Gjykata ka lënë në burg Noel Dishin, personin që dyshohet se ka vrarë Vilson Tafçiun para pak ditësh në Tiranë.

Noel Dishi edhe ka dhënë versionin e tij të ngjarjes në gjykatë.

Dishi ditën e ngjarjes ka qenë në prokurorinë e Durrësit pasi ka dhënë shpjegime në lidhje me një ngjarje të ndodhur rreth 2 vite e gjysmë më parë.

Ai është marrë peng në nga tre persona në Durrës dhe më pas është lënë i lirë.

Ai është hetuar nga Krimet e Rënda dhe pas shkrirjes se tyre dosja ka kaluar në Prokurorinë e Durrësit.

Pas deklarimeve që ka dhe në prokurori ai ka komunikuar në telefon me Tafçiun dhe e kanë lënë që të takohen në Astir.

Dishi:

Debatuam dhe Vilsoni më tha që do ta bej më keq se ç’ta kanë bërë, do të mbaj në bagazh të makinës dhe do ta thyej kokën me plumba. Tentova të largohem por ai vijonte me të njëjtën mënyrë. E kam qëlluar nga ana tjetër e rrugës, kur e kuptova çkam bërë jam shtangur dhe me pas u largova.

Arma e krimit dhe celulari i Dishit nuk janë gjetur nga policia akoma. Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë arrest në burg.

Gjyqtar është Altin Abdiu dhe seanca po zhvillohet me dyer të mbyllura

Top Channel