E diel, 26 Janar 2020
06:43
Çfarë duhet të bëni tani për të parandaluar dementian

Diçka e tillë vjen si pasojë e përhapjes të shpejtë të kësaj sëmundje që prek trurin. Të gjithë mendojmë se problemet me kujtesën dhe trurin nisin pas të pesëdhjetave. Por demetia fillon me degradimin e pjesës frontale të trurit, e ma pas duke u përhapur edhe në pjesë të tjera të trurit.

06:26
Vaji fuqiplotë i karafilit – Përdorimet dhe Vlerat për Organizmin

Erëzën e karafilit (Eugenia caryophyllata) e gjejmë në formën fillestare si gonxhe të luleve rozë të kësaj bime popullore. Gonxhet thahen deri sa të marrin ngjyrën kafe dhe më pas grihen si pluhur, duke u përdorur në gatim. Prej tyre nxirret edhe vaji esencial që përdoret për një sërë kurash mjekësore. Të dhënat e AgroWeb.org tregojnë se në ndryshim nga erëzat e tjera, karafili mund të mblidhet gjatë gjithë vitit duke i dhënë njerëzimit një sërë vlerash të rëndësishme shëndetësore.

05:32
SHBA përgatitet të evakuojë 230 amerikanë nga Wuhani

Shtetet e Bashkuara kanë planifikuar të evakuojnë të dielën nga Wuhani qytetarë e diplomatë amerikanë që ndodhen në këtë qytet, epiqendra e shpërthimit të një virusi të ri vdekjeprurës, njoftoi të shtunën “Wall Street Journal”.

04:04
Koment: Merkel mbetet e varur nga Erdogani

Asgjë e re nga vizita e kancelares Merkel në Stamboll: Presidenti turk mund të bëjë kaq presion, sepse ai është kaq i nevojshëm për politikën ndaj refugjatëve. Ky është një çmim shumë i lartë, mendon Marcel Fürstenau.

03:36
Ujdia për refugjatët nuk duket në horizont

Ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer refuzon pranimin e refugjatëve minorenë të pashoqëruar nga kampet greke. Në takimin e ministrave të BE në Zagreb u kuptua duk qartë: ujdia nuk duket në horizont.

03:11
Demokratët thonë se Trump mund të keqpërdorë sërish pozitën nëse nuk largohet

Ligjvënësit demokratë kanë prezantuar argumentet e tyre hyrëse në Senat të premten, lidhur me gjykimin e presidentit Donald Trump, duke paralajmëruar se presidenti është kërcënim për demokracinë dhe se mund të keqpërdorë fuqinë e tij nëse nuk largohet nga pozita.

02:02
Avokatët e Presidentit kundërshtojnë argumentet e demokratëve

Ekipi ligjor i Presidentit Donald Trump nisi të shtunën paraqitjen e kundër-argumenteve në Senat, pasi ligjvënësit e Dhomës së Përfaqësuesve që shërbejnë në proces si prokurorë i dhanë fund të premten tre ditëve të paraqitjes së argumenteve të tyre në gjyqin historik që synon shkarkimin e zotit Trump.

01:34
SPAL-i dështon sërish në shtëpi, e përmbys Bologna

Ndeshjet shtëpiake po kthehen në makth për SPAL-in, që është mes skuadrave “pretendente” për të rënë në Serinë A. Ekipi ku luan portieri i Kombëtares Shqiptare, Etrit Berisha, për të gjashtën ndeshje radhazi në “Paolo Mazza” të Ferrarës nuk arrin të fitojë në Serinë A, përkundrazi u mposht 1-3 me përmbysje nga Bologna, që konsolidon pozitat në mesin e tabelës.

00:52
Durrës, shpërthim me tritol në banesën e polices

Një sasi lëndë plasëse ka shpërthyer në oborrin e shtëpisë të një punonjëse policie, shtetases me iniciale O.B. Shpërthimi ndodhi rreth orës 22:35 në në lagjen nr 17/1, në Durrës.

00:11
Kualifikohet Chelsea, Tottenhami ndeshje shtesë me Southamptonin

Skuadra e Chelsea-t arrin të kualifikohet në fazën e 1/8-ave të FA Cup, pasi mposhti 1-2 Hull City-n brenda në “KCOM Stadium”. Blutë e Londrës ishin gjatë gjithë ndeshjes në kontroll të lojës dhe rezultatit, por rrezikuan disi në fund, pas shkurtimit të diferencës nga vendasit.

