E mërkurë, 23 Prill 2025
21:00
“Prodhimet tuaja do kenë mbrojtje sezonale”, Berisha-fermerëve në Fier: Sot merrni 32 mln euro subvencione, do të merrni mbi 200 mln euro

Berisha: Miqtë e mi, unë jam këtu për të garantuar fermerët e mrekullueshëm të Myzeqesë dhe të gjithë qarkut se mbështetja e qeverisë së ardhshme për ju do të pesëfishohet. Domethënë sot ju merrni 32 milionë euro subvencione, do merrni mbi 200 milionë euro subvencion për çdo fidan, për çdo njësi prodhimi, për çdo kokë […]

20:57
Rusia vendos sanksione ndaj 15 deputetëve britanikë, kërkuan që fondet e sekuestruara të Moskës të financojnë luftën në Ukrainë

Rusia vendos sanksione ndaj 15 deputetëve dhe gjashtë anëtarëve të Dhomës së Lordëve, duke i ndaluar ata të hyjnë në vend për shkak të asaj që e quajti “deklarata armiqësore dhe akuza të pabazuara” ndaj Moskës.

20:56
Sulmi terrorist ku mbetën të vrarë 26 turistë në Kashmir, India mbyll kufirin dhe akuzon Pakistanin: Ata që e bënë do përballen shpejt me përgjigjen

India ka mbyllur një kufi tokësor të rëndësishëm me Pakistanin, ka anuluar një marrëveshje për ndarjen e ujërave dhe ka ndaluar hyrjen e qytetarëve pakistanezë nën një skemë përjashtimi nga viza, pas sulmit të së martës nga militantët islamikë në Kashmir, ku u vranë 26 turistë.

20:54
Sulmet izraelite, 25 të vrarë në Gaza! Bombardohet edhe një shkollë ku strehoheshin civilë

Të paktën 25 persona janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite në të gjithë Gazën, përfshirë 11 të vrarë në bombardimin e një shkolle që ishte kthyer në strehë, njoftoi agjencia e mbrojtjes civile në Rripin e Gazës, ndërsa lufta e Izraelit kundër Hamasit në territorin palestinez të rrethuar vazhdon pavarësisht një propozimi të ri për armëpushim nga ndërmjetës arabë.

20:54
Fidel Ylli rizgjidhet në krye të KOKSH! I vetëm në garë, konfirmohet sërish president i Komitetit Olimpik

Fidel Ylli është rizgjedhur president I Komitetit Olimpik në Asamblenë Zgjedhore të zhvilluar këtë mbrëmje në Tiranë.

20:47
“Kemi dëbuar shumë agjentë rusë”, Gjermania: Po përballemi me kërcënim në rritje nga akte të sabotimit nga Moska

Berlini tha më 23 prill se së voni ka dëbuar “shumë” agjentë rusë, teksa Gjermania po përballet me kërcënim në rritje nga akte të sabotimit, të udhëhequra nga Moska.

20:44
Dita e Librit! Realiteti i ri përballë zhvillimeve teknologjike, studiuesit shpjegojnë sfidat

Në Ditën Botërore të Librit, e shpallur që prej vitit 1995 nga UNESCO, nderohet libri instrumenti më i fuqishëm i shpërndarjes dhe ruajtjes së njohurive.

20:33
Rritet infertiliteti/ Droga, alkooli dhe obeziteti, shkaqet kryesore! 1 në 6 persona ka probleme

Çiftet shqiptare por jo vetëm, po hasin vështirësi për të arritur një shtatzëni. 

20:19
“Nuk e njohim pushtimin e Krimesë”, Trump sulmon ashpër Zelenskin: Nuk ka asnjë kartë në dorë, deklaratat e tij të dëmshme

Trump akuzon Zelenskyy-n për dëmtimin e procesit të paqes për shkak të qëndrimit ndaj Krimesë dhe thotë se presidenti i Ukrainës “nuk ka asnjë kartë në dorë”.

20:14
Turizmi po rrit çmimet! Ekspertët: Ushqimet 3% më shtrenjtë, qytetarët punojnë vetëm për t’u ushqyer

Turizmi, i ndikuar edhe nga rritja ekonomike e Shqipërisë, por dhe spekulimet në tregje po ndikojnë ndjeshëm në çmimet e ushqimeve në vend.

