E martë, 06 Maj 2025
18:50
“Kanadaja nuk do të bëhet shteti i 51-të i SHBA”/ Trump për deklaratën e kryeministrit kanadez: Kurrë mos thuaj kurrë!

Pikëpamja e kanadezëve për t’u bërë shteti i 51-të i SHBA-së “nuk do të ndryshojë”, tha kryeministri i Kanadasë, Mark Carney.

18:46
“Kemi shumë gjëra të përbashkëta”, zbardhen diskutimet mes kryeministrit kanadez dhe Trump, Carney: Të dy do të gjejmë fusha bashkëpunimi

Pavarësisht tensioneve midis SHBA-së dhe Kanadasë, fillimi i këtij takimi ka qenë thjesht i përzemërt, me Trumpin që i ka dhënë lëvdata homologut të tij kanadez.

18:40
Rama thirrje shqiptarëve të Greqisë: Mos prisni të vijë posta të marrë zarfet, por kthejini vetë!

Pas takimi përmbyllës në Kavajë, kryeministri Edi Rama ka falënderuar qytetarët për atmosferën.

18:37
“Komunizmi jeton te truri i vogël i bufit të kënetës”/ Rama nga Kavaja: Nëse keni problem fytyrën time, mos dilni të votoni! Më mirë se të hidheni në kënetë

Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetari i Partisë Socialiste, kërkoi votën e qytetarëve të Kavajës dhe Rrogozhinës në takimin përmbyllës të fushatës në këtë qytet.

18:36
“10 milionë euro për të financuar startup-et”, Berisha nga Berati: 30 mijë euro grant për çdo çift të ri

Gjatë takimit me banorët e Beratit, kryedemokrati Sali Berisha shpalosi programin e PD.

18:26
“Amerikës i intereson se ç’do të ndodhë më 11 maj në Shqipëri”, këshilltari amerikan i PD: Doktor Berisha është në një mision

Këshilltari i Chris LaCivita për fushatën e Partisë Demokratike në Shqipëri, Philip Griffin ishte i pranishëm në takimin elektoral në Berat.

18:15
PD letër KQZ-së, kërkon informacion për procesin e ardhjes së votave nga Diaspora

Partia Demokratike në një kërkesë drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka kërkuar informacion në lidhje me procesin e ardhjes së votave nga Diaspora.

18:05
Trump para takimit me kryeministrin e Kanadasë: Ne nuk kemi nevojë për asgjë prej tyre, ata kanë nevojë për gjithçka nga ne!

Pak para takimit të tij të parë të shumëpritur me kryeministrin e ri të Kanadasë, Mark Carney, Presidenti i SHBA-së Donald Trump zgjodhi të rriste tensionet.

18:00
A do të marrë fund lufta tregtare SHBA-Kanada? Carney takohet me Trump në Shtëpinë e Bardhë, buzëqeshin para kamerave

Kryeministri kanadez Mark Carney po zhvillon një takim me Presidentin amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

17:46
Aksident në Kurbin! Makina përplas tre persona, transportohen në spital

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Kurbin.

17:39
Përplasja me armë zjarri në Laç me një viktimë dhe 4 të plagosur, gjykata lë në burg dy të akuzuarit

Gjykata e Lezhës vendosi të lejë në burg Klevis Ndrecën dhe Danjel Gjeloshin, të akuzuar për përplasjen me armë zjarri në Laç që la pas një viktimë dhe 4 të plagosur.

17:37
Sekretari amerikan i Thesarit: Kina nuk është përfshirë në bisedime tregtare me SHBA

Kina nuk i është bashkuar Shteteve të Bashkuara në negociatat tregtare, tha sot Kongresit Sekretari i Thesarit, Scott Bessent.

17:34
“Nuk pranoi të tregojë sa do paguhet”, Wall Street Journal artikull për Chris LaCivita: Shkoi 3 herë në Shqipëri, Berishën ‘non grata’ e krahason me Trump

Chris LaCivita, arkitekti i fitores së Donald Trump, i cili aktualisht po drejton fushatën e opozitës në Shqipëri, ka dhënë një intervistë për gazetën e njohur amerikane “Wall Street Journal”.

