E enjte, 24 Korrik 2025
18:42
Nuk di anglisht? Trump rivendos kërkesën e rreptë të aftësisë së gjuhës për shoferët profesionistë të kamionëve

Qeveria federale e SHBA-së po ndryshon përsëri marshin në sektorin e transportit, duke vendosur rregulla të rrepta të aftësisë gjuhësore për shoferët e kamionëve komercialë.

18:35
Aksionet e Teslës ranë me 8% në Wall Street, Trump: Nuk do t’i shkatërroj bizneset e Elonit, dua që të lulëzojnë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se nuk do t’i shkatërronte kompanitë e Elon Musk duke ulur subvencionet federale dhe tha se dëshiron që bizneset e manjatit miliarder të teknologjisë të lulëzojnë.

18:33
Kërkesa për shfuqizimin e VKM-së që përcakton pagën e mësuesve sipas nivelit të diplomave, Kushtetuesja e rrëzon

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Sindikatës së Mësuesve kundër VKM-së që përcakton pagat sipas nivelit të diplomave.

18:25
U mbyt nga e bija me tel, flet vëllai i 56-vjeçarit në Fier: Ka pasur konflikte me gruan, ajo nuk…

Familja Rama në Frashër të Patosit ka hapur dyert e mortit ndërsa të afërm, miq e fqinjë janë të shokuar.

18:19
Legjendë e wrestling dhe një nga personazhet më të dashur për shqiptarët/ Ndahet nga jeta në moshën 71-vjeçare ikona e WWE, Hulk Hogan

Një nga figurat më ikonike të sportit dhe showbiz-it amerikan, Hulk Hogan, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare, sipas raportimeve nga TMZ Sports.

18:10
Bllokohet kalimi i mjeteve në afërsi të doganës në Pustec, zjarri bëhet rrezik për automjetet

Në afërsi të doganës se Goriçës në zonën e Pustecit, prej disa minutash është bllokuar kalimi i mjeteve për hyrje dhe dalje.

18:05
“I thashë që e doja dhe ai tha ‘jo, vajzë e vogël”’, Winona Ryder zbuloi se kishte rënë në dashuri me Al Pacinon, por ai e refuzoi

Winona Ryder ka zbuluar në një intervistë të re se ishte “shumë e dashuruar” me Al Pacinon në fillim të karrierës së saj, por aktori fitues i çmimeve e refuzoi për shkak të moshës së saj.

17:59
Vrau të atin pa mëshirë! 26-vjeçarja ishte kthyer në shtëpinë e prindërve pas ndarjes nga partneri, si nisën konfliktet

Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Frashër të Fierit, ku vajza 26-vjeçare vrau me tel babanë e saj, 56 vjeç.

17:56
Billy Joel: Kam pritur gjithë jetën time të bëhem baba, ishte shumë e rëndësishme për mua

Billy Joel ka folur për atësinë, duke thënë se gjithmonë e dinte se do të ishte një nga kapitujt më të mëdhenj të jetës së tij.

17:43
Rreth 75,000 meksikanë u kthyen nga SHBA-ja në Meksikë, presidentja Claudia Sheinbaum: Mijëra prej tyre kanë marrë ndihmë nga qeveria

Gati 75,000 qytetarë meksikanë janë larguar vullnetarisht nga Shtetet e Bashkuara dhe janë rivendosur në atdheun e tyre që kur republikani Donald Trump u rikthye në pushtet në janar, njoftoi të mërkurën presidentja meksikane Claudia Sheinbaum.

17:29
Krimi makabër në Fier, kush është 26-vjeçarja që vrau të atin! Nëna e saj e ndihmoi të krijonte ‘skenën aksidentale’

Si rezultat i hetimeve profesionale dhe të shpejta, të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, pas kallëzimit të shtetases Emanilda Rama  26 vjeçe, rreth orës 23:00 të datës 23.07.2025, se babai i saj, Anesti Rama 56 vjeç, kishte humbur jetën aksidentalisht, në banesën e tyre, në fshatin Frashër, u finalizua operacioni “Inskenimi”.

17:27
Lufta në Azi! Tajlanda: Kamboxhia ka vrarë 12 persona!

Autoritetet tajlandeze thonë se përleshjet midis trupave tajlandeze dhe kamboxhiane kanë vrarë të paktën 12 persona.

