Tragjedia e Noelia Castillo/ 25-vjeçarja spanjolle zgjedh eutanazinë pas përdhunimit dhe paralizës, rrëfimi i fundit dhe dhimbja familjare
Në një postim në llogarinë e tij personale Truth Social, presidenti amerikan, Donald Trump sulmoi autoritetet braziliane për qëndrimin e tyre ndaj ish-Presidentit Jair Bolsonaro, duke pretenduar se ai po “ndiqet pa mëshirë” pa kryer asnjë krim, përveç “luftës për popullin”.
“Unë shikoj, si pjesa tjetër e botës, mënyrën se si e trajtojnë Jair Bolsonaro, ditë pas dite, muaj pas muaji, vit pas viti. Ai nuk është fajtor për asgjë, përveçse qëndron pranë popullit të tij”, tha Trump, duke e përshkruar atë si një “udhëheqës të fortë që e donte thellësisht vendin e tij” dhe një “negociator të ashpër për tregtinë”.
Presidenti amerikan kujtoi se zgjedhja e Bolsonaro ishte margjinale dhe pretendoi se “ai kryeson në sondazhe sot”, ndërsa e përshkroi ndjekjen penale kundër tij si një sulm politik.
“Ky nuk është asgjë më pak se një sulm ndaj një kundërshtari politik, diçka që unë e di shumë mirë”, vuri në dukje ai, duke iu referuar aventurave të tij ligjore.
Me një ton të fortë, Trump deklaroi se do të monitoronte nga afër “gjuetinë e shtrigave” kundër Bolsonaro, familjes së tij dhe mijëra mbështetësve të tij.
“I vetmi gjyq që duhet të mbahet është ai i votuesve, zgjedhjet. Lëreni Bolsonaron të qetë”, përfundoi ai.
Top Channel