20:12
“Trazira financiare dhe rafte bosh”, zbulohen prapaskenat pse Donald Trump u tërhoq nga shkarkimi i Kryetarit të Rezervës Federale

Presidenti Donald Trump vendosi tarifa të paprecedenta, veçanërisht ndaj Kinës, dhe sulmet e fundit ndaj Kryetarit të Rezervës Federale Jerome Powell shkaktuan alarm mes disa prej këshilltarëve të tij më të lartë dhe CEO-ve më të mëdhenj të Amerikës, të cilët paralajmëruan për kaos financiar dhe rafte dyqanesh bosh, thanë persona të njohur me bisedat.

20:08
“Telefononi nënën time”, moderatorja përjeton tmerrin gjatë transmetimit, studioja tronditet nga lëkundjet e tërmetit në Turqi

Turqia u godit të mërkurën pasdite nga disa tërmete, ku më i fuqishmi prej tyre kishte magnitudën 6.2 sipas shkallës Rihter.

20:00
“Pa njerëzit duke dhënë shpirt”, Rama sulmon Berishën nga Berati: Bufi dhe kukumjaçkat…

Kryetari i PSSH  Edi Rama zhvilloi sot në takimin me gra dhe vajza socialiste të Beratit

20:00
Video/ Skandal në klubin e preferuar të Papës, presidenti i merr 25 mijë dollarë ryshfet nënës së një lojtari

Klubi argjentinas San Lorenzo e gjen veten në ujëra të trazuar pas publikimit të një videoje të fshehtë ku shfaqet presidenti i tij, Marcelo Moretti, i cili dyshohet se është përfshirë në një skemë ryshfeti në lidhje me nënshkrimin e një lojtari për divizionet e të rinjve.

19:54
Rozana Radi zbulon se ende nuk është mësuar me jetën jashtë shtëpisë së “Big Brother”! “Jam duke kërkuar…”

Pasi mbylli aventurën në “Big Brother VIP Albania 4”, ku u rendit e dyta, Rozana Radi u kthye në rrjete sociale për t’i falënderuar publikisht mbështetësit e saj.

19:34
U skualifikua nga gara për në Gjykatën Antikorrupsion/ Kushtetuesja i jep të drejtë komisionit për gjyqtarin Gerd Hoxha

Gjykata Kushtetuese e ka konsideruar të ligjshëm rezultatin e komisionit të posaçëm për gjyqtarin Gerd Hoxha, i cili u skualifikua nga gara për në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion, sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha.

19:25
Veliaj publikon pamjet: Shkolla “Edith Durham” drejt përfundimit, hapet në shtator

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka publikuar pamje nga procesi i rindertimit të shkollës “Edith Durham”.

19:12
Policia skoceze i “korr” 6 mijë rrënjë kanabis shqiptarëve. U heq nga duart gati 4 milion stërlina

Shqiptari Antonjo Selami, 48 vjeç, është dënuar me 45 muaj burg për një nga fermat më të mëdha të kanabisit të zbuluara ndonjëherë në Skoci.

18:46
Pse Mark Zuckerberg mund të detyrohet të shesë Instagram dhe WhatsApp?!

Kompania Meta, në pronësi të Mark Zuckerberg, është duke u përballur me një gjyq vendimtar në SHBA, që mund të çojë në ndarjen e saj nga platformat Instagram dhe WhatsApp.

18:26
“Ramës i ka humbur mendja”, Berisha nga Vora: Kërkon t’u hedhë hi syve, fyen djemtë dhe baballarët

Kryedemokrati Sali Berisha komentoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama gjatë takimit me të rinjtë e Vorës.

17:47
Shpresa të vakëta në bisedimet për Ukrainën në Londër

Përfaqësuesit evropianë janë ulur përsëri në tryezë me Shtetet e Bashkuara dhe Ukrainën. Por shpresa është e vakët. Një iniciativë e re nga administrata Trump tregon se sa larg janë qëndrimet aktuale.

17:14
“Skrapari me dy deputetë do të ishte kryevepër”, Rama ironizon kundërshtarët: Jepini votën të kapin naj karrige në Parlament zogjve të vegjël

“Skrapari me dy deputetë do të ishte kryevepër”, tha kryesocialisti Edi Rama gjatë takimit me qytetarët në këtë qytet.

17:11
“Ilir Vrenozi është njishi i PD”, Rama nga Skrapari: E patë si u ekzaltua gjithë salla kur ai bënte iluzione  erotike për mua?

Nga takimi me qytetarët në Skrapar, kryeministri Edi Rama ironizoi sërish deklaratat e Ilir Vrenozit dje nga Korça.

