Kandidati i Partisë Socialiste, Vangjel Tavo, është tashmë kryetari i ri i zgjedhur për të drejtuar bashkinë e Himarës.
Agjencia e lajmeve ‘Bloomberg News’ kërkoi falje të hënën për publikimin e parakohshëm të artikullit javën e kaluar që zbuloi një shkëmbim të burgosurish në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë. Njoftimi gjithashtu tha se organizata kishte disiplinuar punonjësit e përfshirë.
Shaun Martin, një anëtar i grupit fitues të çmimit Grammy të xhazit Snarky Puppy, ka ndërruar jetë në moshën 45-vjeçare.
Një sasi lënde narkotike kokainë që vinte nga Ekuadori është sekuestruar në portin e Pireut në Greqi.
Kardinali amerikan Sean O’Malley, i njohur për përkrahjen e të mbijetuarve të abuzimit seksual dhe nxitjen e reformave në kishën katolike, ka dhënë dorëheqjen si Kryepeshkop i Bostonit, njoftoi Vatikani të hënën.
Festivali i Peshkatarëve i organizuar për herë të parë në qytetin e Pogradecit solli për 3 ditë radhazi në vëmendje këtë sektor të rëndësishëm të ekonomisë.
Pas fitores së thellë dhe zgjedhjes në krye të bashkisë Himarë, Vangjel Tavo ka reaguar duke përsëritur edhe njëherë ftesën ndaj kandidatit të opozitës Petro Gjikuria.
Prokuroria e Kosovës ka konfirmuar për Top Channel se ka shpallur në kërkim këngëtarin e njohur Rigles Rajku, i njohur me emrin e artit si Noizy.
Vijojnë polemikat në Lojërat Olimpike sa i përket dy boksiereve Imane Khelif dhe Lin Yun Ting, të cilat dyshohen se janë transgjinore.
Pavel Kushnir, një aktivist rus kundër luftës dhe një pianist, ka vdekur në paraburgim nga policia si rezultat i një greve urie, sipas një raporti të botimit të pavarur Mediazona duke cituar nënën e Kushnirit, Irina Levina.
“Vendosa të ndahem, por nuk do të ndalemi së qeni familje. Nuk ishte gabim as të përpiqeshim një mijë herë më shumë kur ka dashuri. Nuk pendohem për asgjë, por sot duhet të mbetem vetëm. Nuk ka fajtorë apo palë të treta”, me këto fjalë konfirmoi Wanda Nara përmes Instagramit të saj atë që duket si ndarja e saj përfundimtare me Mauro Icardin pas gati një dekade së bashku.
Petro Gjikuria, kandidati i opozitës për Himarën, ka reaguar lidhur me rezultatin zgjedhor, ku fitues u shpall Vangjel Tavo i Partisë Socialiste.
Bota është zgjuar me frikën e një recesioni në ekonominë më të madhe të botë, një ndjesi që nuk ishte përsëritur që nga kriza globale e 2008-tës.
Pasi policia e Kosovës e shpalli në kërkim Noizyn pas dhunimit një personazh të TikTok, ky i fundit ka bërë një reagim në rrjetet sociale.
Ka qenë më së shumti një ndarje idesh në merkato ajo që ka sjellë divorcin mes Partizanit dhe tashmë ish-trajnerit të të kuqve, Orges Shehi.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski u takuan sot në Shkup, aty ku për pak sa nuk ndodhi një tjetër skandal.
Si për të demostruar idenë se interneti dhe mediat sociale janë një ndër faktorët e dhunës racore dhe anti-emigracion neper rrugët e shumë qyteteve britanike, pronari miliarder i rrjetit social X, i njohur më parë si Twitter, Elon Musk, ka deklaruar në mediat sociale pas trazirave se “lufta civile ne Britani është e pashmangshme”.
Bashkimi Evropian ka shtuar të hënën 28 zyrtarë dhe “propagandistë” të Bjellorusisë në listë të zezë, të lidhur me shtypjen që u bën kundërshtarëve, lideri autoritar, Alexander Lukashenka.
Një prej influencereve më të famshme në Greqi, me plot 1.2 milionë ndjekës në Instagram, zgjodhi Shqipërinë për të kaluar disa ditë pushime këtë verë.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden do të diskutojë të hënën mbi tensionet në Lindjen e Mesme me ekipin e tij të sigurisë kombëtare, si dhe do të bisedojë me Mbretin e Jordanisë Abdullah II po për situatën në rajon.
Orges Shehi nuk është më trajneri i Partizanit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i kuq, i cili ka komunikuar se ka mbyllur marrëveshjen me ish-gardianin e njohur, i cili u shpall kampion i Shqipërisë me Tiranën në sezonin 2021/22.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për akuzat e opozitës se ai ka grabitur pronat në Vuno.
