E hënë, 30 Qershor 2025
13:32
Qindra bomba hidhen mbi Ukrainë, Kievi gati për përdorimin e minave

Një “sulm i kombinuar në shkallë të gjerë” nga rusët në Ukrainë ka sjellë shkatërrime të mëdha, me më shumë se 500 dronë dhe raketa, që u lëshuan në disa rajone të vendit, përfshirë Kievin dhe Lvivin perëndimor, duke bërë që Polonia të ngrinte avionët e saj luftarakë për të monitoruar kufijtë.

13:28
“Kievi i di shumë mirë kushtet për t’i dhënë fund luftës”, zëdhënësi i Kremlinit: Data e raundit tjetër të bisedimeve do vendoset së shpejti

Kievi e di shumë mirë se cilat kushte duhet të përmbushen për të ndaluar operacionet ushtarake në Ukrainë, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

13:25
Po përhapet në disa kontinente/ Çfarë duhet të dini rreth variantit të ri COVID

Një variant i ri i COVID-19, i njohur si NB.1.8.1, por i quajtur jozyrtarisht “Nimbus”, është duke u monitoruar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), pasi është lidhur me një rritje të infeksioneve në disa pjesë të globit.

13:19
“Funari” turistik… fshati i fshehur mes katër liqeneve në Elbasan kërkon investime

Rreth 20 km, pothuaj në distancë të barabartë nga Elbasani dhe Tirana, fshihet një perlë e natyrës, zona e Funarit.

12:57
VIDEO/ Kaos në Berlin, gradaçela mbulohet nga flakët pas 3 shpërthimesh të forta

Sot në mëngjes, në qendër të Berlinit shpërtheu kaosi, kur një zjarr i madh mbuloi një ndërtesë të lartë në ndërtim e sipër në lagjen Tiergarten.

12:48
Gjashtë minuta errësirë në mes të ditës, ja kur do të ndodhë Eklipsi që do të paralizojë gjysmën e planetit

Brenda pak më shumë se dy vjetësh, qielli do të errësohet dhe miliona njerëz do të mbeten në heshtje nën një muzg gjashtëminutësh në mes të ditës.

12:30
“Alkatrazi i Aligatorëve” në Florida, Trump inauguron qendrën e re të ndalimit të emigrantëve ilegalë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pritet të marrë pjesë nesër në hapjen e një qendre të përkohshme ndalimi për imigrantë në Floridën jugore, të quajtur Alkatrazi i Aligatorëve.

12:27
Në Shëngjin çadra me 400 lekë! Shtohen hapësirat publike në plazhe, ka 268 parcela nga Rana e Hedhur në Tale

Teksa sezoni turistik ka nisur në Shëngjin e Tale numri i pushuesve rritet çdo ditë.

12:21
Turizëm buzë liqenit/ Fshatrat afër Prespës së Madhe, plazhe të reja, aventurë dhe sporte ujore

Për fshatrat që shtrihen buzë liqenit të Prespës së Madhe, oferta turistike po pasurohet çdo vit e më shumë.

12:18
Njëmbëdhjetë të vdekur dhe shtatë të plagosur nga shembja e një miniere ari në Sudan

Njëmbëdhjetë punëtorë u vranë dhe shtatë të tjerë u plagosën kur një minierë ari u shemb pjesërisht në Sudanin verilindor, një vend i shkatërruar nga lufta civile për dy vjet, tha kompania kombëtare e minierave.

11:51
Situata me zjarret në vend, 26 vatra u neutralizuan në 24 orët e fundit

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 26 vatra zjarri, të cilat janë neutralizuar të gjitha, pas punës së forcave operacionale në terren.

11:27
Seanca e parë në Gjykatën e Posaçme për dosjen “Partizani”, reagon Berisha: Fund e krye piramidë mashtrimi

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas përfundimit të seancës së parë të dosjes “Partizani”, që u mbajt në Gjykatën e Posaçme.

11:11
Trafikonte lëndë narkotike për një organizatë kriminale në Itali, arrestohet 20-vjeçari që fshihej në Shqipëri

Policia ka arrestuar një 20-vjeçar në Ballsh, që fshihej në Shqipëri pasi kishte masë arresti në shtetin italian.

