E martë, 18 Shkurt 2025
22:51
Dy takime në tre ditë, evropianët të udhëhequr nga Macron mblidhen sërish një ditë pas bisedimeve SHBA-Rusi

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se do të zhvillojë bisedime të tjera për luftën në Ukrainë ditën e nesërme me disa shtete evropiane dhe joevropiane.

22:46
Hamasi premton lirimin e 6 pengjeve dhe dorëzimin e 4 trupave të pajetë këtë javë

Hamasi njoftoi të martën se do të lirojë gjashtë pengje izraelite të shtunën dhe jo tre sa ishte parashikuar.

22:24
“Më pyeti si quhen vajzat që flenë një natë me njërin, një natë me tjetrin”/ Gerta ia kthen Valbonës: Manipuluese! Ke luajtur me kartën e dashurisë

Akuzat e Valbonës drejtuar Gertës se konsumon alkool dhe flirton me djemtë me djemtë në lokale kanë prishur marrëdhënien mes tyre dhe kanë ndezur debate të forta.

22:04
Zbardhet plani me tre faza i paqes SHBA-Rusi! Rubio telefonon ministrat europianë, revoltohet Zelensky

Pas samitit që u mbajt në Riad të martën, ku delegacionet amerikane dhe ruse, të kryesuara nga sekretari i shtetit Marco Rubio dhe ministri i jashtëm Sergey Lavrov, diskutuan për një marrëveshje të mundshme paqeje, mediat zbuluan akordin paraprak që përfshin tre faza kryesore: armëpushimin, zhvillimin e zgjedhjeve dhe përfundimin e marrëveshjes paqësore.

21:42
Banorët debatojnë me Vserlon/ Valbona: I ka lëshuar pëllumbat! Rozana: E ka nisur lojën me fyerje; Gjesti: Përdor fjalë të pista

Hyrja e Vserlos në shtëpi është pritur me debate dhe situata nga më të ndryshme, me banorin që është “përplasur” menjëherë me Gjestin, Rozanën dhe Valbonën.

21:40
Rusia mundohet të “joshë” SHBA-në, ofron burimet natyrore ruse për kompanitë amerikane

Në të njëjtën kohë që presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky po konsideronte nënshkrimin e një marrëveshjeje me Shtetet e Bashkuara për burimet minerale, Kremlini i ofroi administratës së Donald Trump një marrëveshje për burimet natyrore ruse.

21:35
Analiza e CNN/ Kush është fituesi i madh i negociatave SHBA-Rusi, pozitat e Putinit dhe roli i evropianëve

Rusia merr një fitore të vogël, Ukraina merr një lehtësim të vogël, por mbetet ende e zemëruar jashtë dhomës, ndërsa Evropa papritur bëhet sërish e rëndësishme.

21:21
Anëtari i kryesisë së PD-së heq dorë nga kandidimi në Primare: Ky është angazhim i ri për të forcuar partinë, Shqipëria ka nevojë për ndryshim të vërtetë

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Indrit Hoxha është tërhequr nga kandidimi në Primare.

21:15
U diagnostikua me pneumoni të dyfishtë, Papa Françesku nën kujdesin e mjekëve në spital

Papa Françesku, që është shtruar në spital javën e kaluar, po vuan nga pneumonia në të dy mushkëritë dhe gjendja shëndetësore e 88-vjeçarit vazhdon të jetë “komplekse”, tha Vatikani më 18 shkurt.

20:50
Fiks Fare/ Koncesionari i Thumanë–Kashar i prishi shtëpinë, e la pa pronë dhe shteti pa qira: Izolohet familja në Vorë!

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës problematikat e qytetarëve që u prekën nga ndërtimi me koncesion i rrugës me pagesë Thumanë–Kashar.

20:42
VIDEO/ Milani i jep lamtumirën Champions-it! Theo “djeg” kuqezinjtë, Feyenoord arrin kualifikimin surprizë në ‘San Siro’

Milani eliminohet nga Liga e Kampionëve në raundin e 1/16-ave, pas barazimit 1-1 me Feyenoordin brenda në “San Siro”, me holandezët që kaluan më tej falë fitores një javë më parë në Roterdam.

20:28
“Puna nuk ndalet në Tiranë, edhe pse më kanë kopsitur dosjen të më mbajnë brenda”/ Veliaj nxjerr fotot nga shkolla “Edit Durham”: E 48-ta buqetë në kryeqytet

Kryebashkiaku Erion Veliaj, që prej disa ditësh, është i izoluar në burgun e Durrësit, tregon se puna për shkollat e reja në Tiranë, vijon.