Policia e Maqedonisë së Veriut ka kallëzuar penalisht shefin e sigurimit të kryeparlamentarit Afrim Gashi, policin i cili më 1 gusht në aeroportin e Shkupit me urdhër të Gashit shkoi për të monitoruar situatën e krijuar mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe policisë kufitare e kontrollit të sigurisë në aeroport.
Përveç spektaklit dhe emocioneve, këto Lojëra Olimpike kanë dhuruar dhe shumë momente të çuditshme, të cilat rrallë herë janë parë në Olimpiadat e kaluara.
Britania dhe Irlanda Veriore u përfshinë nga protestat e dhunshme gjatë javës së kaluar, pas vrasjes së tre vajzave të reja në një sulm me thikë.
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë kodrat me ullinj në fshatin Valas në Elbasan.
Problemet me tiroiden nuk vërehen vetëm tek njerëzit në moshë madhore por edhe tek të rinjtë.
Dy dëmtime të reja tek Interi. Mesfushori Zielinski dhe sulmuesi Arnautovic kanë pësuar lëndime në miqësoren e fundit përballë Pisës.
Policia e Kosovës ka konfirmuar të hënën se është duke u zhvilluar një aksion policor në veri të vendit, përkatësisht në objektet e Postës së Serbisë.
Gjatë vizitës te streha e kafshëve në kryeqytet, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u ndal edhe te një tjetër çështje problematike, që prek jo vetëm qytetarët, por edhe kafshët.
Pas finales së Europianit, ku Spanja mundi Anglinë me rezultatin 2-1 dhe u shpall kampione e Europës, Lamine Yamal bëri publike lidhjen me të dashurën e tij, Alex Padilla.
Nënpresidentja Kamala Harris pritet të njoftojë së shpejti emrin e kandidatit të saj për nënpresident për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.
Socialistët fituan bashkinë e Himarës në zgjedhjet e pjesshme të 4 gushtit, duke mundur opozitën me rreth 1500 vota më shumë.
Himara u zgjua e qetë këtë të hënë, ndërsa qytetarët iu rikthyen plazhit pasi mori fund saga e drejtimit të bashkisë.
Deputeti Lulzim Basha, ka reaguar në lidhje me zgjedhjet në Bashkinë Himarë.
Irani nuk po kërkon përshkallëzim të tensioneve rajonale, por beson se Izraeli duhet të ndëshkohet në mënyrë që të parandalohet paqëndrueshmëria e mëtejme.
Rrjeti social TikTok do të heqë përfundimisht funksionin e fitimit të parave nga ky aplikacion në Francë dhe Spanjë, pas një presioni të bërë nga Bashkimi Europian.
U hodh në Zvicër shorti për fazën “play-off” në Conference League. Kompeticion ku vijojnë të jenë në garë për kualifikimin në grupe Ballkani, Drita dhe Deçiq i Tuzit.
SPAK i kërkon të dhëna shtesë Belgjikës dhe Francës dhe i dërgon me letërporosi kodet e tjera të SKY ECC për dosjen e prokurorëve të “Toyota Yaris”.
Ish ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj u përball me gjykatën e Apelit të Posaçëm para te cilës përsëriti kërkesën për ta nxjerrë nga burgu.
Uragani Debby ka arritur në tokë në rajonin Big Bend të Bregut të Gjirit të Floridës, me frikën e stuhive dhe përmbytjeve katastrofike.
E ardhmja e Armando Brojës vazhdon të jetë në “ajër”, me sulmuesin shqiptar që kërkon largimin nga Chelsea këtë verë për të nisur një aventurë të re.
Alma Cooper nga Michigan, një oficere e ushtrisë amerikane, u shpall Miss USA të dielën, duke u bërë personi i tretë që mban titullin këtë vit pas dorëheqjes tronditëse të fitueses së vitit 2023.
Teksa ditët e nxehta kanë goditur në të gjithë globin, në Dubai, festat e milionerëve janë transferuar në jahte.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është në një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ku ka zhvilluar një takim me homologun Hristijan Mickoski.
Një kryetare bashkie amerikane, e cila papritmas dha dorëheqjen nga posti i saj, u arrestua vetëm disa ditë më vonë për përdhunimin e një fëmije.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski sot ka pritur në takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Këngëtari i njohur dhe ish-banori i BBV3 Bardhi së fundmi ka martuar motrën e tij
Nga Aladin Stafa
Partia Demokratike ka akuzuar Ministrinë e Shëndetësisë se kanë kaluar medikamententet e skaduara.
Luana Alonso, një nga sportistet më seksi të Lojërave Olimpike “Paris 2024”, i ka dhënë fund aventurës së saj në këto Lojëra në mënyrën më të keqe të mundshme.
Vazhdon rritja e numrit të vizitorëve në Kalanë e Gjirokastrës, e cila arrin sërish një rekord për periudhën 1 korrik-31 korrik 2024.