11:08
Vijon i nxehti përvëlues në Europë, meteorologët: Temperatura të paprecedenta

Pjesë të mëdha të Evropës vazhdon të jetë e prekur nga një valë e të nxehtit përvëlues, me temperatura në mes të 30-ave deri në 40oC dhe një sërë alarmesh shëndetësore dhe mjedisore të lëshuara në të gjithë kontinentin, veçanërisht në pjesën jugore të tij.

11:01
“Nuk ka dorëzim”/ Protestat në Serbi, flamur me hartën e Kosovës, hiqen barrikadat

Ka nisur heqja e barrikadave dhe normalizimi i trafikut në Serbi, pasi mijëra protestues antiqeveritarë bllokuan orët e para të ditës së sotme rrugët në disa qytete serbe dhe kërkuan lirimin e protestuesve të cilët u ndaluan nga policia, teksa protestat po rrisin presionin ndaj presidentit populist, Aleksandar Vuçic.

10:53
Putin nuk do bisedime? Kryediplomati gjerman: Ai kërkon kapitullimin e Ukrainës

Mes intensifikimi të bombardimeve ruse në Ukrainë, me sulmin më të madh ajrore që nga fillimi i luftës të ndërmarrë këtë fundjavë, kryediplomati i Gjermanisë, Johann Wadephul shprehet i bindur se Vladimir Putin nuk dëshiron thjesht bisedime, por kapitullimin e mirëfilltë të vendit fqinj.

10:43
Liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor mblidhen në Shkup, bisedime me Marta Kos për Planin e Rritjes

Liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor mblidhen në Shkup për bisedime dy ditore me komisionere e zgjerimit të Bashkimit Europian, Marta Kos.

10:32
Humbi jetën teksa lahej në bregdetin e Durrësit/ Identifikohet viktima, shkaku i vdekjes dyshohet të jetë arresti kardiak

Pushuesi që humbi jetën ditën e djeshme në plazhin e Sektorit Rinia në Durrës është identifikuar.

10:30
Dosja “Partizani”/ Shtyhet seanca e parë e themelit në Gjykatën e Posaçme, Berisha nuk ishte i pranishëm

Policia gjyqësore do të trokasë sërish në derën e shtëpisë së ish-kryeministrit Sali Berisha, nën akuzë për korrupsion.

10:23
CIA mbështet pretendimet e Trump, zyrtari amerikan: Sulmet ndaj objekteve bërthamore e kthyen disa vite mbrapa programin e Iranit

Sulmi i SHBA-së ndaj impiantit të pasurimit të uraniumit në Isfahan e ka kthyer programin bërthamor të Iranit me vite prapa, u tha drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, anëtarëve të Kongresit, sipas një zyrtari amerikan.

10:04
“Nuk i ofroj asgjë Iranit, nuk jam Obama”, Trump: Që kur shkatërruam objektet bërthamore nuk kam folur fare me ta

Presidenti amerikan, Donald Trump tha se nuk po flet me Teheranin pasi bombarduesit amerikanë sulmuan objektet bërthamore iraniane, duke theksuar se nuk i ofron asgjë Iranit, në kundërshtim me qëndrimin e mbajtur nga ish-Presidenti i SHBA-së Barack Obama.

09:56
Zjarri në tregun afër plazhit të Durrësit, vihet nën hetim pronari/ Çfarë ka mbetur një ditë më pas

Procedohet në gjendje të lirë pronari i tregut në plazhin e Durrësit, pas zjarrit masiv që ra një ditë më parë.

09:46
Vrasja e Ardian Nikulajt/ Mbërrin në gjykatën e Lezhës Ruben Saraiva, shoqërohet nga forca të shumta policie

Ruben Saraiva, i akuzuar për vrasjen e Ardian Nikulajt ka mbërritur në Gjykatën e Lezhës këtë të hënë.

09:39
Koleksionistja bie në dysheme dhe qan nga emocionet kur blen në ankand fustanin e Princeshës Diana

Shtëpia e ankandeve Julien’s Auctions përjetoi një moment të pazakontë emocional disa ditë më parë, kur Renae Plant, koleksioniste dhe themeluese e Muzeut të Princeshës Diana, shpërtheu në lot dhe ra në dysheme nga emocionet, pasi arriti të bëjë të sajin fustanin blu me lule të markës Bellville Sassoon, të njohur si “Fustani i Kujdesit” (Caring Dress).

