Nga një ‘E Kaltër’ te tjetra, Antonio Conte pranë kthimit te kombëtarja italiane pas 10 vitesh, por pengesë është paga Kryeministri Edi Rama nga Roma, nisi një tur vizitash në kryeqytetet evropiane, në funksion të para-përgatitjeve për konferencën e donatorëve fiksuar të mbahet më 17 Shkurt në Bruksel.
Fillimisht në Palazzo della Farnesina, kryeministri zhvilloi një mëngjes pune me Luigi Di Maio, Ministër i Punëve të Jashtme të Italisë e më pas me Palazzo Chigi, me homologun Giuseppe Conte.
Dëmet e tërmetit të 26 Nëntorit dhe mbështetja e mëtejshme e Italisë mike në funksion të Rindërtimit, ishte kryetema e diskutimit Conte-Rama, në vigjilje të Konferencës së Donatorëve.
Kryeministri Edi Rama në këto takime falenderoi autoritetet e larta italiane për ndihmën e deritanishme, sidomos për faktin që mbrojtja civile italiane u gjend në terren për të ndihmuar që në orët e para pas tërmetit të 26 nëntorit.
Me bashkëbiseduesit italian kryeministri Rama mësohet se ka theksuar rëndësinë që merr për Shqipërinë konferenca e donatorëve në mënyrë që të mblidhen mjaftueshëm fonde për të bërë të mundur rindërtimin sa më të shpejtë të zonave të prekura./Muhamed Veliu/
Top Channel