Tragjedi në Kaliforni, makina përplas këmbësorët në Oakland, tre viktima dhe disa të plagosur
Partia Demokratike paralajmëroi protesta të tjera që do të vijojnë me foltoren përpara Kryeministrisë.
Deputeti demokrat, Klevis Balliu, u shpreh në “Top Story” se kjo protestë është pikënisje e një aksioni në disa zona dhe për të ndaluar propagandën e qeverisë.
“Ajo foltore është pikënisja e një aksioni që do të jetë në disa zona dhe i ndryshëm. Kjo protestë është bërë për të mos lejuar propagandën e qeverisë, për korrupsionin. Duhet të jetë më fortë protesta, më e përqendruar në diskursin e Ramës dhe Balliut. Edhe ju duhet të vini atje”, u shpreh Balliu.
Gjithsesi, gazetari Arion Sulo shprehet se këto protesta nuk mund ta rrëzojnë dot Kryeministrin Rama, por mund të ndikojnë te SPAK sa i përket çështjes së Belinda Ballukut.
“Nuk shikojë ndonjë vlerë të shtuar te ajo protestë. Po që për të rrëzuar Ramën e shoh të vështirë, për SPAK-un mund të ketë efekt. Tani për tani zv.kryeministrja po i sfidon të gjithë dhe situata do të vi duke u rënduar duke u bërë kosto për qeverinë dhe kryeministrin, që është brenda aferave. Janë të gjithë të dyshuar për abuzime dhe vjedhje. As po e shkarkon as po jep ajo dorëheqjen”, tha Sulo.
Top Channel