17:20
Krim tronditës/ 26-vjeçarja në Fier mbyt babanë me tel dhe e kallëzon në polici si aksidentale, u ndihmua nga e ëma

Një ngjarje rëndë ka tronditur Fier sot, teksa një 26 vjeçare, Emanilda Rama ka vrarë babanë e saj, duke e mbytur me një tel.

17:14
Igli Tare nuk e ka mbyllur ende me merkaton, Milani bën gati ofertën e radhës për mesfushorin shqiptar

Pas zyrtarizimit të afrimit të mbrojtësit Pervis Estupiñan nga Brighton, që zë vendin e lënë bosh nga Theo Hernandez, AC Milan është gati të intensifikojë fushatën e saj në merkato me një tjetër goditje të rëndësishme: mesfushorin e Zvicrës dhe Club Brugge, Ardon Jashari.

17:06
Banka Qendrore Evropiane frenon uljen e normave të interesit, tarifat amerikane dhe konkurrenca kineze rrezikojnë stabilitetin në BE

Banka Qendrore Evropiane ka vendosur të mbajë të pandryshuara normat kryesore të interesit, ndërsa ekonomia e eurozonës po tregon shenja qëndrueshmërie dhe inflacioni mbetet i ulët.

17:03
Irani i gatshëm të rinisë bisedimet me SHBA-në, mbi programin e tij bërthamor, ja kushtet që vendos

Irani është gati të rifillojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara mbi programin e tij bërthamor, tha të martën zëvendësministri i Jashtëm Kazem Gharibabadi, një ditë para se Teherani të zhvillojë bisedime me fuqitë evropiane në Stamboll.

17:00
Zelensky miraton projektligjin e ri pas protestave masive, synon mbrojtjen e agjencive antikorrupsion dhe pavarësinë nga ndikimi rus

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka reaguar me shpejtësi pas protestave masive të zhvilluara në disa qytete të vendit, duke miratuar një projektligj të ri që synon forcimin e sistemit të drejtësisë dhe mbrojtjen e pavarësisë së agjencive antikorrupsion.

16:55
Tragjedi në Lagunën e Patokut! Dy 16-vjeçarë futen për t’u larë, njërin e merr rrjedha, tjetri transportohet në spital

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kurbinin këtë mesdite, ku një 16-vjeçar dyshohet se është mbytur në lagunën e Patokut, ndërsa bashkëmoshatari i tij është nxjerrë nga uji dhe është transportuar në spital.

16:55
Kamboxhia dënon ushtrinë tajlandeze për dëmtimin e tempullit të përfshirë në Trashëgiminë Botërore të UNESCO-s: Përbën krim lufte!

Kamboxhia dënon ushtrinë tajlandeze për dëmtimin e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

16:53
Video/ Siri, shpërthim i madh në Idlib, dy të vdekur, të paktën 70 të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm ndodhi në Idlibin e Sirisë të enjten, duke vrarë dy persona dhe duke plagosur të paktën 70 të tjerë, sipas mediave lokale.

16:51
Zgjedhja e drejtorit të ri të BKH, amerikanët nuk i ndahen vëzhgimit! Nga informacionet për konflikt mes prokurorëve, te pyetjet e kandidatëve

Amerikanët nuk i ndahen vëzhgimit të procesit prej nga ku do të përzgjidhet drejtori i ri i BKH.

16:44
Gratë australiane u detyruan të bëjnë kontrolle gjinekologjike pasi hipën në fluturimin e Qatar Airways, kërkojnë drejtësi

Gratë australiane që u detyruan t’i nënshtroheshin ekzaminimeve gjinekologjike pasi hipën në një fluturim të Qatar Airways për në Doha në vitin 2020 fituan sot një betejë ligjore, duke hapur rrugën për veprime ligjore kundër linjës ajrore.

16:38
Vdekja tragjike e Matthew Perry, mjeku i aktorit pranon fajësinë për furnizimin e paligjshëm me ketaminë

Vdekja tragjike e aktorit të famshëm amerikan Matthew Perry, i njohur në mbarë botën si Chandler Bing në serialin legjendar Friends, ka marrë një kthesë dramatike me zhvillimet e fundit nga hetimet federale në SHBA.

16:30
Përkeqësohet situata në Gaza, Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin tragjik: 81 fëmijë të vdekur nga kequshqyerja

Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi ka përditësuar bilancin tragjik në Rripin e Gazës.

