Në mbledhjen e sotme Komisioni i Ligjeve ka miratuar projektligjin për amnistinë, i cili pritet t’i kalojë tashmë Kuvendit. Ky pr/ligj pritet t’iu japë lirinë rreth 700 të dënuarve.

“Nga amnistia e këtij viti pritet të përfitojnë të gjithë ata meshkuj të dënuar me 2 vite burgim me vendi të formë së prerë deri në 30/9/2019, si dhe femrat dhe të miturit, të cilët janë dënuar me tre vite burgim. Risia e amnistisë të këtij viti është edhe fakti i të përfshirjes së të dënuarve me shërbim prove”, thuhet në pr/ligj.

Ndërkohë, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, tha pak kohë më parë se nga kjo amnisti pritet të përfitojnë rreth 50% e grave të dënuara dhe të miturve.

Nga amnistia nuk përfitojnë të dënuarit me burgim të përjetshëm, ata që janë dënuar për dhunë në familje, krime seksuale apo korrupsion.

Top Channel