Video/ Mbappe merr Francën për dore, dy gola ndaj Suedisë dhe kualifikim bindës në fazën tjetër të Botërorit Protestën që po mbahet sot, dhe që sipas kreut të PD do të jetë e vazhdueshme, Sali Berisha e quajtur sërish foltore, këtë herë foltorja e dytë.
Ai zbuloi ‘misionin’ e ‘Foltore 2’, që sipas tij është të “shpëtojë Shqipërinë nga regjimi”.
“Shumë kanë pyetur por çfarë është kjo foltore? Kjo platformë? Nuk është gjetje origjinale e PD, një platformë e tillë në një fushë tenisi transformoi Francën dhe Europën gjatë revolucionit. Foltorja me qytetarët e çliroi opozitën, foltorja me qytetarët e shpëtoi opozitën, e ktheu atë në forcë sovrani të shqiptarëve.
Foltorja u përball në rrugën e saj me pengesa më të papara, me represionin, me agresionin ndaj saj, por përsëri, sot ajo mblidhet në foltoren e dytë. Foltorja që nuk ka më synim të shpëtojë opozitën, por ka mision të shpëtojë Shqipërinë nga regjimi i krimit.
Ndaj dhe për të kuptuar pak misionin, hapni sytë dhe shihni si e kanë rrethuar”, tha ai.
Top Channel