E premte, 16 Gusht 2019
12:33
Sfida e Duros te Kukësi, skuadra mbylli fazën përgatitore, shumë lojtarë kanë ikur

Skuadra e Kukësit ka përfunduar fazën përgatitore në Mavrov nën drejtimin e trajnerit të ri Shpëtim Duro, por edhe pse nga larg, verilindorët kanë bërë jo pak zhurmë në merkato, këtë herë me largimin e thuajse të gjithë repartit të mbrojtjes nga Shameti, Cuculi, Rumbullaku apo edhe portieri Frashëri. Ndryshime këto që kanë krijuar jo pak probleme e boshllëqe.

12:28
Video/ Trafiku, sërish problem në Vlorë

Edhe kjo fundjavë ka nisur me trafik në qytetin e Vlorës. Fluksi i turistëve që kthehen nga bregdeti i jugut dhe ata që nisin pushimet ka shkaktuar radhë të gjata të makinave.

12:23
Festa e rakisë në Boboshticë, banorët promovojnë pijen për të dytin vit me radhë

Boboshtica, fshati që promovoi turizmin në Korçë përmes recetave tradicionale njihet edhe për prodhimin e rakisë së manit.

12:20
Ndotja “mbyt” Zharrëzën/ Banorët: Janë shtuar sëmundjet kancerogjene

Derdhjet e pakontrolluara në përrua të mbetjeve hidrokarbure, pellgjet me naftë përreth puseve të naftës dhe gazi që çlirohet në ajër, e kanë rënduar së tepërmi jetesën e banorëve të fshatit Zharrës.

12:17
PS gjen zgjidhjen për zëvendësimin e Ademit, të hënën konstituohet këshilli i Shkodrës

Pavarësisht tërheqjes së Valdrin Pjetrit, pritet që të hënën të bëhet konstituimi i këshillit bashkiak të Shkodrës. Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu raporton se Partia Socialiste është këshilluar me ekspertët ligjorë dhe do të vijojë procedurat për bashkinë e Shkodrës.

12:15
Kryemadhi në zyrën e Bashës/ Opozita koordinon qëndrimet pas dorëheqjes së Valdrin Pjetrit

Pas zhvillimeve të fundit në Shkodër, opozita po koordinon qëndrimet. Për këtë çështje, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është takuar sot në selinë blu me kreun e demokratëve, Lulzim Basha.

11:50
Policia arreston pronarin e lokalit që dhunoi turistët spanjollë

Pas dhunës së ushtruar ndaj disa turistëve spanjollë, Policia njofton se ka arrestuar shtetasin M.K., 51 vjeç, banues në Sarandë.

11:32
Tiranë/ Arrestohet 19-vjeçari, iu gjetën 463 doza me lëndë narkotike

Policia e Tiranës ka sekuestruar 463 gram lëndë narkotike Cannabis Sativa, e ndarë në doza gati për shitje si dhe ka vënë nën pranga poseduesin, njëkohësisht edhe shpërndarës i lëndës narkotike.

11:27
Konstituohet këshilli bashkiak, ministri Shalsi: Kapitull i ri për Pogradecin

Është konstituar këshilli bashkiak i Pogradecit, i dalë nga zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Në këshillin e ri, 20 anëtarë i përkasin Partisë Socialiste, tre janë të Aleancës Demokratike Shqiptare, dy nga Partia Social Demokrate, ndërasa disa parti të tjera të vogla kanë nga një anëtar.

11:20
Fier/ Arrestohet roja e pyllit për kultivim bimësh narkotike

Policia e Fierit ka vënë në pranga një roje pylli si autor të dyshuar për kultivim bimësh narkotike dhe shpërdorim detyre.

11:08
Betimi prekës që William i bëri dikur të ëmës, princeshë Diana-s

Princi William ishte vetëm 14 vjeç kur martesa e prindërve të tij mori fund. Asokohe për të miturin ishte e vështirë të përballonte ndarjen në fjalë, në një kohë kur mbarë bota po monitoronte historinë mbretërore.

11:04
Basha: Krahasuar me Ramën, Pjetri është një kriminel i rangut të tretë

Kryeopozitari Lulzim Basha thtotë se “krahasuar me Edi Ramën, Valdrin Pjetri është një kriminel i rangut të tretë, një trafikant i dënuar droge që ka fshehur të kaluarën e tij.”