17:33
“Ai që fitoi primaret në gjithë Tiranën përfundoi në barkun e bufit”, Rama nga Kavaja: U preu kokën atyre që e kishin pak sipër ujit të kënetës

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Kavajë këtë të martë.

17:28
VIDEO/ Protesta pro-palestineze në një universitet në Uashington, arrestohen rreth 30 persona

Rreth 30 persona u arrestuan mbrëmë në Universitetin e Uashingtonit në Seattle, pasi pushtuan një ndërtesë të kampusit pas një thirrjeje nga një organizatë studentore pro-palestineze.

17:21
Jonila Godole: Në Serbi, protestat nuk pushojnë! Në Shqipëri, nuk nisin fare

Nga Jonila Godole

16:53
Marrëveshja tregtare Britani e Madhe-Indi, reagon Starmer: Ditë historike për të dyja vendet!

Kryeministri britanik, Kier Starmer ka reaguar pas nënshkrimit të një marrëveshjeje të tregtisë së lirë m,e Indinë, pas tre vitesh negociatash.

16:52
“Dita e Fitores” në Rusi/ Forca ushtarake nga më shumë se 12 shtete në paradë, mes pjesëmarrësve edhe veteranë amerikanë nga Lufta e Dytë Botërore

Kremlini njoftoi sot se 29 udhëheqës të huaj, përfshirë presidentin kinez, Xi Jinping dhe presidentin brazilian, Luiz Inacio Lula da Silva të Brazilit, priten në Moskë të premten për festimet e Ditës së Fitores, ku do të marrin pjesë ushtarë kinezë dhe anëtarë të forcave të armatosura nga 12 vende të tjera.

16:35
Raporti i OBSH: Pabarazitë shëndetësore po shkurtojnë jetën me dekada!

Një raport global i publikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë thekson se shkaqet e problemeve me shëndetin shpesh rrjedhin nga faktorë përtej sektorit të shëndetësisë, siç është mungesa e strehimit cilësor, arsimit dhe mundësive të punësimit.

16:34
Pas tre vitesh negociatash, Britania dhe India arrijnë marrëveshjen tregtare, ulen tarifat për disa sektorë

Mbretëria e Bashkuar dhe India kanë arritur një marrëveshje tregtare pas tre vitesh negociatash, me palën britanike që vlerëson se do t’i shtojë 4.8 miliardë paund në vit ekonomisë së saj deri në vitin 2040.

16:31
Polymarket: Tregjet ndërkombëtare parashikojnë mandatin e katërt për Edi Ramën

Teksa Shqipëria përgatitet për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, një prej treguesve më interesantë ndërkombëtarë për zhvillimet politike është Polymarket, platforma më e njohur e tregjeve të parashikimeve në botë.

16:24
Friedrich Merz zgjidhet kancelar i Gjermanisë në raundin e dytë të votimit në Bundestag

Friedrich Merz, ka fituar votimin parlamentar për t’u bërë kancelar në përpjekjen e dytë, disa orë pas një humbje të paprecedentë që sinjalizoi pakënaqësi të thellë brenda koalicionit të tij.

16:24
Do të marrë pjesë në festimet e Rusisë, kryeministri i Sllovakisë: Kam marrë kërcënime!

Kryeministri sllovak Robert Fico thotë se ka marrë kërcënime ‘si ndëshkim’ në lidhje me vendimin e tij për të marrë pjesë në festimet e 9 majit në Moskë, që shënojnë 80-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

16:22
Veliaj jep lajmin e mirë: Një tjetër parkim nëntokësor për Tiranën; Parkimi zgjidhet vetëm me pune dhe jo me fjalë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka ndarë një lajm të mirë për qytetarët nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

16:16
I fjetur për 250 mijë vite, shkencëtarët paralajmërojnë për shpërthim të vullkanit ‘zombi’

Një vullkan që supozohet se nuk ka shpërthyer për 250,000 vjet po tregon shenja të një shpërthimi të afërt që do të shkaktonte shkatërrim dhe humbje jetësh.

16:15
Ushtria izraelite paralajmëron banorët: Largohuni nga zonat afër aeroportit Sana!

Ushtria e Izraelitë i ka paralajmëruar njerëzit të martën të largohen nga pjesët përreth aeroportit kryesor të kryeqytetit të Jemenit, Sana.

