E enjte, 17 Maj 2018
15:26
Samiti i Sofjes, Tusk: Të diskutojmë substancat jo data për anëtarësim

Gjatë konferencës së përbashkët në Samitin e Ballkanit që po zhvillohet në Sofje të Bullgarisë, Donald Tusk, president i Këshillit të Europës, kur u pyet nëse viti 2025 është afati final për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor u shpreh se nuk duhet të flasim për datë, por për substanca.

15:20
Shqipëria më pak fonde nga BE, Brukseli ka investuar më shumë në Serbi

Shqipëria është vendi që ka përfituar më pak investime nga fondet e Bashkimit Europian për dy sektorët kyç të ekonomisë, transportin dhe energjinë.

15:09
Në lokalin e përgjimit, afër shkollës industriale në Vlorë

Lokali i Agron Xhafajt, vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ku mendohet se është realizuar përgjimi, gjë për të cilën PD ka ngritur akuzën, sot kamera e TCH ka bërë një vëzhgim, ku në këtë lokal shërbehej , dhe kishte frekuentim nga qytetarët e Vlorës.

15:05
Ekspertiza e audiopërgjimit, flasin ekspertët: Përgjimi është telefonik

Partia Demokratike nëpërmjet audiopërgjimit, akuzon vëllanë e Ministrit të Brendshme, Fatmir Xhafaj se po bisedon me një person që ka qenë i dënuar për trafik droge, në mënyrë që të rinisin sërish trafikun e drogës.

14:53
Arrest me burg për 3 të rinjtë që tentuan të përdhunojnë 13-vjeçaren

Gjykata ka lënë në burg tre të rinjtë, të cilët rrëmbyen dhe tentuan të përdhunojnë një 13-vjeçare në Fier.

14:39
Gjithçka gati për dasmën mbretërore – FOTO

Të shtunën e gjithë Britania do të ketë festë, e rrugët pranë Kështjellës Windsor janë të mbyllura, pasi ushtria, policia dhe shërbimet e tjera emergjente po përgatiten për ditën e madhe.

14:28
Dëshmitari X zbulon identitetin: Agroni më la në baltë

Basha tha se Rama dhe Xhafaj u informuan që të hënën nga Agron Xhafaj kush është dëshmitari X por ata bënë gjithçka për ta kapur, joshur kompromentuar dëshmitarin, para se ai të jepte këtë dëshmi tronditëse.

14:24
“Po prishin provat”, Basha: Ky është skenari Rama-Xhafa

Në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, kreu i PD-së Lulzim Basha tha se skenari Rama-Xhafaj ka dy qëllime mbrojtjen e Agron Xhafajt të kapur në flagrancë, dhe shpëtimi i Fatmir Xhafajt duke mos e larguar nga posti i ministrit.

13:59
Incidenti “hot” i Belen Rodriguez në aeroport – FOTO

Belen Rodriguez është tradhtuar nga moti teksa ishte në aeroport.

13:58
Macron “ftoh” shpresat për anëtarësim në BE

Presidenti francez Emmanuel Macron foli me skepticizëm për zgjerimin e Bashkimit Europian me përfshirjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor, në samitin që lidh më shumë këtë rajon me BE.

13:50
Ndahet nga jeta rekordmeni shqiptar i atletikës

Është ndarë nga jeta në moshën 80 vjeçare ish-atleti rekordmen shqiptar Gani Aliaj.

13:43
Verheugen: Pa Ballkanin, bashkimi i Evropës jo i plotë

Günter Verheugen, ish-Komisari gjerman i Zgjerimit të BE thotë se anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE është aktualisht ftesë për të humbur zgjedhjet në Perëndim. Por ai e quan të paplotë BE pa Ballkanin Perëndimor.

13:25
Vajzat më të bukura në botë vijnë në “Pasdite në Top Channel”…

“Miss Summer World”, konkursi i bukurisë sjell për të tretin vit vajzat më të bukura nga e gjithë bota në Shqipëri!