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në një takim të Ngarkuarën e re me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Nancy Van Horn.
Rikthehen pas 13 vitesh “Ethet e Nilit” në Shqipëri.
Nga Kreshnik Spahiu
Nga Eduard Zaloshnja
Protestat në Britaninë e Madhe duket se nuk do të ndalen.
Në fshatin Krutje të Lushnjës është gjetur pa shenja jete 60-vjeçari me inicialet A.D. nga familjarët e tij.
Thomas Ceccon, notari italian në fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Paris 2024” për 100 metra not shpine, po bën xhiron e rrjetit me videon e fundit të postuar.
Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën rurale të fshatit Polis Vilë të Elbaanit me pasojë plagosjen e 4 personave.
Namir Lapardhaja
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka uruar Vangjel Tavon, pas fitores në zgjedhjet e bashkisë së Himarës.
Më shumë se 50.000 persona janë arrestuar për arsye politike pas protestave masive që shpërthyen pas zgjedhjeve presidenciale që u mbajtën në Bjellorusi në gusht të vitit 2020.
Kryeministrja e Bangladeshir, Sheikh Hasina ka dhënë dorëheqjen pas trazirave të shumta që përfshinë vendin.
Gjykata italiane ka vendosur të dënojë me 40 vite burg organizatën kriminale të përbërë nga shqiptarë dhe italianë.
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme me anë të platformës e-albania i jep mundësi shqiptarëve që kanë humbur dokumentet e tyre të udhëtimit apo iu ka përfunduar afati i vlefshmërisë, të aplikojnë online.
Sekretari i Përgjithshëm i OMONIA-s, njëherësh kryetar i KZAZ-së nr.88 të Himarës, Marin Suli është filmuar pas shpalljes së fitores së Vangjel Tavos si kryetar bashkie, i cili doli mbi 1400 vota më shumë se rivali i tij Petro Gjikuria.
Këngëtari i njohur Rigels Rajku, i njohur si Noizy është duke u kërkuar nga Policia e Kosovës pas incidentit në një diskotekë në Pejë me personazhin e njohur të TikTok, Medi Iseni.
Grupi militant libanez, Hezbollah, tha se ka kryer një sulm me dron mëngjesin e së hënës në veri të Izraelit, ndërsa ushtria izraelite tha se dy pjesëtarë të saj u plagosën gjatë këtij sulmi.
I akuzuari Leonard Duka nuk ka pranuar që të japë asnjë shpjegim, sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, gjatë seancës së Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nuk e ka pranuar humbjen në Himarë, pas rezultatit se kandidati i partisë kundërshtare, Vangjel Tavo fitoi me 58.62% të votave, duke lënë pas Petro Gjikurinë me 41.38%.
Kandidati i pavarur për president Robert F Kennedy Jr ka postuar një video në mediat sociale në të cilën ai pranon se hodhi një këlysh ariu të ngordhur në Parkun Qendror të Nju Jorkut në vitin 2014.
Avokati Spartak Ngjela në një lidhje me skype në “Breaking” në Top News komentoi ndryshimet e kabinetit qeveritar.
Gjykata e Posaçme aprovoi masën arrest me burg për Leonard Dukën, i cili akuzohet për një seri ngjarjesh, por edhe si kreu i një grupi kriminal, i cili tentoi disa herë të vrasë kundërshtarin e tij Ervis Martinaj.
Një 60-vjeçar është vënë në pranga në Lushnjë, pasi u kap duke lëvizur i armatosur në qytet, me fishekë në fole gati për qitje.
Aktori i njohur Olsi Bylyku ka prezantuar të dashurën e tij të re.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të vizitojë sot Maqedoninë e Veriut, aty ku do të takojë homologun e tij, Hristijan Mickoski.
Një 17-vjeçar ka plagosur me thikë një 32-vjeçar në një lokal të Vlorës, në lagjen “Pavarësia”.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku një 70-vjeçar ka dhunuar për vdekje bashkëshorten e tij.
Kandidati socialist, Vangjel Tavo u zgjodh në krye të bashkisë Himarë pas një gare me Petro Gjikurinë në zgjedhjet e mbajtura një ditë më parë në 36 QV.
Nga Fitim Zekthi
Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë ka përfunduar.
Për javën që presim, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, si rezultat i aktivitetit të masave të ajrore të nxehta me origjinë nga Anticikloni i Azoreve si dhe veriu i Afrikës.
Kryeministri Rama ka uruar këtë mëngjes kryebashkiakun e ri të Himarës Vangjel Tavon, i cili fitoi me një diferencë prej mbi 1400 ndaj rivalit të tij Petro Gjikuria.
Vangjel Tavo, kandidati i PS-së është shpallur kryetari i ri i Bashkisë së Himarës, ku fitoi me një diferencë prej mbi 1400 votash kundrejt rivalit të tij Petro Gjikuria, kandidat i zgjedhur i opozitës.