16:54
“Shpatën e drejtësisë e kishte bufi në zyrë”, Rama: Nga dritarja shikonte si njerëz të armatosur vrisnin protestues

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me qytetarët në Skrapar këtë të mërkurë.

16:43
“Ka ardhur koha për rrugën Berat-Skrapar”/ Rama u drejtohet skraparllinjve: Zgjidheni vetë, ose për dy orë në Janinë, ose…

Nga takimi me qytetarët në Skrapar, kryesocialisti Edi Rama tha se në mandatin e katërt do të bëhet rruga e re Berat-Skrapar, e cila do ta shkurtojë distancën në 30 minuta.

16:42
I ra të fikët në skenë, Carlos Santana shtrohet me urgjencë në spital/ Si paraqitet gjendja shëndetësore e kitaristit të njohur amerikan

Kitaristi legjendar Carlos Santana është detyruar të shtyjë koncertin e planifikuar në Teatrin Majestic në San Antonio, pasi u shtrua në spital për shkak të një gjendjeje të papritur shëndetësore.

16:28
Zv/kryeministrja ukrainase ‘shënjestron’ Trump: Kievi gati për të negociuar, jo për t’u dorëzuar

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës ka vënë në shënjestër propozimin e paqes të presidentit amerikan Donald Trump.

16:26
Çfarë po ndodh me jetën personale? Ish-banorja e BBV 3: Po kaloj një periudhë të vështirë

Modelja Françeska Murati ka ndarë me ndjekësit e saj një moment delikat nga jeta personale, duke ngritur dyshimet për një krizë në martesën e saj.

16:20
Dosja “Partizani”/ GJKKO shtyn vendimin, mbahet nesër në orën 13:00! Rrëzohen kërkesat e avokatëve

Vendimi për dosjen “Partizani” është shtyrë nesër në orën 13:00.

16:17
“Do jetë një sezon i dhimbshëm”/ Drejtuesi i Ferrarit i përgjigjet Hamiltonit: Kemi bërë vetë pesë gara, e di që doni…

Fred Vasseur, drejtuesi i ekipit të Ferrarit, ka mohuar me vendosmëri pretendimet se forma e Lewis Hamilton ka pësuar një rënie të ndjeshme në fillim të sezonit të ri në Formula 1.

16:17
Analiza/ Naim Zoto: 101 vite jetë dhe një dokument i vitit 1942 për Niazi Jahon

Nga Naim Zoto

15:55
Vrasjet në familjen Prendi/ “Konflikti nisi për një femër”, flet motra e 32-vjeçarit: Sidoreli s’ishte kundërshtar i Martinajt, ka marrë një telefonatë dhe iku i revoltuar, por…

“Kërkoj që të vihet drejtësi për kushërinjtë e mi, vëllanë tim, babanë tim. Të gjenden autorët, të kapen dhe të marrin dënimin e merituar”, tha Viola Prendi, e bija e viktimës, në një intervistë ekskluzive për gazetaren e Top Channel Dorjana Bezat.

15:53
Vendim i papritur, shtyhet takimi në Londër për Ukrainën/ Përse u tërhoqën disa diplomatë të lartë

Janë shtyrë papritur bisedimet e nivelit të lartë për Ukrainën të planifikuara të mbaheshin në Londër.

15:48
Analizë nga Dr. Arben Ramkaj/ Midis TikTok-ut dhe besimit: Kush po i udhëheq të rinjtë tanë?

Nga Dr. Arben Ramkaj – Kryetar i Qendrës për Bashkëpunim Ndërfetar, Shqipëri

15:20
Hapi faqe në rrjete sociale me emrin e një gruaje dhe i postoi foto me përshkrime fyese, nis hetimi ndaj 38-vjeçares

Një 38-vjeçare është vënë nën hetim në Tiranë, pasi dyshohet se qëndron pas një llogarie të rreme në rrjetet sociale, që e kishte krijuar për të dëmtuar imazhin e një gruaje.

15:17
GJKKO merr vendimin për Erion Veliajn, çfarë informacionesh u mblodhën në dy muaj

Gjykata e posaçme u njoh me informacionin 2 mujor për hetimet e kryera nga arrestimi i kryebashkiakut Erion Veliaj.

