E enjte, 23 Janar 2020
17:18
Si ka ndryshuar stili i veshjes së Meghan Markle në një kohë të shkurtër?

Që nga dita kur e shpalli hapur lidhjen e saj me Harry-n, Meghan Markle ka qenë në sytë e të gjithëve. Çdo veprim i dukeshës kalonte në sitë, ndërsa një vëmendje e madhe iu kushtua dhe stilit të saj.

17:17
Merr fund pritja, Inter zyrtarizon ‘dashurinë’ e Contes

Vetëm pak çaste më parë është bërë dhe zyrtarizimi i blerjes më të re të ekipit të Interit, Victor Moses. Mesfushori vjen si huazim deri në fund të sezonin me një të drejtë blerjeje që është në favor të zikaltërve në rast se nigeriani bind me paraqitjet e tij.

17:16
Virusi vrasës mbërin në Britaninë e Madhe? Katër udhëtarë nga Kina, izolohen

Katër persona me simptoma të ngjashme me gripin pasi hynë në Mbretërinë e Bashkuar në një fluturim nga Wuhan, toka zero e shpërthimit të Koronavirusit janë vendosur në izolim

17:11
Tërmet 6.2 i shkallës rihter në ishujt që dikur SHBA i përdorte për baza ushtarake

Një tërmet me magnitudë 6.2 ballë është shënuar në ishujt Andreanof, në Alaskë dhe që i përkasin Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

17:11
Kosovës po i ikin qytetarët

Më shumë se 220 mijë qytetarë të Kosovës kanë emigruar në dekadën e fundit, siç tregojnë të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

16:57
Video/ Pamje apokaliptike, gjatë tërmetit 5.4 ballësh në Turqi

Turqia është goditur këtë të mërkurë nga disa tërmete relativisht të fuqishme, të cilat kanë vazhduar edhe gjatë ditës të sotme.

16:47
Mbyllja e kolegjit “Saadi”, MASR: Është mbyllur me kërkesë të vetë subjektit

Kolegji “Saadi”, në bashkëpunim me Fondacionin Rumi, i cili ndodhet në km.1 të autostradës Tiranë-Durrës, Fushë Mëzez është mbyllur.

16:46
Dorëzimi/ Ja kush është personi që dyshohet për vrasjen e Vilson Tafçiut. Emri

I dyshuari kryesor për vrasjen e Vilson Tafçiut është dorëzuar në policinë e Tiranës ditën e sotme, kanë bërë me dije uniformat blu.

16:35
Dorëzohet në polici i dyshuari për vrasjen e Vilson Tafçiut

Para pak ditësh Tirana u trondit nga një ngjarje e rëndë ku një 29-vjeçar u vra në Astir.

16:23
Sulme të ashpra në Siri, dhjetëra të vrarë

Qindra militantë sirianë kanë filluar sulme ndaj forcave qeveritare në disa pjesë të provincës Idlib të Sirisë, duke vrarë rreth 40 ushtarë, njofton Ministria e Mbrojtjes ruse.

16:17
Çmimi  i çmendur për të blerë një varr në Shqipëri

Gjatë përgatitjes të një lajmi pasi qeveria anuloi një VKM për ndërtimin e  një varreze private, ekipi Top Channel u përballë me një surprizë.

16:17
Supë me lakuriq nate. Ja çfarë shitej në tregun kinez ku lindi virusi që po tremb botën

Mediat kanë shpërndarë fotot e një pjate shumë të përdorur në Kinë dhe jo vetëm.

16:11
Kanadezët kundër: Për sigurinë, Harry të paguajë vetë!

Për Harry-n dhe Meghanin, nuk ka paqe as në Kanada. Tani që mund të shijonin lirinë larg detyrimeve mbretërore në vilën e tyre 14 milion dollarëshe në Vancouver, Duka dhe Dukesha e Sussex, po përballen me telashe të reja.