09:34
Festohet pelegrinazhi i Ballëm Sulltan të Martaneshit në Bulqizë, besimtarët shprehin lutjet e tyre

Qindra besimtarë dhe besimtare nga e gjithë Shqipëria qe i përkasin fesë Bektashiane kanë shkuar për të festuar ne vendin e quajtur Ballëm Sulltan të njësisë administrative Martanesh të rrethit të Bulqizës, ku është festuar peligrinazhi i përvitshëm botëror, i cili festohet me 29 qershor të çdo viti.

09:33
“Gjueti shtrigash, qesharake”, Malltezi para SPAK: Gënjyen se toka ishte shpronësuar, Prokuroria e Posaçme ka mashtruar

Jamarbër Malltezi ka dhënë një deklaratë para SPAK këtë të hënë.

09:24
Dyshohet se është vjedhur në Greqi, sekuestrohet skafi në Sarandë! Arrestohet një person

Policia e Sarandës ka zbuluar dhe sekuestruar një skaf që dyshohet të jetë vjedhur në Greqi, konkretisht në zonën e Igumenicës.

09:13
Në pronësi të ministrit të Emirateve të Bashkuara Arabe, mbërrin në Portin e Durrësit super-jahti luksoz! Një nga më të mëdhatë në botë!

Në Portin e Durrësit ka mbërritur mëngjesin e sotëm super-jahti “Opera”, një nga jahtet më të mëdha dhe luksoze në botë, në pronësi të Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan, ministër i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe anëtar i familjes mbretërore.

08:55
“Enver Hoxha i ra tavolinës me grusht”, ish-ministri Lufter Xhuveli: Ma mbajti dorën gjatë, ishim kooperativa…

Këtë javë i ftuar në “E Diell”, ish-Ministri dhe agronomi i njohur, Lufter Xhuveli, ka bërë një rrëfim të rrallë.

08:49
Romancë e re mes Sydney Sweeney dhe Tom Brady? Çifti ndez thashetheme pas takimit në Venecia

Thashethemet për një romancë të re midis Tom Brady dhe Sydney Sweeney janë ndezur pasi ata u takuan në dasmën luksoze të Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez në Venecia.

08:41
Hetuesit gjejnë 381 trupa të braktisur në një krematorium privat në Meksikë

Hetuesit kanë gjetur 381 trupa të braktisur në një krematorium privat në Ciudad Juarez, në veri të Meksikës, njoftoi të dielën zyra e prokurorit lokal, duke fajësuar shtëpinë funerale për neglizhencë.

08:22
Incident i frikshëm në koncertin e Beyonce në Houston, këngëtarja ndalon performancën

Një moment i frikshëm ndodhi gjatë koncertit të Beyoncé në Houston, kur një makinë kabriolet pezull mbi skenë, pjesë e performancës së saj spektakolare, nisi të anohej në mënyrë të rrezikshme mbi publik.

08:05
Zjarre masive në Izmir, evakuohen mbi 10 zona banimi, shtëpi të shkrumbuara dhe 17 të arrestuar

Turqia po përballet me një valë shkatërruese zjarresh pyjore që kanë përfshirë rajonet Izmir, Denizli, Aydın dhe Manisa gjatë 24 orëve të fundit.

07:55
Të paktën 35 të vdekur, përfshirë fëmijë, nga operacionet izraelite në Gaza

Një agjenci ndihme emergjente në Rripin e Gazës raportoi të dielën se të paktën 35 persona, përfshirë fëmijë, u vranë nga granatimet ose zjarri i ushtrisë izraelite në enklavë, ku lufta që ka vazhduar për më shumë se 20 muaj ka shkaktuar shkatërrime të mëdha dhe e ka shtyrë popullsinë në prag të urisë, siç vazhdon të paralajmërojë OKB-ja.

07:46
Qeveria kanadeze anulon taksën mbi gjigantët e teknologjisë përpara marrëveshjes tregtare me SHBA-në

Qeveria kanadeze njoftoi të dielën anulimin e një takse që synonte gjigantët e teknologjisë, me shpresën e arritjes së një marrëveshjeje më të gjerë me Shtetet e Bashkuara, dy ditë pas ndërprerjes së bisedimeve të njoftuara nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump.

07:32
Armando Broja shkon me pushime në vendlindjen e partneres! Çifti shijon rafting në Vjosë

Emri i Armando Brojës është nga më të lakuarit në botën e futbollit, por edhe për romancat e tij me vajza të bukur të huaja dhe shqiptare.