13:20
BE rrit ndikimin në Ballkan? Hartohet në Sofje Axhenda e Prioriteteve

Ajo që bie në sy në deklaratën e përbashkët të samitit të Sofjes, është se të gjitha vendeve të Ballkanit u referohen me emrin e përbashkët të Ballkanit Perëndimor dhe përcaktimi i Axhendë së Prioriteteve të Sofjes e përbërë prej gjashtë pikash.

13:14
Elsa “ndez” Kanën – FOTO

Kanë është mbushur me yje të botës së showbiz para Festivalit të Filmit.

13:09
Jeta e karriera e Gianluigi Buffon

Pas Iniestës, një tjetër simbol klubi i jep lamtumirën mes lotësh skuadrës së tij, bëhet fjalë për Gianluigi Buffon, kapitenin legjendar të Juventusit me të cilin fitoi titullin e 7 radhazi kampion të Italisë.

13:06
Nënkampionia e boksit, Elsidita Selaj rrëfehet në Wake Up

Boksierja shkodrane Elsidita Selaj pas suksesit të arritur së fundmi në kampionatin europian në Itali nga ku u shpall edhe nënkampione, ka filluar përgatitjet sa i përket pjesëmarrjes së saj në dy kompeticione të tjera ku do të marrë pjesë në vazhdim.

13:01
Produkte natyrale për zbardhjen e dhëmbëve

Një buzëqeshje e bardhë mund të tregojë çdo person tërheqës, të shëndetshëm dhe të ri.

12:51
E thotë Samsung: Kështu duhet të jenë fotot gjatë dasmës

Samsung ka publikuar një udhëzues për përdorimin Etik të Smartfonëve në dasma. Sipas këtij udhëzuesi, pritja e dasmës është momenti për të bërë “selfie”. Gjatë ceremonisë shmangni fotot, pasi ka gjithmonë fotograf profesionist.

12:47
E njihni kurën fantastike të ujit për t’u dobësuar?

Sa përpjekje po bëni për të humbur kilet e tepërta? Ndoshta dhe po lodheni nga dieta që ndiqni. Nëse po kërkoni zgjidhje të tjera, qoftë dhe më të lehta, ajo e ujit ndoshta është për ju. Keni dëgjuar të flitet ndonjëherë për të?

12:36
Vlorë, gjendet i mbytur 70-vjeçari

Një 70-vjeçar është gjetur i mbytur paraditen e të enjtes, rreth orës 10.55.

12:25
Përqafimi me Juncker dhe biseda me Tsipras, Rama informon nga Sofja

Edi Rama dhe Ditmir Bushati ndodhen sot në kryeqytetin bullgar, atje ku po mbahet samiti i Sofjes, mes Bashkimit Europian dhe liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

12:16
Rikthehet Ebola, raportohen 23 të vdekur në Kongo

Nuk dëgjohej më prej kohesh, por Ebola duket nuk u çrrenjos asnjëherë plotësisht.

12:14
Rihapet çështja “Hajdari”, avokati: Izet Haxhia mungoi, por shkaqet do i themi në proces

Në Gjykatë është depozituar këtë të enjte dhe kërkesa për rigjykim e dosjes “Hajdari”.

12:07
Të shtunën ndeshja e fundit me Juventusin, Buffon: Po shqyrtoj oferta të reja

Teksa pritej që ky të ishte sezoni i fundit që do të shihnim Buffon të zbriste në fushën e blertë, gardiani 40-vjeçar ka deklaruar se ende nuk është bindur nëse do i jap fund futbollit të luajtur.

11:42
PD paralajmëron konferencë të jashtëzakonshme

Pasi kryetari Basha mbylli fjalën e tij në Kuvend mes debateve me Ruçin, Partia Demokratike lëshoi një njoftim për mediat.

11:41
NBA, zbulohen kandidatët për çmimet e sezonit

Në pritje të ceremonisë së ndarjes së çmimeve, që do të zhvillohet në Los Angeles me 25 qershor, NBA ka zbuluar kandidatët finalistë të përzgjedhur nga një juri ndërkombëtare gazetarësh.