15:13
Gazetarët bojkotojnë Kurtin, i vendosin para këmbëve mikrofonat dhe kamerat

Gazetarët e kameramanët e medieve vendore kanë vendosur mikrofonët e kamerat e tyre në tokë, këtë të mërkurë, në kohën që kryeministri në detyrë, Albin Kurti po dilte nga ndërtesa e Kuvendit të Kosovës për të shkuar në Qeveri.

15:03
Gjykata urdhëron administratën e Trump të anulojë mbylljen e Zërit të Amerikës!

Një gjykatës i një gjykate federale në Uashington ka urdhëruar administratën e presidentit Donald Trump, që të ndalë përpjekjet që synojnë shuarjen e Zërit të Amerikës (VOA), që u mbyll muajin e kaluar.

15:00
Drogë me postë nga SHBA! Shpërndante lëndë narkotike në Tiranë, arrestohet italiani që do bëhej dentist

Ky që shihni në këtë foto është 23-vjeçari Manuel Morella nga Italia.

14:58
“Gjesti e meritoi fitoren, shkatërroi shtëpinë”, Laert Vasili tregon marrëdhënien me Valbonën pas Big Brother

Laert Vasili, i cili u shpall i treti në finalen e madhe të Big Brother, ishte sot në një rrëfim në Shqipëria Live në Top Channel.

14:52
Çfarë do të ndodhë me banesën e tij? Laert Vasili në “Shqipëria Live”: Situata është e rënduar

Laert Vasili, i cili u shpall i treti në finalen e madhe të Big Brother, ishte sot në një rrëfim në Shqipëria Live në Top Channel.

14:47
“‘Sagapao Laerti’, lajtmotivi im”, Laert Vasili rrëfen eksperiencën në Big Brother, paralajmëron padi ndaj ish-banorëve për prishje imazhi?

Laert Vasili, i cili u shpall i treti në finalen e madhe të Big Brother, ishte sot në një rrëfim në Shqipëria Live në Top Channel.

14:37
I dashuri i saj e përdorte për të fshirë gjurmët/ Gjendet celulari i Ilaria Sulës, studentes shqiptare që u masakrua në Romë

Autoritetet italiane kanë gjetur celularin e Ilaria Sulës, 22-vjeçares shqiptare e cila u vra brutalisht më 26 mars në Romë nga ish-partneri i saj, Mark Samson.

14:16
“Pa PSD nuk ka qeveri”, Tom Doshi nga Shkodra: Benet Beci i pandehur, nuk bëhet fushatë me hajdutë! Më parë bën koalicion Rama me PD se ne me Berishën

Mes mijëra simpatizantëve, kryetari i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi, së bashku me kandidatët për deputetë në qarkun Shkodër, zhvilluan një takim elektoral në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi”.

14:07
Ndryshim rrënjësor në Ligën e Kampionëve, UEFA përgatit revolucionin e madh për të ardhmen

UEFA po mendon për ndryshime rrënjësore në Champions. Janë konkretisht tri pikat sipas “Bild”, që të do të diskutohen më 30 maj në mbledhjen e Mynihut.

14:00
Veprimi i papritur nga Egli, ish-banorja e BBV4 heq nga ndjekësit në Instagram motrën e Gjestit? Si qëndron e vërteta

Romanca e Egli Takos dhe Besart Kelmendit është mjaft e përfolur në mediat rozë.

13:58
Momenti emocionues! Pas 22 vitesh, Livia takon të atin (Foto)

Ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Livia Brunga ka zhvilluar takimin e shumëpritur me të atin, të cilin nuk e shihte nga afër prej 22 vitesh.

13:57
Vdekja e Papa Françeskut “ringjall” profecitë e frikshme të Baba Vangës dhe Nostradamusit! A po futet bota në një epokë të re?

Ndarja nga jeta e Papa Françeskut në moshën 88-vjeçare ka tronditur botën dhe ka ndezur sërish debatet mbi profecitë e famshme të mistikëve si Baba Vanga dhe Nostradamusi, të cilat flasin për ndryshime të mëdha shpirtërore, politike dhe natyrore pas largimit të një udhëheqësi të lartë fetar.

13:55
“Më dogji kur pashë Latifin me Vrenozin”, Rama ironizon takimin e PD: Korçë o Korçë, të lanë Vrenon të të bëjë madhështore, ai është sot ‘boss’-i i ri i PD

Kreu i PS Edi Rama, ka reaguar sot në një video të postuar në Facebook, ku i është përgjigjur me ironi e mesazhe thumbuese deklaratave të Ilir Vrenozit dje nga Korça, gjatë takimit të PD, ku lëshoi ofendime ndaj kryeministrit.