16:27
Prej disa orësh lugina në Delvinë në flakë! Dy helikopterë dhe disa forca zjarrfikëse në tentativë për shuarjen e zjarrit

Një zjarr i përmasave të mëdha po djeg prej orësh sipërfaqe të gjera me kullota në zonën e luginës së Kalasës, pranë Delvinës.

16:23
Kujdes! Policia apel shqiptarëve, zbulon skemën mashtruese me mesazhe dhe vjedhjen e të dhënave të llogarive bankare

Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit informon opinionin publik lidhur me një skemë mashtruese që po qarkullon së fundi, përmes mesazheve SMS dhe aplikacioneve të komunikimit elektronik.

16:15
U arrestua në Kosovë pasi e cilësoi UÇK-në terroriste, Franca shpreson në lirimin e Popoviqit

I dërguari i Francës për Ballkanin Perëndimor, Rene Troccaz ka shpërndarë në rrjetet sociale një deklaratë të Ministrisë së Jashtme të Francës, ku thuhet se ky shtet shpreson në lirimin e Igor Popoviq, zëvendësdrejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Sebisë.

16:03
Publikuan video duke përdhosur flamurin kombëtar shqiptar/ Policia e Kosovës identifikon dy të miturit, të rinjtë shfaqin menjëherë pendesë

Gjatë ditës, në mediat në Kosovë është publikuar një video, ku dy të rinj shihen të përdhosin flamurin kombëtar në Studenҫan të Suharekës.

15:33
Si do jetë Gaza? Ministrja izraelite shpërndan videon shokuese me AI: Ose ne, ose ata

“Ja se si do të jetë Gaza në të ardhmen. Ose ne, ose ata”. Është ky përshkrimi në postimin e një videoje të shpërndarë në rrjet nga ministrja e Inovacionit të Izraelit, Gila Gamliel që po bën xhiron e rrjetit dhe që po konsiderohet shokuese.

15:27
Qipro në flakë, digjen shtëpi dhe njerëz / Zjarri përfshin një pjesë të qytetit të Limassol, viktimat u gjetën në një makinë

Dy persona kanë humbur jetën nga një zjarr i madh në afërsi të qytetit të dytë më të madh të Qipros, Limassol, ndërsa autoritetet njoftojnë se temperaturat kanë arritur deri në 44°C dhe era e fortë ka përhapur me shpejtësi flakët.

15:18
Gjinushi ankohet për ligjin/ “Kërkimi shkencor”, kreu i Akademisë: Aktet nënligjore kanë krijuar më tepër boshllëqe

Në Shqipëri, beteja midis politikës dhe shkencës nuk njeh mbarim; ato vazhdojnë të sulmojnë njëra-tjetrën me fjalën e ligjit.

15:18
Emrat/ Me paratë e djemve të akuzuar për vrasje në bashkëpunim krijoi pasuri, sekuestrohet vila dhe trualli në Durrës

Shtëpia njëkatëshe me pishinë në Durrës dhe një sipërfaqe toke 1050 m2 janë sekuestruar pas vendimit të Apelit të GJKKO, që la në fuqi vendimin e GJKKO-së.

15:14
Lauren Sanchez nuk i lë shumë vend imagjinatës… Zbuloni si është veshur ajo në takimin romantik me Bezos

Lauren Sanchez tërhoqi vëmendjen me një fustan transparent dhe të guximshëm, ndërsa shijoi një takim romantik me bashkëshortin e saj Jeff Bezos në Saint-Tropez të Francës.

15:09
Sigurimi nga tërmetet i detyrueshëm/ Rikthehet projektligji “Shteti përgjegjës”, kush refuzon nuk merr shërbimet

Sigurimi i banesave nga tërmetet do të jetë i detyrueshëm dhe do të ofrohet nga vetë shteti.

15:02
Kohëmatës për gjyqet, KLGJ vendos afate nga 1-12 muaj për shqyrtimin e dosjeve penale dhe civile

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur kohëmatës për gjyqtarët, të ndarë sipas natyrës së çështjeve penale dhe civile.

14:52
VIDEO/ Shpërthim i fuqishëm në Siri, 2 viktima dhe të paktën 70 të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm goditi Idlibin e Sirisë sot, duke i marrë jetën  dy personave dhe duke plagosur të paktën 70 të tjerë, sipas mediave lokale.

