Ndahet nga jeta babai i Lorenc Vangjelit, analisti mesazh lamtumire: Ndërroi jetë i qetë dhe i rrethuar nga familja 14/10 16:27
Banorët e fshatit Shushicë në Elbasan kanë protestuar për rritjen e çmimit të biletës së transportit rrethqytetës.
Sipas tyre rritja e çmimit të biletës nga 50 në 100 lekë nuk e justifikon distancën prej 7 km të kësaj zone.
Nga ana tjetër drejtuesit e mjeteve të licencuara të kësaj zone pretendojnë që konkurrohen nga taksitë e paligjshme dhe po shkojnë drejt falimentit.
Top Channel u interesua pranë Bashkisë së Elbasanit e cila garantoi se nuk do të ketë rritje të çmimit të biletës së transportit në zonën e Shushicës dhe një vendim i tillë merret vetëm nga Këshilli Bashkiak.
Top Channel