Ukraina “fiton epërsi” në luftën me Rusinë/ Axios: Mund të sulmojë kudo dhe kurdo që të dëshirojë, madje edhe në Moskë ose Shën Petersburg
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Leavitt tha se përfundimi i luftës në Rripin e Gazës është “prioriteti kryesor” i presidentit amerikan, Donald Trump, disa orë para se presidenti amerikan të takohet me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu në Uashington.
“Prioriteti kryesor i presidentit për Lindjen e Mesme është t’i japë fund luftës në Gaza dhe të kthejë të gjithë pengjet”, tha Caroline Leavitt në një konferencë për shtyp.
I dërguari special i SHBA-së për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, do të udhëtojë për në Doha këtë javë, ku po zhvillohen bisedime indirekte midis Izraelit dhe Hamasit, shtoi Leavitt.
Trump do të diskutojë marrëveshjen e propozuar të armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit me Netanyahun sot.
Duke iu referuar Iranit, zëdhënësja tha se administrata amerikane vazhdon të ketë kontakte të drejtpërdrejta dhe indirekte me Teheranin për të arritur një marrëveshje mbi programin e tij bërthamor.
Top Channel