Rezoluta e BE, Rama: Opozita iu bashkua “varkës europiane”. Së shpejti hapen kapituj të rinj të negociatave
Gazment Bardhi ka reaguar ashpër ndaj procedurës së kalimit të paketës fiskale në Kuvend, duke akuzuar qeverinë për shkelje të Kushtetutës.
Kreu i grupi parlamentar të PD tha se qeveria ka paraqitur 8 ligje për miratim, por ka lënë vetëm 24 orë kohë për diskutim, një praktikë që ai e cilësoi të papranueshme. Sipas tij, kjo nuk është vetëm një shkelje e rregullave parlamentare, por një veprim që do të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese.
“Keni futur në kalendar 8 ligje të paketës fiskale. I keni futur për seancën e nesërme, në shkelje të plotë të Kushtetutës. Këto ligje u janë dhënë deputetëve në datën 14 nëntor dhe kërkoni t’i miratoni nesër. Kjo është e papranueshme dhe hedh në erë çdo procedurë parlamentare. T’u lini vetëm 24 orë kohë për të diskutuar 8 ligje mund ta bëni vetëm ju, dhe nuk e di, Kryetar, kush ju shtyn ta bëni këtë. Po jua them këtu se kjo çështje do të shkojë në Gjykatën Kushtetuese.”, tha ai
Top Channel