Nga një ‘E Kaltër’ te tjetra, Antonio Conte pranë kthimit te kombëtarja italiane pas 10 vitesh, por pengesë është paga
Me sa duket nuk ka dritë në fund të tunelit për sulmuesin tek i cili janë të gjithë sytë e shqiptarëve dhe jo vetëm, si udhëheqësi i sulmit kuqezi. Javë pas jave, prej më shumë se dy vitesh, situata e tij është shumë e komplikuar dhe aspak pozitive.
Transferimi i Armando Brojës nga Chelsea te Burnley gjatë merkatos verore u pa si “varkë shpëtimi” për shtatlartin e kombëtares sonë. Përveç problemeve fizike të 24-vjeçarit, tashmë ka një tjetër “pengesë” që mban emrin Scott Parker, trajneri i tij tek skuadra e re.
Tekniku i Burnley nuk i ka dhënë në asnjë rast 90 minuta të plota Brojës, ndërsa shqiptari ka marrë trajtën e një lojtari që nuk po ka shpresë të aktivizohet dhe të rigjejë formën e humbur te ekipi aktual, madje në ndeshje të caktuar nuk përzgjidhet as si zëvendësues.
Në raportimet e “Burnley Express”, qartësohet se Armando Broja nuk do të jetë as në ndeshjen ndaj Whest Ham si lojtarë i formacionit bazë, e planifikuar të zhvillohet të shtunën në orën 16:00. Deri në këtë pikë, Parker nuk ka dhënë një prononcim konkret pse shqiptarit nuk po i jepet mundësia për të treguar veten.
Top Channel