14:39
Lënduan 61-vjeçaren teksa lundronin me motoskaf pa leje drejtimi, procedohet pronari shqiptar dhe shtetasi gjerman në Durrës

Një pushuese u dëmtua në plazhin e Durrësit nga një motoskaf që drejtohej nga një shtetas gjerman.

14:34
Ministri Nik Gjeloshaj më i dalluari nga kolegët, kryeministri: Më i suksesshmi në Qeverinë e Malit të Zi

Në mbledhjen e 91-të të Qeverisë së Malit të Zi, Kryeministri Milojko Spajiq ka analizuar rezultatet e ministrave për tremujorin e parë dhe të dytë të vitit 2025.

14:31
Vendimet e Kolegjit Zgjedhor për rrëzimin e kërkesave të PD, Berisha: Gjykatës që vetëm ligjin nuk e njohin

Kolegji Zgjedhor rrëzoi këtë të enjte padinë e PD për qarqet Elbasan, Fier dhe Durrës, pasi kjo e fundit kërkoi pavlefshmërinë e zgjedhjeve dhe përsëritjen e tyre në këto qarqe.

14:31
Irani gati të rifillojë negociata për programin bërthamor me SHBA-në, ja çfarë kushtesh kërkon të plotësohen

Irani është gati të rifillojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara mbi programin e tij bërthamor, tha zëvendësministri i Jashtëm Kazem Gharibabadi, një ditë para se Teherani të zhvillojë bisedime me fuqitë evropiane në Stamboll.

14:18
Nuk arkëtuan 40 mln lekë në arkat e Bashkisë së Fierit, Prokuroria jep masat e sigurisë për katër zyrtarët që shpërdoruan detyrën

Prokuroria e Fierit ka dhënë masat e sigurisë për katër zyrtarë, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre, duke mos arkëtuar në buxhetin bashkiak 40 milionë lekë.

14:12
“Ka më shumë se 1000 kamionë me ndihma që po injorohen”, Izraeli i përgjigjet OKB-së: Mos lëvizni gishtat, por bëni punën tuaj

Izraeli nisi një sulm të ashpër ndaj Kombeve të Bashkuara për shkak të krizës humanitare në Gaza, pas reagimeve ndaj situatës në enklavën palestineze, pasi më shumë se 100 organizata ndërkombëtare që folën për “uri masive” dhe bënë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm.

14:07
Tragjike në Gjermani, 19-vjeçarja kalon barrierat hekurudhore dhe përplaset për vdekje nga treni

Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në lagjen Mahndorf të Bremenit, ku një 19-vjeçare ka humbur jetën pasi u godit nga një tren rajonal, ndërsa po kalonte një kalim hekurudhor në rrugën Eppenhainer Straße.

14:00
Debat në Këshillin Bashkiak të Tiranës/ Teliti: Veliaj u mor i pandehur, të futet në rend dite diskutimi i situatës aktuale! Salianji i PS: E kemi diskutuar, s’bëj debat me ty!

Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës është shoqëruar nga debate këtë të enjte.

13:54
Kontrabandoi naftë nga Maqedonia e Veriut, arrestohet 31-vjeçari në Goricë, procedohet edhe një doganier

Një 31-vjeçar nga Korça është arrestuar në flagrancë nga Policia Kufitare në afërsi të pikës kufitare Goricë, pasi u kap duke transportuar kontrabandë një sasi nafte nga Maqedonia e Veriut, pa dokumentacion përkatës.

13:53
Negociatat Izrael-Hamas, grupi palestinez i ka dorëzuar ndërmjetësve përgjigjen për propozimin e armëpushimit

Hamasi konfirmoi në orët e para të së enjtes se kishte dhënë përgjigjen e tij ndaj propozimit të fundit të Izraelit për një armëpushim në Rripin e Gazës.

13:47
Asllani refuzon finalistin europian! Interit i “soset” durimi, zikaltrit i kërkojnë mesfushorit shqiptar të largohet patjetër këtë verë

Kristjan Asllani është vendosur në qendër të një situate tensionuese te Interi.

13:27
Tronditëse në Mal të Zi! Babai vret vajzën 2-vjeçare dhe më pas veten, dyshimet e para

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në qytetin Golija të Malit të Zi, ku një 34-vjeçar dyshohet se ka vrarë vajzën e tij dy-vjeçare dhe më pas i ka dhënë fund jetës së tij.