E shtunë, 25 Janar 2020
23:33
Atalanta shkakton “tërmet 7-ballësh” në Torino, Ilicic gol nga 60 metra

Fitore e çmendur e Atalantës 0-7 në fushën e Torinos, ku vendësit, përveçse u turpëruan nga rezultati, e mbyllën ndeshjen me dy lojtarë më pak, pasi Izzo e Lukic u ndëshkuan më kartonë të kuq.

23:08
FOTO/ Nuk do t’i mbani dot lotët, shpëtohet 2 vjeçarja pas 24 orësh. Nëna akoma brenda

Një histori rrënqethëse na vjen nga Turqia ku një vajzë dy vjeç e gjysmë është nxjerrë nga rrënojat e gjallë pas plot 24 orësh.

23:01
“Ne kemi të njëjtën histori dhe ti mund t’ja dalësh siç ja dola unë!”/ Mesazhi i Dafina Zeqirit për vajzën 11-vjeçare që kujdesej për familjen e saj

Historia e fundit që mbylli puntatën e sotme të programit “Dua të të bëj të lumtur” ishte ajo e Rubies e cila kishte zgjedhur emisionin për të surprizuar vajzën e saj, Klodjanën.

22:54
Shpërndahen certifikatat për të rinjtë që përfunduan internship-in në Bashkinë e Tiranës

Për tre muaj me radhë, të rinj të talentuar patën një mundësi të shkëlqyer për të nisur karrierën e tyre profesionale, falë projektit të Bashkisë së Tiranës “Fillo me një ide – Fito një internship”. Kryebashkiaku Erion Veliaj u dorëzoi nga një certifikatë të rinjve që përfunduan me sukses intershipin në Bashkinë e Tiranës dhe theksoi se kjo përvojë synon që të rinjtë të paguhen për praktikat që zhvillojnë nëpër institucione apo kompani të ndryshme.

22:39
Valencia, leksion futbolli Barçës dhe Quique Setienit!

Quique Setien u emërua në krye të Barcelonës për shkak të filozofisë së tij sulmuese, por mori një leksion të vërtetë futbolli nga Valencia, që i shkaktoi humbjen e parë në drejtim të “blaugranave”.

22:29
U shpall njeriu i vitit 2019 në qytetin e Fierit, familja surprizon fotografen me aftësi ndryshe

Programi “Dua të të bëj të lumtur” solli në ekranet tona këtë të shtunë një histori frymëzuese, plot kurajo dhe këmbëngulje.

22:25
Bayerni i frikshëm, dëfren me 5 gola tifozët në “Allianz Arena”

Dy gola në pjesën e parë, tre në të dytën, pesë shënues të ndryshëm dhe një fitore e thellë 5-0 përballë Schalkes. Bayerni i Mynihut e shfrytëzoi më së miri mundësinë që i dha Leipzigu (humbi 2-0 me Eintracht Frakfurti) për t’iu afruar kreut, me diferencën që tashmë ngushtohet në vetëm 1 pikë.

22:07
Gol nga mesfusha/ E pabesueshme çfarë ka bërë shoku i Gjimshitit

Në këto momente po luhet ndeshja midis Torinos dhe Atalantës, ekip ku luan edhe Berat Gjimshiti.

21:53
Kapet “fantazma e Venecias”/ 30-vjeçari kosovar terrorizonte kalimtarët me thikë

Një shtetas i Kosovës është arrestuar në Venecia, pasi prej kohësh kërkohej sepse kërcënonte kalimtarët me një thikë. 30-vjeçari dilte në muzg në qendrën historike të qytetit ndaj  e pagëzuan edhe si “fantazma e Venecias”.

21:51
U ndanë sepse e dhunonte, burri i penduar i kërkon falje gruas në studio

Vazhdimisht ndodh që midis një çifti të ketë konflikte dhe mosmarrëveshje, të cilat shpeshherë mund të çojnë drejt ndarjes. E tillë ishte historia e Bledit me Majlindën, që çelën këtë të shtunë puntatën e programit “Dua të të bëj të lumtur”.

21:20
Praktika mësimore, hapen aplikimet për në administratë

Nga 9 marsi deri më 9 qershor studentët që kanë mbaruar nivelin e studimeve bachelor mund të kryejnë praktikën në administratën shtetërore, njësitë e vetëqeverisjes  vendore, si dhe në shoqëri tregtare.

21:11
Objektet e dëmtuara rëndë/ Ekspertiza të thelluara pas tërmetit

Për ndërtesat me dëmtime të rënda nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit do të bëhet aktekspertizë e thelluar nga njësitë e vetëqeverisjes vendore ose autoritetet përgjegjëse shtetërore.

