E mërkurë, 02 Korrik 2025
09:18
Shtyhet sërish pretenca për ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro

Shtyhet seanca për pretencën e Jorgo Goros i cili nuk ishte prezent në sallë, raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha.

09:16
Video/ Dortmundi kalon skuadrën meksikane dhe gjen Realin në çerekfinalen e Botërorit të Klubeve, vëllezërit Bellingham nuk do të ndeshen me njëri-tjetrin

Borussia Dortmund është skuadra e fundit që kalon në çerekfinalet e Kupës së Botës për Klube, kjo pas fitores 2-1 kundër ekipit meksikan të Monterrey.

09:00
‘Nuk mbaj mend saktësisht sa aborte kam bërë deri në moshën 23 vjeç’, Lily Allen: Thjesht nuk doja një fëmijë të mallkuar

Lily Allen ishte përsëri në qendër të vëmendjes, me deklaratat që bëri në lidhje me një çështje që kishte ngritur në vitin 2022 në lidhje me abortin.

08:47
Tymi toksik ‘mbulon’ Elbasanin! Zjarri aktiv prej 15 orësh

Vazhdon zjarri në landfillin e Elbasanit.

08:43
Elon Musk pendohet për paraqitjen e tij me sharrë elektrike në konventën e Konservatorëve

Elon Musk ka pranuar se paraqitja e tij me sharrë elektrike në skenë në konventën e Partisë Konservatore shkurtin e kaluar mund të mos ketë qenë lëvizja më e mençur nga ana e tij.

08:31
“Qese me kokainë gjatë udhëtimit në Kiev”/ Përhapen lajme të rreme për kancelarin Friedrich Merz, ekspertët: Autorët janë…

Që kur Friedrich Merz mori detyrën si kancelar, në mediat sociale janë shtuar lajmet e rreme rreth tij. Nga gjoja kontrollet që bëjnë autoritetet në shtëpi deri tek thashethemet për kokainën.

08:06
Valë të nxehti me rekorde temperaturash në Europë! Italia dhe Franca në gjendje alarmi

Ndërsa Evropa përvëlohet nga vapa e verës, pjesë të Italisë dhe Francës janë në gjendje alarmi maksimal. Edhe Spanja dhe Portugalia po përjetojnë temperatura rekord.

07:57
Dalai Lama zotohet se nuk do të jetë udhëheqësi i fundit i budizmit tibetian

Dalai Lama ka njoftuar se do të ketë një pasardhës pas vdekjes së tij, duke vazhduar një traditë shekullore që është bërë një pikë e nxehtë në luftën me Partinë Komuniste të Kinës për të ardhmen e Tibetit.

07:49
Mister rreth vdekjes së një ylli 28-vjeçar të pornografisë në SHBA, u gjet pa jetë në shtëpinë e saj

Ylli 28-vjeçar i pornografisë Kylie Paige u gjet i vdekur në shtëpinë e saj në Los Angeles disa ditë më parë, ndërsa autoritetet ende nuk e përcaktojnë shkakun e vdekjes së aktores së filmave për të rritur, e cila lindi në Tulsa të Oklahomës.

07:39
Vdekje e tmerrshme për 80-vjeçarin në Indonezi, tërhiqet nga krokodili teksa po lahej në lumë

Një burrë 80-vjeçar u vra tragjikisht nga një krokodil në Indonezi, pasi zvarraniku e kapi atë teksa po lahej në një lumë.

07:29
Një barkë fundoset në Gjirin e Suezit, të paktën 4 të vdekur

Një barkë u përmbys në Gjirin e Suezit të martën, duke vrarë të paktën katër persona dhe duke plagosur rreth 20 të tjerë, thanë autoritetet egjiptiane në orët e para të mëngjesit.

07:18
Trump: Izraeli pranon kushtet për armëpushim 60-ditor në Gaza

Presidenti Donald Trump tha të martën se Izraeli kishte “rënë dakord për kushtet e nevojshme” për të finalizuar një armëpushim në Gaza, megjithëse nuk ishte menjëherë e qartë nëse Hamasi do t’i pranonte kushtet.

07:02
Mot i qëndrueshëm dhe temperatura të larta, parashikimi për këtë të mërkurë

Të mërkurën, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë një ditë të qetë dhe me mot të kthjellët pothuajse në të gjithë territorin.

