E martë, 20 Gusht 2019
19:58
Fier/ Qëlloi me armë nga makina, policia vihet në ndjekje të autorit

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Topojë të Fierit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 dhe të shtënat mësohet se kanë ardhur nga një automjet.

19:52
Pelegrinazhi në malin e Tomorrit, Policia në shërbim 24 orësh pasi fluksi i vizitorëve është i madh

Prej dy ditësh në malin e shenjtë të Tomorrit ka nisur peligrinazhi i përvitshëm i besimtareve bektashinj, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia. Ata kremtojnë në teqenë e kulmakut festën në nder të Abz Aliut. Por pelegrinët si çdo vit ankohen për rrugën që të çon në Teqenë e Kulmakut.

19:45
Fëmijët te okulisti/ Vizitat e detyrueshme para nisjes së shkollës në shtator

Çdo vit e më shumë, prindërit po i kushtojnë vëmendje vizitës së fëmijëve te mjeku okulist.

19:35
Luisa, turistja e njëmiliontë e gushtit në Shqipëri

Luisa nga Austria u bë turistja e njëmiliontë që ka hyrë në Shqipëri gjatë muajit gusht. Ajo hyri së bashku me familjen në portin e Sarandës, ku e priste një surprizë e këndshme. Një bluze me mbishkrimin “turisti i 1 miliontë” iu dhurua vajzës së vogël nga ministri i Turizmit, Blendi Klosi.

19:07
Qeveria bllokon fondet e Shkodrës/ Thesari: Voltana Ademit i ka mbaruar mandati në 20 gusht, ora 16:30

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka penguar funksionimin e Bashkisë Shkodër, përmes bllokimit të procedurave të likuidimit me fondet e veta, mbi shërbimet dhe investimet.

18:43
Rama: Genti Kame, pro ndërtimit të një Teatri të ri Kombëtar në vend të gërmadhës

Kryeministri i vendit Edi Rama, ka ardhur me një tjetër reagim në rrjetin e tij social “Facebook”, në lidhje me rindërtimin e Teatrit të ri Kombëtar dhe bashkangjitur në këtë postim ai sjell dhe reagimin e aktorit dhe regjizorit, Genti Kame.

18:36
Miliona ndjekës dhe fitime/ Martohet çifti i famshëm i rrjeteve sociale

YouTuber-si i famshëm PewDiePie dhe ylli i rrjeteve sociale, Marzia Bisognin-i kanë kurorëzuar dashurinë, tetë vite më vonë, që prej takimit të tyre të parë në 2011-n.

18:34
Anketat nxjerrin Joe Biden favorit për fushatën demokrate për Shtëpinë e Bardhë

Anketat e opinionit publik tregojnë se ish Zv/Presidenti Joe Biden vazhdon të udhëheqë mes sfiduesve demokratë për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020. Por shqetësimet për moshën e zotit Biden dhe gafat e tij në fjalime i kanë bërë demokratëtë që të shtrojnë pikëpyetje nëse ai do të ishte kandidati më i mirë përballë Presidentit Trump në zgjedhjet e vitit që vjen.

18:16
‘The International’, atje ku çmimi vjen edhe me pasoja

Një shifër rekord prej 33.5 milionë dollarësh është në lojë, por lojtarët profesionistë të sporteve elektronike, si ata që konkurrojnë në The International, në Shangai, këtë javë, paguajnë një çmim fizik me përkeqësim të shikimit, probleme me tretjen dhe dëmtime të kyçeve apo duarve.

17:58
Universiteti i Glasgow-t studion veshjen e Kate dhe Meghan-it

Familja mbretërore britanike është karakterizuar historikisht për stil në të veshur, përfshirë së fundmi, Kate Middleton-in dhe Meghan Markle-in.

17:43
Vjen në një moment delikat në Shqipëri, kjo është CV-ja e ambasadorit të ri gjerman

Gjermani Peter Zingraf merr detyrën e ambasadorit në Tiranë në një moment delikat për vendin. Në tetor do të merret vendimi për hapjen ose jo të negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian, dhe Gjermania luan një rol thelbësor në këtë proces. Nga ana tjetër, situata e brendshme politike është totalisht e paqartë, sidomos sa i përket zgjedhjeve lokale.