20:02
Aksidenti ajror në Uashington, Trump nis “fshesën”/ Qindra të pushuar nga puna në Agjencinë Federale të Aviacionit

Administrata e Presidentit Donald Trump pushoi nga puna disa qindra punonjës të Administratës Federale të Aviacionit, në një fundjavë të ngarkuar me udhëtime ajrore.

19:59
Cila nga vajzat do lërë sot shtëpinë? Ndiqni spektaklin e “Big Brother Vip” për shumë surpriza

Teksa ditët në shtëpi kalojnë, debatet dhe dinamikat mes banorëve vetëm shtohen.

19:56
“Për shqiptarët”/ Nën moderimin e Bora Zemanit, rikthehet me risi në Top Channel programi që ka lënë gjurmë

“Për Shqiptarët”, programi që ka lënë gjurmë në zemrat tona rikthehet në ekranin e madh të Top Channel çdo të premte në orën 21:00.

19:54
Kreditë konsumatore, më të lira/ Banka e Shqipërisë ul me 4 herë normën maksimale të interesit për shumat deri në 200 mijë lekë

Banka e Shqipërisë ka ulur me 4 herë normën maksimale të interesit për kreditë konsumatore.

19:44
Takimi SHBA-Rusi, BE-ja reagon pas përjashtimit: Jo negociata pa ne dhe Ukrainën!

Ligjvënësit e Bashkimit Evropian kërkuan që Evropa “të dyfishojë përpjekjet” për të forcuar mbrojtjen e saj dhe për të mbështetur Ukrainën, teksa Shtetet e Bashkuara zhvilluan takim me Rusinë në përpjekje për të ndalur luftën.

19:34
Protestat në Mal të Zi/ I akuzuan për korrupsion dhe lidhje me grupe kriminale, organizatorët padisin zyrtarët qeveritarë

Grupi joformal i studentëve “Kamo Sjutra” (“Kah nesër”) njoftoi të martën se do të ngrejë padi për shpifje kundër Partisë Demokratike të Malit të Zi dhe zyrtarëve të saj në qeveri.

19:30
Niset drejt Tiranës për trajtim të specializuar 44-vjeçarja/ Detaje nga ngjarja në Shkodër, çifti ishte konfliktuar disa herë ditëve të fundit

Anila Prendushi, gruaja që u plagos me armë zjarri nga partneri i saj këtë paradite në Shkodër, është nisur për mjekim më të specializuar drejt Tiranës, për shkak të plagëve të marra.

19:23
“Duhet një thupër për Zelenskyn”/ Ministri i jashtëm rus: Biden gaboi, Trump na kupton më mirë

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka deklaruar se në takimin e parë me Shtetet e Bashkuara për çështjen e luftës në Ukrainë janë dakordësuar “që sa më shpejt që të jetë e mundur” palët t’i kthejnë ambasadorët në dy vende dhe t’i heqin barrierat.

19:17
“Telefoni i Veliajt pulsoi 87 herë në Kavajë”, kryebashkiaku reagon nga burgu: Kam qenë në fushatë, celulari ishte edhe te Kisha Katolike kur…

Erion Veliaj ka reaguar sërish nga qelia.

19:10
“Noc Rrokun do shkrijë bufi që futi në burg Fatos Nanon”/ Rama në “Sy m’sy”: Jam kundër arrestimit të Veliajt, por nuk e ndaloj unë drejtësinë! Ne mbështesim SPAK (E PLOTË)

Duke ritheksuar për të disatën herë mbështetjen ndaj SPAK dhe drejtësisë, kryeministri Edi Rama u shpreh se është kundër arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliajt dhe mbajtjes së tij në paraburgim pa gjyq.

19:05
Masakër në Sudan, forcat rebele ekzekutojnë më shumë se 200 civilë

Më shumë se 200 civilë të paarmatosur janë vrarë në një grup fshatrash në Sudan gjatë tre ditëve nga forcat rebele që janë përfshirë në një konflikt brutal me ushtrinë, ka thënë një grup lokal i të drejtave.