21:03
Tërmeti i 26 nëntorit/ Bie kërkesa për kreditë e shtëpive

Bankat e nivelit të dytë në vend, raportuan rënie të kërkesës për kredi shtëpie në tremujorin e fundit të vitit që shkoi.  Nga vrojtimi i fundit i bërë nga Banka e Shqipërisë, mbi aktivitetin kreditues në vend, rezulton se një faktor domethënës në rënien e kërkesës për hua banesë ishte tërmeti i 26 nëntorit. Pas shkatërrimit dhe dëmtimeve të forta në mjaft ndërtesave në Durrës, Laç, Thumanë, Tiranë apo zona të tjera të prekura, individët kanë shprehur interes të ulët për të marrë financime për blerje shtëpie, edhe pse standardet e kreditimit për individët u lehtësuan në tremujorin e fundit të 2019.

20:50
Gjurmë Shqiptare /Shqiptarët e fundit të Mollës së Kuqe…Policia serbe ndalon Top Channel

Çfarë ndodh sot me shqiptarët e mbetur nga Sanxhaku i Nishit në Serbi ?

20:42
Liderët e BE-së nënshkruajnë marrëveshjen e Brexit

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, nënshkruan të premten marrëveshjen që rregullon Brexit-in, apo largimin e Mbretërisë së Bashkuar nga BE-ja, javën e ardhshme. Ceremonia e nënshkrimit, që është hapi i parafundit në Brexit, u mbajt pa praninë e mediave.

20:41
Ëndërra amerikane arrihet më lehtë në Kanada

Nëse ke lindur në SHBA, të kesh prindër të pasur është një element i rëndësishëm për suksesin tend. Por, ata që kanë lindur në familje më të varfëra, kanë kanë një shans më të mirë për të patur një shtëpi, për të marrë një edukim të mirë dhe për të kaluar një jetë më të mirë se prindërit e tyre nëse ata kanë lindur në Kanada.

20:36
Lezhë, shtohen rastet në spital

Luhatja e temperaturave ka shtuar numrin e fëmijëve të prekur nga virozat e stinës. Në Lezhë, në urgjencën e pediatrisë paraqiten afro 60 raste në ditë ndërsa kapacitetet shpesh janë të pamjaftueshme për të përballuar fluksin.

20:15
Senat, avokatët e Presidentit paraqesin argumentat mbrojtës

Avokatët e Presidentin amerikan Donald Trump filluan të shtunën paraqitjen e argumenteve mbrojtës në gjyqin që synon shkarkimin nga detyra të zotit Trump. Ata thanë se përpjekjet e demokratëve për ta larguar nga detyra Presidentin Trump do të vendosnin një preçedent “tejet të rrezikshëm” në një vit zgjedhor.

20:12
Vllaznia s’ia del të fitojë ndaj Laçit, Stazhilla i pakalueshëm

Nuk pati fitues në “Loro Boriçi” në takimin mes Vllaznisë dhe Laçit, me ndeshjen që përfundoi pa gola me gjithë rastet e krijuara në portat respektive.

20:00
Diaspora/ Diasporës i duhet dhënë besim, hapësira, dhe një rol i rëndësishëm

Suela Kalia ka kryer studimet universitare në Shkenca Politike me fokus Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar në Universitetin e Bolonjës në Itali.

19:58
Pas largimit nga oborri, Meghan Markle me ambicie politike

Sigurisht që nuk është lloji i gruas që pëlqen të qëndrojë në hije. Sipas Daily Mail, që citon një burim të afërt me familjen mbretërore, Meghan Markle është ndjerë e frustruar pasi është detyruar të qëndrojë larg çështjeve politike pas martesës së saj me princin Herri.

19:56
Turizmi i tepruar/ Ja masat e kryeqyteteve Europiane

Nëse 2018 ka qenë viti kur turizmi nisi të bëhej një fenomen shqetësues, 2019 ishte viti që destinacionet më të preferuara i mbingarkoi. Por si do të jetë 2020?

19:45
Turqi, 29 viktima nga tërmeti/ Mbi 1 mijë persona të plagosur

Skuadrat e shpëtimit janë në garë me kohën për të gjetur të mbijetuar nën rrënoja pas tërmetit të fuqishëm që mori 22 jetë njerëzish dhe lëndoi më shumë se një mijë të tjerë në Turqinë lindore.

19:31
Ekskluzive/ Rrëfimi studentes shqiptare nga Wuhan, epiqendra e gripit në Kinë

Top Channel ka mundur të bisedojë me  një studente shqiptare e cila jeton në Wuhan epiqendrën e gripit vdekjeprurës.

19:26
Çfarë është Koronavirusi?