17:39
Dita e Mushkonjës, vrasëses më të madhe në botë

Është mijëra herë më e vogël se shumë insekte të tjera, por mijëra herë më e rrezikshme; mushkonjat janë përgjegjëse për vdekjen e 725 mijë njerëzve në vit.

17:22
Kompanitë amerikane: Jo më fitime me çdo kusht

Jo më fitime me çdo kusht: multinacionalet amerikane ndryshojnë prioritetet dhe publikojnë një dokument në të cilin rrëzojnë parimin “aksionerët të parët” që prej vitesh ka udhëhequr politikat e shoqërive.

17:09
Protestuesja meksikane, koleksion veshjesh për çdo protestë

Disa të apasionuar pas modës krenohen se kanë një veshje për çdo rast. Julia Klug, një aktiviste meksikane dhe protestuese veterane, krenohet se ka një veshje për çdo protestë.

16:57
Itali/ Dorëhiqet Giuseppe Conte

Giuseppe Conte është dorëhequr nga posti i kryeministrit të Italisë. Gjatë seancës në Senatin italian, Conte njoftoi se do i paraqesë sot dorëheqjen Presidentit të Republikës, Sergio Mattarella. “Tani do të jetë presidenti që do të vendosë në këtë moment delikat për vendin”, tha Conte.

16:47
Qyteti i Ed Sheeran-it krenohet me këngëtarin e famshëm

Qyteti pak i njohur i Ipswich-it në Anglinë lindore, historikisht është krenuar për bujqësinë dhe futbollin, por tani, i gëzohet edhe një karriere yjore popi, atë të birit të tij më të famshëm, Ed Sheeran.

16:34
Gjermania me ambasador të ri në Shqipëri, i dorëzon letrat Metës

Peter Zingraf do të jetë ambasadori i ri i Gjermanisë në Shqipëri, pas përfundimit të mandatit të Susanne Schutz. Zingraf i ka paraqitur sot letrat kredenciale Presidentit të Republikës, Ilir Meta, i cili ka vlerësuar “marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve dhe shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen 30-vjeçare të Gjermanisë për zhvillimin e Shqipërisë dhe integrimin e saj në strukturat euro-atlantike.”

16:23
“Once Upon a Time in Hollywood” – Letra e dashurisë së Tarantinos

Nga Jetona Koçibelli

16:17
Trump për Groenlandën: Nuk do të ndërtoj atje një Trump Tower

Dëshira për të blerë nga Danimarka, ishullin e Groenlandës, duket se është e parezistueshme për presidentin amerikan, Donald Trump.

16:02
Shkodra me sytë nga KQZ/ Ende s’ka mbërritur kërkesa, Kume: Zgjidhjen e jep vetëm Meta

Gjetja e një zgjidhjeje se kush do ta drejtojë Bashkinë e Shkodrës është kthyer në një ushtrim të komplikuar dhe të vështirë juridik.

15:57
Replikat Putin-Macron/ Dy presidentët debatojnë për jelekverdhët dhe protestuesit në Rusi

Presidenti rus, Vladimir Putin dhe ai francez, Emmanuel Macron, kanë këmbyer replika gjatë takimit të tyre në lidhje me protestat.

15:46
Itali, sot vendoset fati i qeverisë/ Kryeministri do japë dorëheqjen?

Fati i koalicionit qeverisës në Itali do të vuloset pas javësh armiqësi mes partive në pushtet, Legës së Veriut, nacionaliste, dhe 5 Yjeve, AntiEstablishment.

15:38
Epoka e re e digjitalizimit/ Ofertat e Digitalb-it për dekoderin që ju duhet pas 1 shtatorit

Me afrimin e 1 shtatorit, afatit përfundimtar për mbylljen e transmetimit të vjetër televiziv, më të shumtë në numër janë njerëzit që i drejtohen dyqaneve të Digitalb për të blerë dekoderin DVB T2.