16:15
‘Ramën kam qejf ta ha të gjallë’, kryeministri i përgjigjet Alizotit nga Librazhdi: Kam ardhur me frikë sot, por nuk po e shoh!

Takimin përmbyllës elektoral në Librazhd, kryesocialisti Edi Rama e nisi duke ironizuar Tomor Alizotin, i cili pak ditë më parë deklaroi se kryeministrin ‘kam qejf ta ha të gjallë’.

16:01
“Shqipëria Live”/ “Do të hedh në gjyq”, debat i fortë mes gazetarit dhe kandidates për deputete: Po gënjen, nxirre raportin e policisë?

Valbona Myhedin, kandidate e Shqipëria Bëhet, ka folur sot në emisionin “Shqipëria Live” në lidhje me pretendimin e saj dhe ekipit të saj se një person i ka kërcënuar me armë dhe i ka intimiduar, duke thënë se ai është ‘patronazhist’ si dhe ‘pjesë e bandave’.

15:55
VIDEO/ “Jam betuar para Ismail Qemalit që do e largoj tradhtarin”, Rama ironizon Berishën: Latifin do largojë?

Teksa ka ndarë një deklaratë të kreut të PD, kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish Sali Berishën.

15:54
Makabër në Itali! Trupi i një 90-vjeçareje gjendet në një garazh, djali e mbante të fshehtë për t’i tërhequr pensionin

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në fshatin Scortichino, në komunën e Bondeno, në zonën e Ferrarës, ku trupi i pajetë i një gruaje 90-vjeçare u gjet i mbështjellë me celofan dhe i fshehur në garazhin e shtëpisë së saj.

15:37
Furi bombardimesh në Jemen nga Izraeli, zëdhënësi i ushtrisë izraelite: Do godasim me forcë çdo grup që na kërcënon

Forcat izraelite kryen sulme ajrore që synonin Aeroportin Ndërkombëtar të Sanaas dhe disa vende të tjera në Jemen me synim goditjen e grupit Huthi, sipas mediave vendore të lidhura me grupin rebel.

15:31
Moratorium në Liqenin e Fierzës/ Mbrojtja e shumimit të krapit dhe gjucës, ndalohet peshkimi për 2 muaj

Nga data 25 prill deri më 25 qershor, në liqenin e Fierzës ndalohet çdo aktivitet i peshkimit.

15:24
Lufta Ukrainë-Rusi, Moska dhe Kievi shkëmbejnë 205 të burgosur lufte

205 të burgosur lufte janë shkëmbyer sot nga Rusia dhe Ukraina, sipas Moskës.

15:13
Ende asnjë gjurmë për 29-vjeçarit në Klos që u zu nga dheu teksa punonte me fadromë, reagon ministria e Mbrojtjes

Vijojnë kërkimet për trupin e 29-vjeçarit që u zu nga masive i dheut, teksa po punonte me ekskavator në vendin e quajtur “Qafa e Burrelit”, në ambientet e fabrikës së përpunimit të kromit që ndodhet në territorin e bashkisë Klos.

15:11
“Nuk jemi kundër PS”, Tom Doshi shkon në Fier: Pas 12 majit, pa ne nuk do të ketë mazhorancë

Nga Fieri, kryetari i PSD Tom Doshi i kërkoi qytetarëve që të votojnë të lirë dhe pa frikën e presioneve…

15:10
Tarifat e Trump ndaj Bashkimit Europian, komisioneri i Tregtisë së BE: Nëse dështojnë bisedimet, do të…

Komisioneri i Tregtisë së BE-së, Maros Šefković deklaroi sot para Parlamentit Europian në Strasburg se BE-ja preferon të gjejë një zgjidhje përmes negociatave me SHBA-në, por në rast se bisedimet dështojnë, BE-ja po përgatit kundërmasat e saj dhe të gjitha opsionet janë në tryezë.

15:05
“Tejnxehet” fushata në Lezhë/ Incidente, ndjekje me makinë, padi penale dhe akuza për blerje votash

Policia e Lezhës ka proceduar në gjendje të lirë Gjin Gjonin, kandidat i Partisë Demokratike në Lezhë.

