15:05
SHISH vazhdon hetimet për aksidentin e makinës së kryegjyqtares, po analizon pamjet e kamerave të sigurisë
Orë intensive hetimesh dhe verifikimesh pati në Policinë e Tiranës mbrëmjen e kaluar, pasi rreth orës 21:00 në zonën e ‘unazës jugore’ të kryeqytetit, u përfshi në një aksident mjeti i Gardës që shoqëronte familjen e gjyqtares Irena Gjoka, e cila prej 20 tetorit, kur dha masën detyrim paraqitje për ish- kryeministrin është në mbrojtje të përforcuar.