13:37
Pas ankesës së kancelares pranë ILD, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendos procedim disiplinor ndaj gjyqtarit të Vlorës

Në seancën e sotme, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka pranuar kërkesën e Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë për procedim disiplinor me masën “ Vërejtje publike” ndaj gjyqtarit B.SH., zëvendëskryetar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Vlorë.

13:30
Nuk ka konsensus për kryeparlamentaren, dështon për herë të tretë vendosja e Albulena Haxhiut në krye të Kuvendit

Albulena Haxhiu nuk arriti të zgjidhet kryetare e Kuvendit as në tentimin e tretë, teksa u propozua sërish nga Lëvizja Vetëvendosje.

13:29
Osmani: Çdo marrëveshje paqeje nuk duhet të inkurajojë ambiciet imperialiste të Rusisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron për vizitë zyrtare në Finlandë, theksoi rëndësinë që çdo marrëveshje e ardhshme paqeje mes Ukrainës dhe Rusisë të mos e inkurajojë Moskën që të “ndjekë më tej ambiciet e saj imperialiste dhe territoriale ndaj vendeve të tjera”.

13:21
VIDEO/ Tërmeti i fuqishëm në Stamboll, shikoni momentin e lëkundjeve të fiksuara nga kamerat, qytetarët të tmerruar

Një tërmet i fuqishëm ka tronditur Stambollin dhe rajonet përreth mëngjesin e sotëm.

13:15
“Kur do e shpallni kabinetin qeverisës”/ Berisha tregon kur do ta njoftojë: Do të jetë mbarëkombëtare

Kabineti qeverisës pas 11 majit do të jetë mbarëkombëtare, u shpreh kryedemokrati Sali Berisha, gjatë bashkëbisedimit me ndjekësit në rrjetet sociale këtë mesditë.

13:10
Takimi me fermerët në Berat, Rama ankesa për të gjithë kryetarët e bashkive: Kemi një problem me ta, në mandatin e katërt do e ndryshojmë!  

Kreu i qeverisë ishte këtë paradite në një takim me fermerët në Berat ku foli për bujqësinë e zhvillimin rural.

13:08
EMRAT/ Të akuzuar për mashtrim me Call Center dhe vjedhjen e 7 milionë eurove, Apeli i GJKKO kthen dosjen për rigjykim

Apeli i GJKKO ka kthyer për rigjykim dosjen ndaj të pandehurve Erjon Kasmi dhe Xhulian Xhafa, të akuzuar për mashtrim me Call Center dhe vjedhjen e 7 milionë eurove.

13:05
“Rama po terrorizon administratën”/ Berisha thirrje punonjësve të shtetit: Mos e jepni votën për atë që ju detyron

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, teksa foli për programin me të cilin e djathta garon në zgjedhjet e 11 majit.

12:58
“Do të marr pjesë në ceremoninë mortore”/ Baba Mondi kujton takimin e fundit me Papa Françeskun: Na priti me ngrohtësi, edhe pse…

Kreu i Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, Baba Mondi, ka shprehur ngushëllimet e tij të thella për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut, nga Ambasada e Vatikanit në Tiranë duke e vlerësuar lart kontributin e tij në forcimin e vëllazërisë njerëzore dhe bashkëjetesës mes besimeve.

12:55
Mbështetja e re financiare, Rama takim me fermerët në Berat: Kemi në dispozicion 250 mln euro për bujqësinë

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi një takim në Berat me fermerët për bujqësinë e zhvillimin rural.

12:47
“Kam bërë 100 operacione dhe nuk do të ndalem kurrë”/ Habit e reja në Kinë: Ndërhyrjen e parë e bëra kur isha 14 vjeçe, pagova…

Abby Wu ishte vetëm 14 vjeç kur kreu operacionin e saj të parë estetik.

12:47
Tërmeti 6.2 ballë në Stamboll, eksperti turk bën deklaratën e fortë: Mund të ketë edhe një tërmet më të fortë! Duhet vigjilencë 

Stambolli u trondit paraditen e sotme nga tërmete të njëpasnjëshme, pas atij me magnitudë 6.2.

12:36
Të panikosur e me lot në sy, qytetarët e Stambollit lënë shtëpitë dhe zyrat pas tërmetit të fuqishëm, mblidhen në parqe e zona të hapura

Qindra qytetarë kanë dalë në rrugë të panikosur dhe me lot në sy pas tërmetit me magnitudë 6.2 ballë që goditi paraditen e sotme Stambollin, me epiqendër në brigjet e Silivrit.