15:00
Immamoglu në epërsi në sondazhe ndaj Erdogan pas burgosjes, ja si do ishte rezultati nëse zgjedhje për president në Turqi do mbaheshin sot

Mbështetja popullore për Ekrem Imamoglun, kryetarin e bashkisë së Stambollit, arrestimi i të cilit shkaktoi protestat më të mëdha në Turqi në një dekadë, është rritur më tej se ajo e presidentit turk, Tayyip Erdogan që kur ai u arrestua dhe u burgos në mars, siç tregojnë sondazhet.

14:47
Lidhja Demokratike e Kosovës propozon qeveri nacionale tranzicioni!

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, njoftoi të martën se i ka ftuar të gjitha partitë parlamentare shqiptare të takohen së bashku për ta formuar një qeveri tranzicionale dhe “unifikuese”.

14:39
Ngjarja e rëndë në gjimnazin në Gjirokastër, nxënësi 17-vjeçar hidhet nga dritarja… për një bast 10 mijë lekë

Një nxënës i vitit të dytë në gjimnazin “Siri Shapllo” në Gjirokastër, A. M., 17 vjeç, është hedhur nga dritarja e katit të dytë të shkollës, duke pësuar dëmtime fizike dhe duke përfunduar në spital.

14:37
Festimet në Rusi për fitoren e Luftës së Dytë Botërore, ministria e Jashtme e Ukrainës: Mos merrni pjesë në paradë

Kievi u ka kërkuar vendeve të mos dërgojnë trupa për të marrë pjesë në një paradë ushtarake që shënon 80 vjetorin e fitores ndaj nazistëve.

14:34
Pas sulmit të Huthëve në aeroportin e Tel Avivit, Izraeli lëshon paralajmërim për evakuim nga aeroporti i Jemenit

Ushtria izraelite lëshoi ​​të martën një paralajmërim për evakuim për Aeroportin Ndërkombëtar të Sana’as në Jemen, duke thënë se të qenit në zonën aty pranë “të ekspozon ndaj rrezikut”.

14:29
Mick Schumacher pranë rikthimit në Formula 1, djali i legjendës gjermane pritet të garojë me skuadrën e…

Mick Schumacher, djali i kampionit të shtatë herë të F1 Michael Schumacher, mund të kthehet në garat e Formula 1 në vitin 2026 me ekipin e ri amerikan, Cadillac.

14:25
Zgjedhja e kancelarit të ri gjerman, Bundestagu gjerman do mbajë raundin e dytë për konfirmimin e Merz sot

Bundestagu gjerman do mbajë sot raundin e dytë për zgjedhjen e Friedrich Merz si kancelar i ardhshëm i Gjermanisë.

14:25
Vëllai në detyrim paraqitje pas sherrit, reagon Bledion Nallbati: Urdhër politik, do e jap përgjigjen ligjërisht

Pasi Gjykata e Korçës vendosi të lërë në masën ‘detyrim paraqitje’ vëllanë e tij, ka reaguar kandidati i PD-së në Korçë Bledion Nallbati.

14:18
Hidhet nga dritarja e katit të dytë nxënësi në Gjirokastër, ishin duke luajtur në klasë

Një ngjarje e rëndë është raportuar mesditën e sotme në Gjirokastër.

14:09
Vijojnë sulmet ruse në Ukrainë, 5 viktima dhe dhjetëra të plagosur në të gjithë vendin

Forcat ajrore të Ukrainës kanë thënë se 136 dronë u lëshuan nga Rusia gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm.

14:09
U përfshi në konflikt me një shofer kamioni, Gjykata jep ‘detyrim paraqitje’ për vëllanë e kandidatit të PD

Gjykata e Korçës ka dhënë masën ‘detyrim paraqitjeje’ Alti Nallbatin, vëllanë e Bledjon Nallbatit, që u arrestua pak ditë më parë për incidentin me shoferin e një kamioni në Bilisht.

14:07
Një ditë para nisjes së konklavës/ Tym i zi apo i bardhë? Gjithçka mbi zgjedhjen misterioze të Papës së ri

Në datën 7 maj 2025, kardinalët katolikë do të mblidhen në Kapelën Sistine për të nisur konklavën dhe për të zgjedhur Papën e ri pas vdekjes së Papa Françeskut.