07:21
U njoftuan për të shuar zjarrin, vriten 2 zjarrfikës në SHBA, plagosen disa të tjerë, gjendet i vdekur edhe agresori

Dy persona, që besohet të jenë personel zjarrfikës, u qëlluan për vdekje dhe të tjerë u plagosën ndërsa po i përgjigjeshin një njoftimi ndaj një zjarri të rënë në Coeur d’Alene, Idaho.

07:10
Mot i kthjellët dhe vranësira kalimtare, ja parashikimi për këtë të hënë

Të Hënën, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike.

00:00
Herva Novaku triumfon në “Yjet Shqiptarë të Diasporës”

Këngëtarja 20-vjeçare Herva Novaku me votat e jurisë është shpallur fituesja e edicionit të parë të talent showt “Yjet Shqiptarë të Diasporës”.

E diel, 29 Qershor 2025
23:02
Një ditë pasi votoi kundër projektligjit të axhendës së presidentit Trump, senatori republikan njofton se nuk do kandidojë sërish

Senatori republikan Thom Tillis i Karolinës së Veriut ka njoftuar se nuk do të kandidojë për rizgjedhje vitin e ardhshëm.

22:44
Europa digjet nga i nxehti ekstrem! 46°C në Spanjë, ngrihet alarmi për shëndetin në shumë shtete

Një valë e fuqishme e të nxehtit ka përfshirë pjesën më të madhe të Evropës, duke shkaktuar temperatura përvëluese dhe alarm shëndetësor në shumë shtete.

22:28
Po marshonin në Paradën e Krenarisë, policia turke arreston të paktën 30 persona në qendër të Stambollit

Policia turke arrestoi të paktën 30 persona në qendër të Stambollit, ndërsa ata përpiqeshin të merrnin pjesë në një Paradë Krenarie, të cilën autoritetet e ndaluan si pjesë e një goditjeje shumëvjeçare ndaj ngjarjeve LGBTQI.

22:17
Lauren Sánchez shfaq unazën luksoze të martesës! Zbulohet sa ka kushtuar

Lauren Sánchez i ka shtuar koleksionit të saj të bizhuterive një unazë martese mahnitëse, që vlerësohet me një çmim marramendës prej 4 milionë dollarësh.

22:10
“Duket sikur jemi në një periudhë post-apokaliptike”, situata në Gaza përkeqësohet teksa grupet e armatosura luftojnë për ndihmat

Për stafin e spitalit Nasser në Khan Younis, një viktimë e re e sjellë në departamentin e urgjencës javën e kaluar përbënte një sfidë të veçantë.

21:46
Situata me zjarret në vend, shuhen 22 vatra! Flakët ende aktive në Hoshtimë të Vlorës

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se deri në orën 20:00 të kësaj të diele, janë raportuar 22 vatra zjarri.

21:39
“Ëndrra mbi levando”/ Gramsh, organizohet për herë të dytë aktiviteti që promovon zonën

Teksa është i dyti vit me radhë që Gramshi fton, të shumtë janë vizitorët që këtë fundjavë thurën ëndrra mbi levando.

21:08
Aksident i rëndë në Durrës! “Audi” përplas motomjetin, lëndohet drejtuesi

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit.

20:36
Alarmi me sifilizin, shefja e departamentit të sëmundjeve infektive : Ka një rritje dramatike, mjekët të bëjnë kujdes me identifikimin

Shtimi i rasteve me sifiliz dhe sëmundjeve të tjera seksualisht të transmetueshme po kërcënon shëndetin të rinjve në vendin tonë.

20:30
Bie nga ballkoni e mitura 4 vjeçe në Lezhë

Një vajzë e mitur është rrëzuar aksidentalisht nga ballkoni i banesës në Lezhë.

20:29
FOTOT/ Çfarë nuk u pa nga dasma e shekullit në Venecia! Kush e mori vëmendjen e festës spektakolare mes VIP-ave të Hollywood-it

Një ndër njerëzit më të pasur në botë, Jeff Bezos dhe partnerja e tij Lauren Sánchez kurorëzuan dashurinë e tyre me një dasmë spektakolare në Venecia, një prej qyteteve më romantike në botë.