16:05
India krijon astronauten e parë robot

Agjencia hapësinore e Indisë ka krijuar për herë të parë roboten që do të udhëtojë në hapësirë këtë vit si pjesë e misionit të tyre pa pilot.

16:04
Shkup, rritet numri i të prekurve nga gripi

Për shkak të komplikimeve nga gripi, një person është vendosur në aparate të frymëmarrjes dhe është në rrezik për jetën, ndërsa 13 persona tjerë me forma të tjera të komplikimeve nga gripi, qëndrojnë të hospitalizuar në Klinikën Infektive në Shkup.

16:00
Madhështia e maleve shqiptare në sytë e italianëve

Nga brigjet italiane mund te shohësh pamjen më të bukur të maleve shqiptare

15:54
Organi monitorues i KE: Shqipëria përparim në masat kundër pastrimit të parave

Shqipëria vlerësohet të ketë bërë përparim në zbatimin e masave kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, sipas raportit të fundit të organ monitorues i Këshillit të Europës, Moneyval.

15:47
“Mbreti i bananeve”, për 45 mijë euro bëhet pronar i kompanisë “Adria Airways”

Siç bën të ditur EX YU Aviation News, kompania ajrore sllovene Adria Airways është shitur për 45 mijë euro. Kompania e falimentuar është blerë nga kompania Air Adriatik, në pronësi të Izet Rastoder, importues dhe tregtarë i bananeve dhe patundshmërive.

15:46
Video/ Gazetari e ka komshie presidenten e parë grua në Greqi: Pijmë kafen në të njëjtin lokal

Greqia ka bërë sot një hap historik duke zgjedhur presidenten e parë femër, pasi kryeministri Qiriakos Mitsotaqis nominoi 62-vjeçaren Katerina Sakellaropoulou.

15:46
Çmimet kombëtare të letërsisë/ Çmimin e parë për romanet e fiton Enkel Demi

Çmimin Kombëtar për Romanin, për vitin 2018 e mori e fitoi Tom Kuka, apo Enkel Demi, me veprën “Gurët e vetmisë”. Nëpërmjet këtij romani ai na vendos në një histori të një shekulli më parë , duke ju qasur asaj me një gjuhë po ashtu që po humbet dita ditës.

15:41
Grenell: Hiqni taksën 100%/ I dërguari i Trump takon liderët politikë në Kosovë

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ua ka bërë të qartë dy partive që janë në diskutime për formimin e qeverisë se duhet ta shfuqizojnë vendimin për masën mbrojtëse 100 për qind ndaj produkteve serbe.

15:39
Grenell: Zhvillimi ekonomik duhet të jetë prioritet për gjithë rajonin

I dërguari i posaçëm i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell, tha se zhvillimi ekonomik duhet të jetë prioritet për gjithë rajonin.

15:38
Hiqen licenca për varreza private/ Kompania nuk e zhvilloi. Leja do ti jepet kompanive të tjera

Për familjarët e atyre që ndahen nga kjo jetë, është sfidë më vete gjetja e një varri, pasi varrezat ekzistuese nuk kanë me hapësira të lira.

15:32
“Midhjet shqiptare, të kontrolluara”/ Ministria e Bujqësisë kundërshton raportin e KLSH

Një raport i fundit i KLSH-së mbi sektorin në vend ngrinte alarmin se midhjet e Sarandës që konsumohen në vend janë të pakontrolluara dhe të pa certifikuara.

15:32
Si hoqi 50 kilogram, gruaja që prishte imazhin e kompanisë

Një grua në Londër ra në mënyrë drastike nga pesha, pasi kolegët e saj meshkuj refuzonin të punonin me atë, duke e akuzuar se u prishte imazhin e kompanisë.

15:22
Kostot e certifikatave elektronike/ Çdo biznes do të paguajë 4 mijë lekë në vit

Me hyrjen në fuqi të sistemit të ri të faturimit, bizneset do të paguajnë 4 mijë lekë në vit për të blerë certifikatën elektronike nga agjencia kombëtare e shoqërisë së informacionit.