13:57
A po flet akoma me Gjestin? Ish-konkurrenti i “Për’puthen” për Xhenetën: Vetëm bërtet dhe lë skena

Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Albi Buzali, ka qenë i ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën.

13:51
Ndalohet në Kosovë një i dyshuar për spiunazh

Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi se ka arrestuar sot një person me inicialet H.S., shtetas i Kosovës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Spiunazhi”.

13:44
Zjarr në një stallë pranë Shkodrës, ngordhin bagëtitë e 76-vjeçarit

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë një stallë bagëtish në fshatin Mesul, pranë Shkodrës, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

13:35
5 ditë para zgjedhjeve, prokurorë të SPAK dhe BKH takime në Elbasan

Prokurorë të SPAK dhe BKH po zhvillojnë takime në Elbasan.

13:25
Ndalohet një i dyshuar për spiunazh në Kosovë

Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi se ka arrestuar sot një person me inicialet H.S., shtetas i Kosovës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Spiunazhi”.

13:22
AF Elbasani i jep besim Gvozdenovic, trajneri serb firmos dhe për një vit me “tigrat” verdheblu

AF Elbasani ka bërë një tjetër hap të rëndësishëm në konsolidimin e projektit të saj ambicioz në elitën e futbollit shqiptar, duke zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Ivan Gvozdenovic për sezonin 2025-2026.

13:20
Thirrja e fundit për emigrantët, Rama: Në ishuj mbaron sot mundësia për të dërguar votën, nxitoni

Kryesocialisti Edi Rama përsëri inkurajoi shqiptarët në Greqi të bëjnë një përpjekje ekstra për të dorëzuar zarfet me vullnetin e tyre për 11 Majin.

13:13
Akuzat për shpërdorim detyre, Apeli i GJKKO shpall të pafajshëm kryebashkiakun e Devollit

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës duke shpallur të pafajshëm kryebashkiakun e Devollit Eduart Duro.

13:13
“Giro d’Italia” në Shqipëri/ Zbulohen rrugët që do të bllokohen më 9, 10 dhe 11 maj, në Durrës, Elbasan, Tiranë e Vlorë

Policia ka publikuar planin e masave për zhvillimin e aktivitetit të “Giro d’Italia 2025” që do të zhvillohet në vendin tonë më 9, 10 dhe 11 maj.

13:09
Policia angleze shpërndan foton e “skifterit” shqiptar, kërkon informacion për ta lokalizuar

Policia angleze ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për të dhënë informacione që mund të ndihmojnë në lokalizimin e një 43-vjeçari shqiptar, i shpallur në kërkim nën akuzën e vjedhjes.

13:06
“Nuk kemi dëgjuar asgjë nga Ukraina”/ Zëdhënësi i Kremlinit flet për armëpushimi e shpallur nga Putin: Nëse nuk e respektojnë…

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se Rusia nuk ka dëgjuar asgjë nga Ukraina që të sugjerojë se është gati të respektojë armëpushimin 3-ditor që presidenti rus, Vladimir Putin shpalli për këtë javë.

13:02
Nën masa të rrepta sigurie, mbërrijnë në qarkun e Korçës materialet zgjedhore për 11 majin

Mbërrijnë në qarkun e Korçës materialet zgjedhore, nën masa të rrepta sigurie, shoqëruar nga mjetet e ushtrisë dhe forcat e policisë.

13:00
U shoqërua në polici pas debatit për stendën, kandidati i PD në Fier: As kandidatët e tjerë s’kishin leje, por askush nuk i lëvizi

Pasi u shoqërua në polici pas debatit për stendën dhe kundërshtimit për ta hequr, kandidati i PD Fatjon Semanjaku sqaron situatën në “Shqipëria live”.

12:55
Alpinisti amerikan vdes në Makalu, maja e 5-të më e lartë në botë

Një alpinist amerikan ka vdekur në malin Makalu në Nepalin lindor gjatë një ekspedite ngjitjeje që synonte mbledhjen e parave për një program për kancerin e fëmijërisë, thanë zyrtarët sot. Kjo ishte vdekja e dytë e alpinistit gjatë sezonit të alpinizmit në këtë vend të Himalajeve që filloi në mars.

