Me afrimin e 1 shtatorit, afatit përfundimtar për mbylljen e transmetimit të vjetër televiziv, më të shumtë në numër janë njerëzit që i drejtohen dyqaneve të Digitalb për të blerë dekoderin DVB T2.

“Çdo ditë e më shumë po rritet interesi, po rriten shitjet në dyqanet tona të Digitalb-it dhe ajo që është më e rëndësishmja është se njerëzit e kanë marrë informacionin dhe po mundohen që tani t’i paraprijnë momentit që do të bëhet black out, pra që do të ketë një ekran të zi në rast se nuk kanë bërë ndërrimin e sinjalit nga analog në digjital. Janë disa gjëra që ndikojnë në këtë interes të njerëzve, përvec pjesës së komunikimit është dhe oferta, dhe natyrisht ajo është dhe gjëja më sensitive. Natyrisht Digitalb, është gjithmonë pranë njerëzve dhe në këtë proces të digjitalizimit; ku vetëm për 4 440 lekë ju mund të merrni dekoderin falas, bashkë me kartën Smart ku ndërkohë ju mund të shijoni për 3 muaj produktin e Digitalb për paketën familjare”, deklaroi Albana Borici, drejtoreshë e marketingut, Digitalb

Me ofertat e Digitalb, dekoderi falas  mund të përfitohet me blerjen e çdo pakete televizive, ku ju do të shihni jo vetëm kanalet e lira por edhe programet e larmishme të platformës televizive e të gjithë shqiptarëve. Ndaj, mos prisni 1 shtatorin, shmangni rradhët e gjata dhe merni ofertat e Digitalb, pasi transmetimi digjital ka nisur muaj më parë dhe më 1 shtator pa dekoder, televizori juaj kthehet jo funksional.

“Së pari do të jetë një ndryshim për sa i përket cilësisë së transmetimit, e dyta është kursimi I brezit radiofrekuencor por ajo që I përket shikuesve është shërbime interactive të reja, kualitet më i lartë si dhe një shumëllojmëri shumë e madhe e programeve”, tha drejtori i frekuencave të larta në Top Channel, Elton Poga.

Top Channel