Princi i Kurorës i Arabisë Saudite, Muhamed bin Salman paralajmëroi se çmimet botërore të naftës mund të rriten në “nivele të paimagjinueshme” nëse bashkësia ndërkombëtare nuk mban një qëndrim “të fortë dhe të vendosur” ndaj Iranit.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha të hënën se vendi i tij do të vazhdojë përpjekjet për të gjetur të vërtetën që fshihet pas vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi, vitin e kaluar, në konsullatën saudite në Stamboll.
Rrjetet sociale mund të luajnë një rol shumë të rëndësishëm në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në SHBA. Mund të ketë edhe faktorë të tjerë negativë.
Krimi i dhunshëm në SHBA ra për të dytin vit radhazi gjatë 2018s, kryesisht si vazhdim i një rënieje prej disa dekadash, njoftoi FBI-ja në raportin e saj vjetor për krimet të publikuar të hënën.
Njeriu që zbuloi aftësitë e Sebastian Fetel që në fillimet e karrierës në garat automobilistike i ka thënë pilotit gjerman se karriera e tij te Ferrari është në fundin e saj.
Përpara fillimit të derbit mes Tiranës dhe Partizanit pati një përleshje mes tifozëve të cilët hynë në fushë.
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Kadri Veseli, pas një vizite të kompania “Maksiti Putz”, ka thënë se si kryeministër do ta thjeshtësojë maksimalisht procesin e marrjes së lejeve ndërtimore, duke centralizuar sistemin e lejeve elektronike dhe eliminuar tërësisht burokracitë e shumta me të cilat përballen sot ndërtuesit.
Zjarri në kampin më të madh të refugjatëve në Europë dhe vdekja e një gruaje si pasoje e tij ka qenë “pika e fundit që derdhi gotën” për Athinën zyrtarë, që tashmë këmbëngul se bëhet fjalë për një krizë ku përfshihen emigrantë të ardhur nga brigjet turke dhe jo refugjate nga zonat e luftës ,kryesisht nga Siria.
Megjithëse konsiderohet një prej proceseve me te rëndësishme për qytetarët, në këto zgjedhje tema e liberalizimit është shlyer tërësisht nga premtimet.
30 shtatori ishte dita e fundit e transmetimeve analoge në Tiranë dhe Durrës.
Darling Dardha është fituesi i konkursit për përzgjedhjen e logos fituese që do të shoqërojë festimet e 75 vjetorit të çlirimit. Kjo logo përbëhet nga simboli i krahut të shqiponjës dhe numri 75, e gjitha nën ngjyrat komëbtare kuq e zi.
A do të rikthehet Ilir Meta në politikë? Kjo është pyetja e cila ndezi një debat në pjesën e tretë në emisionin Open në Top Channel mes Andi Bushatit dhe Baton Haxhiut.
Baton Haxhiu iu kthye edhe një herë protestës së studentëve në Open në Top Channel.
A po e përgatit Ilir Meta rikthimin e tij në politikë?
Në studion e Open ka pasur debate të forta mes të ftuarve, në bisedë e sipër Rudina Hajdari i ka kërkuar panelit që të jenë më të kujdesshëm me deklaratat e tyre për edhe nga pesha që fjala e tyre ka te publiku.
Produktet e vjeshtës dhe veçanërisht të tetorit janë aq të ëmbla dhe të shëndetshme saqë është e vështirë të mos u ngulësh dhëmbët.
Për personat që vuajnë nga problemet me sistemin tretës, siç është gastriti, ulçera apo urthi e koliti, kjo bishtajore këshillohet që të shmanget
Baton Haxhiu duke folur në Open për arsyet se pse presidenti Meta duhet të japë dorëheqjen, tha se këto kohë ai kishte analizuar rrjetet sociale të tij dhe tha: “Kam dalë në përfundimin se Meta ka më shumë foto me qenë e mace se me zyrtarë”.
