Policia e Korçës ka arrestuar në flagrancë dy shtetas, pas sekuestrimit të një sasie të vogël me lëndë të dyshuar narkotike, kanabis.

Dy të arrestuarit, babë e bir janë shtetasit D.L, 19 vjeç dhe Xh.L, 51 vjeç, banorë në fshatin Gjonomadh, Korçë.

Po kështu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre u gjetën të kultivuara bimë të dyshuara narkotike kanabis.

Lidhur me këtë rast, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit” edhe ndaj shtetasit N.S, 40 vjeç, me detyrë kryetar i fshatit Gjonomadh.

Top Channel