15:30
Valdet Rama nuk rikthehet/ Dështon përpjekja e Kukësit për ta patur sërish në ekip

Përpjekjet e skuadrës së Kukësit për të mbajtur në gjirin e saj një futbollist cilësor si Valdet Rama morën fund zyrtarisht.

15:28
“Lufta” tregtare vazhdon. Takimi i ministrave të Kosovës dhe Maqedonisë nuk dha zgjidhje

Takimi në mes ministrit të Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës dhe atij të Ekonomisë nga Maqedonia e Veriut për zhbllokim të masave të ndërmarra nga të dyja qeveritë, ka përfunduar pa sukses.

15:19
Me këngë nëpër Pazar/ Netët me grupin polifonik shëtitës në Gjirokastër

Pazari i Gjirokastrës ka nisur të frekuentohet nga qindra të huaj që mbrëmjeve shijojnë përveç gatimeve tradicionale edhe muzikën e sazeve dhe polifoninë lokale.

15:17
Sot dhe nesër ditët më të nxehta/ Reshje shiu në fundjavë, por pushimet nuk do t’iu prishen

Rikthehen temperaturat e larta për shkak të masave ajrore të nxehta dhe të thata afrikane që kanë prekur vendin tonë.

15:14
Turizmi, s’ka njerëz të certifikuar/ Kasmi: Në tregun e operatoreve, me licencë, njerëz që nuk e meritojnë

Edhe pse kanë mbetur vetëm 10 dite nga përfundimi i muajit gusht, industria e turizmi vazhdon të ketë në fokus diskutimin se në cilat aspekte duhet të shkohet drejt përmirësimit, për të pasur numër më të larta turistësh të huaj apo edhe vendas.

15:11
7 mijë fëmijë në klasë të parë/ Dokumentet që ju duhen për regjistrimin në shkollat e Tiranës

Në Zyrën Vendore Arsimore Tiranë ka shumë punë këto ditë gushti. Kryesisht janë njerëz që presin të kryejnë procedurat për fëmijët që janë rikthyer në atdhe pas emigrimit apo azilit, apo që duan t’i çojnë fëmijët e tyre të mësojnë jashtë.

15:06
“Skanimi” fitoi 1 mln euro. Bilanci zyrtar i koncesionarit për vitin 2018 i dorëzuar QKB

Kompanitë koncesionare vazhdojnë te regjistrojnë fitime të larta në Shqipëri. Kontrata e radhës është ajo e skanimit në dogana.

14:45
Metamorfoza në foto e kreut të bandës së dhunshme pasi u bë baba

Bryon Pasi u bë baba vendosi të ndryshojë sjelljen e tij të dhunshme dhe të linte jetën e vjetër pas. Dhe një nga hapat më të mëdhenj drejt këtij qëllimi ishte heqja plotësisht e të gjitha tatuazheve të tij raciste të fytyrës.

14:37
Korçë/ Arrestohen babë e bir për kultivim narkotikësh

Policia e Korçës ka arrestuar në flagrancë dy shtetas, pas sekuestrimit të një sasie të vogël me lëndë të dyshuar narkotike, kanabis.

14:29
Dhunë në familje dhe shkelje të tjera, 3 të arrestuar

Policia ka arrestuar në flagrancë 3 persona në fushën e narkotikëve, dhunës në familje dhe shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugorë.

14:14
Rekord i ri botëror, 170 makina ‘burn out’ njëherazi

Drejtuesit e makinave të pranishëm në autostradën e Bendimir në Kolorado, menduan fillimisht se këtë javë ngecën në mes të rrugës për shkak të një zjarri, situatë e zakonshme në kohë vere.

13:47
Kultivimi i marijuanës, policia nxjerr në terren 1600 forca

1 600 forca policie, prej ditës së djeshme dhe paradites së sotme, kanë ushtruar kontroll masiv të territorit në zbatim të detyrave të përcaktuara në Planin e Veprimit, për marrjen e masave për kontrollin  periodik të territorit, me qëllim goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit, prodhimit, mbajtjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

13:26
Meta takon kryetarin e Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj

Këtë të martë, Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim kryetarin e Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj.

