Foto ilustruese

Policia ka arrestuar në flagrancë 3 persona në fushën e narkotikëve, dhunës në familje dhe shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugorë.

Njoftimi

Vlorë, Sarandë

Policia ka arrestuar në flagrancë 3 persona në fushën e narkotikëve, dhunës në familje dhe shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugorë.

Arrestohen nga Policia shtetasit:

• A.Ç., 28 vjeç, banues në Vlorë.
Arrestimi i tij u bë nga Seksioni i Narkotikëve dhe Trafiqeve Vlorë, pasi nga kontrolli fizik dhe në banesën e tij, këtij shtetasi iu gjetën 16 doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit heroinë.

• E. B., 39 vjeç, banues në Sarandë.
Arrestimi i tij u bë në banesën e tij në lagjen nr.4 Sarandë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij për motive të dobëta.

• K. O., 21 vjeç, banues në Sarandë.
Arrestimi i tij u bë në aksin rrugorë “Mitat Hoxha” Sarandë, pasi ky shtetas duke drejtuar motorrin pa leje drejtimi përkatës ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u dëmtuar lehtë vetë.

Materialet iu referuan Prokurorive përkatëse për veprime të mëtejshme në lidhje me secilin.

Top Channel