Foto ilustruese

Policia e Fierit ka vënë në pranga një roje pylli si autor të dyshuar për kultivim bimësh narkotike dhe shpërdorim detyre.

Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale N.Y, 51 vjeç, banues në Fier, me detyrë roje pylli në Ndërmarrjen Pyjore, Fier.

Arrestimi u bë i mundur gjatë kontrollit të territorit në fshatin Kreshpan, si dhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Fier, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Shpërdorim detyre”.

Top Channel