Foto ilustruese

Një 55-vjeçar ka rënë në pranga, ndërsa djali i tij shpallet në kërkim, si autorë të dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike.

Arrestimi i këtij shtetasi dhe shpallja në kërkim e djalit të tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga ana e policisë për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, në brendësi të pyllit të fshatit Fag, janë konstatuar të mbjella fidanë kanabis.

Finalizohet operacioni policor antikanabis i koduar “Fag”

Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr. 4 Tiranë.

Goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Në pranga 55-vjeçari, ndërsa djali i tij shpallet në kërkim, si autorë të dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, si rezultat i kontrollit të territorit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 , kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit:
N. A. 55 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Fag, të Njësisë Administrative Shëngjergj, i dënuar më parë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Gjithashtu kanë shpallur në kërkim djalin e tij, shtetasin E.A.

Arrestimi i këtij shtetasi dhe shpallja në kërkim e djalit të tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga ana e policisë për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, në brendësi të pyllit të fshatit Fag, janë konstatuar të mbjella fidanë kanabis.
Si rezultat i punës hetimore dhe provave ligjore të sekuestruara në vendin e ngjarjes, dyshohet se babë e bir janë autorë të kësaj vepre penale.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 65 fishekë.
Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” e kryer ne bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”.

Top Channel