19:00
Pas bisedimeve me SHBA-në, Ministri i Jashtëm rus i prerë: Rusia nuk do të pranojë trupa të NATO-s në Ukrainë

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov deklaroi se vendi i tij nuk do të pranojë forca paqeruajtëse nga vendet e NATO-s në Ukrainë në bazë të ndonjë marrëveshjeje paqeje, pas bisedimeve të nivelit të lartë me SHBA-në në Arabinë Saudite.

19:00
Berisha flet për shkrirjen e SPAK-ut: Pas 11 majit s’do ketë më prokurori politike

Sali Berisha foli sërish ditën e sotme për shkrirjen e SPAK nëse do të fitojë zgjedhjet e 11 majit.

18:57
Rojet kufitare gjejnë 100 kg kokainë në fund të Detit Baltik! Droga me vlerë 15 milion dollarë

Rojet kufitare polake zbuluan më shumë se 100 kg kokainë në fundin e Detit Baltik, në zonën e Gjirit të Gdanskut në veri të Polonisë, gjatë operacioneve për mbrojtjen e infrastrukturës kritike.

18:53
Zelensky bojkot hapave për arritjen e paqes? SHBA dhe Rusia e përjashtuan nga tryeza e diskutimeve, presidenti ukrainas: Prapa shpinës sonë…

Lëvizjet e fundit mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë kanë krijuar jo pak trazira, ku duket se po krijohet një rend i ri botëror.

18:28
Tronditëse në futbollin brazilian, mesfushori ndërron jetë pak minuta para se të niste ndeshja

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Brazilin, kur një futbollist, i cili ishte gati për të luajtur, ndërroi jetë për shkak të disa problemeve shëndetësore.

18:13
Lufta e Trump kundër karteleve të drogës, CIA dërgon qindra dronë spiunazhi në kufi dhe brenda territorit meksikan  

CIA nën mandatin e Presidentit amerikan Donald Trump ka dërguar fshehurazi dronë MQ-9 Reaper mbi Meksikë për të spiunuar dhe goditur kartelet e drogës.

17:52
FOTO/ Në një lidhje me modelen e “Onlyfans”, e cila fjeti me 101 burra për 24 orë? Zbulohet e vërteta rreth yllit të Premier League

Një lajm i pazakontë është publikuar në rrjetet sociale kohët e fundit, që ka të bëjë me yllin e Tottenham, Brennan Johnson.

17:49
“S’mund të ketë justifikime për vonesa përtej afatit”/ Vihet nën dyshim armëpushimi i Izraelit me Hezbollahun dhe Hamasin

Ushtria izraelite thotë se forcat e saj do të qëndrojnë në pesë vendndodhje strategjike në Libanin jugor pas afatit të së martës për tërheqjen e tyre sipas armëpushimit të arritur me grupin militant Hezbollah, pasi qeveria e Libanit shprehu zhgënjimin për vonesat e mëtejshme.

17:42
17-vjetori i Pavarësisë së Kosovës/ Osmani nderon me titullin “Medalja Presidenciale e Meritave” ish-Presidentin, Bamir Topi

Me rastin e 17-vjetorit të ditës së Pavarësisë së Kosovës, u organizua në Prishtinë ceremonia e dekorimeve presidenciale të meritave, e organizuar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

17:38
“Nuk dua të ketë rastësi”/ Zelensky shtyn vizitën e tij në Arabinë Saudite: Nuk u ftuam në takimin ruso-amerikan

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha sot se do të shtyjë vizitën e tij në Arabinë Saudite, pasi Kievi u përjashtua nga bisedimet SHBA-Rusi në Riyadh.

17:17
Bisedimet SHBA-Rusi në Katar, zyrtarët rus: Sanksionet nuk ishin pjesë e diskutimeve të sotme

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia nuk e diskutuan lehtësimin e sanksioneve gjatë bisedimeve në Arabinë Saudite sot, sipas Kirill Dmitriev, kreu i fondit të pasurisë sovrane të Rusisë dhe pjesë e ekipit negociator të Moskës në Riyadh.

17:15
Shpërthimi i vullkanit Etna, turistët dynden për ta parë nga afër/ Autoritetet bëjnë thirrje: Po na pengoni të ndihmojmë njerëzit

Mijëra turistë janë dyndur në malin Etna për të parë shpërthimet spektakolare të vullkanit.

16:49
Zbulohet shuma që përfitojnë arbitrat për një ndeshje në Top 5 ligat europiane, finalja e Champions-it i lë pas të gjithë

Serie A lë pas Premier League dhe Ligue 1 sa i përket pagave për arbitrat, por renditet e treta pas La Ligës dhe Bundesligës.