E martë, 01 Korrik 2025
23:02
Arrestohet danezi, dyshohet për spiunim ndaj hebrenjve/ Gjermania thërret ambasadorin iranian

Gjermania ka thirrur ambasadorin iranian pas arrestimit të një burri të dyshuar për spiunim ndaj hebrenjve në Berlin në emër të Teheranit, i dyshuar si pjesë e një komploti për sulm.

22:55
Turqia arreston 4 karikaturistë për vizatimin satirik për profetin Muhamed. Erdogan: Provokim i ndyrë!

Katër karikaturistë janë arrestuar në Turqi pas publikimit të një vizatimi në revistën satirike LeMan, që sipas autoriteteve përshkruante profetin Muhamed dhe Moisiun duke shtrënguar duart, në sfondin e një lufte me raketa.

22:42
Alarm në Itali nga vala e të nxehtit, kufizohet puna në natyrë! Temperatura rekord në të gjithë Evropën

Valët ekstreme të të nxehtit që po përfshijnë pjesë të mëdha të Evropës kanë detyruar autoritetet në më shumë se gjysmën e rajoneve italiane të ndalojnë punën në natyrë gjatë pjesës më të nxehtë të ditës, për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e punonjësve.

22:30
Marrëveshjet tregtare, Trump kërcënon me tarifa deri në 35% ndaj Japonisë: Dyshoj se…

Presidenti amerikan Donald Trump ka lënë të hapur mundësinë për të vendosur tarifa të reja të larta ndaj importeve japoneze, ndërsa afati për vendet që duan të negociojnë marrëveshje tregtare me SHBA-në po afron.

22:28
“Jemeni lëshoi një raketë”, ushtria izraelite: U rrëzua nga forcat tona ajrore

Ushtria izraelite deklaroi këtë të martë se ka pritur një raketë nga Jemeni.

22:13
Salma Hayek “braktis” dasmën e Jeff Bezos për Festivalin Glastonbury!

Ndërsa dhjetëra yje të showbiz-it ndërkombëtar udhëtuan drejt Venecias për të marrë pjesë në dasmën madhështore të Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez, një nga mungesat më të ndjeshme ishte ajo e Salma Hayek.

21:50
“Familja ime po vuan nga kjo situatë”, nëna e Veliajt letër të hapur për burgosjen e të birit: U përfshimë në një makth kafkian, e arrestuan pa akuzë

Erion Veliaj, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, është mbajtur në paraburgim prej 5 muajsh pa u ngritur akuza, ndërsa po hetohet nga SPAK.

21:40
Shkupi pret Samitin BE–Ballkani Perëndimor/ Marta Kos vlerëson ecurinë e Shqipërisë në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian

Në Shkup po zhvillohet një nga ngjarjet më të rëndësishme politike të rajonit: Samiti i liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, i fokusuar në zbatimin dhe avancimin e Planit për Rritje.

21:39
Paralajmëron Trump: Deportimi i njerëzve të lindur në SHBA mund të jetë ‘puna e radhës’

Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se deportimi i njerëzve të lindur në SHBA mund të jetë “puna e radhës”.

21:34
Putin dhe Macron bisedojnë për herë të parë në telefon pas gati tre vitesh, presidenti francez: Prano armëpushimin në Ukrainë!

Presidenti francez Emmanuel Macron i kërkoi të martën presidentit rus Vladimir Putin të binte dakord për një armëpushim në Ukrainë “sa më shpejt të jetë e mundur”.

21:27
Gjykata serbe shpall të pafajshëm ish-komandantin e ushtrisë së Republikës Sërpska për krime në Srebrenicë

Gjykata e Lartë në Beograd ka shpallur të pafajshëm ish-komandantin e Korpusit të Drinës të Ushtrisë së Republikës Sërpska (VRS), Milenko Zhivanoviç, për akuzat për krime lufte kundër popullatës civile në Srebrenicë, në korrik të vitit 1995.

21:10
Takimi Trump-Netanyahu, do të diskutohet për situatën në Gaza dhe për Iranin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi të martën se do të bisedojë për gjendjen në Rripin e Gazës dhe për Iranin kur takohet me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, në Shtëpinë e Bardhë javën e ardhshme.