15:17
Rama takon kryeministrin italian/ Kryeministri vizitë në Itali për konferencën e donatorëve

Kryeministri Edi Rama nga Roma, nisi një tur vizitash në kryeqytetet evropiane, në funksion të para-përgatitjeve për konferencën e donatorëve fiksuar të mbahet më 17 Shkurt në Bruksel.

15:12
SPAK hetim për videon e kokainës/ Kryebashkiaku: Padi Salianjit dhe një TV lokal, është montazh

Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion ka nisur hetimin pas publikimit të një videoje të kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla, duke konsumuar kokainë.

15:07
Masa sigurie në Pekin/ Anulohen kremtimet për vitin e ri, njerëzit po blejnë ilaçe

Përhapja e një virusi të ri në Kinë nuk është një gjë e pazakontë. Me eksperienca të tilla si përhapja e sars në vitin 2003, në Pekin po merren masa, por koronavirus ka prekur festimet për vitin e ri kinez.

15:06
Asnjë kontroll në aeroport/ Te “Nënë Tereza”, nuk bëhen verifikime për udhëtarët nga Kina

Aeroportet e shteteve europiane të cilat kanë linja direkte fluturimi me Kinën, kanë filluar kontrollin e pasagjerëve kinezë të cilët vijnë nga provincat e prekura nga Koronavirusi.

15:04
Gazment Bardhi: Rama ka detyrim ligjor të shkarkojë nga detyra Mr. kokainën e Bulqizës!

Sekretari i Pergjithshem i PD, Gazment Bardhi reagon pas deklaratës së kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alles.

15:02
OBSH: Virusi përhapet lehtë. Duhet të përgatitemi, mund të ketë kufizim të lëvizjeve

Përhapja e Coronavirusit dhe pneumonia që po shkakton tek personat e prekur ka mbledhur Organizatën Botërore të Shëndetësisë në Gjenevë, e cila prej dy ditësh po diskuton për të shpallur emergjencë në fushën e shëndetit publik, gjë e cila më pas do të sjellë dhe kufizim të lëvizjes së lirë të njerëzve.

14:55
Skena e frikshme nga Australia: Burri godet kangurin

Një xhirim shqetësues i një burri që godet kangurin e pafuqishëm në Australi dhe miqtë e tij qeshen në sfond është bërë viral.

14:45
Rama për rindërtimin: Fatura e dëmeve rreth 1 miliardë euro.Do takoj Merkel dhe zyrtarë të lartë

Kryeministri i vendit, Edi Rama me anë të një video-mesazhi nga Roma, pas takimeve me kryeministrin Conte dhe ministrin Di Maio shpreh falenderimet për ndihmën pas tërmetit të 26-nëntorit.

14:44
Fotot Perfekte/ Babai i Meghan Markle tregon albumin kur princesha ishte e vogël

THOMAS Markle ka hapur albumin e familjes për të zbuluar fotot prekëse të fëmijërisë së Meghan.

14:41
Meta ‘ankesë’ Venecias: Kuvendi tentoi rrëmbimin e kompetencave kushtetuese të Presidentit

Presidenti Ilir Meta i është drejtuar Komisionit të Venecias “Për dhënien e një opinioni mbi procesin e zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Shqipërisë”

14:29
Andrews: Procesi i vettingut merr kohë, ka rreziqe dhe sfida të ndryshme

Procesi i vettingut ka rreziqe dhe sfida të ndryshme. Kosova duhet ta zhvillojë vetvetiu mekanizmin që t’i sanksionojë juristët, prokurorët, gjykatësit të cilët nuk sillën sipas etikës së standardeve. Kështu u shpreh zëvendës-ndihmës sekretari i Departamentit të Shtetit, Jorgan K. Andrews, i cili deklaroi se Kosova nuk do të ketë asistencë të përhershme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

14:27
Instagram heq fshehurazi një opsion

IGTV i Instagram-it ishte gati të fillonte në një epokë të re për ndarjen e videos në rrjetet sociale, megjithatë iniciativa e kompanisë nuk u pranua siç pritej.

