Turizmi, s’ka njerëz të certifikuar/ Kasmi: Në tregun e operatoreve, me licencë, njerëz që nuk e meritojnë

20/08/2019 15:14

Edhe pse kanë mbetur vetëm 10 dite nga përfundimi i muajit gusht, industria e turizmi vazhdon të ketë në fokus diskutimin se në cilat aspekte duhet të shkohet drejt përmirësimit, për të pasur numër më të larta turistësh të huaj apo edhe vendas.

Nënkryetari i Shoqatës Shqiptare të Turopetarorëve, Rexhep Kasmi, thotë se turizmi në vendin tonë vuan mungesën e njerëzve të cerfikuar profesionalisht të cilët do të mund të bënin administrimin e duhur të një biznesi.

“Problemi që ne kemi ngritur ka të bëjë me aftësitë profesionale. Kontakti i parë që ka një i huaj këtu është me njerëz që nuk kanë bërë asnjë ditë trajnim apo kurs. Duhet të verifikohen aftësitë profesionale që nga recepsioni e më tej”, shprehet Kasmi.

Kasmi po ashtu thekson edhe kujdesin e nevojshëm që duhet treguar kundrejt licensimeve që bëhen ndaj operatorëve turistikë.

“Formalizimi i tregut kërkoi që ne të hidheshim shpejt me operatorët turistikë. Kanë marrë license edhe njerëz që nuk e meritojnë fare. Duhet që këta njerëz që aplikojnë për herë të dytë pas një viti, për licensë të krijohet shtrati që ai ta meritojë atë license”, shprehet më tej Kasmi.

Për Kasmin, problemet e shumta që hasen në industrinë e turizmit vijnë si pasojë e mungesës së eksperiencës që vendi ynë ka në këtë sektor. Ai shton se ka ardhur momenti që operatorët turistike të shfrytëzohen.

“Këto dhjetë vitet e fundit turizmi është kthyer në sektor që investon në ekonomi. Ka ardhur moment që ne operatorët turistikë të shfrytëzohemi dhe ne jemi dakort që të shfrytzohemi. Varet se sa do të doje shteti që të bashkëpunojë me ne”, tha ai.

Top Channel