19 gushti është Dita Ndërkombëtare e Dembelizmit. Në shtete të ndryshme të botës, njerëzit i kushtohen çlodhjes dhe shkëputjes nga stresi i përditshëm.

Kohë më parë, Çajupi shkruante: “Burrat nën hije, lozin, kuvendojnë, pika që s’u bie, se nga gratë rrojnë.” Por sot si jane shqiptarët: punëtorë apo dembelë?

Kështu, “më dembelë nuk bëhet” shprehet një djalë, e ndërsa një zotëri i ardhur nga emigracioni thotë se “ne jemi si komb dembelë”.

Ndërkohë, një grua që po nxiton për punë deklaron:

“Unë jam punëtore për vete. Por ne shqiptarët jemi pak dembelë, duam të rrimë gjithë ditën nëpër kafe.”

Dikush tjetër, një i moshuar, sqaron:

“Dembelizmi ka mbetur që nga koha e Turqisë. Por sot, shqiptarët janë bërë dembelë, pasi punë edhe s’ka, por edhe nuk i preferojnë. Duan punë të mira, në shtet kryesisht.

Nga ana tjetër, një student rrëfehet:

“Prindërit e mi janë punëtorë, po ashtu edhe gjyshërit e mi. Edhe unë jam punëtor gjithashtu, ndaj nuk e festoj ditën e dembelizmit.”

“Jemi shumë punëtorë”, pohon një zonjë, “por këtu në Shqipëri nuk kanë mundësi shqiptarët, ndërsa jashtë shkëlqejnë.”

 

Top Channel