13:19
Fier/ Arrestohet shtetasi i shpallur në kërkim, për kanosje me armë zjarri

Ditën e sotme në rrethin e Fierit është vënë nën pranga shtetasi i cili ishte shpallur në kërkim për “Armëmbajtje pa leje”dhe “Kanosje”, që prej vitit 2015.

13:08
Stadium i ri në Kosovë, FFK premton të tjera impiante

Futbollistët e Komunës së Prizrenit do të kenë edhe një stadium të ri ndihmës. Në zonën e Korishës pranë qytetit u përurua sot impianti i ri që do të ndihmojë në stërvitjen dhe zbulimin e talenteve të reja në Kosovë.

12:52
Ribery pranë Fiorentines, francezi po ‘flirton’ me Serie A

“I përgatitur për një sfidë të re”. Fjalia e fundit e futbollisti francez Frenk Riberi’ i ka lënë rrugën shumë interpretimeve nga ana e tifozëve, nëse mesfushori ofensiv do të vazhdojë të mbetet në lojën profesioniste apo do të mbyllë karrierën.

12:34
Aksident në Tiranë, autobusi përplas për vdekje 55-vjeçarin

Rreth orës 11:00 në rrugën që të çon në Farkë të Vogël, Tiranë, motoçikleta me drejtues shtetasin SH. S., 55 vjeç është përplasur me autobusin me drejtues H. P., 51 vjeç.

12:28
Shëngjini, plazhi i Kosovës/ Janë të shumtë ata që pushojnë, apo që kanë blerë edhe shtëpi

Sot pa frikë mund të thuhet se Shëngjini është plazhi i pushuesve të ardhur nga Kosova.

12:11
Shkodra me sytë nga KQZ/ Nuk ka kryetar, ngërçi për drejtimin me zv/kryetar

Gazetari i Top Channel, Klodian Zhivani foli sot për situatën në Shkodër pas tensioneve të djeshme, i cili tha se kjo e martë ka shënuar normalizimin e jetës në këtë qytet.

12:07
Në KQZ s’ka asnjë kërkesë/ Anëtarët e shumicës me pushime, në zyrë vetëm kryetari Klement Zguri

Gjetja e një zgjidhje se kush do ta drejtojë bashkinë e Shkodrës, pas dorëheqjes së Valdrin Pjetrit po kthehet në një sfidë të vërtetë juridike.

11:21
Policia Rrugore e Tiranës ‘fshesë’, 2050 masa administrative për shkelje të rregullave

Policia Rrugore e Tiranës, përgjatë javës dhe fundjavës që lamë pas ka pezulluar 111 leje drejtimi.

11:09
Bie në gropën me serë, vdes në Zharrëz 68-vjeçarja

Një e moshuar ka gjetur vdekjen aksidentalisht paraditen e kësaj të marte.

10:58
I riu shqiptar vdes në aksident dy ditë përpara ditëlindjes, miqtë: Ishte punëtor i madh

Të mërkurën e 21 gushtit ai do të kishte mbushur 20 vjeç, por jeta iu ndërpre në mes për shkak të një aksidenti rrugor. Ledio Cerriku, humbi jetën në Valverde di Cesenatico, teksa ishte duke shkuar në punë me një skuter.

10:46
Leopardi i rrallë “luleshtrydhe” shfaqet në Afrikën e Jugut

Një çift kapi imazhet mahnitëse të një leopardi të rrallë “luleshtrydhe” që festonte vaktin me një gjirafë të ngordhur në  Afrikën e Jugut.

10:37
“Hipokritë”/ Rrjeti ‘kryqëzon’ Harry-n dhe Meghan

Ekspertët mjedisorë dhe jo vetëm kanë akuzuar Dukën dhe Dukeshën e Sussex për hipokrizi pasi çifti përdori avionë privatë për të fluturuar në jug të Francës dhe Ibiza.

10:21
Aokigahara, historia e frikshme e pyllit të vetëvrasjeve

Çdo vit, deri në 100 kufoma gjenden në pyllin Aokigahara të Japonisë, duke e bërë atë një nga pikat më të njohura të vetëvrasjeve në botë.