Një koronavirus, është një familje virusesh që përfshin edhe të ftohtin e zakonshëm. Por, ky virus nuk është verifikuar kurrë më parë ndaj është quajtur 2019-nCov, apo koronavirusi i ri.  Viruset e reja mund të bëhen të zakonshëm tek njerëzit pasi kapërcejnë barrierën e species nga kafshët.

19:23
Xi Jinping: Virusi i rrezikshëm po përhapet gjithnjë e më shpejt

Presidenti kinez, Xi Jinping, ka paralajmëruar nga një mbledhje emergjente e qeverisë, në festën e vitit të ri kinez, se përhapja e virusit të ri vdekjeprurës po përshpejtohet. Sipas tij, vendi po përballet me një situatë kritike.

19:20
Virusi vdekjeprurës i dalë nga një laborator kinez

Virusi vdekjeprurës që po përhapet në shkallë globale mund ta ketë origjinën nga një laborator në Vuhan, i lidhur me programin e fshehtë të armëve biologjike në kinë. Kjo është teoria që sjell një ekspert izraelit i armëve biologjike.

19:09
Thellohet tragjedia në Turqi, nxirren edhe disa trupa të vdekur nga gërmadhat

Ka shkuar në 29 numri i të vdekurve nga tërmeti që preku ditën e djeshme Turqinë dhe numri i të plagosurve është 1466.

18:55
Një vlonjat fundos Flamurtarin, Bregu i jep 3 pikët Skënderbeut

Një vlonjat fundos Flamurtarit. Një gol i Dejvi Bregut në minutën e 89-të i dha fitoren e dytë rresht Skënderbeut në këtë vit 2020 dhe në të njëjtën kohë i dha një tjetër goditje të rëndë Flamurtarit që sheh t’i shuhen pak nga pak shpresat për të mbijetuar në elitën e futbollit shqiptar, pasi tashmë vetëm matematika e mban në lojë skuadrën kuqezi.

18:52
Pas aludimeve për një lidhje me Romeo Veshaj, flet Sara Kolami

Kohëve të fundit është përfolur për një marrëdhënie të mundshme midis Romeo Veshaj dhe Sara Kolamit, madje supozohej që ishin njohur në ambientet e Vizion Plus.

18:50
Zbulohet arsyeja e ndarjes së Loredanës dhe Mozzik

Loredana dhe Mozzik kanë qenë një ndër çiftet më të përfolur të kohëve të fundit. Shkak për këtë është bërë dhe ndarja e tyre, për të cilën Mozzik është shprehur se Loredana i kushtonte më tepër rëndësi parasë dhe luksit se familjes.

18:48
Moderatorja shqiptare rrëzohet keq në mes të emisionit (VIDEO)

Gjatë intervistës me astrologen Meri Shehu, ka ndodhur një incident aspak i këndshëm në studion e Pop Culture, në Top Channel. Teksa diskutonin për çiftet që përshtaten më tepër sipas shenjës së horoskopit, Dojna ka vendosur tu bëjë një sfidë vajzave.

18:27
Emrat/ Kush janë 6 shqiptarët që u kapën sot me 50 milion euro kokainë. Kryetari ‘tmerri’ i policisë greke

Policia greke ka zbardhur aktivitetin e organizatës ndërkombëtare të trafikut të kokainës,anëtarët e së cilës u arrestuan mëngjesin e së shtunës në vendin e quajtur Astakos ne Mesologji të Greqisë.

18:10
Tronditet sërish Turqia, tre lëkundje të forta në 15 minuta

Turqia ka përjetuar një tërmet shumë të fuqishëm ditën e djeshme me magnitudë 6.8 i shkallës rihter.

17:55
​Michel: Hapja e negociatave me Shqipërinë dhe MV prioritet për Këshillin Evropian

Vizita ime këtu disa javë pasi fillova funksionin e kryetarit të Këshillit Evropian ka për qëllim që të japë porosi shumë të fuqishme se e ardhmja dhe fati i Maqedonisë së Veriut janë evropiane, se duhet të vazhdohet dialogu intensiv dhe se duhet të jepet një vendim i përbashkët për këtë, deklaroi presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel pas takimit me presidentin maqedonas, Stevo Pendarovski në Shkup.

17:47
Daja: Flamurtari luajti hapur, përqendrimi s’ishte i duhuri

Ndoshta nuk e kishte pritur që Flamurtari, në nevojë emergjente për pikë, do të luante një futboll të hapur, për të tentuar fitoren. Ilir Daja e komplimenton kundërshtarin për atë që tregoi, duke kujtuar edhe luhatjet e skuadrës së tij, të evidentuara në pjesën e parë të sezonit.