10:54
“Zhvatja”, Pendarovski: Institucionet qeveritare po e lënë në baltë Maqedoninë

Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski thotë se institucionet qeveritare po e lënë në baltë vendin në mënyrë drastike, saqë mund të minojnë perspektivat për hapjen e shumëpritur të bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

10:37
Reagon Edi Rama: Valdrin Pjetri nuk është kriminel; ka shërbyer që në kohën e PD-së

Përmes katër postimeve të njëpasnjëshme në Twitter, kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish mbi çështjen “Valdrin Pjetri”.

10:31
Prokuroria e Përgjithshme letër PD-së: Verifikimet për Pjetrin nisën brenda 24 orëve

Prokuroria e Përgjithshme i është përgjigjur Partisë Demokratike për procedurat e ndjekura për verifikimin e dokumentacionit të dekriminalizimit për Vladrin Pjetrin. Në letrën e Prokurorisë thuhet se verifikimet për Pjetrin kanë nisur brenda 24 orëve që nga momenti kur është bërë kërkesa e PD-së.

10:29
Shqiptari përdhunon turisten 14-vjeçare në Korfuz

Mëngjesin e të mërkurës, një vajzë 14-vjeçare nga Britania e Madhe ka rënë pre e përdhunimit nga ana e një 32-vjeçari shqiptar në Korfuz.

10:21
Presidentja e Komisionit Evropian, vlerësime Xhaçkës: Shqipëria, një aleat i denjë

Presidentja e sapozgjedhur e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen vlerëson rolin e Shqipërisë në aleancën më të madhe ushtarake në botë, NATO.

10:07
Dhuna ndaj turistëve spanjollë në Qeparo, autorët shkatërruan edhe furgonin

Policia nuk ka reaguar ende për një ngjarje të shëmtuar të ndodhur dje në Qeparo të Himarës ku pesë turistë spanjollë raportohet se janë dhunuar barbarisht nga pronari i lokalit dhe të afërm të tij. Ndërkohë në rrjetet sociale janë publikuar foto dhe video që tregojnë furgonin e shkatërruar me të cilin udhëtonin turistët spanjollë.

09:43
Operacioni “Plazh i lirë” në Shëngjin, lirohet një hapësirë rreth 2800 m2 dhe procedohen 8 persona

Operacioni për lirimin e plazheve publike ka vijuar në Shëngjin të Lezhës. Si rezultat i këtij operacioni të policisë është liruar rreth 2800 m2 plazh i zaptuar në mënyrë të paligjshme dhe janë sekuestruar 542 shezlongë dhe 271 çadra të vendosura në mënyrë të paligjshme, në hapësirat publike.

09:28
Protestat në Hong Kong, Jackie Chan shkakton zemërim me mbështetjen për Pekinin

Ylli i filmave Jackie Chan ka shkaktuar zemërim të madh me mbështetjen e dhënë për Pekinin në protestat e Hong Kongut që vijojnë prej disa javësh. I lindur në Hong Kong, Chan i konsideroi “të trishtueshme dhe dëshpëruese” protestat dhe gjatë intervistës televizive dha mbështetje për flamurin kinez.

09:18
Tentoi të vriste me granatë bashkëfshatarët, arrestohet i moshuari në Pogradec

Një i moshuar është arrestuar në fshatin Dardhas të Pogradecit, pasi tentoi të vriste me granatë dy vëllezër. Në prangat e policisë ka rënë shtetasi R.F., 72 vjeç.

08:47
Aksidentohet për vdekje gruaja, tentoi kalimin përmes autostradës

Një aksident me pasojë vdekjen e një gruaje 54 vjeç ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Lezhë-Tiranë, në afërsi të vendit të quajtur “Mbikalimi i Patokut”. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:15, kur mjeti tip Volkswagen me drejtues shtetasin H.A., banues në Kosovë, ka aksidentuar shtetasen këmbësore A.M., vjeçe 54, banuese në Mirditë e cila ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

08:01
Neymar shkurton pagën për të lehtësuar largimin nga PSG

Neymar ka shkurtuar pagën e tij me 15 milion euro në mënyrë që të bëhet më i lehtë largimi nga PSG.