16:40
Kryebashkiaku i Nju Jorkut do të shkarkohet? Guvernatorja shqyrton çështjen e Eric Adams pas akuzave për korrupsion

Guvernatorja e Nju Jorkut Kathy Hochul tha të hënën se po shqyrton mundësinë e shkarkimit nga detyra të kryebashkiakut të qytetit të Nju Jorkut, Eric Adams.

16:22
“Kryeministri më hajvan në histori”/ Ofendoi Albin Kurtin live gjatë ndeshjes Juventus-Inter, komentatori kërkon ndjesë: E bëra me vetëdije sepse…

Andin Lokaj, komentatori i ndeshjes Juventus-Inter, i cili u shpreh teksa po niste ndeshja se Albin Kurti është kryeministri më hajvan në histori, ka sqaruar situatën në një intervistë për ‘Shqipëria Live’.

16:08
Takimi Trump-Putin, sekretari amerikan i shtetit sinjale për BE, Rubio: Duhet të jenë të gjithë të kënaqur me marrëveshjen!

Të gjithë duhet të jenë në rregull me marrëveshjen, thotë Marco Rubio, duke lënë të kuptohet se roli i BE-së i nevojshëm për të hequr sanksionet ndaj Rusisë

16:00
“Nuk jam anti-amerikan, jam anti-Soros”, Ilir Meta reagon nga qelia për librin ’11 presidentët’ të Roland Qafokut

Nga Ilir Meta

15:46
Aksidentoi për vdekje 28-vjeçarin në autostradën Tiranë-Durrës dhe përplasi tre të tjerë, arrestohet drejtuesi 70-vjeçar

Një aksident tragjik është shënuar në orët e para të mëngjesit të së hënës në autostradën “Tiranë-Durrës”, me pasojë vdekjen e 28-vjeçarit Gëzim Muçaj dhe plagosjen e tre pasagjerëve që udhëtonin në mjet me të, Eduart Ripa, Ervin Qira dhe Shkëlqim Doci.

15:38
Deputeti i PD tërhiqet nga kandidimi në Primare: Nuk është vendim personal, sot jemi…

Deputeti i Partisë Demokratike, Helidon Bushati njofton se është tërhequr nga kandidimi në Primare.

15:32
Xhamia më e bukur në botë! Xhamia e Elbasanit renditet në 5 objektet e kultit për finalen e “ndërtesa e vitit 2025”

E ndërtuar në vitin 1608 Xhamia e Ballies në Elbasan do të ishte ndërtesa më e bukur e kohës, përtej Shqipërisë.

15:26
Zbardhet plani i Egjiptit për Gazën! Zgjidhja e propozuar nuk zhvendos palestinezët, rindërtimi zgjat 5 vjet

Egjipti po punon për një plan që në pamje të parë, duket të jetë një zgjidhje e favorshme për Gazën, kjo për faktin, se synon menaxhimin e ngërçit të krijuar atje pa qenë nevoja të zhvendoset popullata e munduar e enklavës palestineze thuajse të rrënuar tashmë nga konflikti i dhunshëm mbi një vjeçar me Izraelin.

15:21
Shkurti me 13 viktima në rrugë! Ekspertët rrugorë: Shkaku kryesor i aksidenteve është përdorimi i telefonit

Pakujdesia gjatë ngarjes së mjetit vijon të marrë jetë njerëzish.

14:59
Papa mbetet në spital! Vatikani konfirmon: Është prekur nga një infeksion në traktin e frymëmarrjes

Gjendja shëndetësore e Papës Françeskut duket të jetë më e rëndë nga sa u mendua fillimisht, e nënkuptuar kjo nga vetë mjekët që po trajtojnë Atin e Shenjtë, të cilët thanë se duhet të merren me disa patogjenë në traktin e frymëmarrjes dhe së qëndrimi i tij në spital mund të zgjatet.

14:50
VIDEO/ Si skenë filmi! Thyen xhamin e marketit dhe vodhën 200 mijë lekë, 3 ‘skifterët’ në Vlorë u shpëtojnë rojeve të sigurisë ‘sy për sy’

Dy persona janë arrestuar nga policia e Vlorës është vënë nën hetim një 16-vjeçar.