21:01
Analizë/ Rama e detyron Farazhin e Mbretërisë së Bashkuar të heqë dorë nga kriminelët shqiptarë

Nga Marcus Tanner

20:54
“Agim Fagut i duhet bërë përmendore në Tiranë”, Murat Basha: Si u zgjodh të luante kundër yjeve të NBA, por nuk e mësoi kurrë

Ish atleti Murat Basha tha gjatë emisionit “Procesi Sportiv se basketbollistit shqiptar Agim Fagut i duhet bërë përmendore në Tiranë, si një ndër sportistët shqiptarë më të mirë të të gjitha kohërave.

20:44
Fiks Fare/ Golemi dhe Qerreti pa ujë në pikun e sezonit turistik, reagon UKD: Po investohet!

Prej më shumë se 4 javësh banorët e Golemit, Qerretit dhe zonave përreth janë përballur me mungesën e ujit. Në kulmin e sezonit veror, kjo situatë është kthyer në një shqetësim serioz.

20:44
A mund të ngadalësohet plakja e trurit? Zbulimi i ri që po habit shkencëtarët!

Një studim i publikuar këtë muaj në “The Wall Street Journal” ka hapur rrugë për një mënyrë krejt të re të menduarit për plakjen e trurit.

20:11
Përmbyset kamioni me ngarkesë në “Shkallën e Tujanit”, plagoset shoferi

Një kamion me ngarkesë është përmbysur pak minuta më parë në vendin e quajtur “Shkalla e Tujanit”.

19:51
Wizz Air 5 vjet në Shqipëri! Linja zgjerohet edhe me 3 destinacione të reja, 62.8 milionë pasagjerë në 2024

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA), festoi me krenari pesë vjet partneritet të suksesshëm me Wizz Air, një nga linjat ajrore me kosto të ulët në Evropë. Për një përvjetor sa të rëndësishëm dhe plot surpriza, u organizua një event i veçantë me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Wizz Air, mediave, partnerëve institucionalë, Ambasadorëve të TIA dhe stafit të aeroportit.

19:48
Nis kufizimi, jo më kredi pa limit! Hyn në fuqi vendimi i BSH, 85% për kredinë në lekë, 75% në valutë

Duke nisur nga 1 korriku fillon zbatimi i vendimit të Bankës së Shqipërisë për kufizimin e kredive që japin bankat ndaj kredive për shtëpi.

19:47
Mbyllet zyrtarisht USAID! Shqipëria përfitoi 189 milionë dollarë 4 vitet e fundit, Rubio: Tani fondet i menaxhon DASH

Duke filluar nga kjo e martë e 1 korrikut, merr fund zyrtarisht roli i Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

19:34
Ekskluzive/ Obsesioni i Farage me shqiptarët, babai i Brexit për Top Channel: Shqiptarët e këqinj i dua jashtë, vijnë në Londër për qëllime të mbrapshta

Nga intervista e një dite më parë në Top Channel Nigel Farage e shpalosi qartësisht motivin e vijimit të debatit me kryeministrin Edi Rama.

19:19
Rama-Farange, është Wrestling e jo luftë: argëtohuni!

Nga Lorenc Vangjeli

19:12
Sot nisën pensionet me Italinë, Rama: Do të sjellë lehtësi të madhe të mijëra qytetarëve shqiptarë dhe italianë

Nga kjo e martë e 1 korrikut, marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të viteve të punës mes Shqipërisë dhe Italisë ka hyrë zyrtarisht në fuqi.

19:08
Senati miratoi projektligjin e shpenzimeve, reagon Trump: Uau, muzikë për veshët e mi

Republikanët e Senatit miratuan me një diferencë të ngushtë paketën e shkurtimeve të taksave dhe shpenzimeve të Presidentit Donald Trump të martën, pas një përpjekjeje të gjatë disa ditore për të siguruar mbështetjen e kundërshtarëve kryesorë.

18:58
“Lufta e fjalëve” Trump-Musk, ulet vlera e aksioneve të Teslës

Elon Musk po ndjen humbjet e para nga replikat me presidentin amerikan, Donald Trump, dikur një dyshe e pandarë.