07:59
Punime në kabina, mëngjesi nis me mungesë energjie në këto zona të Tiranës

Disa zona të Tiranës do të kenë mungesë të energjisë elektrike mëngjesin e sotëm për shkak të punimeve në disa kabina. Sipas OSHEE, punimet kryhen në kuadër të realizimit të investimeve nga Drejtoria Rajonale.

07:43
Video/ Njihuni me talentin nga Kolumbia që po çmend klubet e mëdha

Një talent nga Kolumbia po çmend të gjithë ekipet e mëdha me aftësitë e tij. Ai është një lojtar me teknikë shumë të lartë ku të shumë janë ata që e krahasojnë me Messin.

07:08
Stuhia ‘Krosa’ godet Japoninë, 1 i vdekur 49 të plagosur

Një person ka vdekur ndërsa 49 të tjerë janë plagosur në Japoni nga stuhia tropikale ‘Krosa’.

06:34
Video/ Nuk u larguan nga rruga, kamioni shtyp disa protestues

Një kamion është futur në mes të një turme protestuesish të clët po protestonin në një qendër ndalimi të ICE (Imigracionit dhe Doganave) në Rhode Island të Shteteve të BAshkuara të Amerikës.

05:30
Reagime pas ndalimit të hyrjes në Izrael të dy ligjvënëseve amerikane

Izraeli ndaloi të enjten dy ligjvënëse amerikanë të hynin në vend, duke i dhënë shkas një raundi të ri polemikash në debatin mbi mbështetjen e SHBA për aleatin e tyre në Lindjen e Mesme.

04:15
Të dhëna biometrike të miliona vetëve të pakoduara në rrjet

Studiuesit e sigurisë nga Izraeli kanë gjurmuar një bankë gjigande të dhënash me shenjat e gishtërinjve, tiparet dalluese të fytyrës e të tjera të dhëna biometrike, të cilat mund të tërhiqen lehtësisht nga interneti.

03:14
Avioni me 226 pasagjerë përfundon në fushat e misrit

Një avion rus ka përfunduar në disa fusha të mbjella me misër pasi motorët e tij u dëmtuan nga goditja e një tufë zogjsh.

02:12
Gjendet bomba e pashpërthyer e Luftës së Dytë Botërore në Rusi

Një bombë e pashpërthyer që nga Lufta e Dytë Botërore është gjetur në Rusi, në zemër të Moskës.

01:13
Foto/ E dashura e sulmuesit të Real Madrid surprizon fansat para kampionatit

U mendua se në “Santiago Bernabeu” do të zëvendësonte Georgina Rodriguezin, që u zhvendos në Torino bashkë me Cristiano Ronaldon.

E enjte, 15 Gusht 2019
23:46
Matjet e temperaturës/ Korriku 2019 muaji më i nxehtë në historië e njerëzimit

Kjo verë shënoi temperatura rekord në të gjithë botën, ku në shumë vende temperaturat e larta shkaktuan edhe viktima.

22:49
Foto/ Edhe futbolli ka “Zonjën e Parë”, të gjithë sytë tek arbitrja e finales!

Të gjithë sytë ishin drejtuar nga ajo. Askush nuk do ta falte, nëse Stephanie do të gabonte. Por, Stephanie Frappart nuk dështoi në provën më të rëndësishme, atë që ndryshoi jetën e saj dhe i lejoi të hynte në histori si arbitrja e parë femër që drejton një finale të futbollit për meshkuj të organizuar nga UEFA.

22:42
50 vite më pas, çifti gjen foton e takimit të parë te festivali më i famshëm në histori

Për 50 vite, Xhudi dhe Xheri Grifin u kanë treguar miqve dhe familjarëve se si ishin njohur në festivalin e Udstok në vitin 1969, që ditë e parë që u hap, dhe që atëherë kanë qenë gjithnjë bashkë.

22:26
Kosova nderon legjendat, shtatore për Vokrrin, statujë për Kelmendin

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, përmes dy letrave të nënshkruar sot (të enjten) i ka kërkuar kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, që të sigurohen dy vende në kryeqytetin e Kosovës, njëra për vendosjen e shtatores së legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri, dhe tjetra për vendosjen e statujës për kampionen me famë botërore, Majlinda Kelmendi. Me këtë rast, Gashi tha se vendet për shtatoren e Vokrrit e ka kërkuar afër stadiumit.