14:27
Presidenti i KE-së Charles Michel viziton nesër Shqipërinë

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, do të vizitojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut më 24 janar.

14:20
“Martohu me përdhunuesin”/ Projektligji në Turqi që shpëton abuzuesit nga burgu

Një ligj i ri është vendosur të vihet në parlamentin turk që do të lejojë burrat e akuzuar për abuzim të vajzave nën 18 vjeç për të shmangur ndëshkimin nëse martohen me viktimat e tyre.

14:10
OBSH: Kujdes! Virusi përhapet më kollaj nga njeriu në njeri

Koronavirusi Wuhan që ka vrarë të paktën 17 njerëz dhe ka infektuar më shumë se 600 përhapet më lehtë nga një person në person sesa mendohej më parë, sipas një zyrtari të Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH).

14:06
Ylli i televizionit mahnit me trupin e saj – Foto

Ky vit i ri për Alexandra Cane ka nisur ndryshe! Ajo dukej e mahnitshme, e veshur me bikini, duke nxjerr në pah asetet e saj dhe duke treguar humbjen në peshë.

14:01
Rama pas takimeve: Faleminderit Italisë për ndihmën e madhe!

Kryeministri Edi Rama ka falenderuar Italinë për ndihmën dhe mbështetjen ndaj Shqipërisë pas tërmetit të 26 nëntorit.

13:56
Virusi i i rrezikshëm në Kinë/ Shkon në 3 numri i qyteteve ku ndalohet hyrja, më shumë se 20 milion njerëz të izoluar

Kufizimet e udhëtimit janë vendosur në Ezhou, qyteti i tretë kinez që preket nga masat që synojnë kontrollimin e përhapjes së koronavirusit.

13:46
Partia Demokratike i shtohet koalicionit të partive shqiptare në Serbi. Cakaj takon Arifin: Të bashkuar për interesin kombëtar

Në një reagim në Facebook, Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, bëri të ditur se Marrëveshjes “Për krijimin e listës së përbashkët zgjedhore të subjekteve politike shqiptare për zgjedhjet parlamentare në Republikën e Serbisë” së nënshkruar nga Partia për Veprim Demokratik, Alternativa për Ndryshim, Lëvizja Reforma në PDSH dhe Lëvizja e Progresit Demokratik, sot i është bashkuar edhe Partia Demokratike.

13:45
Dëmtimi “horror” i portieres së Liverpoolit, imazhet i ndan me fansat

Frances Kitching, portierja e Liverpoolit, pësoi një dëmtim “horror” gjatë një seance stërvitore, që duket qartë edhe nga fotot që ajo ka postuar në rrjetet sociale.

13:32
“Anti-shpifja”/ Gjonaj: Të rrëzohet! Këshilltari i Metës: Ligji nuk sjell rregullimin e pritshëm

Po mbahet mbledhja e radhës e komisionit të medias, ku po diskutohet paketa anti-shpifje.

13:28
E rrallë, mungesa e reshjeve të dëborës cënon Olimpiadën

Planet e organizatorëve të “Tokyo 2020” për të freskuar me dëborë spektatorët e Lojërave Olimpike janë cenuar nga mungesa e reshjeve në këtë dimër “të nxehtë”.

13:20
Reagon sërish Lefter Alla për kokainën: Jam nisur drejt Tiranës, do i ngre padi Salianjit

Kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla ka reaguar sërish pas denoncimit të Partisë Demokratike se ai shfaqej në një video duke konsumuar kokainë. Ndërkohë që edhe SPAK ka nisur hetimet për këtë rast siç raportoi më herët Top Channel.