13:25
Makina merr para këmbësorët në Izrael, 8 të plagosur, policia në kërkim të autorit i cili u largua nga vendngjarja

8 persona u plagosën pasi një automjet u përplas me këmbësorët që prisnin në një stacion autobusi pranë Kfar Yona në Izraelin qendror.

13:21
Tragjedia e Air India kthehet në skandal, familjeve britanike u dorëzohen trupat e gabuar

Një tjetër dramë njerëzore po trondit familjet e viktimave të aksidentit ajror të Air India, ku më 12 qershor një Boeing 787 Dreamliner u rrëzua gjatë ngritjes nga aeroporti i Ahmedabadit në Indi, duke shkaktuar vdekjen e 241 pasagjerëve, përfshirë 52 shtetas britanikë.

13:10
Përfundon mandati i Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion, Xhafaj: E përmbushëm qëllimin!

Kreu i Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion, Fatmir Xhafaj, deklaroi sot zyrtarisht përfundimin e afatit të kësaj strukture parlamentare më 30 korrik 2025.

13:03
Zjarr në fshatin Sevaster të Vlorës, flakët djegin bimë e pemë, ndërhyrja nga zjarrfikëset e vështire për shkak të terrenit malor

Vatra e zjarrit është evidentuar mëngjesin e sotëm ndërsa flakët kanë avancuar ndjeshëm duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi, pemë dhe shkurre.

12:58
Sezoni nis me tension te Juventusi! Mesfushori brazilian nuk paraqitet në grumbullimin e ekipit, bëhet gati shitja e tij

Sezoni i ri për Juventusin ka nisur me një rast problematik: mesfushori brazilian Douglas Luiz, i transferuar vetëm një vit më parë nga Aston Villa për afro 60 milionë euro, nuk është paraqitur në ditën e parë të grumbullimit në Continassa.

12:57
“Zullumet e llojllojshme do të bëhen më të vështira”, Rama prezanton Kryeinspektoriatin Digjital të Territorit: Nga kontrolli i ndërtimeve tek taksat e tarifat vendore

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të enjte Kryeinspektoriatin Digjital të Territorit.

12:51
Ura e Milotit mbyllet përfundimisht! Rreziku nga shembja paralizon qarkullimin, mungon plani i ndërhyrjes

Ura e Milotit është mbyllur përfundimisht për qarkullimin, pas konstatimit të dëmtimeve serioze në këmbët mbajtëse, të shkaktuara si pasojë e mungesës së ndërhyrjes për mirëmbajtje dhe marrjes së inerteve në afërsi të strukturës së saj.

12:49
Trump nuk kursen as kamionistët, nënshkruan urdhrin e njohjes së gjuhës angleze për t’u punësuar

Qeveria amerikane po bën përsëri ndryshime në sektorin e transportit, duke vendosur rregulla të rrepta të aftësisë gjuhësore për shoferët e kamionëve komercialë.

12:44
Kërkoi pavlefshmërinë e zgjedhjeve në qarqet Elbasan, Fier dhe Durrës/ Kolegji Zgjedhor rrëzon paditë e PD

Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD për qarqet Elbasan, Fier dhe Durrës.

12:43
“Përpjekje mizore për të heshtur kritikat”, akuza ndaj Arabisë Saudite: Aktivistët po ndalohen të dalin jashtë shtetit

Arabia Saudite po përdor ndalimin e udhëtimeve jashtë vendit si një mjet të ri dhe represiv për të heshtur zërat kritikë dhe për të shtypur çdo formë disidence, paralajmërojnë aktivistët për të drejtat e njeriut.

12:33
Shkodër/ Shfrytëzonin për marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës dy të mitura, bien në pranga dy 19-vjeçarët

Dy 19-vjeçarë kanë rënë në prangat e policisë së Shkodrës pasi shfrytëzuan dy të mitura.

12:32
Gara për kreun e BKH/ Sot zhvillohet testi i poligrafit për kandidatët

Sot në orën 13:00 do të mbahet faza e radhës për garën për kreun e BKH-së.

12:27
“Portokallia” zbret në Elbasan! Spektakli më i madh i humorit “Verë dhe Portokalle” ndez qytetin, argëtim pa limit

Një shesh i mbushur me mijëra vetë përçoi një energji të jashtëzakonshme tek aktorët të cilët shkëlqyen në skenë dhe pas saj, teksa “Verë dhe Portokalle” zbriti në Elbasan.