18:46
Paketa gjigante e shkurtimit të taksave dhe shpenzimeve/ Republikanët e Senatit miratojnë mes përplasjeve projektligjin

Republikanët e Senatit miratuan me një diferencë të ngushtë paketën gjigante të shkurtimeve të taksave dhe shpenzimeve të Presidentit Donald Trump të martën, pas një përpjekjeje të gjatë disa ditore për të siguruar mbështetjen e kundërshtarëve kryesorë.

18:39
Kaloi disa orë në bregdetin shqiptar, vajza e Donald Trump përfshin Vlorën në albumin e saj të udhëtimeve të qershorit

Vajza e presidentit amerikan, Donald Trump, Ivanka Trump ka postuar një fotoalbum me disa prej momenteve të muajit qershor.

18:37
Përfshihet nga flakët landfilli i Elbasanit, ndërhyjnë shërbimet zjarrfikëse

Përfshihet nga flakët landfilli i Elbasanit.

18:26
Dyshohet se spiunonte për Iranin kundër objektivave hebraike në Berlin, arrestohet një shtetas danez

Një shtetas danez është arrestuar në Danimarkë nën dyshimin se spiunonte për Iranin duke mbledhur të dhënat për objektet dhe individët hebraikë në Berlin, njoftuan autoritetet daneze dhe gjermane të martën.

18:01
Migracion i paligjshëm, Polonia do të ‘shtrëngojë’ kontrollet kufitare mes tensioneve në rritje për kalimet e parregullta

Polonia do të vendosë kontrolle të përkohshme kufitare me Gjermaninë dhe Lituaninë, mes tensioneve në rritje për shkak të migracionit të parregullt.

17:22
Trafik kokaine dhe heroine nga Amerika Latine drejt Zvicrës/ SPAK dërgon për gjykim dosjen, cilët ishin dy ‘kokat’ shqiptare që drejtonin grupin

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen e dy shqiptarëve të përfshirë në trafik ndërkombëtar droge. 

17:19
Përfshihet nga flakët një fabrikë farmaceutike në Indi, 39 të vdekur dhe 34 të plagosur

Ka shkuar në 39 numri i të vdekurve pas shpërthimit të një fabrikë kimike.

17:00
Vrasja e Santiago Malkos, zbardhet dëshmia në GJKKO e babait të Leonard Dukës: Ervis Martinajn e kam dëgjuar, punoja në biznesin tim, fëmijët jetonin me qira

Përpara se SPAK të shpallë pretencën ndaj gjashtë personave të akuzuar si anëtarë të klanit Duka, gjykata dëgjoi edhe një dëshmi të fundit.

16:57
‘Thyhet’ armëpushimi mes Musk dhe Trump/ Presidenti amerikan: DOGE është një përbindësh që mund të kthehet dhe ta hajë Elonin

Armëpushimi midis Elon Musk dhe Presidentit Donald Trump nuk zgjati as një muaj.

16:51
Aksident në aksin Lezhë-Shëngjin! Humbi kontrollin mbi mjetin dhe përplaset me barrierat anësore të rrugës, plagoset drejtuesi i motoçikletës

Një aksident ka ndodhur pak momente më parë në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin.

16:46
“Shkurtimet e fondeve të USAID-it nga Trump mund të çojnë në 14 milionë vdekje”, publikohet raporti i “The Lancet”: Gjatë pesë viteve të ardhshme…

Rreth 14 milionë njerëz mund të vdesin në të gjithë botën gjatë pesë viteve të ardhshme për shkak të shkurtimeve për Agjencinë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), kanë paralajmëruar studiuesit.

16:45
“Shqipëria, më afër se kurrë me BE-në, Rama nga samiti në Shkup: Do i përmbushim të gjitha detyrimet tona

Kryeministri Edi Rama përcolli optizëm për rrugën e anëtarësimit drejt bllokut europian, për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të rajonit.

16:44
Kallëzimi i PD për korrupsion në zgjedhjet e 2023-shit, Gjykata e Posaçme vendos pushimin e hetimeve

Me kërkesë të SPAK Gjykata e Posaçme në Tiranë pushoi hetimet për korrupsion në zgjedhje të një dosjeje që ishte kallëzuar nga Partia Demokratike dhe që bënte fjalë për hetimet për krime elektorale që i përkasin zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023.