10:05
Nuk do ta besoni! Këto gjëra janë reale (foto)

Në ditët e sotme kur ndonjë gjë mund të gjendet me vetëm disa klikime, është e vështirë të besosh që ka ende gjëra që nuk kemi parë kurrë.

09:58
A mund t’i dalloni këto krijesa të kamufluara?

Ka shumë kafshë tërheqëse në planetin tonë, të cilët kanë zhvilluar mënyra të jashtëzakonshme për të mbrojtur veten nga grabitqarët.

09:37
Humbën në alpe, gjenden dy turistet e huaja

Dy turistet të cilat kishin humbur në rajonin e Alpeve Shqiptare janë lokalizuar në majën e Jezercës dhe dje pasdite janë kthyer në Vithaj

09:33
Paralajmërimi i Ambasadës së SHBA: Me SPAK-un askush nuk do jetë i paprekshëm

Ambasada e Shteteve të Bashkuara, ka postuar në Facebook një video për veprimtarinë e SPAK-ut, i cili do të jetë një organi i pavarur dhe që do të hetojë rastet e korrupsionit në nivelet më të larta.

09:25
Basha: Miliarda euro janë vjedhur nga Rama këto 6 vjet

“Shqipëria po plaçkitet dhe po shkatërrohet nga Edi Rama me një grusht biznesmenësh grabitqarë që ndajnë paratë dhe pasuritë me njëri tjetrin”, kështu shkruan kryeopozitari Lulzim Basha në facebook.

09:08
Shpërthim në një banesë në Kamzë, policia identifikon autorin

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Kamzës. Burime nga policia raportojnë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:14, në rrugën “Mujo Ulqinaku”, në Kamzë, në oborrin afër derës së banesës së shtetasit Gj. K, duke shkaktuar dëme të vogla materiale.

09:03
Vodhën 40 kg rërë nga plazhi, turistët rrezikojnë 6 vjet burg

Një çift turistësh pritet të dënohen me burg pasi dyshohet se kanë vjedhur një sasi rëre nga plazhet e pacenuara të Sardenjës.

08:38
Zemra e derrit, e modifikuar gjenetikisht do të transplantohen tek njeriu

Zemra e derrit e modifikuar gjenetikisht mund të përdoren për transplantime njerëzore brenda tre viteve, sipas kirurgut pionier që kreu transplantin e parë të zemrës në Mbretërinë e Bashkuar 40 vjet më parë.

08:26
Pacienti i psikiatrikut bën masakër në spital, viktima e të plagosur

Autoritetet në Rumani thonë se një pacient në një spital psikiatrik ka rrahur për vdekje pesë pacientë të tjerë me një hekur që shërben për mbajtjen e serumit dhe plagosi disa të tjerë.

07:57
Kërkoi ndihmë para 10 ditësh, gjendet në Napoli trupi i 27 vjeçarit

Trupi i një alpinisti francez që u zhduk në Itali pasi bëri një telefonatë urgjente 10 ditë më parë është gjetur në një luginë pranë Napolit.

07:46
Sarri diagnostifikohet me pneumoni, në dyshim ndeshja kundër Parmës

Trajneri i Juventus Maurizio Sarri është diagnostifikuar dhe tani po kurohet për pneumoni.

07:30
Video/ Rekordi, çiklisti 45 vjeçar kap shpejtësinë 280 km

Një çiklist ka arritur më shumë se 280 km / orë (174 milje / orë) pasi u lidh me pjesën e prapme të një Porsche në një pistë ajrore.

07:05
Foto/ Tifozja speciale e Inter ka një thirrje për Icardin

Ju kujtohet April Summers, tifozja e veçantë e Interit, që kishte simpati për Roberto Mancinin? Modelja britanike nëpërmjet Tëitterit i ka lëshuar një apel skuadrës zikaltër për Icardin:

06:13
Protestat në Hong-Kong/ Twitter dhe Facebook mbyllin llogaritë kineze

Twitter edhe Facebook kanë marrë disa masa duke bllokuar llogaritë, faqet, grupet kineze të cilat dezinformonin për protestta në Hong Kong.

05:23
Siria bombardon autokolonën turke, 3 të vdekur dhe 12 të plagosur

Qeveria Siriane ka kryer një sulm ajror ku ka vrarë 3 civilë në ndalimin e hyrjes në Idlib të një autokolone turke.