12:54
Polonia akuzon Moskën, zyrtarët polak: Rusia po mundohet të ndërhyjë në procesin zgjedhor të 18 majit

Polonia po përballet me një përpjekje ruse për të ndërhyrë në zgjedhjet e saj presidenciale, tha ministri për çështjet dixhitale, ndërsa fushata hyn në fazën e saj të fundit para votimit të raundit të parë më 18 maj.

12:53
“466 mijë qytetarë nuk votojnë dot”/ PD thirrje KQZ: Kërkoni nga qeveria zgjatjen e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit

Partia Demokratike i bën thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të kërkojë nga qeveria të nxjerrë aktin normativ dhe të zgjatë vlefshmërinë e dokumenteve të identitetit vetëm për arsye zgjedhore.

12:47
Trump vazhdon luftën me Harvardin, Presidenti amerikan nuk e lejon universitetin më elitar në botë të kualifikohet për grante të reja federale

Presidenti Donald Trump ka nënshkruar dy urdhra ekzekutivë që synojnë të ndalojnë iniciativat e Diversitetit, Barazisë dhe Përfshirjes (DEI) në universitetet amerikane, duke përfshirë Howard University.

12:41
Sherr mes dy familjeve në Has, dy persona të lënduar

Dy familje janë konfliktuar fizikisht në fshatin TPLA në Has për motive pronësie.

12:35
Krimet zgjedhore, 115 kallëzime në SPAK deri tani! 25 janë nga subjektet politike

Xhemal Gjunkshi, kandidati për deputet i PD-së në Dibër, ishte denoncuesi i radhës, i cili kërkoi nga SPAK të hetojë për krime zgjedhore.

12:30
Të dielën Shqipëria voton, nis shpërndarja e materialeve zgjedhore nëpër qytete

KQZ ka filluar shpërndarjen e materialeve zgjedhore për zgjedhjet e 11 Majit 2025.

12:29
VIDEO/ Pas dështimit të Merz për t’u zgjedhur kancelar, Scholz largohet nga Bundestagu duke tundur kokën

Zhvillimi i papritur i dështimit të Friedrich Merz për t’u zgjedhur Kancelar duket se e ka habitur edhe kancelarin ne ikje, Olaf Scholz.

12:26
Shkaktoi aksidentin e rëndë dhe plagosi policin dhe një 20-vjeçar që ishin këmbësor, arrestohet shoferi në Peshkopi

Vihet në pranga shoferi që shkaktoi aksidentin e rëndë një ditë më parë në Peshkopi, duke plagosur rëndë një punonjës policie, si dhe një 20-vjeçar.

12:25
Nënat lihen vetëm, rritja e numrit të fëmijëve me çrregullime të spektrit të autizmit ka shtuar divorcet

Rritja e numrit të lindjeve të fëmijëve me çrregullime të spektrit të autizmit ka rritur numrin e divorceve.

12:22
Met Gala 2025, yjet që spikatën me veshjen e tyre në tapetin e kuq

Moda e Met Gala është gjithmonë në qendër të vëmendjes për shkak të paraqitjeve ekscentrike në tapetin e kuq, por pas pamjeve spektakolare, fshihet edhe natyra bamirëse e mbrëmjes.

12:21
Kandidati i PD në Dibër denoncon në SPAK kryetarin e bashkisë Peshkopi dhe dy të tjerë: Këta janë çyrykët…

Kandidati i Partisë Demokratike në Dibër, Xhemal Gjunkshi, ka denoncuar në SPAK kryetarin e bashkisë së Peshkopisë, Rrhahim Spahiun, drejtorin e shërbimeve të bashkisë Bedri Kamberin dhe kryetarin e Njësisë Administrative Luzni, Labinot Murrja, për krime zgjedhore.

12:18
Zgjedhja e Papës së ri, qeveria franceze mohon kategorikisht përfshirjen në proces

Qeveria franceze mohoi sot kategorikisht se ishte përfshirë në ndonjë mënyrë në procesin që do të çojë në zgjedhjen e papës së ri.

12:17
Britania drejt kufizimeve për studentët nga vendet më të prirura të kërkojnë azil

Qeveria britanike mund të kufizojë aplikimet për viza nga studentë që jetojnë në vende që konsiderohen më të prirura të kërkojnë azil, në një përpjekje për të ulur migracionin, tha një zyrtar qeveritar.