14:13
Pas disa orë negociatash, zbulohet pakti me katër pika SHBA-Rusi në Arabinë Saudite. Palët bien dakord për…

Shtetet e Bashkuara duan të ndalojnë vrasjet dhe po përdorin forcën e tyre në botë për të bashkuar vendet, tha zëdhënësja e Departamentit të Shtetit të SHBA, Tammy Bruce, në një përmbledhje të bisedimeve me ekipin negociator të Rusisë.

14:10
Nga magazinat te pasuritë truall në Lazarat, sekuestrohen pasuritë e të dyshuarit si pjesë e grupit kriminal

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Gjirokastër u sekuestruan pasuritë e shtetasit D.A. i dyshuar për pjesëmarrje dhe kryerje të krimeve nga grup kriminal tek prodhimi e shitja e narkotikëve.

13:51
Rikthehen pas disa vitesh replikat Rama- Berisha, kryeministri e ironizon me “bufin e kënetës”, Berisha i përgjigjet me zogun “sqep këpucë”

Prej disa ditësh kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po replikojnë në distancë mes tyre duke i vendosur njeri-tjetrit edhe epitete shpendësh, në ndonjë rast edhe grabitqar.

13:46
Diplomacia botërore e gjitha në lëvizje, mbaron pas 4 orësh takimi SHBA-Rusi për Ukrainën. Zelensky niset të takojë Erdoganin

Departamenti i Shtetit i SHBA-së njofton se takimi mes delegatëve të SHBA-së dhe Rusisë në Riad ka përfunduar tani.

13:44
SHBA-Rusi, takim në Riad/ Rubio dhe Lavrov ulen përballë. Ekspertët: Mos u gëzoni para kohe

Mes marrëdhëniesh të acarta dypalëshe, përfaqësuesit e SHBA-së dhe Rusisë u takuan në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riad, për të diskutuar fundin e mundshëm të luftës në Ukrainë.

13:34
Gjermania do të dërgojë trupa në Ukrainë? Scholz irritohet nga pyetjet: Moment shumë i gabuar!

E kanë irrituar kancelarin gjerman Olaf Scholz pyetjet mbi dislokimin e mundshëm të trupave gjermane në Ukrainë, me të cilat gazetarët iu drejtuan pas samitit urgjent të së hënës në Paris.

13:29
Protestë në Burrel! Metalurgët kundërshtojnë uljen e pagave dhe shkeljen e kontratës së punës

Dhjetëra metalurgë të uzinës së Ferrokromit në Komsi të Matit zhvilluan sot një protestë ndaj kompanisë turke që e administron uzinën pasi prej disa muajsh ka përgjysmuar ditët e punës për punëtorët.

13:12
Primaret në PD/ Përfundon afati për dorëzimin e kandidaturave, depozitojnë kërkesën rreth 300 anëtarë

Ka përfunduar sot afati për dorëzimin e kandidaturave për garën e Primareve në Partinë Demokratike.

13:11
“SPAK do përfundojë në koshin e plehrave”, Rama ironizon sërish Berishën: Kua kua kua

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish deklaratën e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili tha se nëse do të vijë në pushtet, këtë institucion do ta shkrijë.

12:27
Tryeza SHBA-Rusi në Arabinë Saudite, ja cilët janë negociatorët që i kanë besuar Donald Trump dhe Vladimir Putin

Bisedimet mes SHBA-së dhe Rusisë kanë filluar tashmë në Riad, raporton Reuters.

12:17
“Kemi 5-fishuar buxhetin për kërkimin shkencor”, Rama: 10 vite më parë, fazë barbarie në arsimin e lartë

Qeveria shqiptare prezantoi këtë të martë dokumentin e politikave të arsimit të lartë deri më 2030 që synon përafrimin me legjislacionin europian.

12:12
“Ukraina mund të futet në BE, por jo në NATO”, Kremlini: Putin gati të bisedojë me Zelenskyn, por…

Kremlini thotë se Vladimir Putini është i gatshëm të bisedojë me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, “nëse është e nevojshme”. 

12:12
FOTOT/ Ky është 34-vjeçari që qëlloi me armë partneren e tij dhe më pas veten! 44-vjeçarja nënë e 3 fëmijëve

Shkodra është tronditur paraditen e sotme nga një ngjarje e rëndë ndodhur në lagjen Mark Lula.