02:07
Replika Macron-Putin për protestat

Presidenti rus Vladimir Putin në një kundërpërgjigje të shpejtë e kritike të hënën i tha homologut francez se ai nuk dëshironte që protesta të ngjashme me ato “jelekëve të verdhë” në Francë, të shfaqeshin edhe në Rusi. Kjo si reagim ndaj thirrjes së bërë ndaj tij nga Presidenti Emmanuel Macron që Rusia t’i përmbahet parimeve demokratike, duke iu referuar protestave disa javore në Moskë.

01:38
Koment: Siria – zonë vdekjeje

Lufta në Siri duket se po ia afrohet fundit. Por ky vend mbetet zonë e sunduar nga një despot që mbështetet nga partnerë të fuqishëm, që do të thotë se kriza e refugjatëve nuk ka për të marrë fund, shkruan Kersten Knipp.

00:32
Në gjendje të rëndë psikologjike, 46 vjeçari i vë flakën banesës dhe mbyllet brenda

Një person i ka vënë zjarrin banesës së tij dhe është mbyllur brenda saj. Ngjarja ka ndodhur në fsharin Visokë të Mallakastrës.

E hënë, 19 Gusht 2019
23:21
U futën për të eksploruar, çifti bllokohet brenda në shpellë që prej të shtunës

Një çift i cili po exploronte një shpellë në Poloni është izoluar brenda saj pasi një tunel i ngushtë i shpellës është mbytyr me ujë.

22:26
Video/ Spanja digjet nga zjarri, 9 mijë persona të evakuar

Spanja po digjet nga zjarret ku një tjetër zjarr i fuqishëm ka prekur ishujt Kanarie. Zjarri i cili ra dy ditë më parë ka avancuar me shpejtësi duke djegur mbi 3 mijë hektarë tokë e cila ishte e mbjellur me prodhime bujqësore.

21:36
Rama publikon fjalën e Gaz Pajës: Jam pro teatrit të ri se jam pro zhvillimit

Kryeministri i Shqipërisë ka reaguar për çështjen e Teatrit Kombëtar me anë të një statusi në Facebook. Ashtu siç ka bërë dhe herë të tjera Rama ka publikuar fjalët e artistëve të suksesshëm që janë pro teatrit të ri.

21:15
SHBA i kundërpërgjigjet Koresë së Veriut, teston raketën Kruz

Pentagoni tha të hënën se kishte testuar një raketë konvencionale Kruz të lëshuar nga toka, që goditi objektivin pas një fluturimi prej më shumë se 500 kilometrash.

20:41
A do të guxonit t’i vishni?!

Nëse ju janë mërzitur provokimet apo vështrimet e djemve në pishina apo plazh për shkak të formave tuaja fizike, kompani britanike dhe amerikane për veshjet e femrave duket se kanë gjetur një zgjidhje.

20:35
Kukësi apo Partizani/ Superiorja ‘zjarr’ të premten!

Ende pa arkivuar rivaliteti i ashpër me betejën për Superkupën e Shqipërisë, të njëjta skuadra do të ngrenë siparin e kampionatit shqiptar të futbollit, në të njëjtin stadium.

20:10
Valsi i sulmuesve, Monaco në garë për Mauro Icardi

Mauro Ikardi vazhdon të insistojë për të shkuar te Juventus në merkaton e kësaj vere, por me valsin e sulmuesve në serinë A që po con gjithcka në vendin e duhur, sulmuesi argjentinas po detyrohet të pranojë edhe diskutimin e opsioneve të tjera.

19:59
Fituesi i palmës së artë në Tiranë/ Shfaqet në një nga dhomat e ish vilës së diktatorit

Jemi në një nga dhomat e Vilës së ish Diktatorit, sepse pikërisht kjo dhomë do të shndërrohet të hënën në orën 21 në një kinema, për të transmetuar filmin e regjisorit të ri grek Vasilis Kekatos, fitues i Palmës së Artë për këtë vit në Festivalin e Kanës, Ai xhiroi për tetë pre në një pikë karburanti historinë e flirtit të dy homoseksualëve, që edhe pse me buxhet zero, e premtoi atë që me Palmën e Artë.