20:00
Zjarr edhe në fshatrat e Patosit, digjen disa ullishte, flakët i afrohen banesave

Një vatër zjarri është aktivizuar mesditën e sotme në kodrat me ullishte të fshatit Rërëz në bashkinë Patos.

20:00
SPAK heton kontratën 6 milionë dollarë të PD, ka kërkuar dokumentet e marrëveshjes së lobimit në SHBA

SPAK ka nisur hetimet për çështjen e kontratës së lobimit për llogari të PD nga një fondacion amerikan.

19:36
Zjarri në fshatrat e Vlorës, kryebashkiaku: Nisi nga varrezat! Prefekti i qarkut: Janë të qëllimshme!

Vijon zjarri në fshatin Hoshtimë të bashkisë së Vlorës. I ndihmuar dhe nga era zjarri ka përparuar duke djegur bimësi dhe shkurre por dhe zonën e varrezave të fshatit.

19:11
“Kemi gjetur një blerës për TikTok”, Trump: Në dy javët e ardhshme do zbuloj më shumë detaje

A ka gjetur më në fund qeveria amerikane një rrugëdalje nga “gjemba” TikTok? Presidenti amerikan, Donald Trump i cili e shtyu mbylljen e aplikacionit me qëllim që “të gjente një grup të aftë për ta marrë nën kontrolli”, njoftoi se kishte gjetur një blerës për gjigantin e mediave sociale.

18:54
“Ti humbe”/ Rama i përgjigjet deputetit britanik me foto AI: Të pres me padurim në Shqipëri siç të premtova

Kryeministri Edi Rama nuk ka humbur kohë dhe i është përgjigjur deputetit britanik Nigel Farage, pasi ky i fundit pretendoi më herët se e fitoi bastin për emigrantët.

18:28
“Sulmet shkaktuan dëme, jo shkatërrim total”, kreu i mbikëqyrjes bërthamore të OKB-së: Irani mund të rifillojë programin pas disa muajsh

Kreu i mbikëqyrjes bërthamore të OKB-së tha se Irani mund të prodhojë uranium “brenda pak muajsh”, në një intervistë në të cilën ai gjithashtu mohoi pretendimin e Donald Trump se sulmet amerikane “shkatërruan plotësisht” objektet bërthamore të Teheranit.

18:21
Del jashtë kontrollit zjarri në fshatrat e Vlorës, ndërhyn helikopteri me ujë

Vijon zjarri në fshatin Hoshtimë të bashkisë së Vlorës. I ndihmuar dhe nga era zjarri ka përparuar duke djegur bimësi dhe shkurre por dhe zonën e varrezave të fshatit kryesisht me qiparisa.

17:57
“Nuk e imagjinoja dot jetën pa ty”/ Aurela Gaçe me lot në sy, e motra i bën rrëfimin e fortë: Ti nuk e di, por…

Në rubrikën “Muzikë kur dëgjoj” në Top Channel ishte e ftuar këngëtarja e njohur Aurela Gaçe, e cila u surprizua me disa mesazhe nga njerëzit e saj më të dashur

17:45
Shërbimi i Sigurisë së Izraelit çmonton një grup të Hamasit në Bregun Perëndimor, mbi 60 arrestime dhe 22 armë të sekuestruara

Shin Bet, shërbimi i sigurisë së brendshme të Izraelit, njoftoi sot se kishte shkatërruar një rrjet “terrorist” të Hamasit në Bregun Perëndimor të pushtuar, në një operacion të kryer së bashku me ushtrinë dhe policinë.

17:33
Përplasja për emigrantët, deputeti britanik pretendon se e ka fituar bastin me Ramën: Të gjithë të burgosurit do i kthejmë!

Deputeti britanik Nigel Farage pasi pranoi sfidën e kryeministrit Edi Rama lidhur me emigrantët e dënuar në Mbretërinë e Bashkuar, pretendon se e ka fituar ‘bastin’.

17:15
Franca ndalon me ligj konsumimin e cigares në parqe dhe plazhe, 135 deri në 700 euro gjobë për ata që kapen nga autoritetet

Kushdo që ndez një cigare në plazh ose në një park publik në Francë ka shkelur ligjin sipas rregullave të reja që synojnë mbrojtjen e fëmijëve dhe do të përballet me një gjobë prej 135 deri në 700 euro.