Reshjet e rrëmbyeshme kanë përmbytur zona të shumta të Britanisë, dhe të tjera priten me ardhjen e uraganit “Lorenco”.
Në studion e Open po diskutohet nga paneli nëse duhet ta japë dorëheqjen presidenti meta apo jo.
” Meta pas 13 tetorit nuk ka më fuqi politike për të qenë në detyrë”, kështu tha në Open analisti Baton Haxhiu.
‘Ç’kuptim ka të rrijë në detyrë po nuk e përfilli njeri 13 tetorin, çkuptim ka të rrijë kur nuk ia përfilli njeri 30 qershorin?”, kështu tha analisti Andi Bushati në Open duke iu përgjigjur pyetjes nëse Meta duhet të japë dorëheqjen apo jo.
A do e votonte Rudina Hajdari shkarkimin e Ilir Metës nga posti i i presidentit?
Pasi analisti Baton Haxhiu tha që Komisioni i Venecias i dha të drejtë parlamentit të shkarkojë Ilir Metën, ka ndërhyrë Neritan Sejamini duke thënë se aty nuk ka shkelje Kushtetute.
Treshja më e aktorëve më të suksesshëm të filmave me mafia, Robert de Niro, Al Pacino dhe Joe Pesci, do të bashkohen edhe një herë me regjisorin më të famshëm të kësaj gjinie kinematografike, Martin Skorsese me një film të ri që këtë herë do të jetë në Netflix.
“Meta jo vetëm e ka shkelur, por e ka grisur totalisht Kushtetutën”, kështu tha Kreshnik Spahiu në Open.
Analisti Baton Haxhiu në diskutimin që po sot në Open në Top Channel mbi raportin e komisionit të Venecias për presidentin Ilir Meta, tha se kjo nuk është hera e parë që ky i fundit shkel Kushtetutën.
E veshur me të kuqe nga koka të këmbët, Rita Ora është shfaqur në “showroom-in” e Escada për të festuar bashkëpunimin e saj më të fundit me firmën gjermane.
Një fermer arrin të bëjë rreth 2000 pula që të vendosen si me koreografi, dhe të formojnë numrin 70, me rastin e 70-vjetorit të festës kombëtare të Kinës.
Në shtëpinë muze të “Oso Kukës” po mbahet nata përmbyllese e “Ahengut Shkodran”.
Parlamenti po mban një seancë pa rend dite, por me diskutime që janë cilësuar problematike për qytetarët.
Kalimi në transmetime numerike kërkon që edhe qytetarët të përdorin pajisje që kalojnë sinjalet numerike për një larmi më të madhe programesh.
“Fiks Fare” sjell historinë tronditëse të një 12 vjeçarje, e cila tregon se është bullizuar, rrahur e keqtrajtuar nga bashkëmoshatarët, brenda mureve të Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli”.
Edhe Durrësi sot në mesnatë kalon në transmetimet numerike.
Historitë që po iu sjellim më poshtë janë aq të frikshme sa mendohet se njerëzit që i kanë kryer ato ekzistojnë vetëm në filmat horror, por nuk është kështu.
Ëndrra amerikane, ajo që të gjithë e shohin si shpresa e madhe, përfytyrohet ndryshe nga të gjithë.
Kryeministri Edi Rama ka postuar disa foto të avionit “Migjeni” në facebook.
Ekonomia shqiptare u ngadalësua sërish në tremujorin e dytë, teksa prodhimi kombëtar u rrit me vetëm 2.31 për qind. Instat shpjegoi se rritja e dobët është rezultat i tkurrjes së dy sektorëve
Pas Turqisë Air Albania ka nisur zyrtarisht fluturimet drejt Italisë. Fluturimi i parë ishte në orën 5.50 minuta me destinacion Romën, kthimi nga kryeqyeti italian në 8,20 minuta.