19:37
Digjitalizimi dhe oferta e Digitalb, 1 shtatori do të ndërpresë transmetimet analoge

Numri i pjesëtareve po rritet dita ditës në familjen e madhe të Digitalb. Aurela është një kliente e re që shfaqi interes për ofertën më të mirë që Digitalb ka nxjerrë në treg në këtë proces digjitalizimi.

19:25
Klosi: Ndryshojmë rregullat e lojës. Kontroll agjencive që i sjellin dhe menaxhojnë turistët e huaj në vend

Kjo e hënë ka shënuar turistin e 1 miliontë që ka hyrë në vendin tonë, për muajin gusht, duke shënuar 16 % më shumë turistë të huaj se gushti i vitit të kaluar.

19:13
Policë para lokalit të Kokëdhimës/ Bashkia Himarë: Biznesi i tij nuk ka paguar asnjë taksë

Pas publikimit të videos së dhunës së ushtruar nga pronari i lokalit “Panorma” në Porto Palermo, Mihal Kokëdhima dhe turistëve spanjollë, policia ka marre masa sigurie per të mos lejuar funksionimin e lokalit. Para godinës ndodhej një polic këtë të hënë.

18:39
Ndizet “Tiki Taka”, shton një tjetër femër seksi në panel (Foto)

Emisioni sportiv italian “Tiki Taka”, që zhvillohet çdo të diel në mbrëmje në Italia 1, vijon të përforcojë panelin e të ftuarve të përhershëm në studio, teksa së fundi ka shtuar një tjetër femër seksi.

18:08
Roma e vetme në garë/ 20 mln euro që kërkojnë për Hysaj

Plot 20 milionë Euro që kërkon Napoli për largimin e Elseid Hysajt, e ka bërë situatën rreth futbollisti të kombëtares shqiptare, një rebus që nuk po zgjidhet prej muajsh.

17:46
Rasti ‘zhvatja’, Janeva thirret të japë dëshmi

Prokurorja Speciale në Maqedoninë e Veriut, Katica Janeva, do të dëshmojë nesër për rastin “Zhvatja” pasi zëri i saj u dëgjua në bisedat e publikuara mes Bojan Jovanovskit, që njihet me emrin Boki 13 dhe Orce Kamcev.

17:29
Demi Rose e vetme në xhungël! – FOTO

Demi Rose shfaqet tepër joshëse në Bali, Indonezi, gjatë një seti fotografik në xhungël.

17:05
Dalin dokumentet sekrete/ Një Brexit pa marrëveshje do të paralizojë gjithë vendin

Dokumente sekrete të qeverisë britanike paralajmërojnë paralizim në gjithë vendin në rast se Britania largohet më 31 tetor nga Bashkimi Evropian pa një marrëveshje.

16:52
Nesër nisin audicionet e para të Hell’s Kitchen Albania 2

Dyert e Top Channel do të hapen nesër për të pritur aplikantët e shumtë të Hell’s Kitchen Albania 2. Është koha për të përzgjedhur më të mirët, ata që do të garantojnë një edicion edhe më spektakolar, jo vetëm me aftësitë e tyre në kuzhinë por dhe me karakterin dhe energjinë për t’i shkuar lojës e sfidës së një “reality show”, deri në fund.

16:42
Protestat në Hong Kong/ Trump kundra një Tiananmeni të ri

Në Hong Kong dhjetëra mijëra protestues përfunduan javën e 11-të radhazi të demonstratave pro-demokracisë, përkundër paralajmërimeve të Pekinit se mund të ndërhyjë për t’i ndalur ato.

16:30
Martohet çifti i famshëm, pas 12 vitesh bashkë

Aktori i famshëm, Dwayne Johnson ka kurorëzuar dashurinë me partneren e tij prej shumë vitesh, Lauren Hashian.

