Institucioni i Komitetit Ekzekutiv, pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, u mblodh ditën e sotme për të marrë vendimet mbi fillimin dhe mbarimin e sezonit të ardhshëm futbollistik.

Kështu, sipas KE-së Kategoria Superiore do të startojë më 19 Gusht dhe do të përfundojë më 25 Maj, ndërsa pas ndërprerjes dimërore, do të ristartojë më 26 Janar.

Ndryshe nga Superiorja, Kategoria e parë do të fillojë me rreth 20 ditë vonesë, më 9 Shtator dhe do të përfundojë më 11 maj.

Komiteti ekzekutiv vendosi edhe datën e zhvillimit të Superkupës së Shqipërisë, që edhe këtë herë do të luhet një javë para fillimit të Superiores, më 12 Gusht.

Top Channel