Tensionimi i atmosferës mes tifozerive të Tiranës dhe Partizanit në prag të ndeshjes derbi dhe skenat e dhunës e përleshjeve mes tyre, duket se kanë qenë vetëm një pjesë e asaj që ishte parashikuar të ndodhte.
Pasi u menduan disa muaj me radhë gjyqtarët e Krimeve të Rënda miratuan mbylljen e hetimeve për 12 të dyshuarit e parë të dosjes së bujshme 339. Por ata nuk janë asnjëri nga emrat e njohur e të lakuar gjatë këtij viti në dosjen 339.
Nënkryetari i bashkisë së kryeqytetit, Arber Mazniku u pyet për gati dy orë nga prokurorët, pas hetimeve të hapura mbi dyshimet e shpërdorimit të detyrës.
Pak kohë më parë u përfol se Khloe Kardashian mund të ketë kryer operacione plastike në fytyrë.
Kremlini ka deklaruar se Uashingtonit do t’i duhej pëlqimi i Rusië para se të publikonte transkriptimet e telefonatave midis presidentit amerikan, Donald Trump, dhe homologut rus, Vladimir Putin.
Ish-Miss Shqipëria, Afroviti Goge ishte e ftuar në studion e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, për të ndarë emocionet e pritjes së ëmbël.
Autoriteti i Mediave Audiovizive në mbledhjen e tij të zhvilluar sot, vendosi mbylljen e transmetimeve analoge në qarqet Tiranë dhe Durrës, në 01 tetor 2019, si dhe shtyrjen e afatit të kalimit në transmetimet numerike për qarkun Vlorë, deri në një datë të dytë që do të përcaktohet në vijim nga AMA.
Kompania ajrore “Adria Airways” njoftoi zyrtarisht se ka bërë kërkesë për falimentim, duke i dhënë fund shërbimeve pas 58 vjetësh që nga formimi.
Nenad Rashiç, politikan i serbëve të Kosovës ka vendosur kandidaturën për kryeministër të Kosovës si përfaqësues i partisë serbe Liria në Kosovë.
“Marrëveshja e 2008 është marrëveshja që opozita parlamentare do të zhbëjë dhe do të fundosë”, kështu tha deputetja e opozitës Rudina Hajdari në parlament.
Adele dhe Beyonce, këngë bashkë? Jo kaq shpejt!
Ish-ministri Fatmir Xhafaj në fjalën e tij në parlament duke folur për situatën pas tërmeteve, foli edhe për panikun që krijua fake news-i i portalit syri.net.
Pajisjet shtëpiake vijnë në forma të ndryshme, dhe disa dizenjo bëjnë të ndihesh vërtet në të ardhmen.
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali, nga foltorja e Kuvendit tha se pas tërmetit të disa ditëve më parë që goditi vendin, qeveria mori masa urgjente për t’iu ardhur në ndihmë banorëve të prekur.
Napoli rigjeti shumë shpejt fitoren dhe buzëqeshjen pas humbje me Cagliarin, duke fituar 2-1 me Brescian në “Sam Paolo”.
Një shpërndarës droge adoleshent me origjinë nga Shqipëria u kap nga policia angleze pasi po e drejtonte makinën në drejtim të gabuar.
Rrugëtimi ekonomik i Landit të Bavarisë, duke qenë motor i rëndësishëm në gjenerimin e vendeve të punës, është shembull i mirë që Kosova duhet ndjekur, duke zbatuar në praktikë politikat për arsimin dual, mbrojtjen dhe mbështetjen e investimeve.
Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka në fjalën e saj në parlament foli për situatën pas tërmeteve,
Anglezi 69-vjeçar, Leonard Pauell, nga Kenti, përdorte gomone me motorë të fuqishëm për të trafikuar shqiptarë në Britani. Ai është fotografuar gjatë operacionit duke bashkëpunuar me shqiptarët Sabah Dulaj dhe Artur Nutaj.