16:27
Daniel Alves e De Rossi/ Debutojnë yjet që Europa i refuzoi

Daniel Alves dhe Daniele de Rossi shkëlqyen me skuadrat e tyre në Ligat më të forta të futbollit Europian, por mungesa e ofertave konkrete nga gjigantët kontinental, i detyruan të emigrojnë në Amerikën e jugut, për të bërë atë që ata dinë më mirë.

16:14
Blerja e Groenlandës/ Trump: Është një interes strategjik i SHBA

Donald Trump e ka patur seriozisht çështjen e blerjes së Groenlandës. Pasi ËSJ shkroi për këtë, nuk pati reagime nga Shtëpia e Bardhë por ka qenë vetë Trump ai që ka vërtetuar gjithçka.

16:08
“5 yjet” kundër Salvinit: Nuk është më një partner i besueshëm

Lëvizja AntiEstablishment, 5 yjet, thotë se lideri i legës së veriut, Mateo Salvini, nuk është më një partner i besueshëm, duke mbyllur në dukje derën për çdo mundësi të rikthimit në jetë të koalicionit qeverisës.

15:58
Vjedhje me armë në Itali/ Arrestohet gruaja 49-vjeçare dhe 2 pjesëtarët e tjerë

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me atë italine ka arrestuar tre shtetas shqiptarë, pjesë të një grupi që kryente vjedhje me armë në Itali.

15:49
Sa dembelë janë shqiptarët?

19 gushti është Dita Ndërkombëtare e Dembelizmit. Në shtete të ndryshme të botës, njerëzit i kushtohen çlodhjes dhe shkëputjes nga stresi i përditshëm.

15:31
Pasaportat dhe kartat e identitetit/ Veliaj: Në çdo lagje të Tiranës ka zyra aplikimi

Për ata që po u skadon afati i pasaportës apo i kartës së identitetit, tanimë nuk e kanë më të vështirë për t’u pajisur me një të re .

15:24
Zgjerimi i parkut të Tomorrit/ Qeveria dhe ekspertët: Të mos lejohen bizneset e guroreve

Qeveria është e vendosur për zgjerimin e Parkut Kombëtar të Tomorrit.

15:20
Aksioni te karburantet. Do të publikohen emrat e të gjitha kompanive që janë gjetur në shkelje

Pas bizneseve të turizmit, fokusi i luftës kundër informalitetit është zhvendosur në sektorin e karburanteve. Prej gati dy javësh administrata fiskale po kalon në sitë jo vetëm pikat e shitjes me pakicë, por të gjithë zinxhirin e prodhimit dhe tregtimit të karburanteve.

15:16
Shkodër, sulmohet Tom Doshi/ Betohet këshilli i ri bashkiak, tension në protestën e PD-së

Paraditja e të hënës e gjeti degën lokale të PD-së në Shkodër, në protestë për të bllokuar konstitumin e këshillit të ri bashkiak.

15:11
Ekspertët e turizmit: Ligji i ri për të gjithë ata që merret me këtë industri

Incidenti që ndodhi në Porto Palermo mes pronarit të një restoranti dhe një grupi turistësh spanjollë ka ngritur shqetësimin së çfarë duhet bërë me industrinë e turizmit në Shqipëri.

14:52
Koalicioni i parë në Kosovë/ Haradinaj firmos me Ahmetin

Aleanca për ardhmërinë e Kosovës dhe partia Social Demokrate, do të shkojnë bashkë në zgjedhje, kurdo që ato të mbahen.

14:41
Ja si festohet “Dita e Dembelizmit” në Kolumbi

Kolumbianët kanë dalë nëpër rrugë me shtretër dhe luhaja, për të festuar ditën ndërkombëtare të dembelizmit, një ditë kjo që i dedikohet tërësisht argëtimit dhe luftimit të stresit në punë.

14:33
Kultivonin bimë narkotike/ Pranga 55-vjeçarit, i biri në kërkim

Një 55-vjeçar ka rënë në pranga, ndërsa djali i tij shpallet në kërkim, si autorë të dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike.

14:30
Korçë/ Arrestohen 2 persona për kultivim kanabisi; njëri prej tyre kryetari i fshatit

Policia e Korçës ka arrestuar në flagrancë dy banorë të fshatit Porodinë për kultivim të kanabisit.