13:05
Si të merreni me depresionin e dimrit

Pothuajse gjysma e popullsisë së botës e ka këtë problem serioz dhe shumë nuk e kuptojnë se mund të ndikojnë në gjendjen e tyre.

13:04
Momentet kryesore në jetë kur fitojmë kilogramë shtesë

Është normale që pesha të luhatet me kalimin e kohës dhe shumë faktorë të ndryshëm mund të shkaktojnë që ajo të ndryshojë. Sëmundja, hormonet, plakja ose stresi, të gjitha mund të ndikojnë në peshë. Sidoqoftë, pesha jo domosdo duhet të kushtëzohet nga shëndeti.

13:03
Grenell pas takimit me Kurtin: Nuk përfshihem në krijimin e qeverisë, është çështje e brendshme

Ambasadori amerikan në Berlin, Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet e paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, u shpreh gjatë vizitës në Prishtinë se nuk do të ndërhyjë në debatet e brendshme politike për formimin e qeverisë së Kosovës.

13:01
Besmir Banushi/ Çiklisti nga Vlora, kampion kombëtar dhe ballkanik

E ka nisur sportin 14 vjeç, në vitin 2002. Ndërsa sot, Besmir Banushi është ndër emrat më të rëndësishëm në çiklizmin profesionist në Shqipëri.Ai na rrëfen se çiklizmi ishte në fillim një dëshirë e babait të tij

12:58
Paketa “antishpifje”/ KiE nis një kërkesë në ‘Venecia’

Komiteti i Monitorimit të Asmblesë parlamentare të Këshillit të Europës, i është drejtuar Komisionit të Venecias për të kërkuar prej tij një opinion lidhur me të ashtuquajturën “paketë antishpifje” të propozuar nga qeveria shqiptare e të kritikuar gjerësisht, jo vetëm nga komuniteti i gazetarëve shqiptarë por dhe organizata ndërkombëtare të gazetarëve si dhe nga institucione ndërkombëtare.

12:54
Takimet me Mustafën e Kurtin/ I dërguari i Trump takime të veçanta me kreun e LDK dhe VV

Sot i dërguari i Trump po takohet me krerët e dy partive më të mëdha qe dolën nga zgjedhjet e fundit, Albin Kurtin e Vetëvendosjes dhe Isa Mustafën e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

12:54
Mbyllet kolegji “Saadi”/ Urdhri i Ministrisë së Arsimit për iranianët

Ministria e Arsimit ka urdhëruar mbylljen e veprimtarisë se kolegjit “SAADI”.

12:54
Miratohet projektligji për amnistinë/ 700 të dënuar pritet të lirohen

Në mbledhjen e sotme Komisioni i Ligjeve ka miratuar projektligjin për amnistinë, i cili pritet t’i kalojë tashmë Kuvendit. Ky pr/ligj pritet t’iu japë lirinë rreth 700 të dënuarve.

12:46
SHBA, “lista e zezë”/ Shtohen edhe 6 shtete të tjera

Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi sot se administrata e tij po përgatitet të shtojë disa vende në listën e diskutueshme të shteteve, shtetasit e të cilëve u është ndaluar udhëtimi ose i nënshtrohen kufizimeve të rrepta për të hyrë në SHBA.

12:45
Arti i luftës/ Si stërviten elita e ushtrisë britanike (Foto)

Fotografët e ushtrisë britanike kanë sjellë moment të forta nga stërvitja e trupave elitë të ushtrisë britanike.

12:44
Virusi i rrezikshëm në Kinë/ Gazetarja kineze për TCh: Ja çfarë po ndodh deri më tani!

Viktimat e koronavirusit në Kinë janë rritur në 25 ndërsa rastet e infeksionit janë 616.

12:43
Kupa e mbretit/ Barca e Real, kualifikim me vuajtje

Barcelona dhe Reali i Madridit vuajtën jo pak për t’u kualifikuar për në raundin e 1/8 të finaleve të Kupës së Mbretit në Spanje.