11:40
Kryemadhi: Drejtësinë do ta bëjë populli. Përgjimi është autentik

Për kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi drejtësia do të vijë nga populli dhe jo nga Arta Marku.

11:33
Hamasi në shënjestër, sulmohet nga ushtria izraelite

Ushtria izraelite sulmoi gjatë natës së kaluar pozicionet ushtarake të Hamasit në veri të rripit të Gazës duke shënjëstruar 4 objektiva të ndryshëm, përfshirë ndërtesa, infrastrukture dhe një strukture të prodhimit të armëve.

11:33
Berisha: Përgjimi është autentik, shqiptarët të hedhin Ramën në Lanë

Për demokratin Sali Berisha përgjimi audio është autentik dhe se kryeministri Rama gënjeu një ditë më parë.

11:29
Basha nuk dorëzon foltoren, flet nga “Facebook”

Po ashtu si edhe në javën e kaluar, pasi e konsumoi kohën e tij duke folur në Kuvend, kreu i PD, Luzim Basha e vazhdoi fjalën e tij në “Facebook”.

11:25
Vdes në paraburgim 27-vjeçari; Familjarët: E rrahën policët. S’na lajmëruan, e çuan në morg

Një 27-vjeçar vdiq në ambientet e Komisariatit të Korçës, ndërsa familjarët e prisnin në gjykatë për të marrë pjesë në seancë për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj tij.

11:12
Donnarumma “rrugës” për te Liverpool, Milani kërkon 70 milionë euro

Gianluigi Donnarumma, i cili filloi të thyente zemrat e tifozëve të Milanit që me kërkesat për largim nga agjenti i tij Mino Raiola një vit më parë, duket se e ardhmja e tij vështirë se do të jetë me fanelën kuqezi.

11:04
Strategji dhe plan veprimi për Diasporën, institucionet që krijohen

Pas miratimit të ligjit tashmë ka një strategji dhe plan veprimi për Diasporën. Pas një pune intensive të ministrit të Diasporës dhe Grupit Ndërministror të Punës, strategjia mori dritën jeshile në mbledhjen e qeverisë.

11:00
15 qytetet më të mira për kulturë dhe dizajn sipas UNESCO-s (Foto)

UNESCO është Organizata Arsimore, Shkencore dhe Kulturore e OKB-së dhe qëllimi i saj është të promovojë paqen përmes edukimit dhe avancimeve shkencore.

10:59
Audio-përgjimi, Basha: Terror policor ndaj dëshmitarit X dhe familjes së tij

Në seancën e sotme parlamentare, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh se prej 72 orësh dëshmitari X, që del në audio përgjimin e publikuar nga PD, dhe familja e tij janë nën presion të tmerrshëm nga banda Xhafaj.

10:44
U abuzuan seksualisht nga mjeku, viktimat marrin 500 milionë dollarë dëmshpërblim

Universiteti i shtetit të Michigan ka pranuar të paguajë 500 milionë dollarë dëmshpërblim për gjimnastet që janë abuzuar nga ish mjeku i ekipit të tij, Larry Nassar.

10:40
Milani blindon Cutronen, kontrata e re deri më 2023-shin

Askush nuk e priste, por në korrik të 2017-së në një miqësore kundër Bayern Munchen ai siguroi jo vetëm qëndrimin tek Milani, por edhe zemrat e tifozëve kuqezi.

10:38
Incidenti në Elbasan/ Xhaferri në arrest shtëpie, por kapet duke udhëtuar me armë

Kelmend Xhaferri ishte në arrest shtëpie nga Gjykata e Krimeve të Rënda kur u vu në pranga nga policia e Elbasanit duke udhëtuar me një makinë Porsche dhe me armë me vete.