12:33
Kristina Baki, nënë për herë të dytë! Zbulon emrin e veçantë të vajzës

Modelja e Kristina Baki është bërë nënë për herë të dytë, duke sjellë në jetë një vajzë të cilën e ka quajtur Meisi.

12:31
Tërmeti i fuqishëm godet Stambollin, reagon Presidenti Erdoğan 

Një tërmet i fuqishëm ka tronditur Stambollin dhe rajonet përreth mëngjesin e sotëm.

12:30
Ditët janë të numëruara! Gjigandi anglez ndërpret bashkëpunimin me trajnerin në fund të sezonit, zbulohet zëvendësuesi

Scott Parker është shfaqur si një emër befasues në listën e kandidatëve për të marrë drejtimin e Tottenham Hotspur, nëse klubi vendos të ndahet me trajnerin aktual, Ange Postecoglou, në fund të këtij sezoni.

12:28
Aksident i rëndë në Turqi, 7 të vdekur dhe 12 të plagosur  

Një minibus pasagjerësh dhe një kamion që vinte nga drejtimi i kundërt, u përplasën pranë tunelit Güzeldere në autostradën Van-Hakkari, Turqi.

12:19
Princi Louis feston 7 vjetorin, Pallati Kensington publikon foton e re

Pallati Kensington publikon një fotografi të re të Princit Louis për ditëlindjen e tij të shtatë.

12:16
“Shkundet” Stambolli, shënohet tërmet me magnitudë 6.2 ballë

Një tërmet i fuqishëm ka tronditur Stambollin dhe rajonet përreth mëngjesin e sotëm.

12:10
Lufta tregtare SHBA-BE, Brukseli gjobit me 700 milionë euro kompanitë Apple dhe Meta

Bashkimi Evropian ka gjobitur Apple dhe Meta me një shumë totale prej 700 milionë euro (797 milionë dollarë) në zbatimin e parë të ligjit të tij të rëndësishëm për konkurrencën digjitale.

12:05
Analiza/ A do ta shkarkojë Trump Sekretarin e Mbrojtjes? Presidenti ka dy arsye të mëdha për të mos e bërë

Pete Hegseth ka akuzuar “deep state” për një sërë problemesh që po përfshijnë Pentagonin, ndërsa spekulimet vazhdojnë të rriten për të ardhmen e tij si sekretar mbrojtjeje.

11:57
Humb vula e KZAZ në fshatin Bularat, ngjarjen e denoncon sekretari i qendrës

Humb vula e KZAZ-së në fshatin Bularat.

11:50
Drogë dhe armë brenda në banesë, bie në pranga 27-vjeçari në Berat

Një 27-vjeçar nga Berati është arrestuar në flagrancë pasi u kap me lëndë narkotike, armë dhe municion si në automjetin që po drejtonte, ashtu edhe në banesën e tij.

11:40
“Thoni ‘PO’ ose tërhiqemi nga negociatat”, SHBA rrit presionin ndaj Ukrainës, Marco Rubio anulon pjesëmarrjen në samitin e Londrës

Një takim i rëndësishëm në Londër, i cili synonte t’i jepte fund luftës së Rusisë në Ukrainë, nuk është më kaq i rëndësishëm pasi Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, njoftoi se nuk do të merrte pjesë në samit, duke përshkallëzuar një përplasje midis Uashingtonit dhe Kievit për të ardhmen e Krimesë së pushtuar nga Rusia.

11:33
“Ne do falim gjobat që nga ‘92”, Berisha takim me gratë e vajzat demokrate në Tiranë, kreu i PD: Rama na kopjon programin!

Kreu i opozitës Sali Berisha ishte këtë mëngjes në një takim me gra e vajza në Tiranë.

11:33
Ngjarje e frikshme për ish-trajnerin e Kombëtares shqiptare, makina e tij përfshihet nga flakët brenda në vilë/ Dyshimet e para

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në mëngjesin e së hënës së Pashkëve për ish-trajnerin e Kombëtares shqiptare, Christian Panucci.

11:23
Kush e bindi Trump-in të marrë pjesë në funeralin e Françeskut? Prapaskenat e 4 orëve brenda Shtëpisë së Bardhë pas vdekjes së Papës

Mëngjesin e 21 prillit, Amerika u zgjua me lajmin për vdekjen e Papës.