Shumë shpejt do të jenë një familje me gjashtë pjestarë! Ricky Martin dhe bashkëshorti i tij Jwan Yosef, po presin fëmijën e tyre të katërt.
Presidenti amerikan Donald Trump përshkallëzoi të hënën sulmet ndaj kreut demokrat të Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Zbulimin, Adam Schiff, duke sugjeruar se ai duhet të arrestohet për “tradhti”.
Përgjithësisht, kombi është në një moment shumë të vështirë dhe shumë të rrezikshëm. Kështu u shpreh analisti Frok Çupi gjatë analizës së aktualitetit në Top Talk.
Tirana International Film Festival përfundoi edicionin e 17, duke i dhënë bufin e artë filmit “The Father “ të regjisorëve Petar Valchanov dhe Kristina Grozeva, një bashkëprodhim mes Bullgarisë dhe Greqisë.
Një nga femrat më të bukura në botë, sot ka ditëlindjen.
Presidenti Ilir Meta niset sot për një vizitë zyrtare dy ditore në Estoni, me ftesë të Presidentes të Republikës së Estonisë, Sh.S.Znj. Kersti Kaljulaid.
Pas “Lasgushit” e “Migjenit”, radhën e ka “Naimi” të fluturojë.
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar në facebook un e tij se Aroni 2-vjeçar pas një aksidenti që sipas çdo gjase, ishte vdekjeprurës, tashmë është jashtë rrezikut për jetën.
Sot parlamenti pritet të mblidhet në seancë plenare.
Me dhjetëra udhëheqës botërorë, përfshi presidentin rus, Vladimir Putin, u mblodhën këtë të hënë në Paris për t’i dhënë nderimet e fundit ish presidentit francez,Jacques Chirac, ndërkohë që i gjithë vendi është në zi kombëtare.
Shfletoni galerinë…
“Klubi i Futbollit Tirana distancohet nga të gjitha aktet e dhunës, shfaqjet e shëmtuara jo sportive dhe dënon ashpër të gjitha problematikat e krijuara nga tifozët në ndeshjen Tirana – Partizani”, kështu është shprehur në një deklaratë zyrtare klubi i KF Tiranës.
Çdo gjë vazhdon të mbetet shumë private, por diçka është e sigurt, Justin dhe Hailey Bieber po martohen tani.
Presidenti i Republikës Ilir Meta do të shkarkohet dhe ndiqet penalisht. Deklaratën e fortë dhe të drejtpërdrejt e bëri gjatë emisionit Top Talk të gazetarit Denis Dyrnjaja, analisti dhe publicisti Frok Çupi.
National Petroleum Company (CNPC) e Kinës, prodhuesi dhe furnizuesi më i madh i naftës dhe gazit në vend, ka zbuluar një depozitë të re në det të hapur në veri-perëndim të Kinës që përmban rezerva më shumë se një miliard ton.
Trajneri i Realit, Zinedine Zidane ka thënë se nuk ka ndonjë problem me sulmuesin, Eden Hazard.
Një 92-vjeçare ka gjetur vdekjen pasi është dyshohet se në kushte të rënda psikologjike është vetëhedhur nga kati i 4-t i banesës.
Megjithëse konsiderohet një prej proceseve me te rëndësishme për qytetaret, në këto zgjedhje, tema e liberalizimit është shlyer tërësisht nga premtimet.
I përballur me planet për mocionin e mundshëm për largim nga pushteti, presidenti Donal Trump ka publikuar një video-mesazh me apel për mbështetësit e tij.
Barcelona ka shanse që të ketë Lionel Messin në radhët e saj në ndeshjen e Ligës së Kampioneve me Interit që do të luhet këtë të mërkurë.
Dy vite pas zgjedhjeve të fundit parlamentare në Gjermani, duket se politika e jashtme gjermane ka mbetur pa ide të qarta. Ky është një moment i keq.