10:29
U thirrën për përgjimin audio, tre demokratët nuk shkojnë: Jemi në Kuvend

Enkelejd Alibeaj, Gazmend Bardhi dhe Ervin Salianji nuk janë paraqitur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda lidhur me përgjimin audio të vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

10:27
Griezmann duhet të zgjedhë: “Mbret” tek Atletico ose “ushtar” te Barça

Antoine Griezmann duhet të vendosë për të ardhmen e tij në ditët në vazhdim dhe për ta mbajtur në “Wanda Metrolpolitano” Atletico Madrid po bën gjithçka mundet.

10:23
Spartak Braho betohet si deputet i Kuvendit

Spartak Braho është betuar në Kuvend si deputeti më i ri një javë pas marrjes së mandatit nga KQZ.

10:15
Në kërkim nga Italia, arrestohet në Durrës klonuesi i kartave të bankës

Një 38-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia është arrestuar në Durrës.

10:10
Ecejaket diplomatike të Gjermanisë në Evropën Lindore

Gjermania përpiqet aktualisht të gjejë një kompromis me Ukrainën për ndërtimin e gazsjellësit Nord Stream 2.

10:02
Kalifornia orientohet drejt energjisë diellore

Kalifornia është tashmë shteti i parë amerikan që ka vendosur kriterin e paneleve diellore për shtëpitë e reja që do të ndërtohen nga viti 2020. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Mike O’Sullivan, njofton se shteti i Kalifornisë është në krye të përpjekjeve për zvogëlimin e gazit të karbonit që çlirohet në atmosferë, ndërkohë që Uashingtoni ka objektiva më pak ambicioze.

10:00
Thaçi-Vuçiç takohen në Sofje, Mogherini: Dy shtetet të çojnë përpara aspiratat evropiane

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, janë takuar të mërkurën në Sofje në praninë e shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

09:59
Banorët e Rrashbullit në protestë për përmbytjen, priten kryebashiaku Dako

Banorët e Rrashbullit kanë protestuar mëngjesin e të enjtes para bashkisë së Durrësit, për përmbytjet e vazhdueshme të banesave të tyre.

09:49
Elton John, jo vetëm i ftuar në dasmën mbretërore

Elton John do të këndojë në dasmën e Harry dhe Meghan Markle. Lajmi është bërë i ditur nga sajti TMZ. Nuk është e qartë nëse do të këndojë gjatë ceremonisë në kishë apo gjatë pritjes, por do të jetë atje.

09:47
Festivali i Resë, teatër, muzikë dhe kurse vallëzimi falas për publikun

Për të dytin vit radhazi, Tirana mirëpret Festivalin e Resë ose “Cloud Fest”, i cili do të mbahet nga data 18 maj ora 20:00 deri më 27 maj ora 02:00.

09:45
Politika botërore e Trump u shkon për shtat armiqve, jo miqve

Pasi SHBA u tërhoq nga marrëveshja bërthamore, javën e shkuar, si aleatët ashtu dhe armiqtë e Presidentit Trump kanë pësuar dëme nga mosangazhimi i tij në kompleksitetet e botës.

09:43
Rama uron Ramazanin, zbulon projektin për Xhaminë e Et’hem Beut

Kryeministri Edi Rama ka uruar Muajin e Madhërishëm të Ramazanit duke treguar dhe projektin për restaurimin e xhamisë së Et’hem Beut, pjesë e programit “Rrugët e Besimit”.

09:42
Skandali me pornostaren, Trump: Rimbursova avokatin

Presidenti amerikan, Donald Trump, zyrtarisht ka pranuar se ka rimbursuar avokatin e tij, që kishte paguar një pornostare për të hequr dorë nga pretendimet për një aferë me presidentin.

09:38
E enjtja me kthjellime e vranësira, rriten lehtë temperaturat

Sipas Meteoalb, kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë pjesën më të madhe të vendit përjashtuar zonat jugore, ku do të ketë vranësira të dukshme, kryesisht gjatë pjesës së dytë të ditës kur priten shira të izoluar në ekstremin juglindor të vendit.

