Me një shtator mbyllen transmetimet televizive analogë në Tiranë, Durrës dhe Vlorë.

Nëse nuk ke një televizor smart të gjeneratës së fundit pajisja me dekoder digjital tokësor është e domosdoshme për të parë kanalet televizive shqiptare.

Elton Poga drejtor i frekuencave të larta në Top Channel thotë se transmetimet digjitale kanë nisur prej kohësh dhe qytetarët nuk duhet të presin 1 shtatorin për të përfituar nga ky shërbim.

Digitlab ofron transmetime televizive numerike përmes teknologjisë se fundit dhe me dekodera mjaft cilësore.

Nëse nuk je pajisur me dekoder pas 1 shatorit qytetarët pa dekoder nuk do të kenë me mundësi për parë kanalet televizive.

Ndërprerja e transmetimeve televizive në sistemin analog dhe kalimi i tyre në digjital ka nisur vite më parë dhe është një proces i detyrueshëm për të gjitha vendet europiane duke përfshirë dhe Shqipërinë.

Top Channel