22:18
Avioni më i frikshëm në botë, që u aktivizua në Kosovë, mbushi 30 vjeç

Avioni legjendar B-2 Stealth Bomber e ka kryer fluturimin e parë në verën e vitit 1989.

21:53
Erdogan vizitë në Serbi, çel punimet e projektit 3 miliard euro

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Serbi më 29 gusht, raporton agjencia Tanjug. Gjatë vizitës Erdogan do të takohet me homologun serb, Aleksandar Vuçiç dhe me zyrtarë të tjerë të lartë.

21:33
Anija katariane me vela në Mesdhe, më 20 Gusht do të jetë në Shqipëri. Surpriza edhe në Tiranë

Një anije e vjetër katariane me vela po lundron aktualisht në vendet e rajonit në një turne që quhet “Fatah Al Khair 4”. Deri tani ka vizituar Turqinë dhe Greqinë dhe më 20 gusht 2019 do të mbërrijë në brigjet shqiptare.

21:25
Ish-prifti vërteton me foto që homoseksualët kanë ekzistuar gjithnjë

Një ish-prift, i quajtur Natan Monk, është përfshirë në debatin e lirive të homoseksualëve, dhe për t’iu përgjigjur atyre që i thoshin se homoseksualët janë një prodhim i kulturës së dekadave të fundit, ai ka mbledhur foto të vjetra që vërtetojnë ekzistencën e tyre në shoqëri.

21:09
Arbitrat, gati për sezonin e ri, do të ketë të gatshëm për sistemin VAR

Arbitrat shqiptarë jane gati për sezonin e ri futbollistik. Në testet e tyre të fundit fizike dhe teoriken sektori i gjykimit të Federatës Shqiptare të Futbollit ka përditësuar njohuritë me ndryshimet e reja në rregulloren e futbollit.

21:00
Nëna hedh pelenën në det, autoritetet mbyllin gjithë plazhin

Një video virale ka bërë që autoritetet të marrin masa ekstreme e të mbyllin një plazh të tërë në Ishujt Filipines.

20:38
Kodra që po josh miliarderët

“Mali”, një pronë prej 63 hektarësh, e ndodhur në kodrën më të lartë të Beverli Hills, në Kaliforni të SHBA-ve, do të nxirret në ankand për të paktën 650 milionë dollarë.

20:32
Ndodh edhe kështu! Në finalen e Superkupës, shkruhet gabim emri i mesfushorit

Në takime siç ishte finalja e Superkupës së Europës, vëmendja ndaj detajeve është maksimale, pasi për shkak të audiencës së lartë, organizatorët duan që gjithçka të shkojë në mënyrë perfekte.

20:16
Laburistët kundër Johnson, mocion mosbesimi në Parlament për të rrëzuar kryeministrin e ri

Kreu i Partisë Laburiste britanike, Jeremy Corbyn kërkon të rrëzojë me votë mosbesimi kryeministrin aktual britanik, Boris Johnson, për të penguar kështu në minutën e fundit një Brexit pa marrëveshje. Në një letër drejtuar krerëve të partive opozitare dhe disa deputetëve me influencë të konservatorëve, ai kërkon që të mbështetet një qeveri e përkohshme nën drejtimin e tij. Kjo qeveri do të kërkojë menjëherë zgjedhje të parakohshme dhe një referendum të dytë për daljen nga Bashkimi Europian, shkruan ai.

19:59
Ish-vila e Enverit në kinema, fituesi i Palmës së Artë në Kanë do të shfaqë filmin në Tiranë

Vila e ish-diktatorit do të shhndërrohet në një kinema. Fituesi i Palmës së Artë në Cannes Film Festival 2019, do të jetë më 19 gusht në Tiranë në një prezantim dhe diskutim të filmit të tij. Projekti i takon një kinemaje nomade, Cine Tarkovsky, që evidenton objekte të izoluara për publikun, pjesë të arkitekturave të sistemeve totalitare që kanë qeverisur shtetet e Ballkanit, për t’i kthyer ato në kinema me hyrje të lirë për publikun për një natë.

19:43
Vale e re e zhvlerësimit të euros, BSH: Normë e sezonit të verës, kursi do të rikthehet në normalitet

Vala e re e zhvlerësimit të euros ndaj lekut ka hapur sërish debatet në publik për shkaqet e këtij fenomeni. Opozita dhe disa ekspertë thonë se një pjesë e dobësimit të euros është e lidhur me paratë e pista që hyjnë në ekonomi nga trafiku i drogës apo aktivitetet e tjera krimnale.