12:30
Sekuestrohen automjete lukzose, dokumente false/ Goditen 4 raste kriminale (video)

Policia Kufitare ka goditur 4 raste të krimeve ndërkufitare, si rezultat i kontrolleve të shtuara, analizës së riskut dhe bashkëpunimit me autoritetet doganore.

12:19
Pa psikolog në shkollë/ Në Belsh mungojnë punonjësit

Vendosja e psikologut në shkollë është e përcaktuar me ligj që vitin 2013. Por shkollat e Bashkive të Belshit dhe Cerrikut nuk ka pasur asnjëherë psikolog.

12:16
Lista e golashënuesve në Angli, ja se kush prinë

Jamie Vardy mbetet në krye të listës së golashënuesve më të mirë në Premier Ligën Angleze.

12:15
Virusi misterioz/ Shkon në 25 numri i viktimave. Ekspertët: Infeksioni filloi me gjarpërinjtë

Viktimat e koronavirusit në Kinë janë rritur në 25 ndërsa rastet e infeksionit janë 616.

12:12
ZONA E VDEKJES/ Në vendlindjen e virusit apokaliptik, Wuhan kthehet në qytet fantazmë (Foto)

Qyteti Wuhan është kthyer në qytet fantazmë. Mjekët e veshur me kostume ogurzi lëvizin në spitale dhe rrugë duke trajtuar 550 të sëmurët e virusit që deri më tani ka vrarë 25 persona.

12:12
Ja pse stresi na zbardh flokët/ Del studimi që e lidh thinjat me shqetësimet

Shkencëtarët mendojnë se mund ta kenë zbuluar arsyen përse stresi sjell thinjen e flokëve, si dhe mënyrat sesi mund të frenohet ky proces pa shkuar tek boja.

12:10
Darzezë/ Protestojnë nxënës e prindër, shkak kushtet e këqija të transportit

Rreth 90 nxënës të shkollës “Darzeze e Re” bojkotuan mësimin mëngjesin e kësaj të enjte. Shkak për këtë janë kushtet e këqija të dy autobusëve që bëjnë transportin e tyre drejt shkollës së Hoxhares.

12:07
GJND urdhëron masa për parandalimin e gjenocidit ndaj myslimanëve Rohingya

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka urdhëruar masa për të parandaluar gjenocidin ndaj myslimanëve Rohingya në Mianmar.

12:06
Hajduti i telefonave të shtrenjtë, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë

Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia në kryeqytet pasi akuzohet për vjedhje.

11:53
Ferdinand: Janë shpenzuar mbi 600 milionë euro dhe Manchester United po luan tmerrshëm

Ish-mbrojtësi i Manchester United, Rio Ferdinand tha se humbja e “Djajve të Kuq” ndaj Burnley ishte e turpshme.

11:48
Haradinaj pret zv.ndihmës sekretarin e SHBA-së: Kemi bërë progres në sektorin e sigurisë

​Zëvendësndihmës sekretari i shtetit nga Byroja për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të ligjit, Jorgan K. Andrews, takoi paraditen e sotme kryeministrin në detyrë, Ramush Haradinaj.

11:46
Frikë masive/Kontrolle në aeroporte për virusin kinez. Krahasohet me gripin spanjoll

Udhëtarët që dalin nga Kina për në vendet e ndryshme të botës shikohen me dyshim se mos mbartin virusin e rrezikshëm që ka prekur mbi 550 persona dhe ka vrarë 25 deri më tani.