09:34
Trump këmbëngul: Më 12 qershor zhvillohet takimi me Kim Jong-unin

Donald Trump është ende i gatshëm të takohet me udhëheqësin koreano-verior, Kim Jong-un, muajin e ardhshëm, pavarësisht një deklarate nga Peniani se vendi komunist nuk është i interesuar të diskutojë kërkesa të njëanshme për heqjen dorë nga armët bërthamore.

09:28
Ujori, shenja e ditës

Urani dhe Mërkuri mund tju çojnë në një kaos të madh në punë, por nuk trembesh. Të pëlqen ideja të revolucionarizosh jetën tënde, dhe pse ndonjë gjë shkon keq.

09:22
Fëmijëria mes plehrave; Të miturit që po rriten në landfillin e Durrësit

Dhjetëra fëmijë sigurojnë jetesën së bashku me familjet e tyre nga mbledhja e mbetjeve të diferencuara në Durrës.

09:21
Plagosja në Vlorë, autorët në kërkim. Arrestohet dhe i plagosuri

Policia e Vlorës ka identifikuar autorët e plagosjes një ditë më parë në lagjen “Pavarësia”, duke shpallur në kërkim autorët dhe duke arrestuar vetë të dëmtuarin Eraldo Lazaj, nga Llakatundi.

09:05
Sot Samiti i Sofjes; Takimi i BE me vendet e Ballkanit Perëndimor

Zyrtarët e lartë të mbi 30 vendeve evropiane, mblidhen të enjten në Sofje të Bullgarisë në takimin e lartë ndërmjet Bashkimit Europian dhe gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor. samiti, i pari i ketij lloji ne 15 vjet, synon sipas voas, të rikonfirmojë ardhmërinë europiane të vendeve të rajonit.

08:56
Kim Kardashian “toksike”. Kritika pas reklamës me lëpirëse dietike

Kim Kardashian është etiketuar një “influencë toksike mbi publikun” pas postimit të një reklame që promovonte një lëpirëse dietike.

08:12
I dërguari i SHBA në Ukrainë: Rusia rikthehet në bisedime

Mes njoftimeve në mediat ruse se i dërguari i lartë i Moskës në negociatat e paqes për Ukrainën ka dhënë dorëheqjen, ndërmjetësuesi më i lartë amerikan thotë se pret që Rusia të kthehet në tryezën e bisedimeve me një propozim për paqe.

08:07
TopAwards/ Alban Skënderaj në “Top 3” me këngën e re!

Ai është një ndër artistët që asnjëherë nuk zhgënjen dhe këtë gjë ka bërë edhe me projektin e fundit.

08:04
Masakër në Teksas, ish-burri i vret të dashurin dhe fëmijët

Pesë persona janë gjetur të pajetë në një shtëpi në qytetin rural në veri të Fort Worth, në Teksas, tre prej të cilëve fëmijë.

04:32
Marcelino: Kondogbia rri te Valencia, për Cancelon vendos Interi

Trajneri i Valencias, Marcelino ka folur për situatën e Goefrey Kondogbiasë dhe Joao Cancelos, si dhe marrëdhënien kontraktuale të tyre. Të dy futbollistët kanë qenë në një shkëmbim huazimesh me të drejtë blerjeje për t’u ushtruar deri më 31 Maj, konkretisht 25 milionë euro për kartonin e mesfushorit francez dhe 35 për atë të mbrojtësit portugez.

02:06
Anijet ruse me mision në Mesdhe

Presidenti rus, Vladimir Putin njoftoi se anijet e marinës ushtarake ruse, të armatosura me raketa “Kalibr”, do të vendosen për misione afatgjata në detin Mesdhe.

01:26
Komiteti Ekzekutiv përcakton datat e sezonit të ardhshëm

Institucioni i Komitetit Ekzekutiv, pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, u mblodh ditën e sotme për të marrë vendimet mbi fillimin dhe mbarimin e sezonit të ardhshëm futbollistik.