19:43
Marrëveshje Shqipëri-Itali për konvertimin e patentave, jo më teste teorike dhe praktike

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, në një postim në rrjetin e tij social Facebook njofton qytetarët shqiptarë me banim apo që vizitojnë Italinë për realizimin e “Marrëveshjes ndryshuese për konvertimin e lejeve të drejtimit”. Kjo marrëveshje do të hyjë në fuqi më datën 8 shtator 2019.

19:27
Frika për recesionin, tronditen tregjet ndërkombëtare pas lajmit për 5 ekonomitë e mëdha

Bursat në Evropë u tronditën të enjten pas një ditë të trazuar në tregjet amerikane dhe aziatike, shkaktuar nga frika e investitorëve për recesionin e paralajmëruar global.

18:35
Hajdari për dorëheqjen e Pjetrit: Problemi nuk qëndron te individi

Kryetarja e Grupit Parlamentar Demokrat, Rudina Hajdari thotë se “çështja e Valdrin Pjetrit vërteton për të disatën herë se sa i korruptuar dhe i dështuar është sistemi ynë politik.”

18:23
Qëlloi me armë lavazhierin, arrestohet 38 vjeçari

Një 38 vjeçar me iniciale L.L., është arrestuar nga blutë e Shkodrës pasi dyshohet se ka qëlluar armë në drejtim të një shtetasi tjetër.

18:12
Zgjedhjet në Shkodër do të përsëriten, por kur?

Me tërheqjen e Valdrin Pjetrit nga marrja e detyrës së kryebashkiakut të Shkodrës, zgjedhjet në këtë bashki do të përsëriten, e gjithë çështja është se kur.

18:01
Dita e Shën Mërisë, një nga festat më të rëndësishme të besimtarëve ortodoksë

15 gushti është kulmi i festimeve të ditës së Shën Mërisë, që kremtohet nga besimtarët e krishterë si dita kur Shën Mëria iu bashkua të birit të saj. Pikërisht kjo ditë mblodhi sot në Manastirin Fjetja e Hyjlindesës në Zvërnec qindra besimtarë ortodoksë dhe jo vetëm për të kremtuar këtë ditë të rëndësishme.

17:15
Tërheqja e Pjetrit, reagon Basha: Asgjë nuk ndryshon deri sa të largojmë Ramën

Ndonëse tërheqjen e Valdrin Pjetrit nga marrja e detyrës si kryebashkiak i Shkodrës, Lulzim Basha e komenton si “një kriminel më pak në politikë”, sërish shprehet i bindur se asgjë nuk ka për të ndryshuar pa larguar Edi Ramën nga posti i kryeministrit.

17:09
Parku në Meksikë, më i miri në të gjithë botën

Një park në Meksikë është zgjedhur më i miri në botë nga një organizatë ndërkombëtare.

17:00
Suli denoncon lejen që Mziu dha 8 ditë para largimit, ndërhyn pronari: Tokën e kam të trashëguar

Kryebashkiaku i ri i Kamzës, Rakip Suli ka denoncuar sot një leje të dhënë nga paraardhësi i tij, Xhelal Mziu, vetëm 8 ditë përpara se të largohej nga zyra. Bëhet fjalë për një objekt për përpunimin e produkteve bujqësore që do të ngrihet në Paskuqan, por sipas Sulit, vendimi i Mziut është kriminal.

16:38
Protesta e banorëve të fshatit Backë në Skrapar, reagojnë përfaqësuesit e HEC-it: Jemi konform ligjit

Pas protestës së banorëve të fshatit Backë në Skrapar, kundër ndërtimit të hidrocentralit në këtë fshat kanë reaguar sot përfaqësuesit e HEC-it.

16:19
Valdrin Pjetri tërhiqet nga marrja e detyrës së kryebashkiakut të Shkodrës

Valdrin Pjetri ka vendosur të tërhiqet nga marrja e detyrës së kryebashkiakut të Shkodrës. Vendimi vjen pas akuzave të Partisë Demokratike se ka qenë i dënuar në Itali për shpërndarje droge në vitin 2003.

