Është konstituar këshilli bashkiak i Pogradecit, i dalë nga zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Në këshillin e ri, 20 anëtarë i përkasin Partisë Socialiste, tre janë të Aleancës Demokratike Shqiptare, dy nga Partia Social Demokrate, ndërasa disa parti të tjera të vogla kanë nga një anëtar.

I pranishëm në mbledhje ishte edhe ministri për Sipërmarrjes, Eduard Shalsi inkurajoi këshilltarët e rinj që të jenë sa më pranë njerëzve dhe se tani do të nisë një kapitull i ri për Pogradecin.

“Kemi pushtetin qendror, por edhe vendor tashmë. Bashkia aktuale ishte një model sesi nuk duhet të menaxhohet një qytet. Duam të nisim një kapitull të ri për Pogradecin”, është shprehur Shalsi.

Ndërkohë, pritet që edhe Ilir Xhakolli të bëjë sot betimin si kryebashkiak i ri i Pogradecit.

Top Channel