12:06
OEK kërkon pezullim të vendimit për shtrenjtim të energjisë elektrike për bizneset

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka kërkuar nga institucionet e vendit që të shtyjnë të paktën për një vit hyrjen në fuqi të vendimit për dalje në tregun e lirë të energjisë elektrike për bizneset.

12:06
Kapet i kërkuari nga Interpol Tirana në Greqi

Policia greke ka kapur dy ditë më parë një person të kërkuar nga Interpol Tirana.

11:57
Franca e dënon ashpër planin e Izraelit për pushtimin e Gazës

Ministri i Jashtëm i Francës tha të martën se Parisi “e dënon shumë ashpër” fushatën e re ushtarake të Izraelit në Rripin e Gazës.

11:43
Dështimi i Merz për t’u zgjedhur kancelar, AfD kërkon zgjedhje të parakohshme në Gjermani

Alternativa e ekstremit të djathtë për Gjermaninë (AfD) ka shfrytëzuar dështimin e liderit të CDU-së, Friedrich Merz, për të kërkuar zgjedhje të parakohshme në vend.

11:41
“Integriteti i votës së diasporës nuk vihet në dyshim”, Celibashi mbron procesin: Në Gjermani humbën 40 mijë vota

Pak ditë para zgjedhjeve dhe në limitet e dorëzimit të fletëve të votimit nga diaspora, kryekomisioneri i KQZ Ilirian Celibashi tha se në Gjermani humbën 40 mijë vota.

11:26
Tre të vdekur dhe shtatë të plagosur në sulmin ukrainas në Kursk, dëmtohet nënstacioni i energjisë

Forcat ukrainase shënjestruan civilët në sulmin e tyre në Kursk , duke vrarë tre persona dhe plagosur shtatë të tjerë, njoftoi sot guvernatori i rajonit rus.

11:17
Futbolli argjentinas në zi, ndahet nga jeta mbrojtësi kampion bote

Mbrojtësi argjentinas dhe fitues i Kupës së Botës 1978, Luis Adolfo Galván, ka ndërruar jetë të hënën në moshën 77-vjeçare për shkak të pneumonisë dypalëshe dhe dështimit të veshkave.

11:09
Postoi në TikTok fletën e votimit të plotësuar, e ‘pëson’ i riu shqiptar në Gjermani

Një i ri shqiptar, banues në Gjermani është proceduar pas publikimit të fletës së votimit.

11:01
Plani i Izraelit për Gazën, reagon Hamasi: Nuk do të ketë më bisedime për armëpushim

Një zyrtar i lartë i Hamasit deklaroi të martën për agjencinë AFP se grupi nuk është më i interesuar për bisedime armëpushimi me Izraelin, pas njoftimit të kryeministrit Benjamin Netanyahu për një ofensivë të re “të intensifikuar” në Gaza.

10:59
Procedohet kandidati i PD në Lezhë, Gjin Gjoni!

Policia e Lezhës ka proceduar në gjendje të lirë, Gjin Gjonin, kandidat i Partisë Demokratike në Lezhë.

10:41
Kush është numri 2 i qeverisë gjermane Lars Klingbeil, të cilin disa e krahasojnë me një “ari të lezetshëm me kthetra të mprehta”

Sjellja e tij e qetë, pothuajse miqësore dhe buzëqeshja e pandashme mund të të mashtrojnë. Por Lars Klingbeil nuk është një zë i butë në politikë. Përndryshe, si do të kishte arritur të bëhej Zëvendëskancelar dhe Ministër i Financave i ekonomisë më të fuqishme të Eurozonës në një nga momentet e saj më të vështira?

10:40
Asnjë bisedë telefonike gjatë Konklavës, Vatikani ndërpret sinjalin deri në zgjedhjen e Papës së ri

Vatikani ka njoftuar se do të ndërpresë sinjalin telefonik në të gjithë qytetin shtet gjatë Konklavës për të zgjedhur Papën e ri.