16:06
Prodhim dhe shitje narkotikësh/ Korçë, arrestohet një shtetas dhe procedohet një tjetër

Policia e Korçës ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të një shtetasi si dhe procedimin penal të një tjetri, për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim.

15:45
Ngjitja në Everest, Nepali përcakton rregulla të reja për alpinistët

Alpinistët që duan t’i ngjiten malit Everest, tani përballen me rregulla të reja. Para së gjithash ata duhet të demonstrojnë se janë alpinistë me eksperiencë, para një paneli këshillues që qeveria e Nepalit ka krijuar.

15:25
Mos prisni 1 shtatorin! Fundi i transmetimeve analoge dhe nisja digjitale në Tiranë, Durrës e Vlorë

Me një shtator mbyllen transmetimet televizive analogë në Tiranë, Durrës dhe Vlorë.

15:23
Gushti i frikshëm i aksidenteve/ Vetëm në 1 javë, 131 përplasje mjetesh me viktima dhe të plagosur

Gushti regjistron shifra të frikshme të aksidenteve rrugore. Kur kanë kaluar vetëm 15 ditë nga muaji i nxehtë, janë regjistruar 159 aksidente ndërkohë që java e dytë thyen rekord.

15:17
Zgjedhje? Opozita s’merr pjesë/ Debati që hapi Valdrin Pjetri në Shkodër. PD: T’i sekuestrohet pasuria

Opozita do ia lërë sërish socialisteve drejtimin e Shkodrës nëse zgjedhjet në këtë Bashki do të ribëhen. Dy aleatët të Partisë Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Agrarët konfirmojnë se nuk do të marrin pjesë në përsëritjen e një palë zgjedhjeve, të cilat s’i kanë njohur kurrë.

15:06
Video/ Tiranë, merr flakë makina e policisë private

Një makinë e një policie private është përfshirë nga flakët në rrugën Fortuzi në kryeqytet.

14:29
2.11 miliardë dollarë për Brooklyn Nets, një shitje rekord

Skuadra amerikane e basketbollit, Bruklin Nets është drejt finalizimit të një shitjeje rekord prej 2.11 miliardë Dollarësh.

14:05
PD i drejtohet Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Gjata: Valdrin Pjetri është subjekt i ligjit antimafia

Parta Demokratike nuk e ka lënë në heshtje as sot çështjen “Pjetri” dhe ka nxjerrë në një deklaratë për mediat sekretarin për Çështjet Ligjore, Çlirim Gjata.

13:53
Kalon lumin mbi një litar/ Artistja franceze i mahnit të gjithë; përshkon 350 metra

Artistja franceze Tatiana Mosio Bongonga i ka mahnitur të gjithë ndërsa çeli një festival cirku në Pragë duke kaluar mbi një litar të tendosur, lumin e kryeqytetit çek, Vltava.

13:36
Pemët artificiale/ Zgjidhja ekologjike për qytetet

Pemët janë një nga gjërat më të mira që ne kemi për të pastruar ajrin në tokë, por ato kanë edhe disa telashe; u duhet kohë dhe hapësirë për t’u rritur. Por, me BioUrban, një pemë artificiale që thith ajër të ndotur sa 368 pemë të vërteta, koha dhe hapësira, kursehen.

13:20
Investimet nëpër lagje, rikonstruktohet Rr. “Sotir Peçi” pranë bllokut të ambasadave

Krahas rehabilitimit të akseve kryesore, si “Rruga e Durrësit” apo “Rruga e Kavajës”, Bashkia e Tiranës po ndërhyn edhe në rrugët në brendësi të lagjeve. Rruga “Sotir Peçi”, e cila lidh bllokun e ambasadave me Rrugën e Durrësit, është investimi më i fundit në kryeqytet.

13:15
Meta për paketën anti-shpifje: Pa media të lirë rruga drejt BE e pamundur

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sot në lidhje me debatin e hapur pas paketës ligjore anti-shpifje të ndërmarrë nga maxhoranca qeverisëse.

13:02
Gjykata vendos: Burg pa afat për autorët e vrasjes së Florian Selimit

Gjykata e rrethit gjyqësor në Fier ka vendosur sot masën e sigurisë burg pa afat për Sadri Selacin dhe Kiri Mernicaj ,dy autorët e vrasjes së Florian Selimit.