16:25
Ndezi zjarr në mënyrë të përsëritur pranë një zone të mbrojtur pyjore duke rrezikuar banesat përreth, arrestohet 38-vje֛çari në Vlorë

Është vënë në pranga një 38-vjeçar, pasi dyshohet se ndezi zjarr në mënyrë të përsëritur në një grumbull mbetjesh urbane, duke rrezikuar banesat përreth.

16:18
U arrestua sot në Francë, kush është Paul Deda? Ish shoqëruesi i Saimir Tahirit, i akuzuar për grup kriminal!

Janë zbardhur detaje të reja nga arrestimi i 50-vjeçarit shqiptar në Francë.

16:15
Zjarr masiv në një ullishte në Elbasan, era ndryshon drejtimin e flakëve! Ndërhyrja e vështirë për shkak të terrenit

Një vatër e madhe zjarri ka përfshirë këtë të martë një sipërfaqe të konsiderueshme me ullinj në fshatin Balëz, në Elbasan.

15:53
Rinumërimi në Fier/ Kush është kandidatja e PD-së që ka marrë 624 vota të pamerituara

Fenomeni i votave të pamerituara është vënë re edhe në kutitë e qarkut Fier, gjatë procesit të rinumërimit që vijon në Pallatin e Sportit “Farie Hoti”.

15:42
BE do të lejojë shtetet e saj të blejnë karbon për të arritur objektivat klimatike, komisioneri i klimës: Jam i bindur do t’i përmbushim qëllimet tona

Shtetet anëtare të BE-së mund të lejohen të blejnë karbon nga vendet në zhvillim drejt objektivave të tyre klimatike, tha komisioneri evropian i klimës, ndërsa shtetet takohen për një vendim të rëndësishëm mbi këtë çështje.

15:32
Nga Asambleja Parlamentare e OSBE, Berisha kërkon qeveri teknike: Në 11 maj, u aplikua ‘treni bullgar’! U vodhën votat e shqiptarëve

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po merr pjesë në punimet e Asamblesë Parlamentare të OSBE, që zhvillohet në Porto të Portugalisë.

15:29
Një vit pa Ismail Kadarenë! Gjeniu i letrave nderohet nga Akademia e Shkencave dhe Kuvendi i Shqipërisë

Në 1 korrikun e një viti më parë, mbylli sytë shkrimtari, akademiku, kandidati i çmimit Nobel në letërsi, Ismail Kadare.

15:25
Protestë për transportin në Elbasan, banorët e fshatit Shushicë kundërshtojnë shtrenjtimin e biletës

Banorët e fshatit Shushicë në Elbasan kanë protestuar për rritjen e çmimit të biletës së transportit rrethqytetës.

15:17
1.81 miliardë euro për skemën e pensioneve/ Thellohet raporti në 2024, 117 kontribuues për 100 pensionistë

Për çdo 100 qytetarë në Shqipëri që përfitojnë pension, kontribuojnë vetëm 117 individë.

15:12
Ekskluzive/ Shqipëria evakuon nga Irani pesë shqiptarë, ministri Hasani tregon detajet për Top Channel

Pas evakuimit të disa shqiptarëve nga Izraeli dy 10 ditë më parë qeveria shqiptare është përfshirë në një operacion evakuimin të shtetasve tanë nga Irani.  Ministri punëve të jashtme Igli Hasani për herë të parë në një intervistë me gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu dha detajet e evakuimit nga Irani të një familje shqiptare.

15:11
Aksident i trefishtë në kryeqytet, një makinë përfshihet nga flakët

Një aksident i trefishtë raportohet në kryeqytet, në zonën e Unazës së Re.

15:11
Rama takon Ali Ahmetin! Biseda në Shkup për marrëveshjen e Ohrit, marrëdhëniet etnike dhe integrimin

Gjatë qëndrimit në Shkup, ku po merr pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti.

15:11
Ministri Igli Hasani: Si e shpëtuam nga dënimi me vdekje shqiptarin në Kinë

Shefi diplomacisë shqiptare, Igli Hasani tregon se si përpjekjet diplomatike shpëtuan nga dënimi me vdekje në Kinë Klaudio Kananin pasi rasti i tij u sensibilizua në edicionet e lajmeve në Top Channel më 2 Korrik 2024.