11:52
EMRAT/ Policia njoftim zyrtar për ngjarjen në Shkodër, 34-vjeçari qëlloi të dashurën dhe më pas vrau veten! E reja në luftë me jetën

Shkodër/Informacion paraprak Rreth orës 11:15, në lagjen “Mark Lula”, janë gjetur në një automjet, shtetasi Kolë Manaj, 34 vjeç dhe shtetasja Anila Prendushi, me plagë të shkaktuara nga armë zjarri. Shtetasi Kolë Manaj ka humbur jetën, ndërsa shtetasja Anila Prendushi është dërguar në spital, në gjendje shumë të rëndë. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë […]

11:51
U raportua për dy të vdekur në Shkodër, fatmirësisht vajza ende gjallë! Transportohet në spital

Vajza e cila është qëlluar më armë zjarri nga i dashuri i saj në Shkodër dhe që fillimisht burime nga policia thanë se kishte humbur jetën, për fat të mirë mësohet se është në jetë dhe është nisur në spital.

11:42
Tronditet Shkodra! Detajet e reja, djali qëlloi me armë të dashurën dhe më pas vrau veten!

Detaje të reja janë zbuluar ngjarja e rëndë ndodhur në Shkodër, në Lagjen Mark Lula.

11:37
Aksioni antidrogë në Tiranë/ 27 të arrestuar, ‘furnizonin’ kryeqytetin me të gjitha llojet e drogës! (Detaje nga operacioni)

Një aksion antidrogë i nisur që prej fillimit të 2025 është finalizuar nga Policia e Tiranës me dhjetëra arrestime.

11:35
Zbulohet dinamika e ngjarjes së rëndë në Shkodër, djali qëllon të dashurën dhe më pas vret veten

Një vajzë është qëlluar me armë nga i dashuri i saj në Shkodër, ndërsa ky i fundit më pas ka vrarë veten!

11:22
Tronditet Shkodra, një i vrarë dhe një e plagosur

Tronditet sërish Shkodra paraditen e kësaj të marte.

11:17
Vodhën naftë nga anija e sekuestruar në Durrës, kapet një tjetër person i shpallur në kërkim

Durrës/Vijon operacioni policor i koduar “Turni”, kapet 1 shtetas i shpallur në kërkim. 34-vjeçari, i dyshuar si bashkëpunëtor për vjedhjen e një sasie të konsiderueshme nafte nga një anije e sekuestruar në Porto Romano. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale, të DVP Durrës, në […]

11:16
Veliaj telefon në burg? Nga vizita te lista e numrave të celularit, gazetarja Hoxha zbulon detaje: Kryebashkiaku qëndron i vetëm në qeli

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha ka zbuluar detaje në lidhje me çështjen ndaj Erion Veliajt dhe vendimet e GJKKO ndaj tij.

10:49
Grabitet vila e biznesmenit të njohur, ‘skifterët’ i marrin 50 mijë euro cash dhe dy orë ari ‘Rolex’

Është grabitur vila e një biznesmenëve të njohur italian.

10:37
EMRI/ Tentoi të vriste të riun me armë zjarri, arrestohet në Shkodër 47-vjeçari

Në vijim të kontrolleve të kryera për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Time”.

10:22
“Mos forconi lidhjet me Rusinë”, Bashkimi Evropian kërkesë Serbisë: Duhet të përshtateni me politikën e jashtme të BE

Bashkimi Evropian e ka përsëritur thirrjen ndaj Serbisë – si vend kandidat për anëtarësim – që të përshtatë qëndrimin e saj në politikën e jashtme me atë të BE- së, dhe t’i evitojë hapat që janë në kundërshtim me këto qëndrime.

10:10
Bashkia e Elbasanit i jep leje për treg të ri ushqimor babait të Suel Çelës

Socialistët në Këshillin Bashkiak të Elbasanit miratuan në janar zgjerimin e territorit të tregut Agro-Ushqimor në pronësinë e babait të Suel Çelës – pavarësisht se ai është shpallur dy herë në kërkim nga SPAK me akuzat e krijimit të një organizate kriminale dhe trafikut ndërkombëtar të kokainës.

10:10
Përplasën për vdekje çobanin dhe dhjetëra bagëti të imëta, pranga dy shoferëve në Fier

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e shtetasit Festim Gllava u regjistrua mbrëmjen e së hënës në fshatin Suk të Fierit.