11:17
“U nda nga jeta si një Papë i madh i paqes”, Berisha për Papa Françeskun: E ftova në Shqipëri, pata fatin të bisedoja ditën e inaugurimit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një vizitë në Ambasadën e Vatikanit në Tiranë, ku la një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut.

11:05
Dyshohet për porositjen e rrëmbimit të Jan Prengës, Dritan Rexhepi në GJKKO: E mora vesh nga familjarët, s’kam gisht unë në ngjarje

Dëshmon për herë të parë në GJKKO Dritan Rexhepi lidhur me rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, ngjarje e shënuar në janar 2020, një proces që po ndiqet nga afër nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha.

11:01
“Bujqësia ka ecur me kohën”/ Rama batuta me demokratin: Do ta heq atë fiksimin që ke, mbaje mend çfarë po të them

Kryeministri Edi Rama ka diskutuar me një mbështetës demokrat mbi zhvillimet në bujqësi gjatë një fjalimi.

11:00
“Kisha mllef të mbledhur prej kohësh”/ Vrau fqinjin dhe më pas i mori paratë, dërgohet në gjyq 64-vjeçari

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq shtetasin Isuf Hasa për veprën penale ‘Vjedhja me pasojë vdekjen’.

10:41
Vrau vajzën e tij në Tiranë, arrestohet në Liban 49-vjeçari palestinez! A do të ekstradohet ai drejt Shqipërisë?

Akuzohet se vrau me mjet prerës, vajzën e tij Rayyan Alwan, rreth 2 muaj më parë, në një apartament në rrugën “Gjon Muzaka”, arrestohet në Liban, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, 49-vjeçari palestinez, Fadi Alwan.

10:35
“Funiqin s’e njoh”/ Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, dëshmon Dritan Rexhepi: E mora vesh nga mediat për akuzën! Do më bëni gjyq morali apo…

Dëshmon për herë të parë në GJKKO Dritan Rexhepi lidhur me rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, ngjarje e shënuar në janar 2020, një proces që po ndiqet nga afër nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha.

10:23
Fotolajm/ Homazhet për Papa Françeskun! Mijëra qytetarë mblidhen në Romë për t’i dhënë lamtumirën e fundit Atit të Shenjtë

Sheshi i Shën Pjetrit në Vatikan u mbush sot me mijëra qytetarë, pelegrinë dhe figura të njohura nga mbarë bota, të cilët u mblodhën për t’i dhënë lamtumirën e fundit Papa Françeskut, një nga figurat më të dashura dhe më ndikim në historinë moderne të Kishës Katolike.

10:17
SHBA, zjarr i madh në New Jersey, shkatërrohen bizneset digjen më shumë se 8500 hektarë, evakuohen tre zona

Një zjarr i madh shpërtheu të martën, më 22 prill, në zonën e menaxhimit të kafshëve të egra Greenwood Forest, në Ocean County, New Jersey, duke shkaktuar evakuimin e menjëhershëm të rreth 3,000 banorëve dhe shkatërrimin e mijëra hektarëve tokë pyjore.

10:10
Studimi i ri zbulon se gratë mund të dallojnë nëse pëlqejnë dikë vetëm nga aroma e tyre

“Era që njerëzit kanë në njëfarë niveli, megjithëse ndoshta jo me vetëdije, parashikon nëse në fund do t’ju pëlqejë ai person,” thuhet në një studim.

10:05
Në vetëm 30 minuta, sheshi i Shën Pjetrit mbushet plot me qytetarë për homazhe ndaj Papa Françeskut

Në vetëm 30 minuta sheshi është mbushur me qindra njerëz që kanë hyrë për homazhet ndaj Papa Françeskut në bazilikën e shenjtë.

10:04
Elon Musk: Do të tërhiqem përgjithmonë nga DOGE

Elon Musk, kreu i Tesla, tha dje të martën (22 prill) se nga maji do t’i kushtojë më pak kohë komitetit të “Efikasitetit të Qeverisë” (DOGE) të krijuar nga presidenti amerikan për të reduktuar në mënyrë drastike shpenzimet federale.

09:57
Bie në ‘grackë’ 23-vjeçari në Tiranë, kapet mat me pistoletë e municion luftarak, gati për t’i shitur

Finalizohet operacioni “Gracka”.

09:54
Vdekja e Françeskut dhe gara për pasardhësin, përse nuk mund të ketë një papë amerikan?

Vdekja e Papa Françeskut të hënën i dha udhë ritualit shekullor katolik të zisë dhe zgjedhjes së një udhëheqësi të ri të kishës katolike.