12:24
Ekipet shqiptare në Europë/ Egnatia dhe Dinamo luajnë në transfertë, transmetohen në DigitAlb! Vllaznia pret islandezët në “Elbasan Arena”

Pasditen dhe mbrëmjen e sotme do të rikthehen skuadrat shqiptare në Kupat e Europës me ndeshjen e parë të raundit të dytë eliminator të Ligës së Konferencave.

12:15
Trump kërkon arrestimin e Obamës, e akuzon ish-presidentin për manipulim mbi ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e 2016-ës

Administrata e Presidentit Donald Trump ka rihapur akuzat ndaj paraardhësit të tij, Barack Obama, duke pretenduar se zyrtarë të lartë të administratës demokrate manipuluan qëllimisht vlerësimet e inteligjencës mbi ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

12:09
Luftë e re në Azi! Tajlanda sulmon e para dhe mbyll kufirin, Kamboxhia përgjigjet me raketa

Kjo e enjte shënoi përshkallëzimin e një tjetër konflikti në botë. Tajlanda nisi sulme ajrore ndaj objektivave ushtarake kamboxhiane, ndërsa Kamboxhia qëlloi me raketa dhe artileri.

12:05
Vrau vëllanë dhe kunatën, Prokuroria e Tiranës kërkon burgim të përjetshëm për Arsen Muskurtin

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar burgim të përjetshëm për Arsen Muskurtin, pasi vrau vëllanë dhe kunatën.

12:02
Lufta në Gaza/ 10 persona humbën jetën nga uria në orët e fundit, mbi 100 organizata humanitare bëjnë thirrje për armëpushim

Fatkeqësia humanitare që po ndodh në Rripin e Gazës ka shkaktuar reagime në të gjithë botën, pasi më shumë se 100 organizata ndërkombëtare, përfshirë Amnesty International, Save the Children dhe Caritas, që flasin për “uri masive” dhe bëjnë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm.

11:46
Republikanët dhe demokratët bashkojnë forcat, miratojnë mocionin që i bën thirrje Departamentit të Drejtësisë të publikojë dosjen Epstein

Një nënkomision i Komitetit Mbikëqyrës të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së votoi të mërkurën për të thirrur Departamentin e Drejtësisë për të publikuar të dhënat që lidhen me miliarderin Jeffrey Epstein, të cilat besohet gjerësisht se përfshijnë edhe presidentin amerikan, Donald Trump.

11:42
Lirimi i hapësirave publike/ Kryeministri Rama mbledh qeverinë në periferi të Tiranës, kalon në ‘sitë’ punën e ministrave

Kryeministri Edi Rama ka nisur një takim informal dy ditor me kabinetin qeverisës.

11:41
Situata zjarreve në vend/ 34 vatra zjarri në 24 orët e fundit, 8 prej tyre ende aktive

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar bilancin e vatrave të zjarreve në vend në 24 orët e fundit

11:38
Franca “mbyll” në shtëpi të miturit dhe adoleshentët deri në shtator, nuk do të lejohen të qarkullojnë në orët e vona gjatë verës

Një verë nën kufizime për të miturit në Francë.

11:28
Po transportonte pacientin drejt reanimacionit në Gjirokastër, ambulanca përplaset me automjetin që i preu rrugën! Gjashtë persona të plagosur

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur këtë mëngjes pranë urës së Kardhiqit, në nyjën që lidh qytetet e Sarandës, Gjirokastrës dhe Tepelenës.

11:25
Vijojnë kontrollet për parkimet e gabuara në kryeqytet, nis procedimi penal për 24 persona

24 persona janë proceduar penalisht pas kontrolleve intensive për parkimet e gabuara që pengojnë lëvizjen e qytetarëve në kryeqytet.

11:22
“Vendosën në lista dajo e teze për të mos u bërë deputetë”, Fuga: Tani doli që nuk e japin dorëheqjen kollaj, kush e provon shijen e pushtetit…

Nga Artan Fuga

11:20
Lufta Ukrainë-Rusi, zëdhënësi i Kremlinit: Forcat tona po mundohen të krijojnë zona neutrale përgjatë kufirit ukrainas

Forcat ruse po bëjnë çdo përpjekje për të krijuar zona neutrale përgjatë kufirit me Ukrainën, tha të hënën zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve RIA.