17:28
“Take Me Out Albania”/ Programi më i ri në Top Channel, 30 persona single, me një qëllim të vetëm!

“Take Me Out Albania”, programi dating më i sukseshëm në botë, me shikueshmëri rekord në më shumë se 30 shtete.

17:13
Meta: Izraeli duhet të njohë shtetin e Kosovës

Presidenti Meta vizitoi Izraelin dhe gjatë qëndrimit atje është intervistuar nga gazeta me e madhe në vend “The Times of Israel”, e cila si titull kryesor të intervistës ka vendosur kërkesën e Presidentit që Izraeli duhet ta njohë shtetin e Kosovës

17:13
Shqiptarët e Sanxhakut të Nishit/ Gjurmë shqiptare, Çfarë ndodh pas 140 vitesh

Sonte në 20:10 “Gjurmë Shqiptare” e gazetarit Marin Mema sjell një histori tronditëse.

17:06
Hipokrati/ Ja rreziku që u kanoset personave që rrinë ulur

Personat që rrinë gjatë ulur mbartin një rrezik të lartë për t’u prekur nga spondiloza, sëmundja degjenerative e shtyllës kurrizore. Faktorët e rrezikut që e përshpejtojnë zhvillimin e spondilozës është mungesa e aktivitetit fizik dhe mbajtja e trupit në mënyrë të gabuar. Ekzistojnë dy tipe të kësaj sëmundjeje. Spondiloza lumbare, e cila ka vetëm dhimbje të shpinës dhe ajo cervikale e qafës.

17:04
Shpërthen zjarri në një pikë bombulash gazi në “Myslym Shyri”

Një zjarr ka shpërthyer në një pikë bombulash gazi në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë. Sipas burimeve nuk ka pasur persona të lënduar.

16:56
Kina në alarm: 57.2 milion banorë izolohen nga virusi vdekjeprurës

15 qytete në Kinë janë izoluar teksa virusi Wuhan po përhapet me shpejtësi në të gjithë vendin.

16:38
Tërmeti tragjik në Turqi, ky është bilanci aktual i viktimave dhe të plagosurve

Agjencia turke për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD) ka njoftuar se nga tërmeti me magnitudë 6,8 ballë me epiqendër rajonin Sicrice në Elazığ të Turqisë numri i të vdekurve është rritur në 22 persona ndërsa 1.030 të tjerë janë të plagosur.

16:27
Kapet në Gjermani Elton Sako, u dënua në Shqipëri për grabitje, do ekstradohet

Tiranë- Nga Zyra Qëndrore Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Gjermania drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Elton Sako, 37 vjeç, banues në Tiranë.

16:25
FOTO/ Operacioni që i ndryshoi jetën

Një vajzë transformoi nofullën e saj me anë të një operacioni dhe tani ajo mund të buzëqesh përsëri.

16:12
Tërmeti në Turqi/ Ambasada në Ankara: Nuk ka shqiptar të prekur, jemi në gatishmëri të plotë

Tërmeti me magnitudë 6.8 i shkallës Rihter goditi të premten në mbrëmje, provincën Elazig rreth 550 kilometra në lindje të kryeqytetit të vendit Ankarasë. Nga ky tërmet deri tani 22 persona humbën jetën.

16:04
Shtohen masat kundër virusit në Kinë, mbyllen shkollat në Hong Kong

Autoritetet në qytetin e goditur nga virusi, Wuhan, e kanë ndaluar qarkullimin e veturave në qendër të qytetit, ndërsa në Hong Kong do të mbyllen shkollat për dy javë me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.

16:01
Pamje të pabesueshme nga tërmeti/ Momenti kur një grua del vetë nga rrënojat

Numri i personave të vdekur si pasojë e tërmetit të fortë që goditi Turqinë po rritet orë pas ore. Sipas mediave turke deri më tani raportohet për 22 persona të vdekur, ndërsa 39 persona janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat.

15:54
Momenti prekës, gazetarja shpërthen në lot gjatë transmetimit direkt për tërmetin

Banesa të shembura dhe njerëz të tmerruar, kjo është pamja që vjen nga qyteti turk, i cili pati dëmet më të mëdha nga tërmeti i fuqishëm që goditi mbrëmë vendin.

15:47
5 vite burg mësueses, abuzonte seksualisht me nxënësit, “e ka fajin një dëmtim në kokë”

Një nënë 40-vjeçare pranoi fajin në gjyq, për marrëdhënies seksuale me 6 nxënës të mitur në mjediset e shkollës.

