VIDEO/ Mrekullia nga Turqia, shtatzëna nxirret e gjallë nga rrënojat pas shumë orësh

25/01/2020 11:49

Kërkimet në Turqi kanë filluar që orët e vona të mbrëmjes së djeshme duke vazhduar edhe mëngjesin e sotëm.

Deri më tani ekipet e kërkim shpëtimit kanë arritur të nxjerrin të gjallë 11 persona nën rrënoja ndërsa dyshohet se ndodhen nën to edhe 30 persona të tjerë.

Midis të shpëtuarave ka qenë edhe një grua shtatzëne e cila arriti të mbijetonte nën rrënoja për shumë orë.

Kujtojmë që deri më tani numri i viktimave është raportuar 22 ndërsa rreth 1030 persona kanë mbetur të plagosur, si pasojë e tërmetit të fuqishëm që përfshiu zonën lindore të Turqisë, konkretisht qytetin e Sivrixhe dhe atë të Elazig.

Top Channel