12:49
Nga qielli po bie plastikë/ Studimi më i fundit nga shkencëtarët amerikanë

“Nga qielli po bie plastikë”- kjo është ajo që një vrojtim i specializuar i reshjeve në Denver dhe Boulder të Kolorados ka zbuluar.

12:36
Bie në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën 43-vjeçari

Një 43-vjeçar ka ndërruar jetë sot në Tiranë pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

12:24
Dritëhijet e një tragjedie/ 7 muaj nga aksidenti i futbollistit Emiliano Sala

Tragjedia ajrore që i mori jetën një futbollisti premtues dhe u pasurua me kapituj të tërë misteri në kërkimet që pasuan rënien e një avioni, tani merr përmasa të tjera.

12:14
Festa e birrës, sot dita e dytë/ Netët me muzikë dhe gatime tradicionale në qytetin e Korçës

Nata e parë e festës së birrës në Korçë aq shumë e pritur ka startuar buzëmbrëmjen e së mërkurës me një rekord pjesëmarrje dhe shumë atmosferë.

12:08
Qendra e re e Fierit/ Punimet drejt fundit, inaugurimi në 1 shtator

Punimet për rehabilitimin e qendrës së Fierit po shkojnë drejt përfundimit. Në 1 shtator sheshi i qytetit do të jetë i kalueshëm për qytetarët.

12:04
Dezinsektimi në Sarandë/ Mushkonjat kthehen në problem për pushuesit

Në Sarandë për disa netë me radhë ka vijuar spërkatja e parqeve, lulishteve, vendqëndrimeve të mbeturinave dhe mjediseve të tjera publike kundër insekteve.

12:03
Përplasje për rrugën e Thethit/ Bashkia e Shkodrës kundër FSHZH. Ndërpriten punimet, reagojnë banorët

Pika turistike e Thethit në këtë sezon vere vijon të jetë më e frekuentuara sa i përket veriut të Shqipërisë. Pavarësisht kësaj, rruga drejt kësaj pike turistike vijon të mbetet e amortizuar dhe e pakalueshme për mjetet e ulëta.

11:53
U kap me 19 pistoleta dhe eksploziv, burg për 51-vjeçarin nga Kosova

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi sot masën e sigurisë “arrest me burg” për shqiptarin nga Kosova Ylber Ademi, i cili u arrestua dy ditë më parë në aksin nacional Elbasan-Peqin me një arsenal armësh.

11:47
Kontrabandonte shtetas shqiptarë/ Ja kush është 27-vjeçari, ish-punonjës në aeroport (emri)

Një 27 vjeçar shqiptar u ekstradua nga Italia drejt vendit tonë pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

11:29
Vrasje apo vetëvrasje? Gjendet e vdekur transgjinorja e famshme 38-vjeçare

Miriam Rivera, ylli i show-t të 2004-ës “There’s Something About Miriam” (“Ka diçka rreth Miriam-it”), në fund të të cilit u zbulua se e reja ishte në fakt transgjinore është gjendur e varur në rrethana misterioze.

11:24
Tentoi t’i fusë drogë në burg të birit, mamaja procedohet në gjendje të lirë

Policia e Shtetit ka bërë arrestimin e 2 personave dhe 1 tjetër e ka proceduar në gjendje të lirë, në fushën e narkotikëve dhe vjedhjes.

11:23
Durrës/ Radhë të gjata në zyrën e shpërndarjes së pasaportave, shënohen raste asfiksie

Në policinë e Durrësit ka pasur radhë të gjata në zyrën e shpërndarjes së pasaportave biometrike, ndërsa edhe temperaturat kanë qenë të larta.

11:01
Pas 500 vitesh/ Zbulohen skicat e fshehura në pikturën e famshme të Da Vinci-t

Për herë të parë janë zbuluar një seri skicash të realizuara nga Leonardo Da Vinci dhe të fshehura në një nga pikturat më të famshme të tij, përgjatë më shumë se 500 viteve.

10:50
S’ka qetësi për Xhelal Mziun! Pasi i mori bashkinë, Rakip Suli denoncon sot shkeljet e paraardhësit të tij

Kryetari i Bashkisë Kamëz, Rakip Suli do të inspektojë sot në orën 16:30 një ndërtim, ku siç njoftojnë burime nga bashkia, leja e së cilës është dhënë nga ish-kryetari brenda parkut të liqenit të Paskuqanit në kundërshtim me studimin urbanistik ku kjo zonë është zonë rekreacioni.