15:45
“Lokomotiva” shëtitëse/ Autorët e filmit po e shfaqin në të gjitha qytetet

Një grup aktorësh të rinj  po udhëtojnë nëpër Shqipëri me serialin e tyre filmik “Lokomotiva”. Bëhet fjalë për një prodhim komedi, aventurë e dramë që ka brenda elementë të traditës dhe njëherazi një promovim i potencialeve natyrore historike dhe kulturore të Shqipërisë.

15:38
Prezantohen akuzat ndaj Trump/ Demokratët: Presidenti abuzoi me fuqinë e tij

Ligjvënësit demokratë kanë prezantuar argumentet e tyre hyrëse në Senat të premten, lidhur me gjykimin e presidentit Donald Trump, duke paralajmëruar se presidenti është kërcënim për demokracinë dhe se mund të keqpërdorë fuqinë e tij nëse nuk largohet nga pozita.

15:36
Analiza falas për koronavirusin/ Klinika Intermedica do e ofrojë në Shqipëri

Virusit të shfaqur në Kinë dhe i përhapur me shpejtësi përreth gjithë botës, i është gjetur metoda mjekësore për të dalluar personat e infektuar.

15:34
Kosovë, mbyllen bizneset/ Në vitin 2019 u mbyllën 1.774 biznese

Një numër i madh biznesesh mbyllen në Kosovë çdo vit dhe shkak për këtë, sipas ekspertëve, është ndryshimi i legjislacionit apo udhëzimeve administrative, mosdorëzimi i raporteve vjetore sipas hyrjeve financiare dhe aktiviteti i ulët ekonomik.

15:29
Dialogu, shanse për rifillim/ Analistët komentojnë marrëveshjet për transportin

Edhe pse dialogu Kosove-Serbi ka ngecur në vend, që nga vjeshta e 2018, një marrëveshje për linjën ajrore Prishtinë Beograd është nënshkruar ditë më parë në ambasadën amerikane në Berlin me nismë të SHBA. E kjo, po shikohet si rifillimi i bisedimeve mes dy shteteve. Analisti Rasim Alija thotë për KosovaPress se kjo mund të jetë një mundësi për rifillimin e dialogut.

15:26
Marrëveshja LDK-VV/ Osmani: Do të sqarohet brenda dy ditësh

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani thotë se brenda dy ose tre ditësh do të mësohet nëse do të ketë apo jo një marrëveshje me LVV për qeverinë e ardhshme të vendit.

15:18
Për ujin, 1.5 miliardë euro/ Projekti për 10 vite edhe për rrjetin e kanalizimit

Shqipëria duhet të investojë të paktën 1 miliardë e gjysmë euro në 10 vitet e ardhshme për të përmirësuar furnizimin me ujë dhe rrjetin kombëtar të kanalizimit. Të dhënat janë bërë publike në strategjinë Kombëtare të sektorit ujësjellës kanalizimi, të përpiluar nga Ministria e Infrastrukturës.

15:17
Erdogan: Ne kemi përjetuar shumë tërmete por ky popull ka ditur t’i kalojë me durim

Presidenti turk tha se: Si shtet, si popull shpresoj se kemi bërë më të mundurën, do ta bëjmë edhe pas kësaj. Të gjitha punimet tona nën rrënoja do të vazhdojnë.

15:12
Kontroll në Rinas për virusin/ Verifikohen aziatikët dhe dezinfektohen ambientet

Njësia e inspektimit shëndetësor në Aeroportin Ndërkombëtar Nënë Tereza, ka rritur gjendjen e gatishmërisë lidhur me situatën e koronavirusit.

15:00
Shkolla në Surrel, Rama elozhe punës së Veliajt: E bërë me shumë përkushtim e cilësi

Përveç rikonstruksionit të rrugës, banorët e zonës së Surrelit në Tiranë kanë edhe një shkollë e kopësht me kushte shumë herë më të mira për fëmijët e tyre. Bashkia e Tiranës ka rikonstruktuar shkollën e mesme “Ymer Lala” në Surrel, ku mësojnë rreth 300 nxënës, ndërsa bashkëngjitur saj ka edhe një kopsht për më të vegjlit.

14:51
Video që të rrënqeth shpirtin: Azize, ti je nëna e të gjithëve aty poshtë

Në Turqi ka nisur prej kohësh operacioni i kërkimshpëtimit për personat që kanë mbetur poshtë rrënojave për shkak të tërmetit që ka rënë ditën e djeshme në vend.

14:40
Video prekëse nga Turqi, nëna: Më shpëtoni fëmijët janë poshtë derës së çelikut

Nga tërmeti që ka rënë ditën e djeshme në Turqi kanë humbur jetën deri më tani 22 persona teksa 1030 janë plagosur.