Arsenal e ka marrë një vendim në lidhje me të ardhmen e Mesut Ozil. Klubi anglez vendosi ta nxjerrë mesfushorin gjerman në merkaton e transferimeve të muajit janar.
“Kontrolloni afatin e skadencës së kartave ID”, kjo ishte thirrja që zëvendësministrja e Brendshme Rovena Voda u bëri të gjithë qytetarëve, në mënyrë që t’i paraprijnë procesit të rinovimit të tyre dhe të shmangin radhët e mundshme kur duan të marrin karta të reja.
Matematika ndihmon në zbulimin e sekreteve të viruseve si herpes apo Zika.
Një stuhi e fortë ka goditur Evropën qendrore sot, ku një vajzë ka humbur jetën në Sllovaki. Po kështu, trafiku hekurudhor është pezulluar përkohësisht në Gjermaninë veriore si dhe dy kopshte zoologjike të Berlinit janë mbyllur.
Koncesinari i rrugës së Kombit thotë se 10 milionë euro është xhiroja e kompanisë në vitin e parë të operimit dhe jo fitimi.
Rrjetet sociale mund të luajnë një rol shumë të rëndësishëm në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në SHBA.
Specialistë të Institutit të Monumenteve të Kulturës në bashkëpunim me Qendrën e Kërkimeve Shkencore në Paris kanë hapur mozaikun e Bazilikës Paleokristiane në qendër të qytetit të Elbasanit.
Para pak minutash, në një postim në Facebook, kryeopozitari Lulzim Basha u shpreh se “për të vjedhur paratë e taksave dhe grabitur pronat e tyre, Edi Rama mashtroi dhe dhunoi shqiptarët.”
Mbi triumfin e kancelarit Sebastian Kurz në Austri, ku partia e tij konservatore fitoi shumicën e votave në zgjedhjet parlamentare të së dielës ka reaguar kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, gjatë qëndrimit në Nju Jork, zhvilloi një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, Thomas Greminger.
Reperja nga Bronksi, Cardi B duket se ka tërhequr sërisht vëmendjen e të gjithëve në City of Love në Javën e Modës në Paris.
Përmes aplikacionit emergjenca.net i Bashkisë së Tiranës, procesi i verifikimit dhe vlerësimit të dëmeve që shkaktoi tërmeti i një jave më parë, ka përfunduar në të 1220 banesat e prekura.
Departamenti i antidrogës së rojes bregdetare greke ka zbuluar mesditën e së hënës, një sasi prej 1 ton kanabis në vendin Piperi të ishullit Alonis, në detin Egje.
Klubi i futbollit të Partizanit ka reaguar ashpër për incidentet e ndodhura dje gjatë derbit me Tiranën. 9 persona u proceduan për incidentet, nga këta një u arrestua dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Një automjet tip Benz në të cilin udhëtonin katër të rinj ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kryqezimit të Patokut, në veri të vendit.
Kërpudhat janë një nga ushqimet më të mira që kanë vlera të shumta ushqyese.
Në historinë e lekut shqiptar, ishte një moment kur në qarkullim ishte një kartëmonedhë e cila zgjati vetëm për pesë ditë.
Kryetari demokrat i Komisionit të Zbulimit në Dhomën e Përfaqësuesve thotë se ka arritur një marrëveshje për të dëgjuar informatorin paralajmërues, ankesa e të cilit nxiti një hetim për procedurat e shkarkimit të Presidentit Donald Trump.
Sebastian Kurz triumfoi sërish në Austri, ku partia e tij konservatore fitoi shumicën e votave në zgjedhjet parlamentare të së dielës, të cilat sollën gjithashtu një humbje të ndjeshme për partinë e ekstremit të djathtë, FPO.
Hapja e gjimnazit, dy vite më parë, në Torovicë të Lezhës ishte një lajm i mirë për të gjithë banorët e zonës, që dikur detyroheshin t’i dërgonin fëmijët e tyre disa kilometra larg vendit ku banonin.