14:53
“Akt imoral dhe provokim i pastër”/ Vijojnë protestat në rrugët e Stambollit, karikatura e Profetit ndez revoltë te qytetarët turq

Turqia është përfshirë nga një valë zemërimi dhe trazirash pas publikimit të një karikature të konsideruar blasfemuese nga revista satirike Leman, e cila në edicionin e saj të 26 qershorit shfaqte dy personazhe të quajtur Muhamed dhe Moisi (Musa).

14:48
I kërkuar nga SPAK për trafikimin e një ton kanabisi drejt Italisë, arrestohet në Francë 50-vjeçari

Një tjetër goditje e rëndësishme ndaj krimit të organizuar është shënuar në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar mes Policisë së Shtetit dhe partnerëve europianë.

14:47
Temperaturat e larta në Europë, The Guardian: I nxehti “djeg” Francën, alarm i kuq për Parisin

Kryeministri francez François Bayrou, i cili mori pjesë në një takim qeveritar për krizën mbi të nxehtin që ka pushtuar Francën dhe Europën, u pyet për vështirësinë e madhe të shkollave franceze për të përballuar kushtet aktuale klimatike.

14:42
SPAK prova të reja kundër ish-çiftit Meta! Një tjetër kartë ‘në skenë’ me 240 mijë dollarë shpenzime

Ndërkohë që ish-presidenti Ilir Meta kërkon pafajësinë, një tjetër episod korrupsioni dyshohet nga prokuroria e SPAK.

14:32
Kurti nuk “tërhiqet”, nis ndërtimi i dy urave te reja krah Urës së Ibrit!

Tё martёn ka nisur ndёrtimi i dy urave tё reja paralel me atё aktualen mbi lumin Ibёr qё do lidhё Jugun dhe Veriun e Mitrovicёs.

14:07
Ngjarja që shokoi Anglinë/ Pas dënimit me burgim të përjetshëm të infermieres që vrau shtatë foshnja, arrestohen edhe tre drejtuesit e spitalit

Tre anëtarë të ekipit drejtues në spitalin “Countess of Chester” në veri-perëndim të Anglisë ku punonte Lucy Letby janë arrestuar nën dyshimin për vrasje nga pakujdesia.

14:07
Akuzat për blerje votash, Xhelal Mziu paditet për shpifje nga Agron Malaj

Deputeti i partisë demokratike Xhelal Meziu është paditur për shpifje në Gjykatën e Posaçme nga kryebashkiaku i Burrelit Agron Malaj, që u zgjodh edhe deputet në siglën e Partisë Socialiste.

14:06
“Mos u pendo që ke një zemër të mirë”/ Jo vetëm Calhanoglu, edhe partnerja e turkut reagon pas deklaratës së Lautaros: Disa njerëz nuk janë besnikë

Tensioni brenda Interit vazhdon të rritet pas eliminimit të befasishëm në raundin e 1/16-ave të Kupës së Botës për Klube kundër Fluminense, me rezultatin 0-2.

13:59
Një vit pa Ismail Kadarenë, Helena Kadare: Jeta e tij ishte në thelb jeta e Shqipërisë që kërkonte liri, barazi dhe progres

Helena Kadare ndau disa fjalë zemre në 1-vjetorin e ndarjes nga jeta të shkrimtarit të madh, Ismail Kadare.

13:41
“Plas” keq te Interi pas humbjes me Fluminensen, Calhanoglu i përgjigjet Lautaros dhe Marottës: Kam refuzuar oferta sepse e dua këtë fanellë

Atmosfera te Interi është ndezur pas eliminimit surprizues në raundin e 1/16-ave të Kupës së Botës për Klube ndaj Fluminense, pa u përballur as me ndonjë ekip europian.

13:40
Sot dita më e nxehtë e vitit në Gjermani, termometri arriti në 38 gradë Celsius

Gjermania po përjeton ditën e saj më të nxehtë të vitit deri më tani sot, me temperatura që arrijnë deri në 38 gradë Celsius në perëndim dhe jugperëndim të vendit.

13:30
“Kush nuk do të qëndrojë, le të largohet”/ Lautaro ‘shpërthen’ pas eliminimit të Interit nga Botërori i Klubeve, Marotta zbulon: E kishte për…

Pas eliminimit befasues të Interit nga Botërori i Klubeve, ku u mposht në fazën e 1/16-ave nga Fluminense, kapiteni Lautaro Martínez ka dhënë një deklaratë të fortë që ka trazuar ambientin zikaltër.