00:40
Flet heroi i Atleticos: Tani të festojmë, pastaj vjen Botërori

Antoinne Griezmann u rikthye si protagonist në Lyon, duke shënuar dy herë në portën e Marseilles dhe duke i hapur rrugë triumfit të Atleticos së Madridit të triumfojë në Europa League.

E mërkurë, 16 Maj 2018
23:53
Ekstremistët grekë mblidhen në Bularat, rikthejnë tezat e Vorio Epirit

Në Bularat të Dropullit gjatë fundjavës së shkuar përfaqësues të qarqeve ekstremiste greke si dhe anëtarë të organizatës Lëvizja për Ringjalljen e Vorio Epirit, kanë zhvilluar aktivitete në përkujtim të Protokollit të Korfuzit, të vitit 1914, duke risjellë në vëmendje tezat e autonomisë së Vorio Epirit.

23:16
Panucci fton Gurin për Kosovën e Ukrainën

Më në fund ka ardhur edhe momenti i Sindrit Gurit, që të marrë një ftesë në Kombëtaren Shqiptare. Ai ka marrë ftesë nga Cristian Panucci për të qenë pjesë e Shqipërisë në dy ndeshjet miqësore të fundmuajit, ndaj Kosovës dhe Ukrainës.

22:39
Griezmann fantastik, Atletico Madrid fiton Europa League (Foto)

Atletico Madrid fitoi 3-0 ndaj Marseille në finalen e Europa League, duke marrë trofeun e dytë për nga rëndësia në futbollin kontinental.

22:02
Kokaina e kapur në Gjermani, ministri bavarez “humorist”: Jam konsumator…i bananeve!

“Askush nuk duhet të shqetësohet për oreksin e tij”, deklaroi me humor ministri i Brendshëm i Bavarisë, Joachim Herrman (nga CSU) pasditen e kësaj të mërkure, duke shtuar më tej se, edhe ai vet është një “konsumator i thekur i…bananeve”.

21:37
Eugent Bushpepa: Nuk prisja që të shkoja në finale

Eugent Bushpepa tregoi eksperiencën e tij në Eurovizion në studion e “Top Show Magazine”.

21:11
Vettingu do të rrëzonte Fatmir Xhafajn

11 mijë policëve gjatë muajit të fundit iu kërkua që të plotësojnë 3 formularë për procesin e vetingut. Ky proces nuk prek drejtuesit e Ministrisë së Brendshme, përfshi edhe ministrin Fatmir Xhafaj, por si do të ishte përgjigjur Xhafaj nëse vettingun që e hartoi vetë për policët në vartësi të tij, ta plotësonte i pari?

20:41
PD: Xhafaj si Tahiri, kërcënoi Ramën!

Partia Demokratike reagoi përmes Enkelejd Alibeajt pas deklaratës së Fatmir Xhafajt, i cili më herët akuzoi opozitën se po e shantazhon për interesa kriminale të lidhura me sistemin e kalbur të drejtësisë.

20:28
Skandal në lokalet e Tiranës, fëmijët tymosin nargjile

Fëmijët e shkollave të mesme dhe 9-vjeçare në Tiranë blejnë nargjile dhe e konsumojnë atë në lokale. Kamera e “Fiks Fare” filmoi në disa lokale në Tiranë, ku fëmijët konsumonin nargjile pa kurrfarë problemi. Ndërkohë, fenomeni i duhanpirjes në oborret e shkollave vazhdon.

20:27
25-vjeçari nga Berati, në ndjekje të ëndrrës amerikane

Ardiol Hoxha, 25 vjeç nga Berati, jeton në Tiranë, ku punon si gazetar dhe pasditen e 15 majit nxitonte të shkonte për të parë nëse i ka dalë Lotaria Amerikane.

20:13
Privatësia, shefi ekzekutiv i Facebookut do të pyetet nga PE

Rrjeti social Facebook ka konfirmuar faktin që shefi ekzekutiv do të takohet me krerët më të lartë të Parlamentit Europian për të diskutuar mbi shqetësimet mbi privatësinë në Bruksel.