11:15
Nuk arkëtuan rreth 40 milionë lekë në arkat e Bashkisë Fier/ Pezullohen nga detyra tre zyrtarë, arrest shtëpie për ish nënkryetaren

Një operacion i befasishëm i Prokurorisë së Fierit , në bashkëpunim me Policinë Vendore, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, ka vënë në pranga disa persona, mes të cilëve spikat emri i ish nënkryetares së bashkisë Fier, Adela Hysenaj.

11:14
Europianët reagojnë pas ligjit të fundit për pavarësinë e agjencive të anti-korrupsionit, Von der Leyen kërkon shpjegime nga Zelensky

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky po vë në rrezik ambiciet e vendit të tij për anëtarësim në Bashkimin Evropian, paralajmëruan politikanët e lartë evropianë të mërkurën.

11:10
Nga arrestimi një vit më parë, tek fitimi i “Drag Race” në Kosovë dhe gjobitja për gara të paligjshme/ Kush është Elvis Kosova, iu vu tritol në garazh

Elvis Kosova, 39-vjeçari të cilit iu vu tritol pas mesnate në garazh nuk është një emër i panjohur për policinë.

11:08
Trump nuk do të luajë golf i qetë, valë e madhe protestash pritet në Skoci kundër Presidentit amerikan gjatë pushimeve të tij

Një valë protestash pritet të shpërthejë këtë fundjavë në Skoci, ndërsa qytetarët nga Ayrshire deri në Aberdeenshire janë mobilizuar për të kundërshtuar atë që ata e quajnë “radikalizimin gjithnjë e më të theksuar” të politikave të Presidentit amerikan Donald Trump.

11:04
Dosja “5D”/ Zbardhet dëshmia në gjyq e financieres: Kam dërguar e-maile kur më thoshte administratori, para cash në zyrë…

Sot po mbahet seanca për dosjen “5D”.

11:00
Sherr me mjete të forta mes disa të rinjve dhe biznesmenëve në Lumin e Shalës, plagosen rëndë dy persona

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën turistike të Lumit të Shalës, ku disa të rinj kanë mbetur të plagosur rëndë si pasojë e një konflikti të dhunshëm me mjete të forta.

10:53
Iu gjet në banesë municion luftarak, Gjykata e Elbasanit vendos “detyrim paraqitje” për vëllanë e deputetit të PS-së

Gjykata e Elbasanit vendos detyrim paraqitje për Denis Hasallen dhe Bledar Çullhajn.

10:46
Vijojnë largimet nga “Nisma Thurje”, kandidati Klajdi Pllaha: Idealizmi në këtë parti është vënë në hije nga egoja personale apo papjekuria politike

Vijojnë largimet nga “Nisma Thurje”, pas përplasjes së ashpër mes Endri Shabanit dhe Adriatik Lapajt për mandatin e vetëm.

10:32
Të tjera hapësira publike të liruara në plazhet në jug të vendit, vendosen çadrat falas për pushuesit në Qeparo

Kryeministri Edi Rama ka treguar një zonë tjetër në plazhet në jug të vendit, ku hapësirat publike tashmë janë liruar.

10:31
Pas Pano Sokos, largohet nga “Nisma Thurje” edhe Rigerta Loku, zbulon arsyen: Dy të rinj më pikëlluan e zhgënjyen më tepër se të vjetrit tash 30 vjet

Pas Pano Sokos, edhe kandidatja e koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet, Rigerta Loku është larguar nga “Nisma Thurje”.

10:26
Pamje të rënda/ Gjendet i rrëzuar avioni me 49 persona që humbi në Rusi! Shanse të vogla për të mbijetuar, mes pasagjerëve edhe fëmijë

Aeroplani me 49 persona që pak orë më parë humbi nga radarët në Rusi, është gjetur i rrëzuar në shpatin e malit pranë aeroportit Tynda, nga ekipet e shpëtimit.

10:24
Rast tronditës në Rodos, babai përdhunoi të bijën për rreth 2 dekada, 31-vjeçarja lind një fëmijë

Një rast tronditës ka dalë sërish në pah javët e fundit në Rodos të Greqisë.

10:15
Shiti dy herë apartamentin/ Bie në pranga 48-vjeçari, shpallet në kërkim noterja

Dy persona kanë rënë në pranga gjatë 24 orëve për mashtrim në Tiranë. 