09:50
BE-ja propozon t’i kthejë më shpejt në Kosovë, ja çfarë thonë të dhënat për azilkërkuesit?

Që prej liberalizimit të vizave më 1 janar të vitit të kaluar, numri i azilkërkuesve nga Kosova në Bashkimin Evropian është rritur ndjeshëm. Tani, një propozim i Komisionit Evropian mund të bëjë që ata të detyrohen të kthehen në Kosovë.

09:50
Homazhet, arkivoli i Papa Françeskut dërgohet në Bazilikën e Shën Pjetrit

Trupi i Papa Françeskut tashmë ka hyrë në Bazilikën e Shën Pjetrit, pasi u transportua nëpër sheshin e Shën Pjetrit.

09:15
Mes kritikash dhe kundërshtimesh, Parlamenti i Malit të Zi miraton marrëveshjet për plazhin e Ulqinit me Emiratet e Bashkuara

Kuvendi i Malit të Zi i ka miratuar me procedurë të përshpejtuar ligjet që ratifikojnë Marrëveshjen për bashkëpunim ekonomik dhe Marrëveshjen për bashkëpunim në fushën e turizmit dhe zhvillimit të pasurive të paluajtshme me Emiratet e Bashkuara Arabe.

09:14
Incident i rëndë në bazën ushtarake ruse, shpërthen depoja e municioneve

Një fotografi e paverifikuar shfaq një zjarr të madh, pas një shpërthimi në rajonin Vladimir të Rusisë, 22 prill.

09:07
Aparatet e dëgjimit mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut të demencës, zbulon studimi!

Studimi ofron provat më të mira ende për të sugjeruar që aparatet e dëgjimit mund të zbusin ndikimin e mundshëm të humbjes së dëgjimit në demencë. Mbajtja e aparateve të dëgjimit mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të demencës, sipas një studimi të madh dhjetëvjeçar, i cili sugjeron se trajtimi i hershëm i humbjes së dëgjimit mund të ndihmojë në uljen e barrës globale të sëmundjes.

09:02
Analiza/ Protestat në Serbi… RTS mes dy zjarreve

Ka disa ditë që flitet se policia mund të thyejë bllokadën studentore të Radio Televizionit të Serbisë (RTS), por bllokada e filluar me 14 prill, po vazhdon. Nga disa dhjetëra deri në disa mijëra njerëz – në varësi të orës së ditës, po e mbajnë të bllokuar RTS dhe nuk po i lejojnë punonjësit të hyjnë.

08:44
Sulm vdekjeprurës në Ukrainë, shtatë punëtorë humbin jetën nga një dron rus në Markhanets

Një sulm me dron rus ka vrarë të paktën 7 persona në qytetin ukrainas Markhanets, ndërsa gjashtë të tjerë janë plagosur, njoftoi në rrjetet sociale guvernatori i rajonit Dnipropetrovsk, ku ndodhet qyteti.

08:26
Shqetësime për këngëtarin Justin Bieber, shoku i tij i ngushtë beson se është “i bllokuar” në një kult

Justin Bieber është në qendër të vëmendjes për shkak të shqetësimeve nga miqtë e tij të afërt lidhur me ndikimin e kishës Churchome dhe pastorit Judah Smith në jetën e tij.

08:15
Trump njofton ulje “të konsiderueshme” të tarifave shtesë që ka vendosur ndaj Kinës

Presidenti amerikan Donald Trump tha të martën se nuk ka ndërmend të shkarkojë kreun e Rezervës Federale dhe njoftoi një ulje “të konsiderueshme” të tarifave që ai ka vendosur ndaj Kinës, duke shkaktuar lehtësim në tregjet globale.

08:03
Kinë, pas zjarrit shembet ura në Pekin, shihni videot

Një pjesë e një ure u shemb të mërkurën në mëngjes në distriktin Sunyani, në verilindje të Pekinit, sipas autoriteteve lokale dhe imazheve të shpërndara gjerësisht në rrjetet sociale.

07:49
Vdes në moshën 24-vjeçare aktorja Sophie Naiwaide

Sophie Naiwaide, e njohur për rolin e saj në filmin dramatik “Mammoth” (2009), ndërroi jetë në moshën 24-vjeçare. Familja e saj njoftoi se shkaku i saktë i vdekjes nuk është i qartë, por theksoi vështirësitë psikologjike që Sophie kishte përjetuar.