20:06
Nuk i bie dot gomarit, i bie samarit (Video)

Karolina Pliskova u mund në Mastersin e Romës nga Maria Sakkari dhe inatin e grumbulluar gjatë gjithë ndeshjes me gjyqtaren e takimit, e shfry te karrigia ku ishte ulur gjyqtarja.

20:02
Pylli i Sodës si landfill. U “pastrua” një muaj më parë, në aksion edhe Peleshi

Edhe pse ende nuk ka kaluar një muaj nga aksioni i pastrimit, situata vazhdon të jetë problematike në zonën e Pyllit të Sodës. Mbetje inerte dhe urbane vazhdojnë të hidhen në çdo cep të këtij pylli.

19:55
Marseille-Atletico, publikohen formacionet zyrtare

Europa League do të mësojë orët e vona të mbrëmjes së kësaj të mërkure fituesin e trofeut të dytë për nga rëndësia në kontinentin e vjetër.

19:46
Gjyqtari gjysmëmilion euro! Artan Zeneli, të ardhura 4 herë më të larta se paga

Vettingu nuk i ka çelur ende seancat publike ndaj anëtarëve të Gjykatës së Larte. Të dhënat e Open Data Albania tregojnë se mesatarisht çdo anëtar i Gjykatës së Lartë ka raportuar të ardhura vjetore katër herë më të larta se paga si gjyqtar, ndërsa pasuria neto e tyre llogaritet të jetë 8.4 milionë dollarë.

19:27
Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Meta: Luftë narkotrafikut e krimit të organizuar

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare nën drejtimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, ka pasur për çështje kryesore diskutimi gjendjen e sigurisë kombëtare dhe direktivën vjetore të sigurisë së vendit për vitin 2018, për të cilat ka informuar kryeministri Edi Rama.

19:08
Trump shpreson ende për samitin me Kim Jong-un, por denuklearizimi…

Presidenti amerikan, Donald Trump pranoi të mërkurën se ishte ende e paqartë nëse samiti i planifikuar mes tij dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, do të zhvillohej apo jo.

19:02
Tirana kampione… e Kategorisë së Parë. Lojtarët nuk ngrenë kupën

Tirana ka mundur Kastriotin me rezultatin 2-0, duke fituar kështu titullin kampion në Kategorinë e Parë.

18:56
Fatmir Xhafaj: Audio-përgjimi, sajesë! Po shantazhohem nga interesat e krimit! Prokuroria të hetojë

Fatmir Xhafaj doli pak minuta pas orës 18:30 në takimin e paralajmëruar për mediat dhe fjalën e nisi me sqarimin se nuk po dilte për të sqaruar akuzuesit e tij, por për publikun dhe miqtë ndërkombëtarë.

18:54
Komiteti i Senatit amerikan: Rusia ka favorizuar zgjedhjen e Trumpit

Komiteti i Shërbimeve Sekrete në Senatin amerikan ka dalë në përfundimin se komuniteti i spiunëve ka pasur të drejtë kur vlerësoi se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA, me synimin për të ndihmuar kandidatin e atëhershëm Donald Trump t’i fitonte ato, në një kontrast të thellë me përfundimin e republikanëve të Dhomës së Përfaqësuesve të muajit të kaluar.

18:27
Putin censuron dasmën mbretërore

Mediat më të rëndësishme në Rusi nuk do ta transmetojnë dasmën mbretërore të Meghan Markle dhe Princ Harry këtë të shtunë, dhe arsyeja mendohet të jetë marrëdhënia e tensionuar mes shtetit euroaziatik dhe Britanisë së Madhe.

18:26
Roma humbet të bukurën Matilde

Me largimin e Perrin drejt Juves, Genoa duhet të gjejë një portier tjetër dhe emri më i përshtashëm duket të jetë polaku Skorupski, që nuk gjeti shumë hapësirë në Romë, me një Allison në superformë.