10:07
Festa në Astir me drogë dhe alkool që zbuloi të shkuarën kriminale të Joni Sadikaj

Nga Eraldo Harlicaj

09:59
Aksidenti me dy të vdekur në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, arrestohet një 54-vjeçar

Një aksident me dy viktima u regjistruar dje në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”.

09:45
Temperaturat zbresin në -5 gradë Celsius! Dëbora i lë vendin ngricave në Bulqizë dhe Mat, probleme në qarkullimin e automjeteve

Pas reshjeve të dëborës së një ditë më parë, vendin ja kanë lënë ngricave për shkak të uljeve të temperaturave në Bulqizë dhe Mat.

09:41
‘Aksion’ antidrogë gjatë natës në Tiranë! 27 persona të arrestuar

Në përpjekjet për të reduktuar përdorimin e drogës, Policia e Tiranës goditi shpërndarës të drogave të cilët po përdorin përherë e më shumë teknika të reja dhe nuk qëndrojnë më në zona fikse, por veprojnë në të gjithë Tiranës

09:38
Aksidenti ajror me 18 të plagosur në Kanada, pasagjerët rrëfejnë tmerrin e përjetuar: U varëm si lakuriq nate!

Një avion i Delta Air Lines është rrëzuar gjatë uljes në Aeroportin Ndërkombëtar Pearson të Torontos.

09:22
Egjipti angazhohet për rindërtim të Gazës pa zhvendosur popullsinë

Egjipti është duke zhvilluar një plan për të rindërtuar Rripin e Gazës, që nuk parasheh largimin e palestinezëve nga territori i tyre, teksa shtetet arabe po tentojnë të minimizojnë propozimin e presidentit amerikan, Donald Trump për t’i larguar banorët nga zona, dhe që Shtetet e Bashkuara të marrin kontrollin e territorit.

09:10
“Si ta kishte publikuar Alex Soros foton”, Rama i përgjigjet komentuesit: Mos qani hallin e miqve të mi, mos besoni përrallat me kukulla

Nga bashkëbisedimi me qytetarët në rubrikën “Sy m’sy”, Kryeministri Edi Rama u pyet edhe për foton e shumë përfolur me Alex Sorosin.

08:59
“Amerika është tërhequr nga kjo punë”/ Rama: Nëse SPAK do e kishte sjellë SHBA, do e kishte marrë me vete kur iku! Reformën e ka bërë PS

Kryeministri Edi Rama u shpreh në rubrikën “Sy m’sy” se Prokuroria e Posaçme e SPAK nuk është e Partisë Socialiste, por e Kushtetutës dhe Reformës në drejtësi.

08:49
“Kush të jep votën ty është armik dhe spiun”, Rama i përgjigjet komentuesit: Po të ishin të gjithë si unë, Shqipëria do kishte…

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur pyetjeve të komentuesve në rrjetet e tij sociale në rubrikën “Sy m’sy.

08:40
“Na kanë ardhur dy letra për grup-kapitujt e tjerë”/ Rama në “Sy m’sy”: Shqipëria me hapa të shpejtë drejt BE, teksa bufi zien…

Kryeministri Edi Rama tha se në fund të janarit dhe në fillim të shkurttit, kanë mbërritur dy letra për të hapur grupkapitujt e tjerë të Shqipërisë drejt BE-së.

08:33
Zyrtarët rusë dhe amerikanë takohen në Arabinë Saudite për bisedime paqeje, mungon Kievi

Pas një periudhe të gjatë të raporteve të ngrira përfaqësuesit e SHBA-së dhe Rusisë duan të takohen për bisedime lidhur me Ukrainën. Por ky nuk është patjetër lajm pozitiv për Ukrainën dhe Europën, mendojnë ekspertët.

08:26
Synon t’i marrë ‘timonin’ Scholzit! Kush është kandidati për kancelar i CDU-së?

Konservator dhe përkrahës i politikave liberale në ekonomi, Friedrich Merz synon t’i marrë timonin Scholzit.

08:14
Europa rrezikon të humbasë rëndësinë! SHBA “merr në dorë” diskutimet për luftën në Ukrainë: BE të paguajë, por jo të bashkënegociojë

Negociatat e paqes mes SHBA dhe Rusisë për Ukrainën po bëhen më konkrete. Po a do të jenë evropianët pjesë e tyre? Administrata e Trumpit e sheh kontributin e BE-së kryesisht tek trupat paqeruajtëse.

