Pasqyrë moj pasqyrë. Kush është më e bukura mbi këtë dhe? Angela Merkel, ka marrë një dhuratë të veçantë nga presidenti turk Recep Tayip Erdogan, me të cilin u takua në Stamboll për të biseduar për ndihmat turke të Turqisë në këmbim të ndihmës me emigrantët.

Dhurata ishte një pasqyrë që iu dha nga Erdogan në Stamboll dhe kancelarja nuk humbi rastin por e përdori menjëherë e madje edhe pozoi me dhuratën e saj në dorë. Të dy liderët qeshën ndërsa 65 vjeçarja po studionte çdo detaj të dhuratës, në ceremoninë e inaugurimit të një universiteti turko-gjerman, të premten. Duke u kthyer tek temat serioze, Merkel dhe Erdogan u fokusuan tek e ardhmja e marrëveshjes së emigrantëve mes Turqisë dhe be, që kjo e fundit shpresonte se do të ulte fluksin e refugjatëve në Europë.

Vizita vjen në mesin e frikës për një fluks të ri refugjatësh ndërkohë që mijëra vetë largohen nga sulmet qeveritare siriane në provincat veriore. Numri i emigrantëve që hyjnë në Europë nga Turqia, u rrit në mënyrë domethënëse vitin e kaluar ndërsa njerëz që i largoheshin konflikteve në Siri dhe Afganistan hynin në Greqi, duke bërë që të përkeqësohej situata në kampet e mbipopulluara në ishujt e Egjeut lindor.

Top Channel