11:44
Aksident në Tiranë/ Shoferi përplas këmbësoren, 64-vjeçarja jashtë rrezikut për jetën

Një aksident rrugor është shënuar paraditen e kësaj të enjte, në rrugën e “Qelqit”, në Kombinat, ku shoferi, shtetasi Sh.H ka aksidentuar këmbësoren, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

11:37
“Lefter Alla i Bulqizës duke pirë kokainë”/ SPAK nis hetimet

Burime të Top Channel bëjnë me dije se SPAK ka nisur hetimet për rastin e Lefter Allës, kryebashkiakut të Bulqizës, i cili akuzohet nga PD se duket në një video duke konsumuar kokainë.

11:36
De Biasi le “pensionin”, pritet të jetë trajneri i Iranit

Gianni De Biasi ka vendosur t’i rikthehet punës si trajner. Ish tekniku i kombëtares shqiptare duket se do të marrë një tjetër skuadër përfaqësuese dhe bëhet fjalë për skuadrën e Iranit.

11:32
Vlera e tregut/ Tesla kapërcen Volkswagenin

Tesla e rrëzoi Volkswagenin nga vendi i dytë i prodhuesit të makinave më vlerën më të madhe të tregut në botë, pas një rritjeje dramatike të vlerës së aksioneve të saj që shkoi në më shumë se 100 miliardë dollarë.

11:32
Mega-operacioni/ Sekuestrohet sasia e marijuanës me vlerë 100 milion euro

Që nga agimi në provincën e Reggio Kalabria dhe zonat e tjera të territorit, është duke u zhvilluar një operacion i gjerë karabinierësh për të çmontuar një organizatë kriminale.

11:30
Ligji i Fesë/ Kryeministri Markoviç i ofron bisedime Kishës Ortodokse Serbe

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markovic deklaroi se është i gatshëm të vazhdojë bisedimet me mitropolitin Amfilohije të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, në lidhje me Ligjin për liritë fetare që ka shkaktuar pakënaqësi të mëdha në vend.

11:27
Autobusi i shkollës përfundon në përrua, humbin jetën dy fëmijë

Dy fëmijë kanë humbur jetën në mënyrë tragjike në Gjermani.

11:23
Mos hani lakra turshi nëse vuani nga këto sëmundje! Mos luani me shëndetin!

Naturologu Georgije Nazarov paralajmëron për efektin e mundshëm të dëmshëm për shkak të mënyrës së përpunimit të kësaj perime

11:21
Saga filloi kur ata shkëmbyen numrat e telefonit – si erdhi deri te hakimi i telefonit të Jeff Bezos nga Mohammed bin Salman

Princi i Kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, raportohet se hakoi telefonin e drejtorit ekzekutiv të kompanisë gjigante Amazon, Jeff Bezos në maj të vitit 2018, ka shkruar të martën The Guardian.

11:17
Meta në Izrael: Bota përkujton 75-vjetorin e çlirimit të Aushvicit. Antisemitizmi nuk ka vend në shoqëritë tona!

Presidenti i Republikës, Ilir Meta u prit sot me nderime të veçanta në një takim me kryetarin e Parlamentit të Izraelit, Yuli Edelstein.

11:16
Ambasadori Grenell shkon te LDK

Ka nisur ne seline e LDK takimi me ambasadorin Grenell, te derguarin e Donald Trump

11:12
A jemi të rrezikuar dhe a ka vaksinë kundër tij? Gjithçka që dihet deri më tani rreth virusit vdekjeprurës kinez

Ndërsa filloi viti i ri, një virus i cili supozohet se nuk është parë kurrë më parë filloi të përhapet në Kinë. Dhe derisa jetojmë në trillimet apokaliptike, shumë në Perëndim u hodhën shpejt në aksion në mediat sociale për të shpallur “fundin e botës”.

11:11
Virusi misterioz që po përhapet me shpejtësi në Kinë/ Njohuritë që duhet të dini rreth tij

Autoritetet kineze janë tepër të shqetësuara për përhapjen e një virusi mister që tashmë ka marrë më shumë se një duzinë jetë, me studiues të frikësuar se numri i përgjithshëm i rasteve mund të jetë në mijëra.