16:41
Përfshihet nga flakët tregu afër plazhit të Durrësit, ‘re’ të mëdha tymi në qytet

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë tregun në zonën e Plazhit të Durrësit, në sektorin Iliria.

16:33
Orban akuzon BE-në për orkestrim të Paradës të Krenarisë në Budapest

Kryeministri hungarez, Viktor Orban e ka quajtur Paradën e Krenarisë të mbajtur të shtunën në Budapest si “të neveritshme dhe të turpshme”, duke e akuzuar Bashkimin Evropian se u ka kërkuar politikanëve opozitarë që të merren me organizimin, i cili u shndërrua edhe në protestë kundër Qeverisë, kanë raportuar mediat lokale të dielën.

16:31
“Kemi dyshime për respektimin e armëpushimit nga Izraeli”, shefi i forcave iraniane: Jemi të gatshëm për përgjigje të fortë

Irani tha të hënën se kishte “dyshime serioze” në lidhje me respektimin e armëpushimit nga Izraeli që hyri në fuqi më 24 qershor, pas 12 ditësh lufte midis dy armiqve të përbetuar.

16:24
Zjarr i fuqishëm në fshatin Hoshtimë të Vlorës, era e fortë iu vështirëson punën zjarrfikësve

Një zjarr ka përfshirë kodrat e fshatit Hoshtimë të bashkisë së Vlorës pasditen e sotme.

16:08
Misteri i gjendjes shëndetësore të Schumacher, shoku i skuadrës: Ofrova ndihmë që ai të zgjohej, por gruaja e tij refuzoi

Legjenda e Formula 1, Riccardo Patrese, ka zbuluar përpjekjet e tij për të “ndihmuar në zgjimin” e Michael Schumacher pas aksidentit tragjik të gjermanit në Alpe në vitin 2013.

15:54
“Jo me forcë, jo me presion”, Kremlini paralajmëron Perëndimin: Sanksionet do të kenë pasoja të ndërsjellta!

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi se është e pamundur që Rusia të shtyhet drejt tryezës së negociatave për konfliktin në Ukrainë përmes presionit apo forcës.

15:35
“Vëllai i Madh i Trump”/ Presidenti amerikan nënshkruan urdhrin ekzekutiv, nxit debat mbi privatësinë dhe lirinë qytetare

Një urdhër ekzekutiv i nënshkruar tre muaj më parë nga Presidenti Donald Trump ka rikthyer frikën e një shteti mbikëqyrës në Shtetet e Bashkuara, si ai i “Vëllait të Madh”.

15:23
Lauren Sanchez në dasmën e ëndrrave! Fustan Versace, glam i Hollivudit dhe një lodhje që nuk fshihet

Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez Bezos janë zyrtarisht të martuar pas një dasme tre-ditore luksoze.

15:11
Zelensky nënshkruan dekretin për tërheqje nga Konventa për Minat Kundër Personelit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka nënshkruar një dekret për të filluar tërheqjen e Ukrainës nga Konventa e Otavës e vitit 1997, e cila ndalon përdorimin, prodhimin, grumbullimin dhe transferimin e minave kundër personelit.

15:01
Gara për kreun e BKH/ SPAK ka njoftuar 7 kandidatët e mbetur në garë, korriku muaj i nxehtë për “FBI shqiptare”

Përmes e-mailit, SPAK i ka njoftuar 7 pretendentët që ngelën në garën për postin e shefit të BKH, se muaji korrik do të jetë jo vetëm i nxehtë, por edhe i ngarkuar për ta mbasi brenda këtij afati ata do ti nënshtrohen të gjitha fazave të tjera të konkurrimit.

15:00
Makina merr flakë në mes të pyllit në Belsh, nuk ka të lënduar

Ka marrë flakë një automjet në brendësi të pyllit Deshirant në Belsh.

14:46
U gjet i vetëvarur në qeli, zbardhet dëshmia e policit që u përfshi në debat me të burgosurin: Kundërshtoi shoqërimin, grupi i sigurisë e kapi nga krahët

Top Channel ka arritur të sigurojë dëshminë e punonjësit të policisë në burgun e Reçit, Altin Shabaj në lidhje me ngjarjen ku është përfshirë i burgosuri Edmond Piraniqi, i cili është gjetur i vetëvarur në qeli dhe aktualisht ndodhet në koma.