14:34
FOTO/ Laver Alla, gjyqtari i superiores që është edhe zjarrfikës

Laver Alla është arbitër i kategorisë Superiore në Shqipëri, ose ndryshe elita e futbollit vendas.

14:16
Rriten mundësitë e përfaqësimit të klubeve shqiptare në fazën e grupeve në kompeticionet evropiane

UEFA përmes Qarkores 5/2020 informon lidhur me ndryshimet e formatit të kompeticioneve të Ligës së Kampionëve, Ligës së Europës dhe Ligës së Konferencës për ciklin 2021-2024.

14:04
Po qëndronte me ish burrin në katin e 7, bie nga dritarja dhe shpëton mrekullisht

Një 76 vjeçare nga Manhattan të SHBA-së u rrëzua nga kati i shtatë i apartamentit të saj. Por fatmirësisht arriti që të shpëtonte duke rënë në një arkë të mbushur plot me perime si karota, qepë dhe dardha.

13:45
Tërmetet nuk parashikohen?! E pabesueshme, ja çfarë shkruante sizmologu grek 12 orë para fatkeqësisë në Turqi

Tërmetet nuk parashikohen. Por, sizmiologu grek, Gerasimos Chouliaras, ka shkruar në “Facebook’ 12 orë para se të ndodhte tërmeti në Turqi që kishte një mundësi prej 86.7% që atë ditë të binte tërmet në vendin aziatik.

13:15
Tragjedi në Kavajë, fëmijë 2 muajsh humb jetë

Një fëmijë dymuajsh nga fshati Bago i Kavajës ka gjetur vdekjen mëngjesin e sotëm në banesën e vet dhe më pas është dërguar në spitalin e Kavajës.

13:12
Merkel pozon me dhuratën e Erdogan

Pasqyrë moj pasqyrë. Kush është më e bukura mbi këtë dhe? Angela Merkel, ka marrë një dhuratë të veçantë nga presidenti turk Recep Tayip Erdogan, me të cilin u takua në Stamboll për të biseduar për ndihmat turke të Turqisë në këmbim të ndihmës me emigrantët.

13:09
Tronditëse/ 16 vjeçari vret nënë dhe dy vëllezërit

Një 16 vjeçar në Alabama të SHBA-ve është arrestuar pasi dyshohet se ka vrarë nënën e tij dhe dy vëllezërit binjakë 13 vjeçar. Viktimat të identifikuar si Holli Christina Durham, 36 vjeç, Branson dhe Baron Durham 13 vjeç u gjetën të vdekur nga plagë të dukshme të shkaktuar nga një thikë,brenda shtëpisë së tyre në Munford.

12:58
Mësim edhe të shtunën/ Shkollat duhet të kapin orët e humbura gjatë tërmetit

Ditën e sotme edhe pse e shtunë është zhvilluar mësim në shkollat ku ishte bërë pushim për shkak të tërmetit.

12:55
Kapen një ton kokainë/ Nga Shqipëria në Greqi, arrestohen dhe tre shqiptarë

Mëngjesin e sotëm policia ka ndaluar një sasi kokainë prej një 1 ton dhe 180 kilogramë e pastër.

12:49
Vjen nga Greqia dhe plagos motrën, arrestohet 24-vjeçarja

Një 24-vjeçare në Tiranë është arrestuar pasi ka sulmuar me mjet prerës motrën e saj 21-vjeçare duke i shkaktuar plagë.

12:43
Tërmeti në Turqi, Veliaj: E gjithë Tirana bashkohet me dhimbjen për humbjen e jetëve dhe të plagosurve

E gjithë Tirana bashkohet me dhimbjen për humbjen e jetëve dhe të plagosurve nga tërmeti në Turqi. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ka shprehur ngushëllimet për humbjen e jetëve të pafajshme nga tërmeti i djeshëm në Turqi dhe ka shprehur solidarizimin e Tiranës me popullin turk.

12:41
Kontrolle në aeroport/ Verifikohen udhëtarët nga Azia

Koronavirusi ka vënë të gjithë botën në alarm pasi është një virus vdekjeprurës dhe deri më tani nuk ka një kurë për të.

12:35
Në kinë anulohet kampionati/ Masa për të ndalur përhapjen e koronavirusit

Virusi i tmerrshëm që ka prekur Kinën ditët e fundit, Koronavirus pati ndikimin e tij edhe në aktivitetet sportive. Federata Kineze e Futbollit ka vendosur që të pezullojë evenimentet e kësaj disipline sportive të parashikuara për t’u zhvilluar në muajin e ardhshëm.