08:02
Teknologjia e re përmirëson ndjeshëm jetën e pacientëve me Parkinson

Mjekët thonë se një teknologji e re mund të përmirësojë ndjeshëm jetën e pacientëve me sëmundjen Parkinson.

07:51
RENEA mësyn në Shkodër/ ‘Aksion’ në lagjen e Dobraçit, nuk dihet nëse ka të arrestuar

Mëngjesin e kësaj të marte forcat RENEA kanë zbarkuar në Shkodër.

07:43
“Në letër shkruante ‘a t’i tregoj babit’”/ Prindërit e 16 vjeçares që u vetëvra në Gjirokastër: Alarm bullizmi, na tha si do duroj 6 orë në klasë?!

Shtëpia është bosh për prindërit e Irsa Muçollarit.

07:34
“Rrezikohen të mbahen zgjedhjet”, Karamuço: SPAK ka gati arrestime të reja të politikanëve para 11 majit

Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka paralajmëruar në “Top Story” se arrestimet nga SPAK do të vijojnë edhe para zgjedhjeve të 11 majit,

07:24
SHBA, moti i acartë në disa pjesë të vendit! Sot pritet i ftohtë i rrezikshëm me temperatura -51 gradë C

Moti i ashpër kaploi tjera të Shteteve të Bashkuara të hënën pasi që stuhitë dimërore përfshin pjesën lindore gjatë fundjavës, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 10 personave, në mesin e tyre edhe 9 viktimat e vërshimeve Kentaki, që u shkaktuan nga shiu.

07:14
Katër ndihmës të kryebashkiakut të Nju Jorkut pritet të japin dorëheqjen

Katër ndihmës të kryetarit të bashkisë së Nju Jorkut Eric Adams planifikojnë të japin dorëheqjen në ditët në vazhdim, një tërheqje e mbështetjes për kryebashkiakun pasi Departamenti i Drejtësisë kërkoi rrëzimin e akuzave penale kundër zotit Adams, raportuan mediat lokale të hënën.

07:08
Reshje shiu të dobëta, si parashikohet moti për këtë të martë

Këtë të martë reshjet e shiut do të jenë të dobëta, kryesisht në formë pikash në qendër të vendit.

E hënë, 17 Shkurt 2025
23:06
Bisedimet me Rusinë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, Sekretari amerikan i Shtetit mbërrin në Arabinë Saudite

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka mbërritur në Arabinë Saudite për të diskutuar hapat për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

23:01
“Kosto politike më shumë nga SPAK ka maxhoranca”/ Dudushi në “Top Story”: PD merret me paçavure, nuk di të bëjë gol as kur ka rastin

Në studion e Top Story u diskutua arrestimi i Erion Veliajt me urdhër të SPAK dhe reagimet e politikanëve ndaj drejtësisë.

22:34
FOTOT/ Sali Berisha shikon “memet” me Ramën në telefon, çfarë nuk u pa nga seanca plenare

Në seancën e kësaj të hëne ku mes debateve u votuan disa çështje të rëndësishme, disa foto pikante janë shkrepur nga LSA.

22:13
“Për 99 % të politikanëve kërkohet burg”, ish-Prokurori Beci zbardh detajet pas arrestit të Veliajt

Ish-Kreu i Krimeve të Rënda Benet Beci, i ftuar në “Top Story” ka zbardhur të tjera detaje nga hetimi dhe dosja voluminoze ku përfshihet kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, bashkëshortja e tij dhe disa biznesmenë.

22:12
Vatikani tregon mbi gjendjen shëndetësore të Papës: Ai lexoi dhe punoi në mëngjes, është stabël

Gjendja e Papës është stabile, tha Vatikani në një përditësim mbi gjendjen e tij gjatë qëndrimit në spital.

22:07
Debati në Top Story/ Çfarë ndodhi mes Veliajt dhe hetuesve të BKH? Gazetari zbardh detaje nga dosja e SPAK. Meçani: Pse po e banalizojnë? A ia vlen të merresh me fustane?

Në studion e Top Story u diskutua arrestimi i Erion Veliajt me urdhër të SPAK, si dhe akuzat e kryebashkiakut ndaj prokurorit dhe gjyqtarit të çështjes.

22:04
“Do të vijojnë arrestime të niveleve të larta”/ Karamuço në “Top Story”: Futja e Ols Dados dhe Altin Dumanit në çështje…

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, paralajmëroi në “Top Story” se arrestimet e figurave të larta politike në vendin tonë do të vijojnë.