14:41
E rëndë në Durrës! Po lahej në det, humb jetën pushuesi

Një ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e sotme në plazhin e Sektorit Rinia në Durrës, ku një pushues humbi jetën në det.

14:28
Kontrolle në burgun e Drenovës, gjendet një celular në qelinë e Laert Haxhiut

Një celular është gjetur në qelinë e Laert Haxhiut gjatë kontrolleve në burgun e Drenovës.

14:06
Vrasja e Elis Rroshkodolit/ Zbardhet dëshmia e kushëririt të autorit të dyshuar: Servisin e menaxhoj unë, garazhin jo! Kamerat e sigurisë…

Dyshohet se një grup kriminal u krijua për të vrarë Elis Rroshkodolin për të marrë hak për ngjarje të ndodhura jashtë vendit, prej nga ku 36-vjeçari ishte kthyer prej një viti.

13:59
EMRI/ I dënuar në Itali për ‘vrasje me paramendim’ dhe ‘asgjësim të kufomës’, arrestohet 41-vjeçari në Elbasan

Është arrestuar shtetasi Ervis Çela, i cili është dënuar nga Italia për krime kundër jetës dhe personi.

13:44
Makina përplasi tre të miturit me monopatinë në Tiranë, shoferi lihet në “arrest në shtëpi”

Është lënë në masën e sigurisë “arrest në shtëpi” shoferi që u përfshi në aksidentin ku mbetën të lënduar tre të mitur pak ditë më parë në Tiranë.

13:40
Makina përplas adoleshentin që qarkullonte me monopatinë, 17-vjeçari përfundon në spital

Pavarësisht apeleve të njëpasnjëshme për rrezikshmërinë e monopatinave, sërish ato vijojnë të përdoren masivisht nga të miturit pa asnjë masë mbrojtëse.

13:32
Ekzekutimi me 14 plumba i Elis Rroshkodolit/ Zbardhet dëshmia e qytetarit që ndodhej në lokal, zbulon çfarë i tha shoku i viktimës autorit

Lokali ishte me pak njerëz në momentin që është ekzekutuar me 14 plumba në gusht të vitit të kaluar Elis Rroshkodoli.

13:25
Pak javë pas vdekjes tragjike të 17-vjeçares, peshkaqeni sulmon adoleshentin, përfundon në spital

Një adoleshent është sulmuar nga një peshkaqen në një nga plazhet më të njohura të Australisë, duke pësuar lëndime serioze në krah.

13:17
50 mln dollarë për dashurinë! Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez përmbyllin dasmën me një festë luksoze

Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez kanë përmbyllur me një festë madhështore në Venecia dasmën e tyre tre-ditore, e cila mblodhi personalitete të njohur nga bota e biznesit, artit dhe politikës.

13:09
“Putini është kërcënimi numër një për Mbretërinë e Bashkuar”, ish-ministri i Mbrojtjes: Duhet të ushtrojmë presion ose ai do të vijë duke marshuar drejt Evropës

“Ekonomia e Rusisë duhet goditur në mënyrë vendimtare për të ndalur planet agresive të Presidentit Vladimir Putin dhe për të parandaluar pushtime të tjera në të ardhmen”.

12:53
Çelsi-Palmeiras në çerekfinale! Botërori i klubeve në Digitalb, sot në mbrëmje luan Messi dhe Bayern Munich

Kupa e Botës për Klube e FIFA-s u rikthye mbrëmjen e djeshme dhe mëngjesin e sotëm me ndeshjet e para me eliminim direkt nga ku doli edhe çifti i pare çerekfinalistë, Chelsea-Palmeiras.

12:37
Të bësh art me drurin, mjeshtri i drugdhendjes: Interesimi për suvenire është rritur

Artizanët e Pazarit të Gjirokastrës po përshtatin çdo ditë ofertën e tyre për vizitorët që vijnë nga e gjithë bota, duke ruajtur thelbin tradicional dhe duke u rikthyer te motivet e vjetra të qytetit, portat, sëndukët, odat dhe tavanet gjirokastritë

12:30
“Vetëm Elisin kisha, burrin ma vranë, djali tjetër me vdiq në aksident”, nëna e 36-vjeçarit: Ishte tip i mbyllur, po bënte pasaportën

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e Elis Rroshkodolit, ngjarje e ndodhur në gusht të vitit 2024.