12:32
Forca hapësinore amerikane/ Ironi në rrjet, logo e forcës së re kopje nga filmi “Star Trek”

Presidenti Donald Trump zbuloi logon e re të forcës hapësinore amerikane në Twitter, ku përdoruesit menjëherë u derdhën në komente dhe ironi duke nxjerrë në pah ngjashmërinë e saj me simbolin e StarFleet, nga seria e famshme Star Trek.

12:25
Ushtarët me trauma/ Për shkak të sulmit iranian me raketa

Së paku 34 trupa amerikane janë diagnostikuar me pasoja traumatike në tru pas një sulmi nga iranianët në bazën e tyre në Irak, ka bërë të ditur Pentagoni.

12:19
Tërmeti në Turqi/ Foto që të rrënqethin shpirtin

Mbrëmë Turqia është goditur nga një tërmet me magnitudë 6.8 ballë i shkallës rihter.

12:14
Haradinaj: Në këtë tragjedi Kosova qëndron pranë Turqisë

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj pas tërmetit në Turqi, u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta shtetit turk, qytetarëve dhe familjeve të viktimave, si dhe u ka dëshiruar shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve nga kjo ngjarje tragjike.

12:08
Tenton ti japë para policit pasi nuk kishte vënë rripin, arrestohet

Një person është arrestuar në Tiranë pasi tentuar ti japë para një polici për të shmangur masat administrative.

11:54
I thanë që të lëvizë mjetin pasi kishte bllokuar trafikun, ‘gangsteri’ nga Mirdita godet policin. Rrezikon 5 vite burg

Një person në Mirditë ka rënë në pranga pasi ka goditur policin. Më pas ai është arrestuar dhe akuzohet për veprën Goditje për shkak të detyrës”, për tē cilën parashikohet dënim deri në 5 vite burg/

11:49
VIDEO/ Mrekullia nga Turqia, shtatzëna nxirret e gjallë nga rrënojat pas shumë orësh

Kërkimet në Turqi kanë filluar që orët e vona të mbrëmjes së djeshme duke vazhduar edhe mëngjesin e sotëm.

11:45
Vrau Vilson Tafçun, gjykata lë në burg Dishin

Gjykata ka lënë në burg Noel Dishin, personin që dyshohet se ka vrarë Vilson Tafçiun para pak ditësh në Tiranë.

11:41
Ambasadori Belortaja për Top Channel: Në vatrën e epidemisë së gripit në Kinë, janë 2 shqiptarë

Në një prononcim për Top Channel, Selim Belortaja ambasador i Shqipërisë në Kinë tregon për numrin e shtetasve shqiptarë që ndodhen në qytetin Wuhan, epiqendra e gripit që deri më tani i ka marrë jetën 41 personave.

11:30
Trajtonte të prekurit nga Koronavirusi, ndërron jetë mjeku

Një mjek në Kinë është prekur nga Koronavirusi teksa trajtonte pacientët në spitalin e Wuhan, vendi nga ku edhe ka shpërthyer ky virus.

11:15
“I marrë peng para disa vitesh në Durrës”, Dishi tregon ngjarjen në Gjykatë

Noel Dishi personi që ka vrarë Vilson Tafçiun para disa ditësh në Tiranë ka dalë ditën e sotme para gjykatës ku edhe ka dhënë versionin e tij të ngjarjes.

11:03
5 lëkundje të lehta tërmeti gjatë natës në Shqipëri

Mbrëmë në Shqipëria janë regjistruar pesë lëkundje të lehta tërmetesh pa asnjëlloj shqetësimi për banesat apo banorët.

10:57
Ja ndeshjet më interesante që do të zhvillohen sot

Ligat më të mëdha evropianë do të vazhdojnë me aktivitetin e tyre gjatë kësaj fundjave.

10:54
A po krijohen kushte për rifillim të dialogut Kosovë-Serbi?

Ani pse dialogu Kosovë-Serbi ka ngecur që nga vjeshta e vitit 2018, një marrëveshje për linjën ajrore Prishtinë-Beograd është nënshkruar ditë më parë në ambasadën amerikane në Berlin, me iniciativë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo në një formë po shihet si rifillim i bisedimeve mes dy shteteve.

10:52
De Sciglio dhe Kurzawa ndërrojnë ekipet, Juve dhe PSG arrijnë akordin për shkëmbimin

Juventusi dhe Paris Saint Germain po punojnë për një shkëmbim lojtarësh në mbrojtje, me Mattia De Sciglion që pritet të niset drejt Francës dhe Layvin Kurzawa që do të bëjë rrugën e kundërt.