18:19
Shitet për një shifër të “çmendur” McLaren-i i Ayrton Senna (Foto)

McLaren MP4/8A, njëvendëshja me të cilën Ayrton Senna theu rekorde në Formula 1 në vitin 1993, u ble për një shifër marramendëse fundjavën e kaluar, në një ankand të zhvilluar në Monako.

18:19
Prodhim pijesh e ushqimi ilegal e në kushte skandaloze, kompania përfundon në gjykatë

Sektori i krimit ekonomiko-financiar në Prokurorinë e Shkodrës ka dërguar për gjykim dosjen ndaj një kompanie lokale, që akuzohet për falsifikim të ushqimeve dhe prodhim të tyre në kushte të papërshtatshme higjienike.

18:04
E dashura e Robin Thicke 3 muaj pas lindjes (FOTO)

April Love Geary solli në jetë fëmijën e saj të parë me të dashurin Robin Thicke në shkurt të këtij viti.

17:58
Argjentina, 8 rregullat për të fituar… zemrën e bukurosheve ruse

Federata Argjentinase e Futbollit (AFA) ka publikuar një manual se si mund të kesh sukses me një femër ruse për tifozët që do të ndjekin Argjentinën në Rusi.

17:47
Sulmet terroriste në Indonezi, tashmë edhe me shpata

Sulmet terroriste në Indonezi vijojnë me intensitet dhe duket se po shfrytëzohet çdo mjet për të ngjallur frikë dhe terror në vend.

17:44
Gomonia gati për të trafikuar hashash! Kapet nga policia

Një gomone 7 metër e gjatë me një motor të fuqishëm dhe dy pako hashashi të mëdha u sekuestruan nga policia e Vlorës në bashkëpunim me Delta Force.

17:39
Një “Forest Gump” i vërtetë vrapon për 25 mijë km

Tom Hanks padyshim që shkëlqeu në rolin e Forest Gump, por zor se do t’i shkonte mendja që një prej fansave të më mëdhenj të personazhit legjendar do të vendoste të kryente vrapimin e gjatë që paraqitet në film.

17:35
Basha: Donika Prela u emërua për të shpëtuar Fatmir Xhafajn

Lulzim Basha lidh emërimin e Donika Prelës si kryeprokurore të Krimeve të Rënda në Tiranë me denoncimin që opozita i bëri Fatmir Xhafajn.

17:31
Lindje e Mesme, Izraeli: Dhuna në Gaza u ndal nga Egjipti

Protestat palestineze në kufirin mes Rripit të Gazës dhe Izraelit janë pakësuar gjatë dy ditëve të fundit, e sipas Izraelit, kjo ndodhi pas ndërhyrjes së Egjiptit për të rikthyer qetësinë.

17:26
Basha: Rama mbron Xhafajn si Tahirin dhe të tjerët! Audio-përgjimi është autentik

Partia Demokratike është e bindur në fajësinë e Fatmir Xhafajt dhe marrjen në mbrojtje të ministrit nga ana e Edi Ramës këtë të mërkurë, e sheh identik me rastin e Saimir Tahirit, Elvis Roshit, Mark Frrokut dhe Arben Ndokës.

17:25
“Mallkimi” i yjeve të Gjermanisë. Nga Müller e Brehme te Götze

Përjashtimi i sulmuesit Mario Götze nga lista paraprake e Kombëtares gjermane për Botërorin “Rusi 2018”, ishte një prej zgjedhjeve të bujshme të Joachim Löw.

17:25
Lista u shpall, partneret e futbollistëve anglezë përgatiten për Botërorin (Foto)

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate publikoi listën e futbollistëve të grumbulluar për Kupën e Botës.

17:12
Meta mbledh Sigurinë, i pranishëm edhe ministri Xhafaj

Këshilli i Sigurisë Kombëtare duhej të ishte mbledhur dy javë më parë, por u shty për këtë të mërkurë dhe mbledhja mbërrin në një periudhë të nxehtë politike.