12:29
Punimet me grep në Korçë, ruhet tradita me teknikat e vjetra, një nga vlerat e trashëgimisë kulturore të qytetit

Mjeshtëria e punimeve me dorë vijon të jetë një ndër vlerat më të spikatura të trashëgimisë kulturore në qytetin e Korçës.

12:25
Paradë makinash retro në Lushnjë! Modele të viteve 60-70 u ekspozuan në rrugët e qytetit

Lushnja u kthye për një ditë në një skenë nostalgjie, ku rrugët kryesore u mbushën me makina retro, të restauruara me kujdes dhe pasion.

12:22
Dezinsektimi në Lezhë, vazhdon procesi për të garantuar deratizim për vatrat në rrezik

Në qytetin e Lezhës, Shëngjit dhe lagunën Kune-Vain ka vijuar zbatimi i planit të dezinsektimit për vitin 2025, në kuadër të marrëveshjes së Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor me Institutin e Shëndetit Publik.

12:17
Shirokë-Zogaj në rikonstruksion, investimi pritet të ketë efekt të menjëhershëm për një nga zonat më piktoreske të Shkodrës

Prej disa muajsh kanë vijuar me intensitet punimet për rikonstruksionin dhe transformimin e rrugës Shirokë–Zogaj, një aks i shumëpritur që pritet të ndryshojë ndjeshëm jetën në këtë zonë.

12:14
Gjirokastër, 85 mijë turistë në kala/ Në vitin 2025 është rritur numri i vizitorëve, gjatë verës shkojnë mbi 1 mijë në ditë

Kalaja e Gjirokastrës vazhdon të jetë destinacioni kryesor kulturor në jug të Shqipërisë, duke regjistruar rritje të ndjeshme të vizitorëve edhe gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2025.

12:06
‘Kokat’ e Hellbanianz në Dubai, ushtarët në burgjet angleze. “Skilla” burg përjetë, “Guçi” rikthehet në qeli

E ndërsa kokat e grupit Hellbanianz nga Barking në Lindje të Londrës janë zhvendosur në Dubai, ushtarët e tyre përfundojnë në burgjet angleze.

12:00
“Më gjeni një vend tjetër në Europë…”, gazetarja nxjerr blof Albin Kurtin. Si reagon kryeministri

Një deklaratë e shkurtër e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ka shkaktuar të qeshura mes gazetarëve.

11:58
Dështon përpjekja e 38-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Deputetët kanë shënuar herën e 38-të që dështojnë të konstituojnë Kuvendin e Kosovës, pasi nuk kanë arritur të pajtohen rreth formimit të një komisioni për votim të fshehtë të kandidates për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu.

11:55
Vrasja e Elis Rroshkodolit/ Zbardhet dëshmia e shokut, po pinte kafe me viktimën: Dukej i stresuar, më tha që kishte mbetur pa lekë dhe do ikte jashtë vendit

Prokuroria e Posaçme dyshon se për vrasjen e Elis Roshkodolit kryer një vit më parë, është angazhuar një grup kriminal, që u krijua për të marrë hak për ngjarje të ndodhura jashtë vendit, prej nga ku viktima ishte kthyer prej një viti.

11:50
Trafik kokaine me dron ujor nga SHBA drejt Europës, “Mbreti i drogës”, Ylli Dedani dënohet me burgim të përjetshëm nga gjykata e Detroitit

Ylli Dedani i njohur si “Mbreti i Drogës” është dënuar me burgim të përjetshëm për trafik droge në Detroit, SHBA.

11:12
Emri/ I dënuar për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 44-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Është arrestuar shtetasi Lazër Vladaj, alias Cristian Manea, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia.

11:08
Kievi akuza Moskës: Forcat ruse kryen sulmin më të madh ajror prej nisjes së luftës

Rusia ka kryer sulmin më të madh ajror kundër Ukrainës përgjatë natës, ka thënë një zyrtar ukrainas të dielën, transmeton agjencia e lajmeve Associated Press.

11:00
Goditet një rast i shitjes së narkotikëve në Jalë, kapet me doza kokaine, arrestohet 36-vjeçari

Goditet një rast i shitjes së lëndëve narkotike në Jalë.

10:44
Autor i tetë vjedhjeve të biçikleta në qytetin e Durrësit, arrestohet 36-vjeçari

Është vënë në pranga autori i dyshuar i tetë vjedhjeve të biçikletave në qytetin e Durrësit.