11:10
Aubameyang heshtë tifozët e Arsenalit, pranon transferimin në Barcelonë

Dëmtimi serioz i Luis Suarezit, që do të qëndrojë larg fushave të blerta për rreth 4 muaj, i ka detyruar drejtuesit e Barcelonës të vështrojnë nga merkatoje, për afruar një lojtar goli, që do të zgjidhte “hallet” e “blaugranave” në fazën sulmuese.

11:09
Vjedhin dy arka me para

Persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e një objekti në Graçanicë dhe nga aty kanë vjedhur dy arka me para të gatshme.

11:09
Foto/ Rruga për në Theth e rrezikshme, banorët denoncojnë në Top Channel: Të merren masa menjëherë!

Thethi konsiderohet si një nga perlat turistike të vendit, por rruga deri atje është kthyer në një “makth” të vërtetë.

11:06
Mourinho: Kemi mbetur pa sulmues

Tottenham arriti të rikthehet tek fitoret mbrëmë duke triumfuar ndaj Norwichit në shtëpi me rezultat 2:1.

11:01
Ambasadori Grenell pas takimit me Kurtin: Hiqni taksën me Serbinë

Ambasadori Grenell pas takimit me kreun e Vetvendosjes Albin Kurti kërkoi që Kosova të heqë taksën me Serbinë.

10:56
Përfundon takimi me Kurtin/ Grenell kërkon heqjen e taksës

I dërguari i posaçëm për dialogun Prishtinë-Beograd i presidentit Donald Trump, ambasadori Richard Grenell përfundoi takimin me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

10:53
Aksident me fatalitet, vdes në QKUK

Një person ka vdekur në QKUK, si pasojë e plagëve të marra ditë më parë në një aksident komunikacioni.

10:52
Takimi Thaçi – Grenell përmes fotove

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sonte është takuar me emisarin special të presidentit amerikan Donald Trump për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, ambasadorin Richard Grenell.

10:50
Korrupsioni në Kosovë/ TI: Shansi tek Vetëvendosja

Kosova, ashtu si dhe pjesa më e madhe e vendeve të rajonit, kishte përkeqësim në luftën kundër korrupsionit në indeksin e perceptimit të tij për 2019, publikuar nga Organizata Ndërkombëtare Transparency International, i cili vlerësoi se praktikisht mbi dy të tretat e shteteve janë ose në stanjacion, ose kanë shënuar hapa prapa në raport me përpjekjet kundër këtij fenomeni.

10:48
100 vjetori i Tiranës, Veliaj: Do të kemi Teatrin më të bukur në Evropën Juglindore

Krahas një godine të re për Bashkinë, Tirana në këtë 100-vjetor do të hedhë edhe themelet e një Teatri të Ri modern.

10:46
Kupa e Italisë/ Juventus kalon në gjysmëfinale

Juventus i bashkohet Napolit në gjysmëfinale të Kupës së Italisë. Skuadra torineze iu imponua në çerekfinale Romës të cilën e mundi në Allianz Stadium me rezultatin 3-1.

10:46
Trump: “Apple” duhet ta ndihmojë policinë të ketë akses në celularë

Presidenti amerikan, Donald Trump i kërkoi sot kompanisë “Apple” që të ndihmojë policinë për të hyrë në të dhënat e koduara të telefonave të saj, nëse është e nevojshme, duke rinxitur një konflikt të përsëritur midis administratës së tij dhe gjigantit të teknologjisë.

10:44
Arrestohet një polic për marrje ryshfeti

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës përmes rrugëve operative kanë pranuar informatat se një zyrtar policor i Drejtorisë së Mitrovicës së Veriut ishte i përfshirë në një aktivitet të kundërligjshëm.

10:43
Basketboll/Mësohen çiftet çerekfinale në Kupën e Kosovës

Në mesjavë janë zhvilluar ndeshjet e rrethit të katërt në Kupën e Kosovës në konkurrencën e meshkujve.