Edhe kjo fundjavë ka nisur me trafik në qytetin e Vlorës. Fluksi i turistëve që kthehen nga bregdeti i jugut dhe ata që nisin pushimet ka shkaktuar radhë të gjata të makinave.

Kjo video e trafikut është bërë në zonën e Ujit të Ftohtë. Situata ka qenë e rënduar që prej orës 8 të mëngjesit dhe vijon ende.

Pavarësisht ndërhyrjeve të policisë, situata në Vlorë nuk ka gjetur zgjidhje.

Top Channel