10:31
Emri/ I dënuar nga Gjykata e Fierit për armë pa leje dhe drogë, 39-vjeçari kapet në Mbretërinë e Bashkuar

Është kapur në Mbretërinë e Bashkuar, një shtetas i dënuar nga Gjykata e Fierit, për armëmbajtje pa leje dhe për prodhim/shitje narkotikësh.

10:31
E papritur në Gjermani, Friedrich Merz nuk siguron votat e nevojshme për t’u bërë kancelar

Friedrich Merz, kandidati për kancelar i CDU-së, ka dështuar të sigurojë shumicën e nevojshme për të marrë postin e kancelarit në votimin e parë të Bundestagut.

10:25
Emri/ Plagosi me thikë 21-vjeçarin në Durrës, arrestohet autori! Çfarë iu gjet në banesë

Është arrestuar autori i plagosjes me thikë të një 21-vjeçari ditën e djeshme në Durrës.

10:14
Humbi jetën teksa po punonte me fadromë, ende asnjë shenjë nga trupi i 29-vjeçarit në Klos

Shembja e një marivi të madh minerali dhe inertesh zuri poshtë 29-vjeçarin Ardit Beshiri teksa po punonte me fadromë për sistemimin e mineralit të kromit, i cili përpunohej në fabrikën e pasurimit në Qafë Burrel, e cila menaxhohej nga një kompani kineze. Ngjarja ndodhi të shtunën e kaluar.

10:05
Rama video live nga ‘Sheshi Skënderbej’: Këtu po bëhet shtëpia e Europës

Më 16 maj, në Tiranë do të mblidhen udhëheqësit e vendeve të Europës. Në një video live nga “Sheshi Skënderbej”, kryeministri Edi Rama shprehet qendra e Tiranës do të bëhet ‘shtëpia e Europës’.

09:55
Një “telenovelë” që nuk ka fund, Wanda Nara lë hapur mundësinë për t’u ribashkuar me Icardin: Kurrë mos thuaj kurrë

Wanda Nara ka lënë të kuptohet se mund të ketë një mundësi për rikthimin e lidhjes me Mauro Icardi-n, pas ndarjes së tyre të fundit.

09:53
SHBA, Sekretari Hegseth urdhëron uljen me 20% të oficerëve të lartë në Pentagon

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, urdhëroi të hënën një ulje prej të paktën 20% të numrit të gjeneralëve, kapitenëve dhe admiralëve me katër yje në detyrë aktive, zbulon qarkorja e tij.

09:53
Sërish aksident nga moti i keq! Makina del nga rruga në aksin Roskovec – Ura Vajgurore, 5 të lënduar

Një automjet i marrë me qira nga disa shtetas të huaj ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanalin anësor të saj mëngjesin e sotëm në aksin Roskovec – Ura Vajgurore

09:42
OpenAI mbetet nën kontrollin e organizatës jofitimprurëse pas kritikave dhe sfidave ligjore

OpenAI tha të hënën se do të mbetej nën kontrollin e organizatës së saj mëmë jofitimprurëse, ndërsa po ecën përpara me planet për të ndryshuar strukturën e degës së saj fitimprurëse për të lejuar më shumë mbledhje kapitali për të mbajtur ritmin në garën e inteligjencës artificiale.

09:40
Kriza e Sudanit, lufta dhe shpërthimet arrijnë në qytetin ku strehoheshin refugjatët

Shpërthime të fuqishme janë dëgjuar në Port Sudan, qytetin strategjik në brigjet e Detit të Kuq, ndërsa një forcë paraushtarake ka shënjestruar për të tretën ditë radhazi kryeqytetin de facto të qeverisë së Sudanit, i udhëhequr nga ushtria e vendit.

09:39
Dy aksidente brenda pak minutash në Elbasan, një i vdekur dhe dy të plagosur

Dy aksidente rrugore janë regjistruar brenda pak minutash në dy segmente të ndryshme të rrugëve kombëtare në Qarkun e Elbasanit duke sjellë pasoja të rënda për jetën.

09:19
Urdhër i ri Ekzekutiv i Trump, ndërpret financimin për kërkimet Gjenetike të Rrezikshme dhe viruset

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi të hënën një sërë masash të reja që synojnë kufizimin e disa kërkimeve të virologjisë, të cilat ai i cilëson si “të rrezikshme” dhe shkaktarë të mundshëm të pandemisë së koronavirusit.