Nga një ‘E Kaltër’ te tjetra, Antonio Conte pranë kthimit te kombëtarja italiane pas 10 vitesh, por pengesë është paga
Në një reagim në Facebook, Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, bëri të ditur se Marrëveshjes “Për krijimin e listës së përbashkët zgjedhore të subjekteve politike shqiptare për zgjedhjet parlamentare në Republikën e Serbisë” së nënshkruar nga Partia për Veprim Demokratik, Alternativa për Ndryshim, Lëvizja Reforma në PDSH dhe Lëvizja e Progresit Demokratik, sot i është bashkuar edhe Partia Demokratike.
Në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Kryediplomati Cakaj priti në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Luginës së Preshevës, z. Nagip Arifi, i cili në përfundim të takimit nënshkroi edhe Marrëveshjen.
“Në takim nënvizuam edhe njëherë rëndësinë e patjetërsueshme të bashkimit politik e bashkëpunimit ndërpartiak në mbrojtje të interesave kombëtare e politikave zhvillimore në përgjithësi!”- u shpreh Cakaj në statusin e tij, sa i përket takimit të zhvilluar.
Top Channel