10:47
Kontrabandonte shtetas shqiptarë drejt SHBA-së, ekstradohet 27-vjeçari nga Italia

Një 27 vjeçar shqiptar është ekstraduar nga Itali drejt vendit tonë pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

10:29
Gjermani/ Listat e armiqve: Në shënjestër të ekstremistëve të djathtë

Mijëra persona janë të piketuar në ‘listat e armiqve’ të ekstremistëve të djathtë. Ministria e Brendshme nuk sheh kërcënim konkret, por shumë të prekur ndihen të lënë në baltë. Sa i madh është rreziku në të vërtetë?

10:09
Rama nxjerr fotot: Transformim rrënjësor te zona e Shkëmbit të Kavajës

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm ka publikuar foto nga puna e bërë tek Shkëmbi i Kavajës në Golem për sistemimin e rrugëve dhe vendosjen e ndriçimit.

09:54
Kourtney Kardashian dhe Kendall Jenner ‘bëhen’ leopard

Ajo është duke u përgatitur për shitjen produkteve të limituar që lidhen me kujdesin ndaj vetes.

09:39
Tiranë/ Vijojnë investimet në rrjetin e ujësjellësit, linjë e re në Babrru

Bashkia e Tiranës vijon punën në terren për përmirësimin e infrastrukturës. Në rrugën “Spiro Kote” në zonën e Babrrusë është ndërtuar këto ditë një linjë të re e furnizimit me ujë.

09:23
Pakistani kërcënon Indinë me “luftë deri në fund”

Në kulmin e tensioneve për Kashmirin, kryeministri i Pakistanit, Imran Khan e akuzoi Indinë, se po planifikon sulme ndaj pjesës së rajonit malor pakistanez. Vendi i tij posedon informacionet përkatëse të shërbimeve sekrete.

08:47
Lirimi i plazheve publike, policia aksion në Durrës dhe Himarë

Policia ka vazhduar aksionin e saj për lirimin e plazheve publike.

08:32
Ushqimet më të mira për mëngjes që të humbni në peshë

Sekreti për të humbur në peshë është të hani në mëngjes ushqime, që janë të ushqyeshme dhe të ngopin.

08:15
Protestat në Hong Kong: Trump sugjeron takim personal me presidentin kinez

Presidenti amerikan Donald Trump ka sugjeruar një “takim personal” me Presidentin e Kinës Xi Jinping për të diskutuar krizën politike që përfshiu Hong Kongun.

08:00
SHBA tronditet sërish, një i armatosur plagos 6 policë

Një person është arrestuar nga policia pasi plagosi gjashtë policë në Philadelphia të SHBA-së.

07:42
Çahet toka/ Francë, gropë në mes të qytetit

Një gropë pesë metra e thellë dhe 10 metra e gjerë është hapur krejt papritur në qendër të Amiensit, gjatë natës dhe ka gjasa që shkak të ketë qenë kolapsi i një qilari mesjetar.

07:21
Video/ Përdori celularin gjatë drejtimit të makinës, ja pasojat

Përdorimi i celularit në drejtimin e makinës është një nga burimet më të shpeshta të aksidenteve rrugore.

06:46
Aktivistja e klimës niset drejt SHBA-së me jaht ekologjik

Një vit pasi nisi një grevë shkollore që e bëri atë të njohur në të gjithë botën për luftën kundër ngrohjes globale, Greta Thunberg beson se mesazhi i saj i pakompromentueshëm, po përcillet ngado edhe pse reagimi mbetet i vakët në terren.

05:58
Akuzat ndaj Domingos, reagon gjigandi i operas

Gjigandi i operas, Placido Domingo, ka mbrojtur veten përballë akuzave për ngacmim seksual duke insistuar se ai beson se të gjitha ndërveprimet dhe marrëdhëniet në karrierën e tij të gjatë, kanë qenë gjithnjë të dëshiruara dhe konsensuale.

04:12
Turizmi po kthehet në plagë për metropolet europiane

Dyndja e turistëve po i shqetëson qytetarët në metropolet si Roma, Amsterdami e Barcelona. Bashkitë e këtyre qyteteve po marrin masa për një turizëm të kontrolluar.