10:03
U gjet pa ndjenja në dhomën e tij, ndërron jetë një i paraburgosur në ambientet e urgjencës së QSUT-së

Një i burgosur ka ndërruar jetë në ambientet e urgjencës së QSUT-së.

09:49
Dosja Epstein, Prokurorja e Përgjithshme e njoftoi Trump se emri i tij shfaqej në dokumente që në muajin maj

Kur Prokurorja e Përgjithshme, Pam Bondi informoi presidentin amerikan, Donald Trump në maj mbi shqyrtimin e dokumenteve që lidhen me çështjen Jeffrey Epstein nga Departamenti i Drejtësisë, ajo i tha atij se emri i tij shfaqej në dosje, thanë burime të njohura me diskutimin për CNN.

09:32
Zemërim dhe shqetësim në Ukrainë pas ndryshimeve të Zelenskyt në organet e pavarura të anti-korrupsionit, qytetarët protestojnë në Kiev

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky miratoi të martën një ligj që i vendos agjencitë e mëparshme të pavarura kundër korrupsionit të vendit nën kontrollin ekzekutiv.

09:02
Meksika publikon shifrat, 75 mijë shtetas meksikanë janë kthyer në atdhe që kur mori detyrën Trump

Gati 75 mijë qytetarë meksikanë janë larguar vullnetarisht nga Shtetet e Bashkuara dhe janë zhvendosur në atdheun e tyre që kur Donald Trump u rikthye në pushtet në janar, njoftoi presidentja meksikane, Claudia Sheinbaum.

09:00
Autoriteti i Aviacionit Civil i Shqipërisë njihet nga NATO për Vlefshmërinë Ajrore, Rama: Përmbush standardet e përcaktuara nga Aleanca e Atlantikut

Kryeministri Edi Rama ka dhënë sot lajmin se Autoriteti i Aviacionit Civil i Shqipërisë është njiohur nga NATO për Vlefshmërinë Ajrore.

08:50
Zhduket avioni me 40 pasagjerë në Rusi, sipas autoriteteve nuk kishte shfaqur probleme para se të humbte sinjalin me radarët

Një aeroplan me rreth 40 pasagjerë është zhdukur në rajonin Amur të Rusisë, siç raportuan mediat lokale.

08:08
Emri/ Shpërthim me tritol në Tiranë, i vendoset lëndë plasëse garazhit të 39-vjeçarit

Një shpërthim me tritol ka ndodhur pas mesnate në Tiranë.

07:35
Drafti i Qeverisë, zbulohet vlera e pronave në të gjitha qarqet e vendit. Sa është çmimi i referencës në 24 zonat e Tiranës

Nga 1 janari deri më 30 shtator 2026, qytetarët dhe bizneset do të kenë mundësinë të rivlerësojnë pronat e tyre, duke i përafruar me çmimet reale të tregut.

07:20
Aksidenti tragjik në aksin Lezhë-Shkodër/ Ndërrojnë jetë gjyshërit, tre të plagosur, 6-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë – Shkodër, në afërsi të fshatit Fishtë.

07:14
Përballje në Gjirin Persik/ Helikopteri iranian i pret rrugën anijes luftarake amerikane

Një helikopter i marinës iraniane ka hasur  anijen luftarake amerikane, USS Fitzgerald, në Detin e Omanit.

07:03
Parashikimi i motit/ Diell dhe kthjellime, temperatura deri 41 gradë C

Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

E mërkurë, 23 Korrik 2025
23:06
Negociatat Rusi-Ukrainë në Stamboll, pala ukrainase propozoi një samit mes Zelenskyt dhe Putin

Ukraina i ka propozuar Rusisë një samit midis Volodymyr Zelensky dhe Vladimir Putin, sipas kreut të delegacionit ukrainas që merr pjesë në raundin e tretë të bisedimeve në Stamboll.

22:55
Përgjaken akset e Shqipërisë, 5 viktima dhe shtatë të plagosur nga aksidentet sot

E mërkura ka rezultuar një ndër ditët më të rënda të këtij viti sa i përket aksidenteve rrugore në Shqipëri, me një bilanc tragjik prej pesë viktimash dhe shtatë të plagosurish në disa ngjarje të ndodhura në zona të ndryshme të vendit.