Policia nuk ka reaguar ende për një ngjarje të shëmtuar të ndodhur dje në Qeparo të Himarës ku pesë turistë spanjollë raportohet se janë dhunuar barbarisht nga pronari i lokalit dhe të afërm të tij. Ndërkohë në rrjetet sociale janë publikuar foto dhe video që tregojnë furgonin e shkatërruar me të cilin udhëtonin turistët spanjollë.

Shkak dyshohet se është bërë pakënaqësia e turistëve me ushqimin në restorant, çka ka sjellë edhe reagimin e ashpër të pronarit. Ata janë dhunuar dhe kërcënuar, si dhe u është thyer xhami i mjetit.

Fatmirësisht turistët kanë mundur të largohen disa kilometra deri sa kanë parë një patrullë të policisë, e cila ka ndërhyrë për të qetësuar situatën.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel