Një aksident i rëndë ndodhi një ditë më parë në Vushtrri të Kosovës, pasi një makinë përplasi një grua shtatzënë.

Dyshohet se gruaja ka humbur binjakët e saj të palindur, ndërsa vetë është në gjendje të rëndë.

Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur më 22 dhjetor në Vushtrri. Kurse, sipas mjekëve, vet viktima është në gjendje të rëndë.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit të rëndë, ndërsa autori ndodhet në paraburgim.

Top Channel