13:29
Vapa përvëluese mbyll kullën Eiffel në Francë, treni Paris-Milano pezullohet për shkak të…stuhive

Trafiku hekurudhor është ndërprerë “të paktën për disa ditë” mes Parisit dhe Milanos pas stuhive të fuqishme që goditën luginën e Maurienne në Alpet franceze.

13:24
Veliaj publikon videon: Rruga e Kosovarëve, nga balta te transformimi

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka shpërndarë një video në rrjete sociale, përmes të cilës  shfaq transformimin e një prej rrugëve ikonike të Tiranës, e njohur si “Rruga e Kosovarëve”.

13:24
Gjyqi ndaj Nuredin Dumanit/ Gjykata pranon kërkesën për deklarimin e Alibejt, përplasje mes avokates së Altin Ndocit dhe prokurorit në seancë!

Gjykata e Posaçme pranon kërkesën për dhënien e gjashtë procesverbaleve të deklarimit të bashkëpuntorit Erjon Alibej.

13:15
Video/ E rëndë në Britani, 88-vjeçari me demencë dhunohet nga kujdestarja disa ditë para vdekjes

Pamje tronditëse të kamerave të sigurisë kanë dalë në Britani, të cilat tregojnë abuzimin e një burri të moshuar me demencë nga gruaja që ai kishte punësuar për t’u kujdesur për të.

13:12
Dy vëllezër azerbajxhanas vdesin në paraburgim në Rusi, Baku akuzon Moskën për torturë dhe nis hetim penal

Marrëdhëniet mes Azerbajxhanit dhe Rusisë kanë hyrë në një fazë të re tensioni, pas vdekjes së dy vëllezërve azerbajxhanas në paraburgim rus.

13:04
“Merrni masa”, FBI paralajmëron: Rreziku nga sulmet kibernetike iraniane nuk ka përfunduar

Armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit, i vendosur me ndërmjetësimin e SHBA-së, mund t’i ketë dhënë fund bombardimeve mes dy vendeve, por jo edhe rrezikut të sulmeve kibernetike nga Republika Islamike.

12:32
I humbur prej 21 ditësh, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e të moshuarit në Malësi të Madhe! Vendosin 50 mijë euro shpërblim

Prej 21 ditësh, shtetasi Lekë Ndreshaj, 78 vjeç, është zhdukur në rrethana misterioze në fshatin Bzhetë të Malësisë së Madhe.

12:26
Mjeshtri i kitarave! Historia e të vetmit riparues të kitarave në qytetin e serenatave

Kjo nuk është thjesht një kitarë. Është historia e një djali 12 vjeçar që dikur e prishi instrumentin e tij  dhe që nga ai moment, nisi rrugën për t’u bërë mjeshtër i kitarave.

12:08
Mbante kokainë, armë zjarri dhe detonatorë brenda në banesën, arrestohet 42-vjeçari në Shkodër

Një 42-vjeçar është arrestuar në flagrancë në fshatin Kryebushat të Shkodrës, pasi u kap me lëndë narkotike, armë zjarri dhe pajisje luftarake në posedim.

11:56
Shpërthim në një fabrikë kimike në Indi, të paktën 36 viktima dhe shumë të tjerë ende në rrënoja

Një shpërthim pa shkak të panjohur që shkatërroi një fabrikë kimike në shtetin jugor indian të Telanganës, i ka marrë jetën të paktën 36 personave, tha kreu i autoriteteve lokale.

11:46
Përkujtimore në nderim të Kadaresë, Gjinushi: Veprat e tij do ruhen si thesare për kulturën shqiptare

Në përkujtimoren e ndarjes nga jeta të shkrimtarit të madh Ismail Kadaresë, kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi, e vlerësoi si një nga figurat më të ndritura të kombit shqiptar.

11:38
Dështoi për të transferuar Nico Williams, Bayerni gjen zgjidhjen për sulmin te Liverpooli

Bayern Munich ka shtuar emrin e Luis Diaz në listën e lojtarëve që po shqyrton për të përforcuar krahun e majtë të sulmit, raportoi Sky Sport Germany.

11:30
6 miliardë euro, BE konfirmon në Shkup mbështetjen për Ballkanin Perëndimor! Kos-Ramës: Mezi pres që të festojmë së bashku hapjen e grupkapitullit të fundit në vjeshtë

Të mbledhur në Shkup me komisioneren europiane të zgjerimit, Marta Kos, liderët e Ballkanit Perëndimor diskutojnë me zyrtaren e lartë të bllokut Planin e BE-së për Rritjen në rajon.

11:23
E rëndë në Australi! 1200 fëmijë do testohen për sëmundje, pas arrestimit për abuzim seksual me të mitur të një punonjësi për kujdesin fëmijëve

Autoritetet australiane po bëjnë thirrje që rreth 1,200 fëmijë në shtetin e Viktorias të testohen për sëmundje infektive, pasi policia akuzoi një punonjës kujdesi për fëmijë për dhjetëra vepra penale të abuzimit seksual.

11:20
Musk e kërcënoi me krijimin e partisë së re “që nesër, pasi të miratohet buxheti”, Donald Trump: Ndoshta Elon duhet të kthehet në Afrikën e Jugut

Grindja e Donald Trump me Elon Musk mbi propozimin e buxhetit të presidentit amerikan duket se po arrin në ekstrem.

11:14
Trump pret Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, zbulohet data e takimit mes dy liderëve! Fokus te armëpushimi në Gaza dhe marrëveshja për pengjet

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të presë të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, në një përpjekje të re për të ndërmjetësuar një armëpushim në Gaza dhe një marrëveshje për lirimin e pengjeve.

11:12
1-vjetori i ndarjes nga jeta të Ismail Kadaresë/ Spiropali: U shndërrua në pasaportën e Shqipërisë, lartësoi mendërisht një popull të tërë

Kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, përkujtoi figurën e Ismail Kadaresë në 1-vjetorin e ndarjes së shkrimtarit nga jeta.

11:00
“Të marrë dënimin e merituar, i dhurova 7 engjëj”/ Ngjarja tronditëse në Fier, flet nëna e vajzës së abuzuar seksualisht nga babai: Që 5 vjeçe…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, ku babai dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij 12 vjeçare.

10:55
Lufta Rusi-Ukrinë, Kremlini: Kemi marrë kontrollin e plotë të rajonit të Luhanskut

Rusia ka marrë kontrollin e plotë të rajonit të Luhanskut në Ukrainën lindore, më shumë se tre vjet pasi Presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi mijëra trupa për të pushtuar Ukrainën në shkurt 2022, tha kreu i rajonit i emëruar nga Rusia për televizionin shtetëror rus.

10:53
Reja e frikshme në një plazh në Portugali bëhet virale, çfarë është fenomeni i reve rrotulluese?

Një pamje e rrallë e një reje të ngjashme me një cunam në Portugali të dielën i la pushuesit të habitur.

10:43
Tragjedi në Kaliforni, 13-vjeçari vdes nga helmimi me alkool! Trajneri i futbollit akuzohet për vrasje dhe abuzim seksual, mund të dënohet me vdekje

Një ngjarje tronditëse ka goditur Kaliforninë, pasi autoritetet zbuluan detaje të reja rreth vdekjes brutale të Oscar Hernandez, një 13-vjeçari nga Los Angeles, i cili u largua nga shtëpia në fund të muajit mars për të takuar trajnerin e tij të futbollit – dhe nuk u kthye më kurrë.

10:35
Pas kryetarit të bashkisë se Stambollit, arrestohet për korrupsion nga radhët e opozitës dhe ish-kryebashkiaku i Izmirit

Autoritetet turke kanë arrestuar ish-kryebashkiakun e Izmirit, Tunç Soyer, si pjesë e hetimit të Prokurorisë së Përgjithshme të Izmirit për rastet e korrupsionit.

10:30
Çfarë nuk duhet të bëni në aeroport, gabimet që çojnë në arrestim

Siguria në aeroporte është një përparësi kryesore për autoritetet në mbarë botën.

10:21
Shpërndanin kokainë me makinë luksoze, arrestohen dy të rinjtë në Tiranë

Dy 27-vjeçarë nga Tirana dëshirën për të pasur makina luksoze dhe për të frekuentuar jetën e natës e plotësuan duke u marrë me aktivitete të paligjshme duke furnizuar me kokainë shpërndarësit e drogës në zonën e ish bllokut, aktivitet të cilin e kryenin prej më shumë se një viti.